7 ushqimet më të mira për t’i ngrënë përpara takimeve të rëndësishme

12 Janar '21

7 ushqimet  më të mira për t’i ngrënë përpara takimeve të rëndësishme
	 	 

Gabimi më i madh që bëjnë pjesëtarët e një kompanie është ngutësia me të cilat i bëjnë gjërat përpara ndonjë takimi të rëndësishëm. Kjo domosdoshmërisht që do të ndikojë në humbjen e përqëndrimit gjatë ligjërimit dhe duke pamundësuar një mënyrë të shëndetshme të shkëmbimti të ideve.

Në planet e rëndësishme që duhet të bëhen përpara takimeve është edhe zgjedhja e ushqimit. Është shumë më e lehtë të hani ndonjë kifle apo sandwich, por mund të ndikojë që të ndiheni të lodhur dhe të pafokusuar. E po ashtu. edhe kjo do të ndikojë që të mos i përcillni në mënyrë efikase informacionet e rëndësishme të ekipit tuaj, me këtë rast edhe kompania do të pësoje ngecje. Kjo sigurisht vlenë edhe për pjesët e tjera të ditës, jo vetëm përpara takimeve, pas ushqimeve të rënda as puna gjatë orarit nuk do të bëhet më e mira e mundshme.

Ashtu si për shëndetin edhe në kohë me afatgjatë, ushqimet e shpejta janë të dëmshme sidomos për pasojat që ato sjellin në paraqitje të jashtme. Në vend të kësaj, provoni të hani ushqime me vlera ushqyese dhe të lehta, sepse kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni me më shumë energji, të përqëndruar dhe të qetë. Më poshtë janë disa zgjedhje, që mund t’i porosisni apo t’i merrni të gatshme nga shtëpia.

Arrat e shqemave: Shqemat janë një burim i mirë i  L-tryptophan- it, aminoacidit që është i nevojshëm për prodhimin e shëndetshëm të serotoninës (hormoni kryesor që stabilizon gjendjen shpirtërore, ndjenjën e mirëqenies dhe lumturinë). Duke i bërë ato si lloj përzierje 30 minuta para takimit, ju ndihmon të ndiheni të qetë dhe në gjendje stabile.

arrat

Salmon: Ky ushqim është i pasur me yndyra thelbësore të Omega-3, që ndihmojnë në përqëndrim. Një copë salmon i pjekur në skarë do të ishte një mundësi e përsosur për drekë, për t’ju ndihmuar në takimin e pasditës dhe punën në pjesën tjetër.

salmon

Vezët (me të verdhat): Të verdhat e vezëve përmbajnë lecitinë, e cila rrit prodhimin e acetilkolinës, e cila nga ana tjetër ju ndihmon të përqendroheni më mirë, të fitoni përqendrim më të madh dhe të përmirësoni kujtesën. Mënyra më e mirë e përdorimit të vezëve është t’i hani ato të ziera në vend të vezëve të rrahura, në mënyrë që të parandalohet oksidimi dhe degradimi i lëndëve ushqyese, që përmbanë e verdha e vezës. Ky është ushqimi i duhur përpara takimeve në mëngjes.

eggs

Avokado: Yndyrnat e pangopura që gjenden në avokado, ju ndihmojnë që ta ushqeni trurin tuaj dhe të përmirësoni qarkullimin. Kjo është sidomos e rëndësishme nëse ndiheni të shqetësuar apo të stresuar për takimin që keni. Merrni ca vezë për mëngjes, apo sallatë për drekë që t’ju ndihmojnë të ndiheni të përqëndruar dhe nën kontrollë.

avocado

Boronicat: Kanë fuqi ushqyese që përmbajnë antioksidantë, që i ndihmon trurit nga rënies kognitive. Kjo ju ndihmon që të jeni të përqënduar dhe me energji pozitive mendore, për një periudhe të gjatë. Këtë frut mund ta përdorni edhe si të shtypur në vend të pijes. Për rezultate më të mira bashkojini ato me disa arra shqeme.

boronica

Çokollatë e zezë me gjalpë të bajameve: Çokollada e zëze është një burim i shkëlqyeshëm i antioksidantëve dhe gjithashtu përmban kafeinë, e cila krijon nxitje, por pa efekte të hipër kafeinës. Ndërsa, gjalpi i bajames siguron yndyrna cilësore që e qetësojnë trurin e stresuar. Ky kombinim ndikon në mbrehtësi të të menduarit, por të ndiheni të qetë.

coko

Pije të gjelbra: Pije të gjelbra, të bëra me një kombinim të perimeve dhe frutave janë të pasura me antioksidantë, vitamina dhe minerale që mund të ndihmojnë në mbështetjen e funksionit optimal të trurit. Për më tepër, pijet jeshile janë shumë alkilizuese, të cilat gjithashtu mund të kompensojnë ndjenjat e stresit para një takimi të rëndësishëm. /Akademi Pune

green

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC