Pse të qenurit modest gjatë një interviste pune mund të ndikojë negativisht në punësim?

15 Nëntor '20

Pse të qenurit modest gjatë një interviste pune mund të ndikojë negativisht në punësim?
	 	 

"Modestia është virtyt, por jo në një intervistë"

(Barry Drexler për CNBC)

Mbase gjithë jetën jeni përgatitur të jeni njeri modest dhe këtë tashmë e shfaqni në çdo rrethanë. Kjo është një gjë e mirë, deri në momentin kur ajo nuk është e tepruar dhe përdoret në vendet ku është e nevojshme.

Në një intervistë pune të qenurit shumë modest mund të të prish punë. Madje një dozë e pranueshme mburrjeje është e preferueshme në një vend të tillë, nëse në asnjë rrethanë tjetër nuk pranohet.

Experti i Burimeve Njerëzore, Barry Drexler, i cili ka realizuar më shumë se 10 mijë intervista thotë se shumë aplikantë bëjnë gabim duke qenë shumë modest në intervstë. Kjo nuk duhet të ndodhë sepse një intervistë pune, mbahet për ta treguar vetën dhe aftësitë e tua.

Shanset për t’u harruar një kandidat modest pas intervistës janë më të mëdha, sesa për t’u harruar një që ka qenë “i zëshëm” duke i vënë në pah aftësitë e tij.

Një kandidat shumë modest në një intervistë pune mendon që në rastet kur ai do të tregojë për aftësitë e veta do të tingëllojë arrogant. Në fakt nuk është kështu, thotë Drexler. Ky lloj kandidatësh do të përfundojë gjithmonë duke i zbutur përgjgijet e tyre, deri në atë masë sa do të duken që nuk përkojnë mjaftueshëm me pozitën që po kërkohet.

Një intervistë punë është “garë”. Për atë pozitë mund të kenë aplikuar me dhjetëra kandidatë të tjerë dhe duhet t’u tregoni intervistuesve pse jeni më i mirë se çdo kandidat tjetër aty.

Si mund të përgjigjeni

Në vend të përgjiges “Unë di të përdor Excel-in” , thuaj “Unë jam i avancuar në përdorimin e Excel”.

“Unë mund të flas gjuhën angleze”, thuaj “Unë e flas rrjedhshëm gjuhën angleze”.

“Unë kam njohuri për tregun financiar”, thuaj “Unë jam shumë i ditur sa i përket tregut financiar”.

Një gjë duhet të jetë e qartë, se intervista e punës nuk është e njëjtë me një takim të zakonshëm. Madje edhe pse ato janë pjesë e jetës tonë, nuk janë diçka që i përkasin jetës sonë të përditshme, prandaj për shumicën e njerëzve nuk duhet t ë ekzistojë ky lloj hezitimi. Mund të jesh njeri i padëshiruar kur tentoni ta vendosni vetën në qendër të vëmendjes duke treguar gjithmonë për arritjet tuaja, por kur gjendesh përballë intervistuesve nuk do të jesh i tillë.

Në fund Drexler, u rikujton kandidatëve se një intervistë pune nuk do të zgjasë më shumë se një orë, prandaj të lihet modestia gjatë asaj kohe pak anash dhe pasi të jeni punësuar t’i ktheheni përsëri modestisë. /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC