“Përshkruani etikën tuaj të punës”, çfarë të thoni në një intervistë pune

3 Janar '21

“Përshkruani etikën tuaj të punës”, çfarë të thoni në një intervistë pune
	 	 

Gjatë një intervisteje pune, intervistuesit me të cilët flisni do të përpiqen të kuptojnë se çfarë lloj punëtori jeni. Për ta kuptuar këtë ata ju kërkojnë të përshkruani etikën tuaj të punës. Përveç kësaj, ata kërkojnë që të dinë se sa arrini të përshtateni ju si punonjës. A e shikoni orën çdo minut, në mënyrë që të largoheni nga puna fiks në çastin e caktuar, duke mos qëndruar as më shumë as më pak? Apo do të qëndroni gjithmonë derisa t’i përfundoni detyrat e rëndësishme? A përshtateni mirë me pjesëtarët e tjerë të kompanisë, apo thjesht do të përqëndroheni në detyrat tuaja?

Përgjigja juaj për këtë pyetje të zakonshme të intervistës mund të jetë shumë zbuluese, për karakterin tuaj si kandidat.

Si ta përshkruani etikën tuaj të punës?

E fshehta e kësaj pyetje, është të shmangni thjesht thënien e disa vetive tuaja që ju karakterizojnë. Të qenit specifik i ndihmon punëdhënësit me vërtetë të kuptojë se çfarë lloj punëtori jeni. Filloni duke ndarë disa karakteristika kryesore dhe mendoni se cilat tipare ju paraqesin. Ndoshta ju jeni:

  • I besueshëm
  • I respektueshëm
  • Entuziast
  • I përkushtuar
  • Pozitiv

Pastaj, mendo për tërë karrierën tënde. Cilët janë disa shembuj të rasteve kur i keni demonstruar ato tipare? Tregoni historitë që do të doni të ndani në përgjigjen tuaj!

Shembull: E di që kjo është paksa klishe, por unë jam shumë i/e përkushtuar për t’i parë detyrat deri në përfundim. Në rishikimin tim të fundit, kjo ishte diçka për të cilën menaxheri më vlerësoi.

Funksionon sepse: Derisa është mirë të japësh një shembull specifik të etikës tënde të punës, përmendja se si një menaxher e vuri re dhe e vlerësoi është gjithashtu mjaft efektive.

Shembull: Unë jam shumë i përkushtuar të punojë  në ekip. Më kujtohet që në punën e kaluar na duhej që t’i ulnim kostot në njërin nga projektet pa ndikuar në cilësinë tij. Unë e mblodha ekipin tim dhe e ndava çështjen më ta, duke u dhënë një javë kohë të gjithëve deri në javën e ardhshme, kur do të vinin me nga një ide. Pra, një javë për ta kishte qenë shumë productive në krijimin e ideve, sepse të gjithë patën shumë ide të mira. Por, siç u pajtuam të gjithë, njëri nga anëtarët e eikpit tim kishte një ide të shkëlqyeshme, që ne e përdorëm për ta ulur koston deri në 10 %. Pasi e zbatuam strategjinë, e nominova atë për një çmim që e jepnim në kompani si shenjë mirënjohjeje.

Funksionon sepse: Kjo përgjigje jo vetëm që tregon natyrën bujare dhe bashkëpunuese të kandidatit, por është gjithashtu një shembull i mirë se si ata ndihmuan për ta zgjidhur një problem dhe për të zvogëluar shpenzimet (dy gjëra që të gjitha kompanitë kërkojnë të bëjnë).

Këshilla për përgjigje të mira

Jini specifik: Jepni shembuj që tregojnë se si e keni demonstruar etikën tuaj të punës!

Jini konciz: Ndani shembullin tuaj shkurt, pa u zgjatur shumë!

Shfaqni cilësitë e vlerësuara nga puna në fjalë: Kthehuni te përshkrimi i punës dhe çdo hulumtim që keni bërë në lidhje me kompaninë. Nëse kjo kompani do të vlerësojë bashkëpunimin, vetë-motivimin, gatishmërinë për të punuar në orët e vona, ose ndonjë cilësi tjetër, përpiquni ta theksoni atë në përgjigjen tuaj!

Çfarë të mos thoni?

Mos përmendni karakteristika pa mbështetje: Nuk është e dobishme të renditni një varg karakteristikash të përgjithshme që nuk vlejnë për ju.

Shmangni klishetë: A jeni punëtor i palodhur? Vetë-motivuar? Një lojtar ekipi? Menaxherët e punësimit i dëgjojnë këto fraza gjatë gjithë kohës, prandaj është më mirë t'i shmangni ato (ose t'i përdorni vetëm nëse mund t'i mbështesni me një histori të shkëlqyeshme si provë).

Mos jini i pandershëm: Kjo është gjithmonë një politikë e keqe gjatë intervistave. Ka shumë të ngjarë, që etika juaj e punës do të zbulohet në mënyrën se si ju përgjigjeni pyetjeve të tjera, si dhe kur menaxheri i punësimit do t’i kontrollojë referencat tuaja. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC