4 sjellje që i transformojnë njerëzit e zakonshëm në CEO

6 Janar '21

4 sjellje që i transformojnë njerëzit e zakonshëm në CEO
	 	 

Jo të gjithë sipërmarrësit janë individë të arsimuar, që e dinë që nga fillimet e tyre se një ditë do të bëhen persona “të mëdhenjë”. Ideja e përgjithshme është se drejtorët ekzekutiv janë persona shumë karizmatik, që dinë të flasin, janë shumë të shoqërueshëm, të bëjnë për vete në shikim të parë dhe më e rëndësishmja, kanë një numër të madh arritjesh dhe përvojash prapa vetes. Por, autorët e librit “CEO Next Door”, thonë se edhe perosnat e zakonshëm, mund të bëhen gjithashtu të tillë, për sa kohë ata kanë tiparet e nevojshme.

Sipas CNBC, autorët Botelho dhe Powell, në partneritet me profesorët e Universitetit të Çikagos dhe Universitetit të Kolumbisë, zgjodhën një grup prej 2600 udhëheqësish për ta analizuar se çfarë i bën ata të tillë.

Në bazë të hulumtimit, ata dolën në përfundim, që janë katër sjellje të thjeshta, që mund t’i bëjnë njerëzit e përditshëm në CEO të fuqishëm: vendosmëria, angazhimi për ndikim, besueshmëria dhe përshtatja me guxim.

Sipas hulumtimit të tyre, katër sjellje të thjeshta mund t'i kthejnë njerëzit e përditshëm në CEO të fuqishëm: vendosmëria, angazhimi për ndikim, besueshmëria e papërkulshme dhe përshtatja me guxim.

Merrni vendime të shpejta

Sipas të dhënave, CEO të suksesshëm janë vendimtarë dhe kanë 12 herë më shumë gjasa të jenë me performancë të lartë. Njëri nga pjesëmarrësit në hulumtim, Steve Gorman, ish-CEO i Greyhound, ka treguar që kur mori përsipër këtë kompani në vitin 2003, biznesi ishte në humbje, përveç kësaj kompania amë e saj, e cila sapo kishte dalë nga falimentimi ishte gati që t’i mbyllte dyert kompanisë.

Për katër muaj Gorman, dëgjoi ekzekutuesit e tij tek krijonin plane të reja apo hidhnin poshtë ndonjë prej tyre, të gjithe këto për ta shpëtuar kompaninë. Midis të dhënave të shumta që ekipi i tij i analizoi ishte edhe një hartë satelitore e ShBA-ve dhe Kanadasë, e cila tregoi se ku ishin përqëndruar të gjitha dritat e vendit, që jepte të kuptonte në lidhje me dendësinë e popullsisë. I pasigurtë nëse plani i tij do të funksiononte, ai menjëherë u nis për të riformuar linjat e autobusëve Greyhound, përreth këtyre rajoneve të populluara shumë. Strategjia e tij fonksionoi.

Sipas CNBC, në kohën kur ai u largua nga kjo kompani, katër vite më vonë, ajo raportoi 30 milionë dollar fitime dhe u shit me dyfishin e vlerës që kishte në vitin 2003. E gjithë kjo, sepse Gorman ishte në gjendje “të shtyne përpara”, sepse e dinte se një vendim i keq është më i mirë se të mos bësh asgjë.

Bëni njerëzit të blejnë idenë tuaj

Një faktor tjetër shumë i rëndësishëm për të qenë një CEO i suksesshëm, është për t’i angazhuar pjesëtarët përreth tyre dhe për t’i frymëzuar ata që të japin rezultate. Kjo, nuk do të thotë vetëm t’i bësh njerëzit vetëm të të pëlqejnë, por edhe t’i bindësh ata që të bëjnë gjërat që ju mendoni.

Autorët mendojnë që kjo bëhet nëpërmes këtyre hapave:

Përkthejeni vizionin dhe qëllimet tuaja dhe jini të qartë për synimin tuaj!

Kuptoni nevojat emocionale, financiare dhe fizike të njerëzve që do t'ju ndihmojnë të jepni rezultate!

Vendosni rutinat dhe zakonet e përditshme për të ndërtuar marrëdhënie, të cilat përkthehen në veprim dhe përfundimisht në rezultate të biznesit!

Steve Jobs, CEO i ndjerë dhe themelues i Apple, krijoi një kompani kaq të suksesshme sepse ai angazhoi punonjësit e tij dhe i shtyu ata për të dalë me produkte dhe ide inovative.

“Jobs në shumë raste ishte shumë mizorë me njerëzit dhe jo shumë dashamirës, por ata i dhanë atij sukses ,për shkak të shkëlqimit të tij absolut dhe entuziazmit pë të punuar pas një ideje të shkëlqyer”, tha Willie Pietersen, professor në Shkollën e Biznesit në Kolumbia, për Make It.

Jepni rezultate të qëndrueshme

Autorët thonë gjithashtu që CEO-t japin vazhdimisht rezultate dhe ekzekutojnë me sukses planet e tyre dhe shihen si të besueshëm. Madje, sipas tyre nga të katër sjelljet, besueshmëria është më e rëndësishmnja për suksesin ekzekutiv, sepse i rritë shanset e tyre.

Themeluesi i “Virgin Group”, Richard Bronson, e bëri pikërisht këtë kur e bëri “Virgin Australia”, linjën e dytë ajrore më të madhe në vend. Vendimi për të nisur këtë kompani ajrore ishte në të vërtetë ide e punonjësit të tij Brett Godfrey, të cilit Branson menjëherë i pëlqeu sepse ishte i hijshëm, i orientuar nga detajet dhe punëtor. Miliarderi ishte aq i impresionuar nga etika e punës së punonjësit të tij sa që kur Godfrey sugjeroi krijimin e një kompanie ajrore në vendin e tij të lindjes në Australi, Branson menjëherë u bind. Në  vitin 2000, “Virgin Australia” hyri zyrtarisht në tregun e aviacionit me Godfrey si CEO.

Përshtatuni rrethanave

Nga hulumtimi, autorët e kanë kuptuar se CEO-t duhet të përshtaten, shpesh të heqin dorë nga e kaluara dhe të përqëndrohen tek e ardhmja, ashtu si themeluesi dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos.

Kur Amazon.com filloi në 1994, kompania shiste vetëm libra. Bezos më pas u zgjerua në muzikë dhe video para se të pyeste klientët se çfarë produktesh të tjera dëshironin të ofronte kompania. "Lista u kthye tepër e gjatë," i tha Bezos Charlie Rose në një intervistë në 2016.

Bezos e ka pranuar se kjo aftësi për të mendua në mënyrë afatgjate dhe për të eksperimentuar ka kontribuar në suksesin e shpejtë të Amazon. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC