Si të përgjigjeni në pyetjen “Pse nuk jeni avancuar në punën aktuale?”, në një intervistë pune

10 Dhjetor '20

Si të përgjigjeni në pyetjen “Pse nuk jeni avancuar në punën aktuale?”, në një intervistë pune
	 	 

Gjithmonë kujtoni se ato që i keni shkruar në CV apo letër motivuese do t’u nxjerrin intervistuesve pyetje që të dini sa më shumë për ju dhe kandidatët e tjerë. Në këto raste nëse ata shohin që jeni në një pozitë për shumë kohë, mund t’ju pyesin për arsyen e mos avancimit nga shefi aktual. Kjo pyetje do të bëhet sidomos nëse keni aplikuar për një pozitë më të lartë se në pozitën që aktualisht e mbani.

ÇFARË KËRKON INTERVISTUESI?

Ajo çfarë rekruterët duan të dinë kur ua bëjnë këtë pyetje është të kuptojnë nëse u ka munguar ndonjë aftësi për kualifikim, apo keni paraqitje të dobët. Përveç kësaj ata duan t’ua shohin reagimin kur ju bëhet kjo pyetje. Mos shfaqni agresivitet dhe nervozizëm, apo jeni të gatshëm të bëni plane në këtë drejtim.

Këshillë: Nuk është e nevojshme që të ndiheni të nervozuar apo të fyer. Nganjëherë mënyra më e mirë për t’u avancuar është ndërrimi i punës.

Mund të ketë shumë arsye pse nuk keni qenë i avancuar. Në përgjigjen tuaj është mirë që të jeni i drejtpërdrejtë, pa qenë emocional. Ndani me intervistuesin ndonjë arsye për këtë mungesë, si psh:

Struktura organizative: Ndoshta kompania në të cilën jeni duke punuar nuk ka buxhet të mjaftueshëm dhe i duhet të presë për t’ju promovuar. Apo ndoshta kolegët që kanë qenë atje shumë më herët se ju zënë pozitat në cilat vetëm aty keni të drejtë të avancoheni.

Faktorë të jashtëm: Avancimi juaj përfshin një department tjetër, ku përgjegjësitë atje nuk janë të përshtatshme për ju, si përshembull, udhëtime të shumta apo ndonjë arsye tjetër që nuk ju përshtaten me jetën perosnale.

Mungesë kualifikimesh: Këtu bëni kujdes! Nëse mungesa e kualifikimeve ju mban larg avancimit në punën aktuale, rekruterët mund t’ju pyesin nëse do të jetë njëjtë edhe në kompaninë e tyre. Përmendni kualifikimet vetëm nëse e dini ato nuk janë shumë të rëndësishme për pozitën në të cilën keni kandiduar. Ose, nëse u bëni me dije se keni arritur që ta përmirësoni atë mungesë kualifikimesh.

Në përgjigjen tuaj, tregoni disa aftësi kyçe që i keni! Qëllimi duhet të jetë që ta prezantoni një përmbledhje të përvojave në atë mënyrë që “pohon” që jeni gati të merrni ndonjë pozitë udhëheqëse. Në rast se nuk jeni avancuar, sepse një koleg tjetër ishte më i kualifikuar, tregoni që nuk keni qëndruar duarkryq, por keni punuar shumë që t’i arrini ato.

Shembull: Epo, kjo është një nga arsyet që po kërkoj mundësi të reja. Kompania ku po punoj është një kompani e vogël, dhe struktura organizative është mjaft e sheshtë. Kjo ka qenë e dobishme për mua si punonjës, pasi isha në gjendje të mësoja shumë dhe të zgjeroja përgjegjësitë e mia përtej përcaktimit zyrtar të rolit tim. Por tani, unë jam gati të punoj në këtë pozitë dhe pas diskutimeve me CEO të kompanisë, është e qartë se do të duhet të punoj diku tjetër në mënyrë që të arrij atë moment të karrierës që gjithonë e kam dëshiruar!

Kjo është përgjigje e duhur sepse: Ajo e bën të qartë që kandidati është “rritur” më shumë se që kompania aktuale ka mundësi që t’i ofrojë.

KËSHILLA PËR PËRGJIGJE TË DUHUR

Mos kritikoni kompaninë: Bëni kujdes që derisa flisni për kompaninë që së paku të jepni komente neutrale. Pavarësisht që mund ta keni me të drejtë, rekruterët kanë tendencë që ta përkrahin punëdhënësin e kaluar apo atë aktual dhe juve t’ju konsiderojnë si ankues.

Potenconi sa shumë keni punuar që të jeni gati për avancim: Nëse keni marrë që keni bërë shumëçka si: kurse, keni marrë projekte, apo i keni nxitur vetes përgjegjësi të reja, përmendi ato në përgjigjen tuaj!

Flisni për faktorë të jashtëm: Nëse arseyja e mos-anavncimit tuaj ka të bëjë me faktorë të jashtëm si: faktorët gjeografikë të kompanisë, struktura organizative, përmendni në përgjigje! Në këtë mënyrë do të jetë e qartë që nuk ka të bëjë me mungesë të kualifikimeve apo të përvojës për mos-avancim.

ÇFARË TË MOS THONI?

Komente negative: Shmangni kritikat dhe komente personale!

Të pasigurtë apo të pandershëm: Mos gënjeni, rekruterët mund t’ju thonë se mos jeni duke fshehur diçka!

Mos e diskualifiko veten: Mos e vini veten në një dritë jo të mirë! Në fund të fundit, keni shkuar t’i tregoni anët e mira, e jo ta nënvlerësoni veten. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC