9 libra për t'i shtuar në listën tuaj të leximeve në vitin 2021, sipas trajnuesve të karrierës

7 Janar '21

9 libra për t'i shtuar në listën tuaj të leximeve në vitin 2021, sipas trajnuesve të karrierës
	 	 

“Librat janë miqtë më të qetë dhe më të përhershëm; ata janë këshilltarët më të gjindshëm, më të mençur dhe mësuesit më të durueshëm.”

― Charles William Eliot

Vitin e kaluar, kur bota u përball me diçka të re, që një pjesë të madhe të kohës i detyroi njerëzit të mbyllen, librat shërbyen si burim thelbësor për t’i ndihmuar të jetojnë përmes pandemisë. Duke qenë se ekonomia dhe kompanitë u gjenden përballë një situate që i vuri në dyshime, librat u ndihmuan njerëzve të mësojnë nga historitë e lidershipit, të refektojnë mbi sfidat, të ndërtojnë qëndrueshmëri, madje edhe të largohen nga vlugu i madh i lajmeve për pak kohë.

CNBC Make It, ka sjellë një listë librash që duhet t’i shtohen listës së sivjetshme, bazuar në rekomandimet e trajnerëve dhe ekspertëve të karrierës, transmeton Akademi Pune.

  1. “Can’t Even: How Millennials Became the Burnout Generation”, nga Anne Helen Petersen

Claire Wasserman, themeluese e komunitetit për zhvillimin e karrierës “Ladies Get Paid” dhe autore e një libri të ardhshëm, thotë se ky libër është një mënyrë e mirë për të reflektuar mbi ndërrimet në kulturën sociale dhe të punës që kanë kontribuar në pandemi. Wasserman shton se këto janë tema thelbësore për t'u marrë parasysh gjatë pandemisë, pore dhe më vonë.

  1. “Designing Your Life: How to Build a Well-Lived, Joyful Life”, nga Bill Burnet dhe Dave Evans

Autorët, të dy pjesë e programit të dizajnit në Stanford, diskutojnë se si i njëjti lloj i të menduarit të dizajnit përgjegjës për teknologjinë, produktet dhe hapësirat inovative mund të përdoret për të ndërtuar karrierën dhe jetën tuaj.

  1. “Essentialism: The Disciplined Pursuit of Less”, nga Greg McKeon

Ky libër diskuton se si esencializmi mund të kanalizohet si një disiplinë për ta rimarrë kontrollin, por një kontrollë që ka të bëjë me përdorimin e kohës dhe energjisë tuaj të punë dhe në jetën në përgjithësi. McKeown shpjegon, se ky libër nuk është domosdoshmërisht një strategji e menaxhimit të kohës, por përkundrazi një opinion që mund t'i ndihmojë lexuesit të bëjnë më pak, por ajo pak të bëhet më mirë.

  1. Daring Greatly: How the Courage to Be Vulnerable Transforms the Way We Live, Love, Parent, and Lead”, nga Brene Brown

Sarah Sheehan, bashkëthemeluese e aplikacionit për përgatitje për karrierës “Bravely”, e konsideron veten një "tifoze të madhe të Brene Brown" dhe rekomandon librin e saj të vitit 2012, të cilin e ka parë të dobishme për të lexuar gjatë pandemisë.

Në libër, Brown hedh poshtë idenë se lëndueshmëria është një shenjë e dobësisë dhe në vend të kësaj argumenton se është një masë guximi. Ndjeshmëria, shkruan ajo, mund të vijë si nga një vend i frikës, ashtu edhe nga një vend i ndjeshmërisë që mund të ndezë risi dhe kreativitet.

  1. “A Contrarian’s Guide to Leadership”, nga Steven B. Samble

Alexi Robichaux, CEO dhe bashkëthemelues i platformës së trajnuesve profesionistë “BetterUp”, e konsideron këtë si një nga librat e lidershipit që nuk është vlerësuar sa duhet.

Në libër, ish-presidenti i kolegjit “Sample”, i cili e ktheu Universitetin e Kalifornisë Jugore në një nga universitetet më të vlerësuara në vend, sfidon shumë nga parimet tradicionale të udhëheqjes dhe ofron mënyra alternative për të fuqizuar punëtorët. Për shembull, ai sugjeron, ndër të tjera, që udhëheqësit ndonjëherë duhet të kompromentojnë parimet e tyre, të mos lexojnë gjithçka që u bie tryezave të tyre dhe të shtyjnë gjithmonë vendimet. Ai tregon që ky libër e kishte ndihmuar kur ishte bërë menaxher për herë të parë në jetë, përpara 10 vjetësh.

  1. “Catherine the Great: Portrait of a Woman”, nga Robert K. Massie

Një libër tjetër që rekomandohet nga tranuesit e karrierës është kjo biografi e Katerinës së Madhe, të cilën ai e konsideron “një nga njerëzit më frymëzues në histori”. Biografia narrative përfshin princeshën gjermane, e cila u bë perandoreshë dhe drejtoi Rusinë për 34 vjet, më gjatë se çdo grua tjetër në historinë ruse - përmes vendosmërisë së saj.

  1. “Better: A Surgeon’s Notes on Performance”, nga Atul Gawande

Në këtë libër, një kirurg shkruan se si mjekët përpiqen që ta mbyllin hendekun midis qëllimeve më të mira dhe performancës më të mirë, përballë sfidave të shumta në të gjithë fushën mjekësore. Duke përfshirë punën në mjedise të rrezikshme, dilemat etike dhe ndikimin e parave në mjekësinë moderne. Gawande, diskuton dështimin dhe triumfin e tij mjekësor dhe se si duket suksesi në një profesion kompleks dhe të mbushur me rreziqe.

  1. Një libër nga një autor me këndvështrime të ndryshme nga tuajat

Në vend të një libri specifik, Akhila Satish, CEO në programin për trajnimin e udhëheqjes “Meseekna”, rekomandon një libër nga nodnjë autor, i cili ka pikëpamje shumë të ndryshme nga ai i juaji.

  1. Një vepër e mirë fiktive

Një tjetër lloj i librit që është rekomanduar nga trajnuesit e karrierës janë edhe librat fiktiv, sepse sipas tyre nganjëherë na duhen arratisje nga realiteti, për ta gjetur realitetin. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC