Gresa Boshtraj, dizajnerja me brendin e saj që në moshën 21 vjeçare

7 Dhjetor '20

Gresa Boshtraj, dizajnerja me brendin e saj që në moshën 21 vjeçare
	 	 

Arti është në çdo vend dhe çdo vend është art

Randon Boyd

Kjo fjali më shumë se ansjë tjetër i përshtatet dizajnerës së re, Gresa Boshtraj. Frymëzimi në çdo pjesë e natyrës ndikon tek ajo, që të sjellë në jetë veshje unike dhe plot ngjyra. Detajet e veshjeve të saj janë të frymëzuara kryesisht nga bota nënujore, koralet mahnitëse ajo arrinë t’i nxjerrë e t’i bëjë pjesë të krijimeve të saj, për t’i bërë të duken po kaq mahnitëse vajzat që i veshin ato. Por, Gresa nuk mjaftohet me kaq, shija e saj artistike bën që çdo gjë përreth ta sheh me një sy tjetër.

Gresa Boshtraj është vetëm 21 vjeçare dhe para pak kohësh ka hapur brendin e saj “Gresa Bosh”, kjo ndodhi menjëherë sapo përfundoi fakultetin për dizajn të integruar. Kreativiteti kishte qenë gjithmonë pjesë e saj. Ajo tregon se si derisa po kryente shkollën e mesme për mjekësi, ndjeu se ai po i zbehej, prandaj nuk iu dorëzua kësaj, sepse studimet i zgjodhi të atilla që do t’i ndihmonin t’u jepte shpirtë gjërave.

“Dizajni, arti dhe vet ideja e krijimit në përgjithësi kanë qënë diçka që edhe si fëmijë më kanë bërë shumë përshtypje, por pasi hyra në shkollën e mesme të mjekësisë pashë që u largova pak nga kreativiteti e aty kuptova që s’është mjekësia ajo çfarë dua edhe pse e kam shijuar edhe atë", kujton Gresa për Akademi Pune

gresa4

Pas përfundimit të viteve të studimeve, Gresa tregon që ishin prindërit e saj ata që i ndihmuan në hapjen e studios së dizajnit. Ata i ndihmuan në blerjen e pajisjeve të nevojshme përmes të cilave do t’i realizonte të gjitha idetë që kaherë i kishte menduar. Duke qenë se çdo fillim është i vështirë dhe njëjtë ishte edhe për dizajnerën e re, asaj i ndihmuan motrat e saj për ta hedhur në dritë koleksioni e parë “Kontrast n’Katror”. Koleksion ky që i hapi rrugë këtij brendi të ri.

“Vendosa të krijoj brendin “Gresa Bosh” pasi që e pashë që jam e përgaditur për treg pasi që kisha kryer edhe studimet. Më ndihmen e prindërve të mi, të cilët më ndihmuan të blej pajisjet e nevojshme, mu dha mundësia që të kem një studio timen ku mund të punoj e të realizoj idetë e mia.  Fillimet gjithmonë janë të vështira, por me një mendje të hapur e me motivim dhe vendosje të qëllimeve e detyrave ndaj vetës, si dhe me ndihmen e motrave të mia, Blerina dhe Klementina, punuam në një koleksion të pare të quajtur “Kontrast n’Katror” e i cili i kaloj pritshmëritë e mia pasi që u vlerësua mjaft shumë nga njerëz brenda dhe jasht Kosovës”, vazhdon ajo.

gresa2

Tematika në çdo koleksion është e veçanta e brendit të Gresës, ajo çfarë vishet nga ky brend nuk është thjesht një veshje, por ka një emër. Ajo tregon se aty janë të gërshetuara teknikat tradicionale të thurjes me dorë dhe ato kompjuterike

“Puna e një dizajnereje veçanti ka në secilin proces të saj duke filluar nga ideja, koncepti, hulumtimi e deri tek vet procesi i krijimit të një produkti ose veshjeje, proces i cili mendoj që është art në vete. Çka i bën të veçanta punët e brendit “Gresa Bosh” janë koleksionet me tematika, zgjedhja e ngjyrave dhe përdorimi i teknikave të ndryshme të tekstilit. Ne inkuadrojme edhe dizajne të krijuara në mënyrë kompjuterike (që është më bashkëkohore) si dhe teknika më tradicionale siq janë thurja e tëra me punë dore”, tregon ajo.

Me gjithë këtë veçanti dhe meqenëse veshjet e Gresa Bosh kanë rënë në sy edhe jashtë vendit, artistja është përballur me një sfidë tjetër, ajo e pagesës.

“Sfida e vetme ishte dhe është mënyra e pagesës nga blerësit nga vendet e huaja pasi që në Kosovë nuk kemi paypal dhe mundësitë në website për të blerë me kartelë online nuk janë të mundshme, kështu që duhet të përdorim zgjidhje të tjera”, tregon ajo.

gresa6

Ani pse “Gresa Bosh” është në hapa të sigurtë, brendi është ende i ri dhe themeluesja e tij është e vendosur që ta rrisë atë, të shtojë edhe shumë vende të punës, e mbi të gjitha që Kosova të njihet nga ky brend në gjithë botën. Ky qëllim është njëherësh ai çfarë e motivon dizajneren e re.

Në Kosovë, Gresa thotë që puna e dorës do të duhej të vlerësohej më shumë, sepse nuk është në nivël të kënaqshëm. Prandaj ajo fton të gjithë ata të rinjë që janë kreativ që të mos ngurrojnë për ta shfaqur të veçantën brenda tyre. Në fund të fundit, sipas Gresa Boshtraj, jo të gjithë dizajnerët duan të pëlqehen nga të gjithë.

“Mendoj që dizajni i modës vlërsohet mjaftueshëm, por duhet të dimë që ka shumë stile të ndryshme të dizajnit dhe jo githmonë dizajnerët duan të pëlqehen nga çdo njeri. Po ashtu mendoj që në Kosovë, puna e dorës duhet të vlerësohet shumë më shumë. Së pari, duhet të jenë të sigurtë se a është kjo që ata me të vërtetë duan, të hulumtojnë, të mësojnë vet, në kurse edhe në shkolla profesionale, sepse kualiteti që prodhon kur ke njohuri rreth artit e dizajnit është dukshëm më i mirë. Po ashtu është më rëndësi të krijojnë një stil të veçantë dhe të punojnë shumë”, përfundon dizajnerja. /Akademi Pune

gresa7

 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC