Si ta shkruani një profil profesional për veten, në faqen tuaj të internetit

2 Dhjetor '20

Si ta shkruani një profil profesional për veten, në faqen tuaj të internetit
	 	 

Profili rreth vetës është pjesa më e rëndësishme për faqën e internetit, blogun, apo protofolion tuaj. Kjo është pjesa ku punëdhënësit e ardhshëm, klientët potencial, përdorues të internetit dhe lidhje të tjera personale dhe profesionale njoftohen rreth asaj se kush jeni dhe çfarë bëni. Është burim ideal për ta promovuar përveç vetes edhe brendin.

Të shkruarit për veten nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Megjithëse është një mënyrë e mrekullueshme për të folur rreth vetes, nëse përqëndroheni shumë në vetën tuaj, në vend se të tregoni se çfarë mund të ofroni, mund t’ju ndikojë që të humbisni të interesuar.

Çfarë duhet të keni parasysh kur shkruani një letër të tillë?

Kur shkruani për veten duhet të përfshini:

Kush jeni dhe çfarë bëni?

Si keni arritur deri atje?

Cili është hapi juaj i radhës (çfarë synoni më tutje)?

Përdorni këta hapa për t’i përshkruar kredencialet tuaja, përvojat dhe qëllimet. E që do t’ju ndihmojnë edhe të përcaktoni se çfarë të përfshini bazuar në audiencën të cilën dëshironi ta arrini.

Vendosni nëse dëshrioni që ta përdorni vetën e parë apo vetën e tretë: Nëse vendosni që të shkruani në vetën e parë atëherë do të shkruani: “Unë menaxhoj grupe…”, për dallim prej vetës së tretë që duhet të përdorni ai/ajo (Ai/ajo menaxhon grupe). Por është e rëndësishme që pasi ta keni zgjedhur një formë, të filloni dhe të mbaroni me të. Megjithatë është e preferueshme që;

Kur shkruani rreth biznesit tuaj në web-faqe të shkruani në vetën e tretë, ndërsa në rastet kur web-faqja është protofolio personal, apo blog, më e mira është që të përdoret veta e parë.

Përqëndrohuni: Më e pëlqyeshmja për lexuesit është që ky shkrim të mos jetë shumë i gjatë. Porovoni të bëni një përmbledhje me më së paku 250 fjalë, përndryshe lexuesit do ta humbasin durimin.

Bashkangjitni fotografi: Nëse po e promovoni ekspertizën tuaj, shtoni edhe fotografi në faqen tuaj. Një fotografi profesionale, ashtu siç përdoret në rrjetin social LinkedIn do të ishte e përkryer. Në rast se web-faqja apo blogu është rreth produkteve apo shërbimeve, mund të përdorni fotografi më “të afërta”.

Qëndroni në një masë modest: Aq sa është e rëndësishme që t’i përfshini përvojën dhe arritjet tuja, aq e rëndësishme është që këto t’i bëni duke i shmangur deklaratat pakuptim. Deklarimet si “unë jam eksperti më i mirë i marketingut” apo “çdo kompani që do të më ketë mua pjesë të stafit, do të jetë shumë me fat”, do t’ju bëjnë më shumë dëm se sa dobi.

Jini vetëvetja kur shkruani: Mos përdorni fjalë që i keni marrë nga fjalori apo librat e bizneseve. Duhet ta gjeni një mes, nuk mund të flisni ashtu siç bëni sikur njoftoni dikënd në ndonjë kafiteri, por as si dikush që po kandidon për president.

Mos jini qesharak, duke tentuar të bëni shaka: Në disa profile do ta shihni se një dozë humori është mjaft efektive. Por, pavarësisht kësaj shmangni tregimet me humor, e veçanërisht ato që nuk ju vijnë natyrshëm! Mos u sforconi që të dukeni i zgjuar dhe argëtue! Në vend të kësaj është më mirë që të jeni të afrueshëm, miqësor dhe tërheqës.

Jini të sinqertë: Profili rreth vetës apo organizatës, duhet të pasqyrojë interesat tuaj të vërteta, qofshin ato persoanle apo të lidhura me punën. Për shembull, nëse e urreni aspektin e menaxhimit të llogarive në punë, mos shkruani se jeni i apasionuar pas përvojës me klientë!

Vendosni linqe ku është e mundur dhe e duhur: Sigurohuni që emaili juaj të jetë link! Nëse perdorni fjalën “përvojë”, mund ta lidhni atë me profilin e LinkedIn. Nëse përmendni ndonjë projekt në të cilin keni punuar, ndonjë artikull pozitiv, apo qoftë edhe një postim në blogun tuaj që ka nxitur interesim, mund t’i lidhni po ashtu me linqe.

Rifreskojeni profilin rregullisht: Mos harroni, se ky lloj shkrimi është një dokumnet që mbetet dhe të gjithë në çdo kohë mundta shohin. Prandaj, kurdo që ju vjen ndonjë frymëzim, amo keni fituar pervoja të reja, shtojini ato! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC