Si t’i përgjigjeni pyetjes “Si e menaxhoni stresin” në një intervistë pune

19 Nëntor '20

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Si e menaxhoni stresin” në një intervistë pune
	 	 

Në shumë nga profesione stresi është i pranishëm në masë të madhe. Natyra e tyre është e atillë, prandaj kërkohen njerëz që janë të qëndrueshëm në këtë pjesë dhe mund ta përballojnë apo ta menaxhojnë atë mirë. Gjatë rekrutimit të kandidatëve në këto lloj punësh zakonisht bëhet pyetja "Si e përballoni stresin”?

Është mirë që paraprakisht të përgaditeni sepse kur përballeni me këtë pyetje është mirë të jepni një përgjigje të përshtatshme. Intervistuesi nuk dëshiron që t'ju dëgjojë sesi nuk jeni person që stresoheni kurrë, sepse stresi është pjesë e pashmangshme dhe të gjithë ndjehen të stresuar në një kohë të caktuar, e sidomos gjatë orarit të punës.

Në vend të kësaj punëdhënësi dëshiron që ta kuptojë sesi ndikon presioni në përformancën tuaj dhe si arrini ta menaxhoni atë. Ai kërkon kanidatë, të cilët arrijnë të merren me shumë situata stresuese, qofshin ato perosnale apo edhe të tilla që lindin nga puna.

Çfarë duhet të thuhet?

Tregoni punëdhënësit si e menaxhoni stresin: Në këtë mënyrë intervistuesi do ta krijojë një tablo të qartë sesa mirë përshtateni me një situatë shumë stresuese. Si në çdo pyetje edhe në këtë, është mirë të jepni shembuj të ndonjë rasti, për shembull ta përshkruani një kohë kur ju është dhënë një detyrë shumë e vështirë, të cilën është dashur të përfundoni për një kohë mjaft të shkutër.

Fokusohu në sukses: Sigurisht nuk mjafton vetëm të tregoni sesi eprori ua dha një detyrë shumë të vështirë për ta kryer në një kohë minimale. Punëdhënësi kërkon që ta dijë sesi arritët që t’i bëni ballë asaj situate, qoftë në mënyrën sesi e menaxhuat stresin, e sidomos në atë sesi arritët ta përfundonit detyrën.

Tregoni që jeni mësuar: Kur bëhet kjo pyetje në një intervistë pune, duhet t’i tregoni intervistuesit që edhe më herët keni përvoja me punë që janë stresuese nga natyra, prandaj jeni mësuar me këtë mënyrë të të punuarit dhe nuk do ta keni më problem.

Shembull: Presioni është shumë i rëndësishëm për mua. Presioni i mirë, si për shembull  të kesh shumë detyra ose një afat të caktuar, më ndihmon të qëndroj i motivuar dhe produktiv. Sigurisht, ka raste kur shumë presion mund të çojë në stres. Por, unë jam shumë i aftë në balancimin e shumë projekteve dhe në përmbushjen e afateve, kjo aftësi më pengon të ndihem tepër i stresuar. Për shembull, unë dikur kisha tre projekte të mëdha në të njëjtën javë dhe ky ishte një presion i madh. Sidoqoftë, unë e krijova një orar pune, sesi do ta ndaja secilin projekt në detyra të vogla. Kjo më ndihmoi që t’i përfundoja të tre projektet para kohës dhe përvec kësaj e shmanga stresin e panevojshëm.

Përgjigje e duhur sepse: kjo u tregon intervistuesve që jeni më produktiv në situate me presion dhe arrini t’i ndani detyrat mirë.

Çfarë të mos thuhet?

Mos i përmendi disa raste: Shmangni ato raste kur ju e keni vendosur veten në një situatë stresuese pa nevojë. Nuk duhet të tregoheni si dikush që krijon vetë situata stresuese.

Mos thuaj se ishit shumë i stresuar: Mos u përqëndroni shumë, në atë sesa shumë ishit stresuar. Më mirë të përqëndoheni në atë sesi e keni kaluar, se në atë se në çfarë presioni jeni ndjerë gjatë asaj kohe.

Të flisni për menaxhimin e stresit, derisa jeni në stres

Një gjë duhet ta keni të qartë, nuk do të dukeni mirë, në rast se po tregoni sesa mirë dini ta menaxhoni stresin dhe në të njëjtën kohë të jeni i stresuar.

Për të mësuar se cilat janë shkaqet e stresit në punë dhe si ta trajtojmë atë lexoni edhe:  

STRESI NË PUNË, ÇKA E SHKAKTON DHE SI TA TRAJTOJMË?

/Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC