6 mënyra se si të rritet angazhimi i punonjësve në vendet e punës

29 Dhjetor '20

6 mënyra se si të rritet angazhimi i punonjësve në vendet e punës
	 	 

Angazhimi i punonjësve tregon se sa të lidhur emocionalisht janë punonjësit me punëdhënësin e tyre. Në këtë mënyrë sa më shumë të angazhuar të jenë ata aq më shumë qëndrueshmëri do të kenë, kur punëdhënësi i tyre përballet me sfida operacionale apo ekonomike. Kjo është edhe arsyeja pse suksesi i kompanisë është i lidhur drejtpërdrejt me angazhimin e punonjësve. Prandaj, menaxherët dhe punëdhënësit duhet të përqëndrohen në rritjen e përfshirjes së të gjithë pjesëtarëve të kompanisë.

Lajmi i mirë, është se studimet në këtë fushë kanë treguar se punonjësit që janë shumë të angazhuar në punë, nuk janë gjithmonë për shkak të gjendjes së mirë monetare, por për shkak të ambienteve të punës të sigurta dhe të respektueshme. Me fjalë të tjera, nuk është githmonë e domosdoshme që punonjësit të mbulohen nga dhuratat, që ata të jenë më të angazhuar në punë, në vend të kësaj është më mirë të ketë komunikim të duhur, besim dhe vlerësim.

Jepuni zë punëtorëve

Punonjësit ndihen të vlerësuar kur sygjerimet e tyre dëgjohen dhe zbatohen. Të dëgjuarit i bën ata më të angazhuar dhe produktiv. Ata ndihen të fuqizuar për të bërë më të mirën e tyre në gjithçka që marrin përsipër. Një mënyë e mirë për të pasur komunikim efikas në vendet e punës është angazhimi i punonjësve, për t’i ndarë mendimet e tyre për çështje të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare. Për çështje të cilat janë më të ndjeshme është mirë që atyre t’u krijohet një gjendje anonimiteti për t’i minimizuar shanset e paragjykimit nga menaxherët e tyre. Një ide tjetër është për t’u kërkuar atyre të vlerësojnë idetë për rritje dhe zhvillim gjatë takimeve të stafit dhe ngjarjeve të tjera të kompanive.

Njih kontributin e punonjësit

Është krijuar një përshtypje sikur në organizatat që kanë shumë punë dhe gjithçka funksionon me ritëm të shpejtë nuk ka kohë për të njohur përpjekjet e secilit pjesëtar të kompanisë, por nuk nuk është aspak e vërtetë. Secila kompani ka mjaftueshëm kohë dhe para nëse dëshiron që të jetë më afër punonjësve dhe ta njohin punën e jashtëzakonshme të tyre. Në fund të fundit nuk janë të kushtueshme edhe aq, sikur menaxheri të lëshojë karta falënderimi, emaile falëndërimi, apo thjesht duke u dhënë atyre disa lavdërime të tjera në takimin e ardhshëm, qoftë ai në google meet, zoom, apo edhe në mbledhjet në sallë. Kjo do t’i bëjë punonjësit të dihen më të vlerësuar e rrjedhimisht të motivohen më shumë për punë.

Promovoni punën në ekipe

Është më e lehë për t’i angazhuar punonjësit që të punojnë si një njësi e vetme, sesa ata punonjës që dëshirojnë të jenë individual dhe ta kërkojnë “lavdinë” vetëm për vete. Kjo sepse, njerëzit me prejardhje të ndryshme dhe me aftësi të ndyshme marrin më të mirën nga njëri – tjetri kur bashkëpunojnë. Përveç kësaj, kur punonjësit punojnë në mënyrë harmonike konfliktet në vendet e punës bëhen më të rralla dhe zgjidhen më lehtë.

Një mënyrë e mirë për t’i angazhuar në këtë drejtim punonjësit është duke investuar në aktivitete të ndërtimit të ekipit si: ditët sportive, karaoke ose netët argëtuese dhe garat e kompanive. Këto aktivitete ndërtojnë angazhimin dhe raportin e punonjësve në mënyrë organike. Sigurisht, tani që pandemia i ka shtyrë punonjësit të punojnë në distancë, ndërtimi i ekipit është shumë i vështirë, por ende duhet të bëhet përpjepkje të mos lihet anash.

Teknologjia e sofistikuar

Menaxherët tani mund t’i automatizojnë shumë gjëra, duke zvogëluar ngarkesën e punës, dhe duke e rritur produktivitetin dhe efikasitetin e saj. Mjete dhe programe të veçanta që u mundësojnë punonjësve të ndajnë, shkarkojnë dhe të nxjerrin dokumente të shumta me lehtësi, mund t’u kursejnë atyre kohën në masë të madhe. Në ndërkohë, ata mund ta përdorin këtë kohë duke u angazhuar në një punë më kuptimplote.

Menaxherët gjithashtu, mund të investojnë në mjete të caktuara të angazhimit të punonjësve. Këto mjete mund të ndihmojnë në përcaktimin e asaj që i motivon punonjësit individualisht dhe gjithashtu se cilat pengesa duhet të kapërcejnë për të rritur angazhimin e tyre. Me pak fjalë, kompanitë me strategji të transformimit digjital janë të detyruara të rrisin produktivitetin, efikasitetin dhe angazhimin e punonjësve.

Ofroni trajnim dhe zhvillim

Ofertat e trajnimeve dhe zhvillimit u japin punonjësve të rinj qëllimin dhe nxitjen për të vazhduar më tej punën në organizatat në të cilat janë bërë pjesë. Kjo është arsyeja pse programet e rregullta të zhvillimit të karrierës rekomandohen për punonjësit më të rinj. Sigurisht, trajnimi kuptimplotë ka kosto, por nuk ka pse të jetë patjetër shumë i shtrenjtë. Për shembull, në vend që të paguani për një program të kushtueshëm trajnimi të jashtëm për një punonjës të ri, ju mund ta bashkoni atë me një punonjës të kalitur, të aftë dhe të shkathët për një vit të tërë. Punonjësi i ri do t’i mësojë të gjitha gjërat nga punonjësi i vjetër pa i kushtuar kompanisë asnjë monedhë.

Përqëndrohuni në sigurinë dhe mirëqënien

Siguria dhe mirëqenia e punonjësve duhet të jenë ndër përgjegjësitë kryesore të çdo punëdhënësi. Detyrat e të gjithë punëdhënësve dhe menaxherëve duhet të përqëndrohen duke u siguruar që punonjësit e tyre të ndihen të sigurt nga paragjykimet e brendshme dhe të jashtme si dhe nga diskriminimi. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për punonjësit e grupeve të pakicave (në lidhje me gjininë, racën, fenë, apo orientimin seksual). Në të njëjtën frymë, është e rëndësishme për të siguruar që zonat dhe kushtet e punës të mos i vendosin ata nën ndonjë rrezik mendor ose fizik.

Në lidhje me mirëqenien e punonjësve është thelbësore për t’i ndihmuar ata të arrijnë ekuilibrin në mes të punës dhe jetës, si dhe të qëndrojnë të shëndetshëm. Punëdhënësit gjithashtu mund t’i inkurajojnë punonjësit, që të shkëputen nga pjesa e “dërgimit të emaileve” kur munden dhe të ushtrojnë apo adaptojnë zakone të shëndetshme të të ngrënit.

Ekzistojnë shumë rreziqe në mos investimin në angazhimin e punonjësve. Punonjësit e paangazhuar janë të pakënaqur, të pamotivuar dhe joproduktivë, dhe e gjithë kjo reflekton negativisht tek menaxherët dhe punëdhënësit. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC