7 karakteristika që e dallojnë liderin nga shefi

13 Nëntor '20

7 karakteristika që e dallojnë liderin nga shefi
	 	 

Disa njerëz mendojnë që të qenurit shef dhe lider (udhëheqës) janë dy fjalë që kanë një kuptim, por nuk është pikërisht ashtu. Nuk mjafton vetëm një zyrë e mirë, të gjendesh në majen e një kompanie, apo të kontrollosh paratë që shpenzohen. Shef mund të jetë cilido, por të jesh udhëheqës është më shumë se kaq.

LIDERI UDHËHEQË, SHEFI URDHËRON

Udhëheqësit i motivojnë punonjësit e tyre, që gjë i frymëzon punëtorët që të ndjekin shembullin e tij. Ata japin edhe vetë ide dhe punojnë së bashku me punonjësit. Liderët e vertetë i tregojnë qartë objektivat dhe veprimet që kanë dhe synojnë arritjen e qëllimeve bashkë me ekipin. Kur një ekip i punës ka besim në udhëheqësin e tyre, kjo u ndihmon në përmirësimin e kulturës brenda tij.

Ndryshe prej kësaj shefi është i ngurtë, nuk i tregon synimet dhe idetë e tij për kompaninë dhe gjithmonë është në pritje të punonjësve, gjë që i detyron ata të punojnë pa udhëzime.

UDHËHEQËSIT DËGJOJNË PARA SE TË FLASIN

Udhëheqësit e mirë më shumë preferojnë që t’i dëgjojnë punonjësit sesa të flasin për ta. Ata janë të vetëdijshëm për vlerën e mendimeve të ndryshme, në procesin e vendimmarrjes.

Ndërsa, bosët janë të prirur që t’i dominojnë bisedat. E gjithë pritshmëria e tyre është që punonjësit vetëm të dëgjojnë komandat dhe t’i vendosin ato në zbatim.

UDHËHEQËSIT OFROJNË BARAZI

Bosët ndonjëherë mund të zgjedhin një ose dy punonjës të preferuar, gjë që mund të rezultojë në një trajtim të padrejtë. Ata u kushtojnë më shumë kohë punonjësve të caktuar, duke u dhënë atyre më shumë përfitime dhe duke krijuar një rreth të brendshëm në kompani. Kjo ndikon që punonjësve të tjerë t’u ulet produktiviteti dhe morali i ekipit.

Udhëheqësit e mirë i trajtojnë të gjithë në mënyrë të barabartë. Ata i japin rëndësi mendimit të secilit punonjës. Është e natyrshme që një lider të ketë simpati për njërin nga punonjësit por, ata nuk lejojnë që preferencat personale të pengojnë krijimin e një ambienti dinamik të punës.

LIDERËT PUNOJNË PËRKRAH PUNONJËSVE

Në raste kur një kompani fillon një projekt të madh, udhëheqësit e vërtetë i përveshin mëngët bashkë me ekipin. Duke parë që udhëheqësi i tyre është aq i përfshirë, ekipi ndjehet jashtëzakonisht i frymëzuar që të punojë maksimalisht në atë projekt.

Në rastin e njëjtë një shef është i prirur që të qëndrojë menjëanë, t’i mbikqyrë dhe urdhërojë të tjerët teksa e bëjnë punën. Kjo ua humbet kreativitetin dhe motivimin punëtorëve, duke i bërë ata të ndihen më të rezervuar.

UDHËHEQËSIT NUK QORTOJNË

Ka gjithmonë një kohë dhe vend të duhur për t’i korrigjuar në mënyrë të duhur gabimet e punonjësve. Por pavarësisht kësaj, ka shumë pronarë kompanish, që e kanë shprehi  t’i qortojnë ashpër punonjësit e tyre përpara të gjithë kolegëve. Kjo bën që punonjësit të ndihen të turpëruar dhe të humbasin vetëbesimin.

Për dallim nga ky lloj udhëheqësit e vërtetë ofrojnë këshilla të shëndosha në mjedise private, duke i ridrejtuar dhe vlerësuar përpjekjet e tyre.

UDHËHEQËSIT NUK FRIKËSOJNË, ATA SILLEN SI KOLEGË

Në zyret moderne nuk ka më vend frika në vend të respektit. Udhëheqësit e kuptojnë që frikësimi i punonjësve dhe përpjekja për t'i kontrolluar ata me frikë nuk do të funksionojnë në asnjë mjedis. Frika çon në dyshim, moral të dobët dhe humbje të produktivitetit. Drejtuesit e zgjuar frymëzojnë me entuziazëm, ndjeshmëri dhe u besojnë punonjësve të tyre që ata të marrin vendime vetë.

UDHËHEQËSIT INVESTOJNË KOHË NË PUNONJËS

Disa nga pronarët e kompanive, sidomos ata që kanë zgjedhur të preferuarit - kanë tendencë të injorojnë shumicën e punonjësve të tyre. Kjo mund t'u jap punëtorëve të tjerë ndjesinë që po ecin me një të ardhme të pasigurt.

Udhëheqësit nuk injorojnë. Ata investojnë kohë dhe përpjekje në zhvillimin e secilit punonjës në profesionin e tyre, duke u mësuar atyre aftësi të reja dhe duke i ndihmuar të përparojnë në karrierën e tyre./Akademi Pune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC