Si ta bëni një fotografi profesionale për LinkedIn?

3 Dhjetor '20

Si ta bëni një fotografi profesionale për LinkedIn?
	 	 

Përdorimi i rrjetit social LinkedIn secilën herë po rritet, me mbi 760 milionë përdorues vetëm deri në tetor të këtij viti, është bërë pothuajse forma më e përshatshme e komunikimit të personave specialistë në fusha të ndryshme. Përveç kësaj, personat që kanë pasur gjithmonë një punë të ëndrrave, tashmë e kanë shumë të lehtë që ta gjejnë atë përmes këtij rrjeti social. Sipas të dhënave të fundit, vetëm në një sekond bëhen 55 aplikime pune në LinkedIn.

Ashtu si në një intervistë pune, përshtypja e parë duhet të merret parasysh kur hapet një profil në LinkedIn. Përveç historisë së punësimit dhe aftësive, fotografia juaj është pjesë themelore e kësaj përshtypjeje. Kjo pjesë është shumë e rëndësishme, sepse kur “përballeni” për herë të parë me një person në LinkedIn, ata do të të mund t’ju njohin përmes fotografisë. Shumica e njerëzve nuk duan të lidhen me dikënd, i cili nuk ka një foto profili.

Si të shkrepni një foto profesionale?

Merrni një fotograf/e: Nga një fotograf profesional do të ishte mënyra më e mirë për ta pasur një foto profesionale për profilin tuaj. Por, nuk është e nevojshme që patjetër të shpenzoni për ta bërë një foto të tillë. Pyesni shokët apo dikënd nga anëtarët e familjes (që kanë njohuri si bëhet një foto), për t’ua bërë disa foto! Zgjedhni dikënd që ju bën të keni buzëqeshje natyrale! Një buzëqeshje e ngrohtë dhe miqësore do t’ju bëjë të dukeni më i pranueshëm dhe do t’i nxisë të tjerët që të lidhen me ju.

Bëni “selfie”: Nëse askush nuk është i duhuri për t’ju bërë fotografitë, atëherë bëjani vetes një fotografi me telefon, nëse kamera ka kualitet të lartë. Sigurohuni që të dukeni profesional përpara se ta bashkangjitni në profilin tuaj! Nëse fotografia nuk duket mirë pasi ta keni vendosur në fotografinë e profilit, atëherë filloni nga e para!

Përdorni fotografi-portret: Fotografitë me LinkedIn janë shumë të vogla, prandaj duhet të përqëndroheni tek koka, qafa apo edhe pjesa e sipërme e shpatullave. Nëse e përfshini të gjithë trupin fytyra juaj nuk do të duket aspak dhe njerëzit e kanë vështirë t’ju njohin.

Vishuni në mënyrë profesionale: Për shkak se LinkedIn është një paltformë profesionale për karrierë dhe biznes, kujdesuni që fotografia juaj t’ju shfaqë më profesional për fushën tuaj! Më saktësisht, kjo nënkupton një kostum për të dy gjinitë, bluzë të lezetshme për gratë, apo ndonjë veshje me serioze tek burrat. Zgjidhni ngjyra të errëta si: e zezë apo e kaltër dhe mos zgjidhni veshje që janë të ngarkuara me detaje! Kodi i veshjes nuk preferon veshje te hapura, por përveç kësaj edhe grimi i tepruar dhe stolitë duhet të shmangen.

Të jetë e thjeshtë: Fotoja duhet të jetë e përqëndruar vetëm tek vetja. Mos përfshini objekte, kafshë apo fëmijë. Shmangni prapavijat e ngarkuara! Prapavija më e mirë është ndonjë ngjyrë e lehtë. Mos harroni se ky rrjet social nuk është as Facebook as Instagram! Qëllimi i tij është ta tregoni anën profesionale dhe të krijoni lidhje të tilla.

Zgjedhni fotografi aktuale: Mos përdorni fotografi të vjetra pavarësisht se sa të rinj dhe atraktiv dukeni. Përdorni fotografi aktuale kështu që njerëzit nuk do të surprizohen kur t’ju takojnë. Do të duket e çuditshme kur takoheni me dikënd që në rrjete sociale duket 20 vjet më i ri.

Jini të njëjtë: Kur reklamoni online brendin tuaj, qëndrueshmëria është çelësi. Përdorni fotografinë e njëjtë në çdo rrjet social, sepse kështu do të jetë më e lehtë për t’u njohur.

Udhëzime për fotografi

  • LikedIn sugjeron që të përdorni një fotografi me fytyrën tuaj duke marrë 60 për qind të konizës. Fotografia më e madhe se 8 MB nuk do të pranohet.
  • Pasi të shkarkoni fotografinë, mund ta ndryshoni pozitën dhe madhësinë e saj. Përveç që mund ta editoni, fshini, apo ndryshoni në çdo kohë, ju gjithashtu mund të vendosni se kënd do ta lejoni që t’ua shikojë atë fotografi.
  • LinkedIn nuk pranon fotografi të kafshëve, logo, peisazhe, fjalë apo fraza. /Akademi Pune
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC