Si ndikojnë pushimet me pagesë në biznese?

24 Dhjetor '20

Si ndikojnë pushimet me pagesë në biznese?
	 	 

Kur bëhet fjalë për përfitimet e punonjësve, shumica e tyre mund të mos jenë në pjesë e strategjisë së biznesit tuaj edhe pse çdo përfitim për punonjësin është përfitim për biznesin. I tillë është edhe pushimi me pagesë, apo leja me pagesë. Kjo leje konsiderohet koha për akumulimin e energjive pozitive te punonjësit. Shumica e punëdhënësve të rinj e nxisin këtë lloj pushimi duke e ditur rëndësinë që ajo ka në biznesin e  tyre. Ky lloj pushimi mund të duket si një përfitim i shtrenjtë për t’ju ofruar punonjësve, meqenëse do të duhet që ata të paguhen edhe kur nuk janë në punë. Por, në fakt ai ndikon në rritjen e produktivitetit dhe mbajtjen e punonjësve.

Çka është leja me pagesë?

Leja me pagesë është çdo ditë e lirë për punonjësin, por që në të njëjtën kohë ajo ditë do t’i paguhet sikur të ketë punuar me orar të plotë. Kompanitë mund të krijojnë leje me pagesë për shumë arsye: kur punonjësit nuk ndihen mirë, apo edhe për festa duke përfshirë këtu Ditën e Vitit të Ri, festat e besimeve të ndryshme, apo edhe festa të tjera shtetërore.

Këto ditë brenda vitit rregullohen nga punëdhënësi. Megjithatë mënyra më e preferueshme për t’u administruar nga punëdhënësit është që këto ditë të merren brenda një kohe, sesa kur ato merren të ndara gjatë gjithë vitit. Zakonisht punonjësve të rinj të kompanisë u kërkohet që të punojnë 6 muaj deri në 1 vit, pas kësaj kohë do të kenë të drejtë të marrim pushim me pagesë.

Ekziston një kufi e sasisë së lejeve që mund të grumbullohen. Punëdhënësit duhet të përcaktojnë politikat që lidhen me kërkesat dhe pranueshmërinë, mënyrën se si punonjësit kërkojnë leje me pagesë, nëse leja mund të refuzohet dhe si do të trajtohet koha e pushimit të papërdorur. Në disa shtete, ndërmarrësve u kërkohet që t’i kompensojnë punonjësit për kohën e papërdorur të pushimit me pagesë.

Si ndikon ky pushim tek bizneset?

Leja me pagesë mund të duket si një opsion i kushtueshëm për bizneset, por në shumicën e rasteve përfitimet janë më të mëdha se sa shpenzimi. Kostot e pagave janë të përcaktuara që në fillim, prandaj nuk do të vrehet ndonjë ndryshim në buxhet, apo të ketë shpenzime shtesë nga muaji në muaj. Në vend të kësaj afat fitojnë avantazhet e këtij lloj pushimi; përfshirë këtu fuqi punëtore më të lumtur, më produktive dhe qarkullim të reduktuar të punonjësve.

Ngritja e moralit

Të punësuarit nuk duhet të shihet si diçka që nuk ka aspak lidhje me njerëzoren. Punëdhënësit nuk duhet ta kërkojnë vetëm punën nga pjesëtarët e kompanisë së tij, por  në radhë të parë t’ trajtojë ata si njerëz. Ky perceptim mund të duket si i vështirë, sidomos në vendet e punës me nivel të lartë të stresit. Por, një mënyrë e mirë që punëdhënësit t’u tegojnë punonjësve që ata kujdesen dhe i konsiderojnë pjesë të vlefshme të ekipit është përmes ofrimit të lejeve me pagesë. Nga ana tjetër punonjësit do tregojnë nive të lartë të besueshmërisë dhe moralit, gjëra të cilat sjellin përfitime të panumërta për kompaninë.

Baraspesha e punës dhe jetës është një përbërës kyç në lumturin e punonjësve. Pushimi me pagesë është njëra nga mënyrat për ta arritur këtë baraspeshë, pasi që kjo u lejon punonjësve të marrin pushim kurdo që është e nevojshme për ta. Ofrimi i këtij lloj pushimi ndihmon në uljen e stresit tek të gjithë pjesëtarët e kompanisë. Ata do të ndihen më të kontrolluar kur kanë mundësinë që të marrin pushim për të bërë diçka me rëndësi, t’i shoqërojnë fëmijët në ndonjë udhëtim, apo qoftë vetëm të rrinë në shtëpi kur nuk ndihen mirë.

Kur punonjësit janë të lumtur, ata priren të kenë performancë dhe kreativitet të shtuar. Cilësia e tyre e punës përmirësohet, dhe ata i kushtojnë më shumë vëmendje detajeve. Morali i rritur gjithashtu përmirëson sigurinë në vendin e punës, pasi punonjësit priren të jenë më pak të shpërqendruar dhe të përqendrohen më shumë në rregullat e sigurisë dhe detyrën e përcaktuar.

Produktivitet më i lartë

Punonjësit të cilëve u ofrohet leje me pagesë gjithashtu priren të jenë më produktiv kur janë në punë. Të jesh në gjendje të marrësh pushim nga puna pa u shqetësuar për aspektin financiar të lejes, i lejon punonjësit të trajtojnë çështje personale jashtë vendit të punës. Rezultati është më pak shpërqendrime gjatë punës, gjë që sjell rritjen e produktivitetit.

Mbajtja e punëtorëve

Zëvendësimi i punonjësve është i kushtueshëm si në kohë ashtu edhe në pjesën financiare. Studimet kanë treguar që gjithë procesi i rekrutimit për punonjës të rinj kushton afërsisht 20 për qind e pagës vjetore të një punonjësi. Këto shpenzime shpesh janë shumë më të mëdha se sa alternativa e ofrimit të lejeve me pagesë për punonjësit aktual.

Punonjësit që janë të kënaqur me kushtet dhe përftimet nga puna e tyre kanë më pak të ngjarë që të largohen nga puna, në kërkim të një tjetre. Sigurimi i pushimit me pagesë është thelbësor për ruajtjen e një avantazhi konkurrues kur bëhet fjalë për tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve.

Më pak mungesa të paplanifikuara

Puna do të bëhet më mirë, kur nuk do të ketë mungësa të papritura. Këto lloj mungesash redukton mundësia për leje me pagesë. Në këto raste punëdhënësit janë të përgatitur duke planifikuar punën në bazë të ditëve të caktuara për pushim nga secili punonjës. Në të kundërtën mungesat tek -tuk që nuk janë të parashikuara që në fillim të vitit ndikojnë në krijimin e pakënaqësive tek punonjësit, sepse domosdosmërisht dikush nga ata do të duhet të punojë më shumë. Pjesëtarët e kompanisë të cilët e dinë se kanë në një kohë disa ditë që mund t’i shfrytëzojnë, presin dhe nuk kërkojnë nga shefi të kenë pushim kur t’u vie në kokë.

Vendosja e një programi për pushime me pagesë kërkon një farë parashikimi dhe administrimi, i cili mund të jetë një detyrë shqetësuese për shumë punëdhënës. Për shkak se pushimi me pagesë mund të ketë një ndikim pozitiv të pabesueshmërisë në një biznes, shpesh është e nevojshme ta bëni këtë në mënyrë që të jeni konkurrues në treg. Një grup këshillimi për përfitimet mund të ndihmojë me aspektet ligjore, financiare dhe administrative të krijimit të një programi të pushimit me pagesë për biznesin tuaj, nga krijimi i politikave deri tek drejtimi i programit. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC