Të pushohesh nga puna, mund të jetë shumë stresuese. Kur e merrni një lajm të tillë, mbase qysh në momentet e para do të dëshironi të largoheni nga zyra. Kjo, sepse humbja e punës mund t’iu ndikojë në shumë mënyra.
Në përgjithësi, gjithandej në botë ekziston një stigmë për njerëzit që janë pushuar nga puna, e kjo është akoma më e dukshme kur ndodhë në vendet e vogla, ku ka pak kompani që operojnë në treg dhe të cilat janë në kontakt me njëra-tjeren vazhdimisht.
Kështu që, nëse ndonjëherë gjendeni përballë një situate të tillë, kur punëdhënësi juaj ju thërret për t’ua kumtuar lajmin se jeni pushuar nga puna, është shumë e rëndësishme t’i keni parasysh disa gjëra dhe jo vetëm të dilni nga zyra.
Gjatë vitit 2018, një studim 10 vjeçar me më shumë se 2,600 drejtorë zbuloi se të gjithë ata individë që dikur u pushuan nga puna (91 përqind e tyre) kishin gjetur një punë të mirë apo edhe më të mirë se ajo që kishin pasur më herët. Ky studim u publikua në librin e titulluar “Dera tjetër e drejtorëve”.
Të largohesh nga puna nuk duhet të jetë diçka demoralizuese. Kjo duhet t’iu shërbëjë të reflektoni edhe me veten por edhe me ngjarjet përreth që mund të kenë shpierë deri tek pushimi nga puna. Cilado qoftë arsyeja e largimit tuaj, ju mund ta shihni anën e ndritshme të të gjithë ndodhisë dhe të jeni më të matur që në të ardhmen të mos lejoni të përsëriten situatat e ngjashme.