Enisi i ka ende të freskëta netët, kur nuk dëshironte t’ja dinte as për lodhjen as për argëtimin. E gjithë energjia e tij ishte përqendruar tek ëndrra, që pothuajse po i bëhej realitet. Vetëm edhe pak e ndante deri te krijimi i brendit që kaherë e kishte dëshiruar.
Gjithmonë e kishte pasur të qartë se kush ishte dhe çfarë dëshironte, që nga koha kur e vështronte të atin teksa punonte në studion e tij të fotografisë. Qetësia e tij dhe e ambientit ishin ngjitës për Enis Maksutovskin, e në kohën kur filloi që të ecte shkallëve të sipërmarrjes, e kuptoi se më shumë se kurrë i hynin në punë këto cilësi. Që sot punën e tij ta përqafonin figura kaq të mëdha të artit dhe jo vetëm, ju desht durim i pafund.
RRUGËTIMI I ENISIT
Përapara se ai ta krijonte brendin e tij të veshjeve urbane, ai ishte një djalë i ri që pasi i kreu studimet për dizajn grafik e filloi karrierën si drejtor artistik dhe dizajner në industrinë e reklamave. Puna e tij la gjurmë në shumë brende ndërkombëtare, kur krijoi kampanja për kompanitë e famshme automobilistike si Mercedes e BMW, për MTV dhe Next Top Model në Gjermani. Ndërsa, në vitin 2018 hodhi në dritë “Another Apartment”, kur për një kohë shumë të shkurtër mori vëmendje nga të famshëm si: Hailey Bieber, Dua Lipa, Chris Brown, Tory Lanez, Karim Benzema, Dafina Zeqiri dhe shumë emra të tjerë.
Enisi tregon se përpara se të martohej me Kaltrinën, u rrit së bashku me të dy motrat më të mëdha, duke marrë gjithë dashurinë që i duhej nga ato. Dita e tij ishte e ngjeshur, sepse edhe kohën e lirë e shfrytëzonte në studion e të atit.
“U rrita me dy motrat më të mëdha në një nshtëpi shumë të ngrohtë. Gjithë fëmijëria ime ka shkuar duke luajtur basketboll, gjë që e bëj ende, duke vizatuar, duke mësuar vazhdimisht dhe gjithashtu duke i ndihmuar babit tim në studio. Ai ishte një fotograf profesional. Teksa e mbështesja në biznesin e tij, kjo më mësoi që të jem i përqëndruar, të kuptoja sipërmarrjen, të kem disiplinë dhe gjithmonë të jem i respektueshëm me të tjerët, sepse nuk do ta dish kurrë se më çfarë po përballen ata”, kujton ai në rrëfimin për Akademi Pune.
SFIDAT PËR T’U KRIJUAR “ANOTHER APARTMENT”
Viti kur “Another Apartment” po vinte në jetë, ishte një vit i ri në të gjitha aspektet për Enisin. Ai kujton sesi befas ishte gjendur në mes të jetës si prind i ri, sepse atë kohë kishte lindur vajza e tij Leona dhe asaj të një sipërmarrësi të ri.
“Brendi im është ende më i riu në treg, por në fillimet më të hershme ishte shumë e vështirë ta menaxhoja punën e përditshme, lindjen e vajzës dhe jetën e re si prind dhe bashkëshort, plus që po krijoja një brend mode. E shfrytëzoja natën që të punoja për brendin tim, derisa kalonim netë pa gjumë, për shkak të vajzës tonë të vogël. Fatmirësisht ajo po rritet me gëzim dhe shumë dashuri. Mendoj që durimi ishte diçka që e kam pasur gjithmonë. Kështuqë, e kuptova që kjo më ka ndihmuar shumë që ta kaloja mirë këtë kohë”, tregon Enisi.
E shkollimi dhe karriera e mëparshme i ndihmuan shumë atij që shumicën e gjërave t’i kryenete vetë, pa pasur nevojë të shpenzonte shuma të mëdha parash. Madje, ai nuk harron që t’i përmend edhe të gjithë miqtë e tij, të cilët e ndihmuan që të ndërtonte brendin për të cilin kishte punuar aq shumë.
“Viti i parë kishte të bënte me gjetjen e prodhuesve të mirë, marrjen e mostrave, negociatat, hulumtimin, madje edhe dështimin dhe krijimin e brendit nga e para. Për fat të mirë, unë kam qenë në gjendje të krijoj vetë duke u nisur nga markimi, dizajni i kompanisë, dizajnin e produktit, fotografitë e produkteve dhe gjithçka tjetër rreth kësaj. Por çfarë sinqerisht më ndërtoi dhe më ndihmoi gjatë rrugës ishte mbështetja që vinte nga një sistem i përbërë nga disa miq shumë të mirë. Rina nga Belgjika, Agnesa nga Prishtina dhe Celina me Benin të dy nga Gjermania, më ndihmuan në krijimin e koleksionit të parë”, rrëfen Enisi.
Sfidë tjetër për të ishin paratë, një element kyç për fillimin e çdo biznesi. E meqenëse nuk kishte një investotor t’i ndihmonte në këtë aspekt, ai kujton sesi pikërisht në kohën kur të gjithë e shfrytëzonin të dilnin e të argëtoheshin, atij i duhet të punonte, sepse ndryshe nuk do t’i bënte ato para që i duheshin. Marrë parasysh edhe që produktet që ai tentonte t’i hedhte në treg ishin me kualitet të lartë dhe gjëra të tilla kushtojnë shumë.
PSE “ANOTHER APARTMENT”
Nganjëherë të mirat vijnë njëra pas tjetrës. Një ndryshim i vogël dhe gjërat që i ke mbajtur mbyllur gjithë kohën fillojnë të lulëzojnë. Kështu ishte edhe për Enisin një ndërrim i zakonshëm i apartamentit, i ndryshoj gjithë jetën e tij. Disa javë më vonë, ai tregon sesi bashkë me gruan filluan të diskutonin rreth krijimit të një brendi veshjesh.
“Shumë e thjeshtë. Gjithçka filloi kur bashkë me gruan kaluam në një apartament të ri. Pas disa javësh filluam të bisedonim rreth krijimit të një brendi veshjesh. Prandaj e kam quajtur brendin “Another Apartment”, tregon Enisi.
Që nga viti 2018, ky brend ka prodhuar fillimisht vetëm kapele. Kjo nuk ndodhi vetëm rastësisht, sepse teksa Enisi shpjegon cila ka qenë ideja që të fillohej me kapele, të jep të kuptosh se ai ka lindur për të qenë sipërmarrës, dikush që nuk lejon që ta lëshojë asnjë detaj dhe rast.
‘Unë jam i pasionuar pas modës dhe sipërmarrjes në përgjithësi, që kur jam rritur me fotografinë dhe duke i shikuar të gjitha fotosesionet në studion e babit tim. Ishte ëndërr e kahmotshme që një ditë të mund t’i vishja gjërat e mia. Zgjedhja e kapeleve për koleskionin tim të parë ishte më shumë strategjike sesa përsonale. Mendova, cila është gjëja e parë që njërëzit veshin pa marrë parasysh stinën? E drejtë, kapelën! Dhe sigurisht të famshmit dëshirojnë që ta fshehin fytyrën nga të gjithë paparazz-it. Prandaj e kam zgjedhur të parët ta krijioja kapelen”, shpejgon ai.
KËSHILLA E THJESHTË PËR TË RINJTË
Kjo markë veshjesh që reflekton shprehjen e kulturës së të rinjëve në kohën bashkëkohore, eksploron koncepte, tipografi dhe printime emocionale, apo qëndisje me cilësi të lartë. Duke qenë kështu, Enisi e sheh se ky stil përshtatet shumë me të rinjë të Kosovë, prandaj ai mendon që një ditë do të ishte i mundur një dyqan në Prishtinë.
“Gjenerata e re në Kosovë është plot talente të pazbuluara dhe mendje kreative. Ata kanë energji aq të mrekullueshme dhe mendoj që një dyqan “pop-up” do të ishte mirë që të “lidhej” më ta dhe ta ndanim historinë tonë personalisht. Prishtina do të ishte një zgjedhje e duhur. Unë jam i familjarizuar me këtë qytet dhe e dua shumë!”
Ndërsa për të rinjtë, të cilët duan që një ditë të kenë biznesin e tyre ai ka vetëm një këshillë:
Largoje telefonin dhe merru me të!
Planet e Enisit për brendin luksoz me gjithë thjeshtësinë e tij, nuk kanë fund. Ai ka diçka që e ka shtyer dhe e shtyen ende të punojë pa reshtur: ajo është vajza e tij. /Akademi Pune