PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT EKSTROVERTË

18 Sep, 2019

PROFESIONET MË TË MIRA PËR NJERËZIT EKSTROVERTË
	 	 

Nëse ju pëlqen puna në grup sepse ndjeheni më produktiv, jeni shumë të shoqërueshëm dhe nuk rezervoheni,  atëherë ju keni një personalitet të ekstrovertit - njerëzit ekstrovertë kanë kryesisht këto tipare.

Për dallim nga introvertët të cilët e duan më shumë punën individuale, ekstrovertët motivimin e gjejnë edhe nga njerëzit e tjerë. Ekstrovertët konsiderohen njerëz shumë entuziastë, komunikativë, shumë të shoqërueshëm dhe që e duan qendrën e vëmendjes. Kësisoj, profesionet të cilat lidhen më njerëz, u përshtaten më së miri personaliteteve ekstroverte.

KosovaJob ju sjellë disa profesione, në të cilat njerëzit ekstrovertë mund të krijojnë karrierë shumë të suksesshme.

Rekruterë, këshilltarë të burimeve njerëzore. Ekstrovertët kanë aftësi shumë të mira të komunikimit. Atyre iu pëlqen të njohin njerëz të rinjë dhe të bashkëpunojnë me ta. Ekstrovertët ndjehen mirë edhe duke ndihmuar të tjerët. Prandaj, ky profesion u përshatatet shumë mirë sepse vazhdimisht do të takojnë njerëz të rinjë dhe vazhdimisht do të jenë në komunikim me të tjerët.

Zyrtarë për marrëdhënie me publikun. Të jesh një zyrtar për marrëdhënie me publikun do të thotë se do të mund të ndërtosh ura me profesionistë të mediave dhe të përfshihesh në aktivitete të ndryshme. Derisa një introvert do ta kishte shumë më të vështirë të dilte dhe të fliste para një audience, ekstrovertët mund ta bëjnë këtë shumë lehtë.
Përfaqësues të shitjeve. Puna në shitje po ashtu kërkon aftësi të mira të komunikimit. Përfaqësuesit e shitjeve takohen me klientë për të diskutuar përfitimet dhe shitjen e produkteve. Ata demonstrojnë produkte, artikuj dhe u përgjigjen pyetjeve, negociojnë çmimet dhe kontratat dhe këtë duhet ta bëjnë me klientë të ndryshëm.

Infermierë. Një tjetër karakteristikë e ekstrovertëve është dëshira për t'i ndihmuar të tjerët, pra të jenë altruistë.  Duke marrë parasysh këtë, puna si infermierë mund t'u shëbejë shumë ekstrovertëve. Ata do të dinë si t’i këshillojnë dhe trajtojnë pacientët.

Mësuesit. Për introvertët, mendimi për të qëndruar para një klase nuk është shumë i rehatshëm, ndërkaq një ekstrovert ka dëshirë të jetë në qendër të vëmendjes. Mësuesit kanë aftësi për të bashkëpunuar dhe komunikuar me një shumëllojshmëri të njerëzve, që nga nxënësit e tyre të rinjë deri tek të moshuarit e tjerë.

Aktorë. Një aktor duhet të jetë komunikativ, të jetë i aftë për t'u shprehur.  Padyshim që kjo nuk është një punë për introvertët por vetëm për ekstrovertët të cilët duhet të performojnë para turmave të mëdha.

Shkolla digjitale është shkolla e parë në Kosovë e cila ofron kurse të teknologjisë informative. Kjo shkollë ka qendrat e saj në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë, Ferizaj dhe Ljubjanë/Slloveni. Shkolla digjitale është institucion i akredituar nga Autoriteti  Kombëtar i Kualifikimeve dhe fëmijët që ndjekin kurset në këtë shkollë çertifikohen me titullin Junior Programmer. Kjo shkollë u mundëson nxënësve të fitojnë njohuri në tri lloje programimi. Programim bazik Programim i avansuar Programim profesional Kjo shkollë synon t’i avansojë gjeneratat e reja në fushën e teknologjisë në mënyrë që ata më pastaj të ndjehen të pavarur në zhvillimin e programeve teknologjike. Planprogrami i Shkollës Digjitale është i validuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe në fund të përfundimit fëmijët çertifikohen me titullin Junior Programmer. Ky planprogram ngërthen në vete edhe shumë aktivitete logjike dhe sociale ku përmes zhvillimit të tyre fëmijët mësojnë logjikën e koncepteve të programimit, si algoritmet, programet, ndërtimin e roboteve, aplikacioneve mobile, elektronike etj.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Shumica e dëmtimeve fatale që lidhen me punën, shkaktohen nga:
    A
    Goditja nga objektet
    B
    Rënia
    C
    Zjarri ose shpërthimet
    D
    Aksidentet nga puna në terren
  • Cili profesion ka lëndimet më fatale?
    A
    Ndërtimtarët
    B
    Juristët
    C
    Zjarrëfikësit
    D
    Bujqit
  • Si mund të përfitojnë punëdhënësit nëse përmirësohen politikat e sigurisë në vendin e punës?
    A
    Kanë punonjës të shëndetshëm
    B
    Më pak dëmtime në vendin e punës
    C
    Më pak produktivitet të humbur
    D
    Të gjitha më lartë
  • Kush duhet të jetë përgjegjës për sigurinë në vendin e punës?
    A
    Pronarët dhe menaxherët
    B
    Punëtorët
    C
    Inspektorët
    D
    Të gjithë më lartë
  • Cili është lëndimi më i zakonshëm jo-fatal në vendin e punës?
    A
    Lëndimi i muskujve dhe ndrydhjet
    B
    Lëndimi nga rënia
    C
    Lëndimi nga pluhuri i djegshëm
    D
    Lëndimi nga gjilpërat
  • Cilët nga tre elementet janë nevoja themelore të zjarrit, pa të cilat zjarri nuk mund të evoluojë?
    A
    Hidrogjeni, Karburanti, Oksigjeni
    B
    Ajri, Karburanti, Hidrogjeni
    C
    Oksigjeni, Nxehtësia, Karburanti
    D
    Nxehtësia, CO2, Oksigjeni
  • Pajisjet e punës duhet të kontrollohen:
    A
    Çdo ditë
    B
    Një herë në vit
    C
    Para një inspektimi
    D
    Periodikisht
  • Problemi më i zakonshëm i punës në muajt e verës është dehidratimi. Kur punoni jashtë ose në një mjedis të ngrohtë, sa shpesh duhet të pini ujë?
    A
    Çdo 5 minuta, edhe nëse nuk keni etje
    B
    Çdo 15 minuta, edhe nëse nuk keni etje
    C
    Çdo 30 minuta, edhe nëse nuk keni etje
    D
    Çdo orë, edhe nëse nuk keni etje
  • Çka nuk duhet të bëni gjatë ngritjes së një objekti të rëndë?
    A
    Ta mbani shpinën drejt
    B
    Të mbani këmbët së bashku
    C
    Të përkuleni në gjunjë
    D
    Ta mbani objektin afër trupit tuaj
  • Çfarë duhet medoemos të vishni në një kantier ndërtimi?
    A
    Këpucë të gjëra
    B
    Kapelë të fortë
    C
    Syze sigurie
    D
    Xhaketë të gjatë
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta gjeni punëdhënësin për të cilin dëshironi të punoni?
Çdo fillim i ri ka ka edhe sfida të reja. Një prej sfidave me të cilën përballen njerëzit në mbarë botën është edhe marrëdhënia e punës, duke nisur nga një intervistë e thjeshtë e deri tek fillimi i punës. Mirëpo, po aq sa mund të jetë sfiduese dhe e rëndësishme përzgjedhja e kandidatëve potencialë për një pozitë konkrete nga ana e punëdhënësve, po aq sfidues dhe i rëndësishëm është edhe vendimi i punëkërkuesit për t’u bërë pjesë e një kompanie. Në produktivitetin e punës dukshëm ndikon edhe hierarkia brenda kompanisë, rëndësia e ndarjes së duhur të detyrave dhe përshtatja e duhur me menaxherët apo mbikqyrësit. Kjo, ngase përafrimi i ideve në menaxhimin dhe realizimin e detyrave specifike shpesh mund të jetë çelësi i çdo suksesi gjatë një marrëdhënie të punës. Studimet thonë se të paktën 75% e arsyeve pse punëtorët largohen nga kompanitë është për shkak të punëdhënësve ose menaxherëve të këqinj. Kështu që, para se të pranohet një ofertë pune, duhet të analizohet gjithashtu edhe se si ka mundësi të zhvillohet marrëdhënia me punëdhënësin ose me menaxherin. Të punohet për një punëdhënës të mirë ose të keq ka shumë rëndësi se si dikush ndjehet për punën ose për kompaninë ku punon. Se si mund të zhvillohen ngjarjet apo raportet me dikë është e pamundur ta dimë, mirëpo një hulumtim i vogël rreth kompanisë apo punëdhënësit mund të tregojë sadopak nëse një marrëdhënie pune mund të zhvillohet si duhet. Arion Rizaj, drejtor i dy kompanive të njohura në Kosovë, HumanPower dhe KosovaJob, thotë se të gjithë duam dhe mundohemi që kohën kryesisht ta kalojmë me njerëz me të cilët kemi gjëra dhe qëllime të përbashkëta, në mënyrë që të ecim tutje në jetë, kësisoj edhe punëdhënësi duhet të jetë dikush me të cilin punëtorët kanë diçka të përbashkët. “Në një paralele të ngjashme, të gjesh punëdhënësin për të cilin dëshiron të punosh, do të thotë që si i punësuar ta japësh maksimumin nga vetja jote dhe mbi të gjitha të jesh e të mbetesh vetëvetja! Kjo na hap dyert që edhe qëllimet tona personale, t’i arrijmë bashkarisht me kompaninë dhe të ndjehemi të lumtur për suksesin e përbashkët. Të ndjehesh i lumtur në një vend pune, do të thotë ta kryesh punën me pasion dhe me ndërgjegje, të mendosh në mënyrë kreative dhe t’i pranosh sfidat. Kjo na ndihmon të zhvillohemi si individë dhe ta përjetojmë vendin e punës si shtëpinë tonë”, shpjegoi Arion Rizaj. Për ta gjetur punëdhënësin për të cilin do të punonit më shumë dëshirë, duhet  t’i analizoni disa gjëra. 1.Hulumtoni rreth punëdhënësit. Sikurse punëdhënësi juaj që dëshiron të informohet më shumë lidhur më kualifikimet apo referencat tuaja, interesohuni po njësoj edhe ju rreth punëdhënësit potencial. Do t'iu ndihmonte shumë nëse njihni dikë që ka punuar me atë punëdhënës që të mund të merrni më shumë informacione lidhur më përvojat e tij. 2. Bëni pyetje në intervistë. Për ta kuptuar nëse punëdhënësi është i duhuri për ju ose jo, e mira do të ishte nëse shtroni edhe disa pyetje gjatë intervistës. Ju mund të bëni pyetje të cilat ua lejojnë të merrni më shumë informacione rreth punëdhënësit dhe si rrjedhojë të kuptoni nëse pikëpamjet tuaja ndeshen me ato të tij. “Duke i bërë pyetje punëdhënësit tuaj potencial, ju do të mund të kuptoni rreth pikëpamjeve të tij sadopak, kjo do t’iu ndihmojë ta keni më të qartë nëse ajo mundësi pune është e mirë për ju ose jo. Nëse qysh në fillim arrini të kuptoni  diçka rreth punëdhënësit, nuk do të ketë vend për mosmarrëveshje në të ardhmen”, shtoi Rizaj. Mund të bëni pyetje si: Si e stimuloni bashkëpunimin brenda ekipit? Si i motivoni punëtorët?  3. Hulumtoni në rrjetet sociale. Një tjetër mundësi  e mirë për të mësuar më shumë rreth punëdhënësit potencial, janë rrjetet sociale. Duke e parë se çka dikush poston në rrjete sociale si Facebook, Twitter dhe LinkedIn, sadopak mund të arrini te paramendoni se si do të ishte të punoni për të. Kjo mund t’ua lehtësojë marrjen e vendimit për punën .
Lexo më shumë
12 aplikacione që lehtësojnë punën nga shtëpia
Puna në zyrë apo nga shtëpia? Pak rëndësi ka sepse aplikacionet/veglat me të cilat do t’ju njoftojmë në vazhdim të këtij artikulli, e lehtësojnë komunikimin, bashkëpunimin dhe punën në përgjithësi, në çdo ambient. Ditëve të fundit, edhe në Kosovë shumë biznese, institucione, organizata po e praktikojnë punën nga shtëpia. Mirëpo, ka shumë mendime që puna nga shtëpia është e vështirë për t’u realizuar në mënyrë efektive për shkak të pengesave që mund të hasën në komunikim. Kur punoni nga shtëpia, është shumë e rëndësishme të dini për mjetet të cilat ua lehtësojnë komunikimin dhe punën me pjesëtarët e tjerë të ekipit. Ka një mori aplikacionesh të cilat mund të përdoren kur punohet nga distanca, dhe e mira tjetër është se shumë prej tyre janë edhe pa pagesë. Çelik Nimani, drejtor ekzekutiv i kompanisë Frakton, në një intervistë për AkademiPune, ka folur më shumë rreth praktikave që kompanitë duhet të ndjekin gjatë kësaj kohe kur puna nga shtëpia është pothuajse e detyrueshme. Nimani nënvizoi disa prej platformave, të cilat mund t’i përdorin kompanitë varësisht nga natyra e biznesit. “Një prej tyre është “Slack” që mund të përdoret për komunikim direkt mes ekipit dhe për të organizuar komunikimet mes ekipit në grupe, diskutimi me tekst, e kjo vegël mundëson edhe shkëmbim të dokumenteve, thirrje, etj. Ngjashëm është edhe Microsoft Teams. Për menaxhim të projekteve në çfarëdo lloj  kompanie mund të përdoret “Trello” që është falas, “Asan” që është po ashtu pa pagesë dhe shërben për deri në 15 persona apo “JIRA” nga Atlassian që është me pagesë por që është shumë më profesionale nga këto dy të tjerat, duke mundësuar punën me metodologjitë SCRUM/AGILE” Ai përmend edhe vegla të tjera, mjaft efektive për video-komunikim, siç janë Google Hangouts apo Zoom, të cilat mund t’i përfshijnë deri në 100 persona në një thirrje, me mundësi për “screen sharing”, aplikacione këto po ashtu falas. Për të menaxhuar kohën në takime dhe detyra të tjera që janë më të thjeshta, ai u rekomandon kompanive të përdorin edhe veglat si Google Calendar dhe To-Do List.  “Ka edhe vegla të tjera për menaxhim të kodit softuerik për kompani të IT-së, përmes BitBucket apo Gitlab e Github, e kështu me radhë. Sot madje ka edhe vegla për fusha si mjekësi e ndërtimtari por të cilat ende nuk kanë marrë aplikim të gjerë globalisht, përveç në vendet e zhvilluara.”. Si mund të punohet në mënyrë efektive me ekipin nga distanca?  Që puna të jetë sa më frytdhënëse, Nimani tha se duhet të krijohet një ambient i zyrës edhe në shtëpi, të jetë orari i përshtatshëm i punës, të respektohen pauzat dhe detajet e tjera. “Duhet të praktikohen edhe detaje si veshja më zyrtare, si për në zyrë, në mënyrë që të mos i humbasim këto shprehi. Gjithashtu duhet të praktikohen edhe takimet e shpeshta me video, e më pak ato me chat, për shkak se kontakti fizik mungon dhe video-thirrjet janë metoda më e mirë për të qenë në kontakt të vazhdueshëm. Duhet pasur kujdes nga shpërqëndrimi prej gjërave tjera në shtëpi, për shkak se një gjë e tillë mund të shpërqëndrojë vëmendjen në punë, pra duhet edhe një vetë-menaxhim brenda zyrës në shtëpi” Ai tha se në kompaninë Frakton, pjesë e së cilës është ai, për ta mbajtur ritmin e punës njësoj edhe nga distanca, ata fillimisht praktikojnë komunikimin ditor në mëngjes që të dakordohen se çka do të realizojnë gjatë ditës, si dhe në mbrëmje për ta përmbyllur ditën dhe për të kuptuar nëse ka pasur ndonjë pengesë. Përparësitë dhe pengesat e punës në distancë Ndonjëherë puna në distancë tingëllon si diçka më e mirë për punonjësit, sepse kanë një orar të përshtashëm, kursejnë kohë dhe të ardhura më shumë, janë më të pavarur, etj. Mirëpo, puna nga shtëpia, përpos përfitimeve apo përparësive, mund të shoqërohet edhe me pengesa. “Ka pengesa si shpërqëndrimi nga detyrat e tjera të shtëpisë, telashet e mundshme me internet, problemet me karrige / ambient pune sepse nëse nuk e keni praktikuar më parë duhet të adaptoni ndonjë ambient për punë si tavolinën e kuzhinës. Në veçanti është sfiduese për prindër me fëmijë të vegjël, për shkak se fëmijët nuk janë në kopshte dhe janë të lumtur që kanë të dy prindërit në shtëpi duke kërkuar vëmendjen e vazhdueshme të tyre. Në këto raste, duhet bëhet një ndarje e punëve mes dy prindërve që me fëmijët të merret herë njëri e herë tjetri” Ai theksoi edhe ndikimin e një ambienti higjienik në punë, me ç'rast tha se duhet pasur kujdes me aktivitetin fizik në shtëpi dhe ajrosjen, si diçka shumë me rëndësi për shëndetin. Krejt në fund, ai tha se veglat e përmendura janë të gjitha të lehta për t’u përdorur dhe falë internetit nuk kanë ndonjë sistem të ndërlikuar për menaxhim të licensave apo instalimit. Sipas tij, në të ardhmen, me përdorimin e këtyre veglave që mundësojnë punën në distancë, do të ndeshemi me një sfidë tjetër, e ajo është se njerëzit do ta preferojnë punën nga distanca, dhe se do të priten edhe të tjera zgjidhje inovative për profesione të ndryshme. Në të ardhmen me teknologjinë 5G, parashihet që të mund të kontrollohen edhe mjete të rënda nga distanca, qoftë vozitja e një eskavatori në punishte nga komditeti i shtëpisë, por kjo mbetet të shihet.”përfundoi Nimani. /AkademiPune
Lexo më shumë
5 arsye pse nuk duhet ta braktisni vendin e punës
A është koha për të lënë punën time? Kjo është një pyetje që të gjithë ia kemi parashtruar vetes në një moment të karrierës tonë. Shumica e njerëzve presin derisa të ndjejnë se duhet lënë punën ose organizatën e tyre, dhe kjo i vë ata në disavantazh. Mos merrni vendime të nxituara pa analizuar mirë situatën në të cilën ndodheni. Nëse nuk i shikoni mirë rrethanat para se të vendosni ta braktisni punën aktuale, ju mund edhe të dështoni duke e bër një hap të gabuar në karrierë. Mos lejoni që një gjë e tillë të ndodhë me ju. Përkundrazi, duhet të jeni aktiv dhe shfrytëzoni mundësinë, të paktën një herë në vit, të vlerësoni vendin e punës dhe pozicionin që keni, së bashku me arritjet tuaja personale. 1. Mos e merrni vendimin shpejtë Mos e merrni vendimin për ta lënë punën vetëm nëse keni pasur një ditë të mërzitshme në punë. Mos ndërmerrni veprime të pamenduara që do të prishin raportet tuaja me punëdhënësin tuaj aktual ose njerëzit me të cilët punoni. Duhet ta dini se bashkëpuntorët tuaj aktual janë referencë e juaja për punët e ardhshme dhe këta njerëz do t'i vlerësojnë, respektojnë dhe mbajnë mend daljet e pjekura dhe profesionale nga puna, si dhe ato jo profesionale. 2. Performanca e kompanisë nuk është aq e mirë Mendoni se kompania në të cilën punoni po fundoset ose është në drejtim të gabuar. Kjo nuk është koha e duhur për të dhënë dorëheqjen. Deri atëherë jepni kontributin tuaj dhe ndihmoni ekipin dhe punëdhënësin tuaj përderisa ende keni një punë. Kësisoj, ju ndërtoni marrëdhënie, përvojë dhe referencë të mirë për intervistat e ardhshme të punës. 3. Pas një dështimi Jeni duke menduar largimin pasi që projekti që ishit pjesë e tij dështoi. Për punëdhënësit e ardhshëm, një dorëheqje përballë dështimit do të duket sikur të jeni larguar nga puna pasi mund të keni qenë personi përgjegjës për atë dështim. Në vend se ta mendoni largimin bëni gjënë e duhur. Kthejuni punës, qëndroni përpara sfidës, merrni kritikat, mos u dorzoni lehtë dhe përqendrohuni që t’i ktheheni punës edhe me më shumë përkushtim. Marrja e përgjegjësisë në vend se ta drejtoni gishtin në drejtim të tjerëve në momente kritike tregon karakterin tuaj të një udhëheqësi. 4. Mos nxitoni pa pasur ofertën tjetër Tregu i punës pëson ndërrime të ndryshme dhe aplikimet për një vend të mirë pune janë tejet të mëdha. Prandaj, pa pasur ndonjë ofertë tjetër mos merrni vendime që mund të jenë të dëmshme për ju. Kur nuk keni punë, fuqia juaj e negociatave është shumë më e ulët dhe kërkimi i punës bëhet emocionalisht sfidues. 5. Nuk keni kursime të mjaftueshme Kursimet janë të domosdoshme për realizimin e planeve që keni në të ardhmen. Nëse nuk keni mjaftueshëm para të kursyera për t'ju mbajtur deri sa të gjeni një punë të re, patjetër që duhet të mendoni dy herë para se të hiqni dorë nga puna e tanishme që keni./AkademiPune
Lexo më shumë
Hapat që duhet t'i ndërmerrni për ngritje në karrierë
Çfarë po ju ndalon nga ndërmarrja e hapave për të pasur sukses në karrierë?Kur është fjala te marrja e rreziqeve, a veproni pa menduar mirë, apo analizoni situatën dhe pastaj veproni? Për ngritje në karrierë, shmangia e rreziqeve në tërësi mund të jetë më e rrezikshme sesa përballja dhe tejkalimi i tyre. Përballja dhe tejkalimi i rreziqeve dhe sfidave gjatë karrierës ju ndihmon në ngritjen e vetëbesimit tuaj si dhe ndërtimin e një mentaliteti prej fituesi. Eshtë e lehtë të qëndroni në zonën tuaj të rehatisë dhe të shmangni rreziqet, mirëpo kësisoj ju nuk mund të përparoni në karrierë nëse ngurroni të provoni gjëra të reja. Në këtë artikull do të ndajmë me ju disa mënyra se si mund të menaxhoni më mirë rrezikun në të ardhmen, si dhe hapat që preferohet t’i ndërmerrni gjatë rrugëtimit në karrierën tuaj. Tejkaloni ndjenjën e frikës Ju mund edhe të keni dilema dhe frikë kur ndodheni para një vendimi të rëndësishëm në karrierën tuaj profesionale. Poashtu, mund edhe të jeni skeptik dhe pyesni veten nëse vendimi që po merrni nuk shkon si planifikoni. Mirëpo, duhet ta tejkaloni situatën duke marrë frymë thellë dhe duke menduar se si do të ndjeheni nëse hapi që do ndërmerrni shpaguhet. Filloni me hapa të vegjël Fillimisht, tentoni të ndërmerrni një rrezik të vogël çdo ditë, për të shtyrë veten jashtë zonës tuaj të rehatisë. Sa më shpesh të rrezikoni, aq më të rehatshëm do të bëheni. Kësisoj, ju gradualisht fitoni vetëbesimin që të ndërmerrni hapin e radhës që e konsideroni si moment kyç në formësimin tuaj profesional. Jepni prioritet qëllimeve tuaja Pavarësisht se cili është objektivi juaj, ju do të duhet të ndërtoni me vetëdije hapësirën në orarin tuaj për ta bërë atë të arritshëm. Nëse doni t'i jepni prioritet qëllimeve tuaja është mirë të shkurtoni përkohësisht një aktivitet, si shikimi i televizionit apo serialit tuaj të preferuar, ose mund të lini mënjanë një orë në ditë në mëngjes, gjatë natës, ose në pushimin tuaj të drekës për të punuar në qëllimin tuaj. Merrni parasysh përparësitë dhe mangësitë Nëse nuk jeni të sigurt para se të merrni ndonjë hap në karrierën tuaj, shkruani të gjitha në një copë letër. Shkrimi i përparësive dhe mangësive do t'ju ndihmojë të shihni rreziqet dhe shpërblimet e përgjithshme që mund t’ju presin. Nëse rezultatet nuk përputhen me pritshmëritë tuaja, është mirë ta keni një plan rezervë./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.