Si të përgjigjeni në pyetjen “Çfarë do të bëje sikur ta dije që shefi yt është plotësisht gabim”

15 Dhjetor '20

Si të përgjigjeni në pyetjen “Çfarë do të bëje sikur ta dije që shefi yt është plotësisht gabim”
	 	 

Persona të ndryshëm i menaxhojnë ndryshe situatat e vështira në jetë, por edhe në punë. Prandaj, përpara se rekruterët ta bëjnë dikënd pjesë të kompanisë së tyre, fllimisht duan ta njohin më shumë. Në mesin e shumë pyetjeve që bëhen në një intervstë pune për kandidatët është edhe pyetja: Si do ta menaxhoje situatën në rast se e dini që shefi është 100 për qind gabim?

Kur intervistuesit bëjnë këtë pyetje, ata kërkojnë ta kuptojnë se si do të arrini t’i menaxhoni situatat e vështira në punë, apo të punuarit me një shef të vështirë. Përveç kësaj, ata duan të njohin se si ju i shihni marrëdhëniet me shefin apo me ndonjë figurë tjetër brenda kompanisë.

Këshilla për përgjigjen e duhur

Ashtu si edhe shumë pyetje të tjera, pyetjet e tilla rreth shefit janë pyetje me “grackë”, prandaj përgjigja duhet të jetë e menduar. “Thebalance careers” tregon disa gjëra që duhet t'i kemi parasysh kur përgjigjemi në të tilla pyetje.

Mos thuaj që nuk ka ndodhur kurrë: Intervistuesit nuk duan të dëgjojnë përgjigje, sikur nuk ka ndodhur kurrë më parë që ta përmirësoni shefin, sepse kjo do të duket joreale dhe shenjë që nuk mendoni për veten. Ata duan ta dëgjojnë përgjigjen se si ju e keni përmirësuar në mënyrë të sjellshme dhe diplomatike.

Përdorni shembuj: Nëse ndonjëherë jeni përballur me situata të tilla, shpjegoni se çfarë situate ishte, si e keni adresuar atë, si dhe jepni rezultate përfundimtare!

Tregoni se situate të tilla ishin të rralla: Derisa duhet të jepni një shembull të një kohe kur e keni përmirësuar shefin me takt, duhet të tregoni se kjo nuk ka ndodhur shpesh! Nuk duhet të dukeni sikur jeni punonjës i cili e vë në dyshim punëdhënësin e tij. Më e mira, do të ishte dikur të tregonit ndonjë rast që ndikoi drejtpërdrejt në ju dhe ekipin tuaj që ta përfundonit me sukses  një punë. Kjo gjithashtu, do të tregojë se jeni lloj i punonjësit që i ktheni situatat në përvoja nga të cilat merrni mësim.

Shpejgoni si ja thatë shefit: Njëra prej arsyeve që një intervistues ju bën këtë pyetje, është që të shoh se çfarë strategjie përdorni për t’u kutpuar me shefin. Prandaj, edhe duke treguar ndonjë shembull, ju mund të tregoni se si i qaseni shefit tuaj. Nëse mendoni se do t’ja thoni gabimin kur jeni vetëm me të dhe jo në mes të të gjithë punëtorëve tjerë, tregoni këtë në intervistë. Kjo tregon se jeni një punonjës që mendon përpara se të veprojë dhe është i kujdesshëm rreth komunikimit.

Mos flisni keq për shefin e kaluar: Edhe nëse keni pasur raste kur shefi juaj ka gabuar, mos flisni gjëra negative për të. Madje, mos flisni kështu as kur ai ka qenë shumë shpesh gabim.

Shpjegoni rezultatet: Në fund tregoni intervistuesve se cilat kanë qenë rezultatet e bisedës që keni pasur me shefin. Ndoshta, ai ju ka falënderuar që e keni ndarë me të këtë informacion, apo ai gabim i korrigjuar e ka ndihmuar kompaninë.

Shembull: Nuk ka ndodhur shumë shpesh që ta njoftoja shefin për ndonjë gabim që ka bërë. Më kujtohet njëherë kur ai na e caktoi një projekt ekipit tonë. Pasi i lexova të dhënat që ai na i dha, e kuptova se ato ishin shumë të vjetra dhe kishte më shumë të dhëna të reja. Puna me informacion më të ri është jetik për sukses të një projekti. Unë nuk ia thash atë moment, por i shkova në zyrë dhe fola privatisht me të. Nuk i thash se e kishte gabim, por vetëm ia tregova të dhënat më të fundit. Ai më falënderoi dhe menjëherë e bëri korrigjimin e të dhënave, që na i pati dhënë. Kjo rezultoi shumë pozitiv, sepse ne si ekip e përfunduam projektin me sukses.

Ky pëgjigje është efektive sepse: Kandidati/ja thekson se si rrallë i ka ndodhur që t'i korrigjojë figurat e larta në kompani. Por, kur e bën këtë, flet me ta privatisht dhe me repsekt. Ai/ajo strukturon me shkathtësi përgjigjen, sepse në të përshkruan situatën, sfidën, veprimin që ndërmorri dhe rezultatin e ndërhyrjes.

Pika kyçe:

  • Mbani përgjigjen sa më pozitive!
  • Bindni intervistuesit se sa rrallë ka gabuar shefi!
  • Përqëndrohuni në rezultate të mira! /Akademi Pune

 

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC