Si t’i përmirësoni lidhjet profesionale në vitin 2021?

21 Dhjetor '20

Si t’i përmirësoni lidhjet profesionale në vitin 2021?
	 	 

Nëse nuk jeni person i cili zhvillon mjaftueshëm komunikim dhe bashkëveprim me të tjerët qoftë në kontaktet profesionale, qoftë në ato sociale, mbase mund të keni ngecje për një karrierë të bujshme. Mund t’i keni aftësitë më të mira në botë, por nëse nuk krijoni kontakte të reja, përpjekjet në këtë rrugë do të jenë shumë të zbehta, e pothuajse të pamundura. Por, cilët janë hapat që ju ndihmojnë që ta përvetësoni këtë aftësi në vitin e ardhshëm?

Më shumë se sa “mbret” i tavolinës

Sot më shumë se kurrë ju është dhënë hapësirë personave, të cilët janë shumë komunikativ. Nëse dikur mënyra e vetme e komunikimit ka qenë biseda ballë për ballë, sot kjo fushë përfshinë edhe më shumë mundësi: email, telefonata, video, postimet në rrjete sociale, tekste në blogje dhe shumë forma të tjera. Kështu që, për ta zotëruar aftësinë e lidhjeve, duhet të jeni ekspert në të gjitha format e komunikimit, jo vetëm zotërues i bisedave në tavolinë.

Dëgjoni

Të dëgjuarit është ndoshta pjesa më e rëndësishmë e aftësisë së rrjetëzimit, sepse nëse nuk jeni dëgjues i mirë, nuk mund të jeni as komunikues i mirë. Shumica e njerëzve nuk do t’ju dëgjojnë, nëse nuk i keni dëgjuar ju paraprakisht. Prandaj, është kaq e rëndësishme të dëgjuarit në mënyrë aktive. Jepni të kuptoni që jeni duke e dëgjuar me vëmendje dhe jo vetëm sa për ta kaluar radhën!

Mos filloni të flisni vetëm për veten dhe të përpiqeni vetëm të dukeni! Intonacionet e zëri në bazë të bisedës, i japin rëndësi asaj, por edhe bashkëbiseduesit. Dëgjimi aktiv ju bën të dukeni që jeni duke menduar rreth asaj që po thuhet, më empatik dhe më të “anagazhuar” për njerëzit që ju rrethojnë. Kjo është thlbësore për lidhje profesionale të suksesshme.

Jini pozitiv

Pozitiviteti është pikë kyçe për aftësinë e rrjetëzimit. Personat pozitiv janë më tërheqës për të tjerët, për shkak se askush nuk dëshiron të përballet me perosnat negativ. Besimi dhe pozititviteti, janë dy gjëra që i rrinë afër njëra tjetrës. Mundësia që njerëzit t’u bësojnë përpjekjeve tuaja, nëse shfaqeni të lumtur dhe optimist për tregun, është më e madhe.

Bëhuni mjeshtër i zotërimit të situatave, të ktheni situatën e keqe në favorin tuaj, apo të gjeni gjithmonë diçka të mirë në secilën situatë! Nëse të tjerët shohin që ju i përgjigjeni negativitetit me optimizëm, do të kenë më shumë besim në ju që t’ua besojnë punën dhe të punojnë me ju. Pozitiviteti jo vetëm që ju ndihmon të jeni më të pëlqyeshëm tek të tjerët, por edhe të mbeteni në kujtesë.

pozitivitet

Përdorni humor

Humori është gjithmonë pranë personave pozitiv. Por, për ta kultivuar e humorin e mirë, është më e vështirë se sa për ta kultivuar pozitivetin. Humori varet nga situatat dhe individët dhe nuk ka një recetë të gatshme për të pasur sukses në këtë drejtim.

Sidoqoftë, humori duhet të jetë diçka me të cilin të gjithë duhet të punojnë më të, sepse është shumë i rëndësishëm në lidhje profesionale dhe sociale. Humori është humanizues dhe ju ndihmon që të bashkoni njerëzit që kanë të përbashkëta. Ashtu sikur pozitiviteti, ai ndihmon që të zbuten tensionet dhe situatat e palakmueshme. Njerëz të tillë shihen si më të afrueshëm. Por duhet të keni një gjë parasysh, mbani humorin të pastër dhe në sasinë e duhur, sepse ndrushe do të dukeni joprofesional dhe të çuditshëm!

Bëhuni pjesë e eventeve

Kjo mund të duket si diçka e qartë, por një rrugë e shkëlqyeshme për t’i përmirësuar aftësitë e rrjetëzimit është të merrni pjesë në këto ngjarje, madje pa i anashkaluar as ato virtuale, të cilat sidomos gjatë “epokës” së pandemisë janë bërë më shumë një normë se sa përjashtim. Kjo ju ndihmon që t’i praktikoni të gjitha aftësitë në një mjedis pa stres. Përqëndrohuni në ndërtimin e lidhjeve, me personat që i takoni duke i mbajtuar ato sa më organike që të jetë e mundur! Bëni pyetje, kjo du t’ju bëj të dukeni që jeni vërtet i interesuar t’i njihni ata, shikojini në sy sa është e preferueshme dhe përdorni gjuhën e trupit në bazë të situatave!

Intervistoni

Kjo është mënyra më e shpejtë për t’i rritur kontaktet, për sa kohë që keni një plan të gatshëm. Pothuajse të gjithë janë të hapur për intervista, nëse e bëni atë si duhet dhe keni ide të mira. Ato intervista mund t’i publikoni si përmbajtje blogu, libri, pune kërkimore apo forma të tjera. Formati nuk ka rëndësi për sa kohë që gjeni diçka si justifikim për të intervistuar njerëz. E mira e të intervistuarit me njerëz të suksesshëm është se përveç që krijoni lidhje edhe mësoni gjëra të reja, që do t’ju hyjnë shumë në punë. Edhe njëherë humori dhe pozitiviteti do të jenë shumë të dobishëm, sepse nëse jeni një intervistues me humor dhe argëtues, atëherë gjasat që të mbaheni mend janë shumë të mëdha.

Në fund është shumë e rëndësishme që të kujtoni se cilësia ka më shumë rëndësi se sa sasia. Nuk është e nevojshmë që t’i njihni aq shumë persona që as nuk mund t’i numëroni, për sa kohë që edhe një numër i vogël nga të cilët mund të përfitoni janë mjaftueshëm. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC