Ne mund të komunikojmë edhe me parqitjen e jashtme. Me mënyrën sesi dukemi dhe çfarë zgjedhim për të qenë më e përshtatshme për ne, tregojmë se kush jemi dhe si e shohim veten tonë.
Prandaj, në një intervistë pune nuk është e rëndësishme vetëm ajo që flasim, por edhe ajo se çfarë ngjyre kemi zgjedhur për të veshur, për ta krijuar përshtypjen e parë. Bazuar në një studim me më shumë se 2000 ekspertë të burimeve njerëzore dhe menaxherë të punësimit, ngjyra e kaltër dhe ngjyra e zezë janë ngjyrat më të mira për t’u veshur në një intervistë pune, ndërsa më e pa preferueshmja është ngjyra portokalli.
Menaxherët e punësimit tregojnë, mesazhet që percjell secila ngjyrë që përdoret nga kandidatët për një intervistë pune.
Ngjyra e zezë
E zeza mund të shihet si paarritshmëri, por në rastet kur ajo vishet si duhet “gjithashtu mund të komunikojë magjepsje, sofistikim dhe ekskluzivitet” thotë Karen Haller. E zeza është ngjyrë e cila merret seriozisht.
Ngjyra e kaltër
E kaltra është njëra ndër ngjyrat më të mira për t’u veshur në një intervistë pune, sepse shfaq besim dhe siguri në vete. Sipas ekspertëve për rekrutim, gjasat që të fitohet një punë kur një kandidat ka të veshur një kostum të kaltër është më e madhe, sesa kur ka veshur një ngjyrë tjetër,
Ngjyra e hirtë
Të veshurit me ngjyrë të përhirtë komunikon pavarësi apo izolim. Pavarësi tregon atëherë kur, ju keni veshur një kostum të kësaj ngjyreje, por që shfaqni mjaftueshëm vetëbesim. Meqenëse ngjyra e hirtë konsiderohet si ngjyrë “e vetmuar”, kjo mund të jap të kuptojë tek të tjerët që ju jeni një person i vetëmjaftueshëm dhe i aftë që të mendojë dhe të gjejë zgjidhje vetë.
Ngjyra e bardhë
Edhe pse ngjyra e bardhë është një zgjedhje e sigurtë dhe nuk tingëllon e gabuar, kur ta keni veshur mund të konsideroheni si i ngathët dhe me mungesë vetëbesimi. Por, menaxherët e punësimit thonë se e bardha do të thotë se jeni person “i organizuar”, madje këshillohet që ajo të vishet në një vend, ku të gjithë të tjerët përdorin njgyra të ndezura.
Ngjyra kafe
Kjo ngjyrë do të thotë, ngrohtësi, siguri dhe vetëbesim.
Ngjyra e kuqe
E kuqja tregon pasion dhe fuqi. Kjo është zgjedhja më e mirë për ta veshur, kur tentoni ta impresiononi dhe bindni dikënd, thotë menaxheri i brendit italian për veshje të meshkujve, Eredi Pisano. Përveç kësaj, ajo është e lidhur edhe me guximin dhe energjinë.
E gjelbra, Verdha, portokalli dhe vjollcë
Këto ngjyra të ndezura japin të kuptojnë që jeni person me aftësinë për të bërë të tjerët të qeshin dhe nxitë vëmendjen përreth jush. Megjithatë këto ngjyra nuk japin në çdo formë ndjenja të besimit apo të angazhimit, prandaj mund të mos jenë ngjyrat e duhura për një intervistë pune. Sidoqoftë, janë pikërisht këto ngjyra do të funksionin kur të bëheni pjesë e kompanisë, për të nxitur pozitivitet përreth./Akademi Pune