Disa mënyra se si do të ndryshojë edhe të kërkuarit e punës gjatë vitit 2021

13 Janar '21

Disa mënyra se si do të ndryshojë edhe të kërkuarit e punës gjatë vitit 2021
	 	 

Pandemia e koronavirusit ka ndikuar edhe në mënyrën se si do të kërkohet punë. Marrë parasysh që një numër i personave në mbarë botën ka mbetur pa punë, për shkak të tronditjes që u shkaktua në ekonomi, duhet të dihet që për ta gjetur një të tillë mbase nuk do të mund t’i përcillni të gjithë hapat që i keni bërë më parë. Prandaj, nëse jeni në mesin e personave që po kërkojnë punë të re, apo planifikoni që së shpejti të gjeni një vend pune, ja se çfarë duhet të dini për gjithë procesin!

Ndoshta nuk do të zbatohen trendet e vjetra të punësimit.

Në vitet e kaluara, ne zakonisht kemi parë punësime të valëve në fillim të një viti të ri dhe përsëri në vjeshtë, ndërsa sezonet e verës dhe pushimeve kanë qenë më të ngadalta. Por kjo mund të mos jetë rasti në 2021. Ndërsa gjatë këtij viti, sipas analistes së vendeve të punës Charlette Beasley, punësimi mund të fillojë në tremujorin e dytë ose të tretë të vitit.

Si të përshtateni?

Vëzhgoni trendet: Në një treg të ngadaltë punësimesh është mirë ta dini se kush nuk po punëson sa duhet. Për të qenë të njoftuar për atë që po ndodhë, përcillni faqet që i monitorojnë bizneset dhe konkurset e punësimit! (psh., KosovaJob, OfertaPune etj.) Ndiqni kompanitë që ju interesojnë në LinkedIn! Nëse nuk e keni as idenë më të vogël se nga t’ja filloni, kontaktoni me njerëz që punojnë në industritë që jeni edhe ju të interesuar, në këtë mënyrë do të keni më shumë informacione dhe do të fitoni një ide se si të qaseni.

Rregulloni kërkimin tuaj të punës në përputhje me rrethanat: Këtë vit ndoshta do të keni nevojë që ta merrni parasysh të aplikoni edhe për pozita të tjera, që nuk do t’i kishit menduar në të kaluarën. Kjo do të thotë që është koha t’i rishikoni aftësitë tuaja dhe t’i përshtasni ato me industritë në të cilat kërkohen.

Industritë kryesore që do të lulëzojnë

Pandemia do të ketë efekt në rritjen e kompanive të mëdha, madje, ato do të lulëzojnë gjatë kësaj kohë. Vetëm këto kompani do ta kenë mundësinë që të punësojnë persona të rinj edhe në fillim të vitit. Ndërsa, bizneset më të vogla ose ato industri si shërbimi dhe mikpritja do të ndalojnë punësimin deri në verë. Kjo do të thotë, që viti 2021 është viti të cilin duhet ta shfrytëzoni që të dilni nga zona e rahatisë nga industria në të cilën gjendeni. Veçanërisht, nëse doni t’i rrisni shanset tuaja, apo jeni duke e marrë parasysh ndryshimin në karrierë. Sipas ekspertëve të punësimit, këto janë industritë kryesore që mund të përqëndroheni:

Teknologjia: Viti 2020 ishte viti kur dyqanet kaluan pothuajse tërësisht në internet. Sipas parashikimeve, industria e teknologjisë do të vazhdojë edhe tash e tutje ta dominoje tregun.

Shëndetësia dhe teknologjia shëndetësore: Në morinë e gjëra që na i mësoi pandemia është edhe ndërgjegjësimi për shëndetin, e meqenëse edhe për kujdesin e shëndetit u bë shumë e vështirë edhe kjo pjesë në masë të madhe kaloi në internet, duke dhënë kujdes mjekësor virtual.

Fintech: Është term i përbërë prej fjalëve “financa” dhe “teknologji” dhe i referohet çdo biznesi që e përdorë teknologjinë për t’i përmirësuar shërbimet dhe proceset financiare. Meqë kohëve të fundit kjo është diçka në rritje, parashikohet që do të ketë po ashtu rritje të vendeve të punës në këtë industri.

Shërbimi ndaj klientit: Këtë vit do të ketë më shumë kërksa që përfshinë shërbimin ndaj klientit.  Kjo duhet të përkthehet në rritjen e kërkesës për përfaqësuesit e shërbimit ndaj klientit në një larmi të industritë, por më së shumti programet kompjuterike (pasi kompanitë vazhdojnë të mbështeten në biznesin virtual dhe punën në distancë) dhe shitjen me pakicë (pasi konsumatorët vazhdojnë të bëjnë shumicën e blerjeve në internet).

Energjia e ripërtëritshme: Kjo industri ka qenë në rritje për një kohë pasi ne jemi bërë gjithnjë e më të vetëdijshëm për krizën e klimës. Gjithashtu, duket se ndryshimi i klimës do të jetë përparësi kryesore dhe që do i kushtohet vëmendje, kështu që ka të ngjarë që ne do të shohim rritje në hapësirën e energjisë së gjelbër.

Por, këto nuk do të jenë industritë e vetme në të cilat do të ketë më shumë punësime. Në këtë listë bëjne pjesë gjithashtu edhe financat, kontabiliteti dhe hapësirat për çështjet ligjore.

Si të përshateni?

  • Identifikoni aftësitë tuaja të transeruseshme!
  • Bëni kërkime!
  • Vazhdoni të zgjeroni rrjetin tuaj!
  • Shfaqni entuziazëm!

Puna e përkohshme, e pavarur dhe me kontratë do të rritet

Ekspertët vënë në dukje që gjatë një ekonomie të pasigurtë firmat shpesh mbështeten më shumë te profesionistët përkohshëm, apo atë të projekteve. Ata do të jenë më të kujdesshëm në lidhje me punësimin, por që gjithashtu nuk duan të kenë një staf të vogël për punët e shumta që duhen bërë. Kjo do të thotë që do të ketë më shumë interesime për punë të përkohshme apo të pavarura.

Puna e përkohshme ka të mirat dhe të metat e veta. Nga njëra anë mund të jetë dekurajuese, nëse punët e vetme që gjeni kanë të bëjnë me punë që ta përcaktojnë “largimin”. Por nga ana tjetër, kjo është një mënyrë e mrekullueshme për ta pasuruar CV-në tuaj dhe t’i forconi edhe më shumë aftësitë që keni.

Si të përshteni?

  • Përqafoni edhe punët e përkohshme, mos prisni për një punë të rregullt!
  • Jini realist se çfarë do t’ju sjellë kjo punë
  • Tregoni qëllimet tuaja për punë te rregullt në atë kompani

Kompanitë do të zgjerojnë fokusin e tyre në diversitetin, barazinë dhe përfshirjen

Një pikë shumë e rëndësishme në tregun e punës për vitin 2021 do të jetë prirja drejt diversitetit, barazisë dhe përfshirjes nëpër vendet e punës. Beasly, i cili është edhe autor i një raporti mbi tendencat e punësimit, tregon që pakicat dhe gratë do të kenë një përfshirje më të madhe në punësim.

Rekrutimi do të vazhdojë të bëhet më i automatizuar

Ekipet e rekrutimit po kthehen gjithnjë e më shumë drejt sistemeve të automatizuara për t'i ndihmuar ata të menaxhojnë fluksin e aplikacioneve. Kjo do të thotë më shumë sisteme për ndjekjen e aplikantëve ose edhe për të caktuar intervista.

Një ndryshim tjetër që po vrehet në procesin e rekrutimit të kompanive është edhe përdorimi i intervistave të regjistruara, për t’i “kontrolluar kanidatët”. Kompanitë i përdorin ato për t’i dëgjuar fjalët kyçe, apo për t’ua parë kanidatëve shprehjet e fytyrës.  Disa nga teknologjitë e reja skanojnë edhe letrat motivuese, madje edhe bisedat në chat për fjalët kyçe përkatëse, për ta përcaktuar nëse një kandidat mund të jetë i përshtatshëm për punën që ka aplikuar.

Si të përshtateni?

  • Përshtatni rezymenë tuaj!
  • Përdorni teknologjinë në avantazhint tuaj!
  • Mos harroni të tregoni që “jeni njeri”, pasi ta keni bërë intervistën digjitale.

Do të ketë më shumë konkurrencë në përgjithësi

Me papunësinë e shtuar dhe punën në distancë në rritje, numri i i pakët i aplikantëve dikur, tashmë është në rritje. Shumë persona tashmë kanë mundësinë që t’i shikojnë konkurset e punës në internet në të njëjtën kohë. Kjo do ta bëjë më të vështirë që të veçoheni nga gjithë ai numër.

Si të përshtateni?

  • Përveç letrës motivuese dhe CV-së kujdesuni edhe për profilet tuaja në rrjetet sociale
  • Jini strategjik!
  • Mendoni për mënyra krijuese për t’u dalluar! Botoni artikuj, krijoni faqe perosnale etj.
  • Përqafoni ndryshimet!
  • Jini të durueshëm dhe fleksibil!
  • Praktikoni vetëkujdesin! 

Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC