7 mënyra sesi të menaxhohen xhelozitë në vendin e punës

14 Nëntor '20

7 mënyra sesi të menaxhohen xhelozitë në vendin e punës
	 	 

Në shumicën e vendeve të punës prania e xhelozisë është një lloj sfide me të cilën përballen të gjithë e sidomos ndërmarrësit dhe menaxherët. Xhelozia zakonisht vjen, kur anëtarët e një ekipi ndihen të pavlerësuar. Kjo shkaktohet nga ngritja e pagave apo ngritja në detyrë e njërit nga kolegët e tyre.

Punonjësit që rezultojnë të jenë më xhelozë, zakonisht tentojnë të ulin të tjerët, duke e bërë ambientin e punës të pakëndshëm. Kjo mund të shkaktojë largimin e disa anëtarëve të ekipit dhe uljen e moralit të punës brenda ekipit.

Xhelozia është një gjendje psikologjike, që nuk mund të presim që të largohet aq lehë, por punonjësit ndaj të cilëve ka xhelozi mund të bëjnë diçka, për të menaxhuar këtë situatë para të cilës janë “gozhduar”.

Alana Downer, eksperte në fushën e investimeve dhe tregtisë, thotë se ka disa hapa që mund të ndërmerren për të menaxhuar ndjenjën e xhelozisë dhe konkurrencën në vendet e punës.

Qëndroni profesionist

Çfarëdo që doni të diksutoni me një punonjës duhet gjithmonë të rrini brenda kornizave profesionale. Vazhdoni të bëni punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithashtu vazhdoni të flisni edhe me atë punonjës që po shfaqë doza xhelozie ndaj jush, njëjtë si me çdo pjesëtarë tjetër të stafit. Shmanguni nga bisedat, të cilat tingëllojnë që po bëhen personale.

Mbase kur një punonjës kënaqet duke ju bërë të ndiheni keq në sytë e të gjithëve, ju vjen që t’i flisni ashpër, por kjo nuk do të ishte shumë profesionale. Prandaj, nuk duhet që të lejoni që veprimet e tyre të ndikojnë në etikën e punës.

Bëhu pozitiv

Shumë punonjës xhelozë bëjnë supozime rreth pagës që e merrni, duke menduar që edhe ata bëjnë po kaq punë sa edhe ju. Por, nuk marrin parasysh punën e vështirë, vitet e shërbimit dhe përvojën që ju ka çuar në pozicionin të cilin ju tashmë e keni. Ata ndoshta nuk e kuptojnë, madje as ngarkesën e punës në të cilën jeni të përfshirë. Prandaj, qëndroni të qetë dhe pozitivë, sepse do të jetë në favor të tyre nëse ju shohim të stresuar dhe do të fillojnë të binden, që me të vërtetë ju nuk e meritoni atë pozicion.

Përmbahuni nga mburrjet

Është mirë që të shmangni çdo bisedë për gjërat që kanë të bëjnë me paratë si; makinë e re, shtëpi të mirë apo pushime. Këto tema mund të jenë zhgënjyese për eikipin.

Dëgjoni

Punonjësi është i prirur të ndihet xheloz edhe kur ndihet se po nënvlerësojnë. Nëse jeni menaxher i tyre, është mirë të përpiqeni të dëgjoni secilin punonjës rreth qëllimeve të tyre, por jo vetëm kaq: të angazhoheni edhe në arritjen e qëllimeve që ata kanë.

Mos harroni pozitën tuaj

Pavarësisht se është shumë e rëndësishme që të silleni mirë me punonjësit, ata të cilët janë shumë xhelozë nganjëherë janë të prirur që ta shfytëzojnë vëmendjen që ka menaxheri ndaj tyre.

Marrja e një qasjeje “më të lehtë” për menaxhimin e një punonjësi xheloz do t’i ofrojë atij trajtim të veçantë. Kështu, ai do të vazhdojë, që ta përsërisë sjelljen duke menduar se po i frikësoheni.

Jepni merita aty ku duhet

Mund të ju duket më në rregull t’i injoroni të gjitha përpjekjet e një punonjësi xheloz për të gjetur gabimet tua. Por, më e mira do të ishte sikur t’i vlerësoni meritat që ai ka. Në këtë rast punonjësi xheloz nuk do të ishte aq “i zënë” për t’i gjetur gabimet e tua, por do të përqendrohet në suksesin dhe punën e tij.

Kjo do të ndihmojë për ta rritur motivimin dhe bashkëpunimin në mes të ekipit dhe për ta ulur armiqësinë.

Bëni një bisedë të sinqertë

Nëse edhe pas çdo veprimi që bëni, sjellja e punonjësve nuk përmirësohet, atëherë provoni mënyrën e fundit. Merreni një ditë menjëanë atë punonjës dhe bëni një bisedë të qetë dhe të sinqertë për sjelljen e tij.

Mund të ndodhë që ai nuk është i vetëdijshëm për atë sjellje. Bëni një bisedë të matur dhe mos harroni, që ende të qëndroni në kornizat e profesionalizmit! /Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC