Pse nuk jeni duke i arritur qëllimet?

28 Shtator '20

Pse nuk jeni duke i arritur qëllimet?
	 	 

Nëse vazhdimisht jeni duke dështuar në arritjen e qëllimeve, kjo mund të jetë sepse e shihni caktimin e qëllimeve si proces në tërësi se sa vetëm si pjesë të procesit. Caktimi i qëllimeve është thelbësore por përderisa nuk ndërmerrni hapin e parë drejt arritjes së tyre, qëllimet nuk mund të konsiderohen objektiva të vërteta dhe të arritshme.

Arsyeja për mos arritjen e qëllimeve tona rrjedh nga mos planifikimi i duhur për t'i përmbushur ato në mënyrë efektive, ndonjëherë sipas rrethanave ka edhe mungesë vullneti, vendosshmërie ose guxim të pamjaftueshëm.

Ja se si t'i kuptoni dhe t'i trajtoni disa nga arsyet që nuk po i arrini qëllimet tuaja.

E ndëshkoni veten

Çfarë ndodh kur bëjmë "gjënë e gabuar"? Nëse vazhdoni ta fajësoni gjithmonë veten në rast të ndonjë dështimi eventual, ju nuk do t’i ndihmoni vetes aspak pasi vetëbesimi juaj do shkoj duke u zvogëluar. Në vend që të ndëshkoni veten për zgjedhje të gabuara, mos harroni se të gjithë njerëzit gabojnë dhe nga gabimet duhet të nxjerrim mësime e jo të zhytemi në dëshpërim.

Relaksoheni shumë shpejt

Disa njerëz kur fillojnë të kenë progres në ndonjë projekt, disi relaksohen dhe zgjedhin të pushojnë. Problemi është se të menduarit në këtë mënyrë ju jep një justifikim për t'u dobësuar. Prandaj, konsistenca është tejet e rëndësishme në aplikimin e shprehive që ju sjellin progres e jo krijimi i shprehive që ju ngadalësojnë.

Ju duhet miratimi nga të tjerët

Njerëzve zakonisht u pëlqen aprovimi nga të tjerët pasi kësisoj ndihen pjesë e shoqërisë. Kjo është arsyeja pse të admirohesh për arritjet e tua është një ndjenjë kaq e mrekullueshme. Por, mbështetja në aprovimin e të tjerëve për motivim dhe drejtim është e rrezikshme.

Nevoja për aprovim nga të tjerët është e rrezikshme pasi ju mund të bëheni të varur që ta shihni si nevojë aprovimin e të tjerëve para çdo vendimi që keni. Kjo ju kushton kohë, dhe jo të gjithë e kanë përgjigjen dhe këshillën e duhur.

Mbani qëllimet në kokë

Mos i mbani qëllimet tuaja të ngulitura në kokën tuaj. Përpiloni një listë ku mund t'i radhitni ato duke filluar nga ato që i keni më prioritet. Kjo është një praktikë mjaft efektive për t’i bërë qëllimet tuaja reale dhe ta mbani veten të përgjegjshëm për arritjen e tyre./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC