7 këshilla se si t’i njihni klientët tuaj më mirë

11 Dhjetor '20

7 këshilla se si t’i njihni klientët tuaj më mirë
	 	 

"Bëni klientin hero të historisë tuaj"

Ann Handley

Marketingu digjital sot një pjesë shumë e rëndësishme që një kompani të ketë shumë sukses në treg. Nëse nuk bëhet përpjekje që ata të njihen në rrafshin personal atëherë marketingu i një kompanie është fare sipërfaqësor. Kredibiliteti i brendit do të dëmtohet, nëse ai dështon që të shkëmbejë mesazhe me klientët e tij.

Zakonisht kur jeni duke krijuar strategjinë e marketingut përqëndroheni aq shumë në elemente kreative, sa i harroni fare klientët. Hyrja “nën lëkurën” e tyre dhe lidhja me ta duhet të jetë përqëndrimi kryesor. Kjo, sepse sipas një hulumtimi nga “Digital Marketing Institute”, më shumë se 90 për qind e klientëve thonë se shërbimi ndaj klientëve që ka një brend i bën ata që t’i besojnë atij më shumë se sa të tjerëve. Po kaq është përqindja e pronarëve që thonë se konsumatorët kanë ndikimin më të madh në biznesët e tyre.

Ata gjithashtu, kanë dhënë 7 ide themelore se si të krijohet një audiencë e fuqishme dhe e përkushtuar ndaj brendit.

Bëni analiza

Sipas tyre, ne jemi duke “notuar” në të dhëna, gjatë epokës digjitale. Njohuritë për konsumatorët janë pika kyçe për t’i njohur ata. Google Analytics, është platforma e cila mundëson që të thelloheni mbi njohuritë demografike, kështu që kjo ju jep një pamje të përgjithshme mbi sjelljet dhe preferencat e konsumatorëve tuaj.

Nxitni dialog

Mënyra më e mirë për t’i njohur klientët është të filloni të bisedoni me ta. Duke e ditur se ku janë ata, do të kuptoni se si të lidheni më shumë. Mënyra më e mirë që ta bëni këtë është përmes pyetësorëve, sondazheve, apo t’i shikoni reagimet mbi brendin nga përdoruesit e rrjeteve sociale.

 Përgjigjuni personalisht në reagimet pozitive dhe negative

Gjithmonë duhet të keni kujdes që t’u përgjigjeni në kohë komenteve pozitive dhe negative. Pavarësisht se ku ato reagime janë postuar, duhet të jeni në gjendje të përgjigjeni publikisht, sepse kjo jep një imazh të mirë për kompaninë te konsumatorët. Marrja parasysh e këtyre reagimeve ju bën që të jeni më afër audiencës tuaj. Sipas institutit, 90 për qind e konsumatorëve konfirmojnë, se postimet në internet rreth një brendi, ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet e tyre të blerjes.

Krijoni diçka ndryshe, një përvojë

Për të qenë më afër klientëve dhe rrjedhimisht t’i njihni ata, është mirë të mendoni për diçka ndryshe. Mendoni ndonjë kampanjë kreative, ku do t’i bëni pjesë edhe klientët! Bazuar në “Teorinë e kënaqësisë” që e përdori Volkswagen në kampanjën “shkallë piano”, u “dëshmua” që nëse diçka është argëtuese, njerëzit janë më të prirur të merren me të. Videoja e kësaj kampanje ka më shumë se 1.5 milionë shikime në You Tube. Kjo lloj qasjeje u jep mundësi brendeve që të njohin se nga çfarë me të vërtetë klientët ndikohen.

Përshtatni ofertat dhe zbritjet

Duke u dhënë klinetëve oferta dhe zbritje të cilat janë të përshtatshme për ta  ka shumë të ngjarë që ta fitoni besimin e tyre. Kjo është sidomos shumë e rëndësishme kur nuk bëhen mashtrime në oferta dhe zbritje. Ngjarje të tilla kanë dëshmuar, që brendet të cilat kanë prentenduar se janë duke bërë “oferta dhe zbritje” kanë rezultuar në humbje të besnikërisë nga klientët e tyre. Tentoni gjithashtu të jeni të afërt me klinetët, kur bëni këto oferta, ajo do të shërbejë si dritare për t’u futur brenda klientit tuaj.

 Krijoni një skemë besnikërie

Një tjetër mënyrë shumë e mirë për të qenë shumë afër konsumatorëve është që brendi të krijojë aplikacion për celularët. Kjo ka rezultuar si më shumë e pëlqyeshme për klientët që të jenë më afër brendit.

Vlerësoni klientët

Në fund, por kjo nuk do të thotë që është më pak e rëndësishme, bëni klientët tuaj që të ndihen të vlerësuar! Kushtoni atyre kohë dhe kujdes! Mendoni diçka kreative, si: ta ndani një ditë vetëm për njërin nga klientët tuaj, duke e bërë atë të ndihet mirë. Pastaj, kështu vazhdoni edhe me të tjerët, kohë pas kohe. Bisedoni me ta! Le të jetë një bisedë e ngrohtë, por gjithsesi të kuptoni mbi interesimet e klientëve tuaj, sepse ata nuk janë thjesht klientë./Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC