10 kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Botë

25 Shtator '20

10 kompanitë më të mëdha të teknologjisë në Botë
	 	 

Sot, teknologjia është një nga sektorët më të fuqishëm që formëson ekonominë globale, nxit ndryshimet dhe përcakton tendencat. Përmes këtij artikulli, ne do t'ju tregojmë për kompanitë më të mëdha të teknologjisë që sundojnë Botën.

Kjo listë përfshinë kompanitë më të mëdha nga fusha të ndryshme të industrisë dixhitale, si softueri, hardueri, media, tregtia elektronike, telekomunikacioni dhe të tjera. Disa do të mendonin se të gjitha kompanitë më të mira të teknologjisë janë me bazë në SHBA. Por në vitet e fundit, disa kompani aziatike u futën në dhjetëshen më të mirë të teknologjisë.

1. Apple

Vlera e përafërt: 1.90 trilion dollarë.
Industria
: Harduer, softuer, elektronikë, teknologji informacioni, etj.


Apple është kompania dixhitale më fitimprurëse në botë me të ardhura vjetore prej 260,2 miliardë dollarë. Kohët e fundit, Apple u konsiderua si kompania më e vlefshme në botë midis të gjitha industrive derisa Saudi Aramco hyri në listë në 2019 dhe zhvendosi gjigantin dixhital në vendin e dytë. Kompania është themeluar më 1 prill 1976, nga Steve Wozniak, Ronald Wayne dhe Steve Jobs. Në ditët e sotme, gama e produkteve të Apple është e gjerë dhe përfshinë ora dhe telefona të menqur, kompjuterë, laptopë, tableta etj. Apple ka selinë në Cupertino, Kaliforni, SHBA.

2. Microsoft

Vlera e përafërt: 1.60 trilion dollarë.
Industria: Zhvillimi i softuerit, hardueri, elektronika, informatikë, etj.

Microsoft është kompania e dytë më e madhe e teknologjisë, për shkak të kapitalit të saj në treg prej më shumë se 1.6 trilionë dollarë. Ajo gjithashtu është një nga kompanitë dhe markat më të shtrenjta në të gjithë botën. Korporata me famë ndërkombëtare u themelua në vitin 1975 nga Bill Gates dhe Paul Allen.

3. Amazon

Vlera e përafërt: 1.59 trilion dollarë.
Industria: Tregtia elektronike, elektronika e konsumit, shpërndarja dixhitale, etj.

Amazon është një kompani teknologjike amerikane që operon në nivel global. Amazon përqendrohet në tregtinë elektronike, transmetimin dixhital dhe inteligjencën artificiale. Kompania është themeluar në 1994 nga Jeff Bezos dhe ka selinë në Seattle, Washington.

4. Google/Alphabet

Vlera e përafërt: 1.02 trilion dollarë.
Industria: Kërkim dhe zhvillim, softuer, video lojëra, bioteknologji, etj.

Pothuajse të gjithë përdoruesit e internetit kanë dëgjuar për Google të paktën një herë. Por disa mund të mos e dinë që në 2015 gjiganti i famshëm ndërkombëtar i Internetit ndryshoi emrin e tij zyrtar në Alphabet Inc. Kjo kompani u krijua në 1993 nga Sergey Brin dhe Larry Page. Selia e saj është në Mountain View, Kaliforni, SHBA.

5. Facebook

Vlera e përafërt: 764.74 miliardë dollarë.
Industria: Rrjete sociale, online marketing, etj.

Facebook është një nga kompanitë me rritjen më të shpejtë dhe një nga markat më të shtrenjta në të gjithë botën. Në të vërtetë, vlera e tregut prej 764 miliardë dollarësh është një tregues astronomik i popullaritetit për një projekt në Internet. Facebook u zhvillua nga Mark Zuckerberg në shkurt të vitit 2004. Sipas statistikave Facebook aktualisht vizitohet nga më shumë se 2 miliardë njerëz çdo ditë. Sot, Facebook zotëron shumë projekte të tjera të njohura, midis të cilave  Instagram, Messenger, Whatsapp dhe Oculus VR. Selia e Facebook është në Menlo Park, Kaliforni, SHBA.

6. Alibaba Group

Vlera e përafërt: 680,7 miliardë dollarë.
Industria: Internet, tregti elektronike, etj.
Alibaba është një nga platformat më të mëdha tregtare virtuale në Kinë dhe në Botë, duke tërhequr vëmendjen e blerësve si nga çmimet e përballueshme ashtu edhe nga një gamë e gjerë e mallrave të paraqitura. Themeluar në prill të vitit 1999 me seli në Hangzhou, Kinë.

7. Tencent

Vlera e përafërt: 636,05 miliardë dollarë.
Industria: Internet, mjet hulumtimi, rrjet social, tregti elektronike, etj.

Ky gjigant kinez, i themeluar në vitin 1998, është një kompani sipërmarrjesh, kompani investimi dhe një nga kompanitë më të mëdha në industrinë e lojërave me "League of Legends", "Arena of Valor" dhe "Fortnite".

8. TSMC

Vlera e përafërt: 382.82 miliardë dollarë.
Industria: Gjysëm-përçuesit, pajisje elektronike.

Taiwan Semiconductor Manufacturing Company (TSMC) është ndër prodhuesit më të mëdhenj në Botë të qarqeve dhe gjysëm-përçuesve. Produktet e saj përdoren në kompjuter, komunikim, elektronikë të konsumit, automobilistikë dhe industri të pajisjeve industriale. Ajo u themelua në vitin 1987 nga Morris Chang dhe u bë një nga kompanitë e para kushtuar prodhimit të gjysëm-përçuesve në Botë. Selia e kësaj kompanie ndodhet në Hsinchu, Tajvan.

9. Samsung

Vlera e përafërt: 328,59 miliardë dollarë.
Industria: Elektronika, pajisjet shtëpiake, inxhinieria e avionëve.

Kompania e Samsung ka këta sektorë teknologjikë - Elektronika e Konsumatorit, Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimet Mobile dhe Zgjidhjet e Pajisjeve. Në vitet e fundit, një pjesë e madhe e të ardhurave të Samsung (rreth 40%) ishin të lidhura me telefona të menqur.

Firma u krijua në Korenë e Jugut në vitin 1938. Në 1969 Sanyo u bashkua me Samsung, nga e cila lindi Samsung Group. Në 1983, kompania filloi prodhimin e kompjuterit personal. Nga 1991-1992 filloi me zhvillimin e linjës së parë të celularëve.

10. Nvidia

Vlera e përafërt: 269,34 miliardë dollarë.
Industria: Gjysëm-përçuesit, video lojërat, elektronika, harduer.

Nvidia është një nga prodhuesit e procesorëve grafik në të gjithë Botën, duke siguruar GPU-të më të shpejta në dispozicion për kompjuterë, konzola për lojëra, etj.

Kjo kompania pati suksesin e saj të parë me tregun e lojërave kompjuterike. Në vitin 2000, ajo filloi partneritetin me Microsoft për zhvillimin e kartave grafike për konzolën e lojrave X-box. Që atëherë, kompania vazhdimisht përmirëson produktet e saj duke zgjeruar linjën dhe duke vendosur standardet e reja të grafikave interaktive. Kompania u themelua nga Jen-Hsun Huang, Curtis Priem dhe Christopher Malachowsky në vitin 1993. Selia e saj është në Santa Clara, Kaliforni, SHBA.
Ref: https://fxssi.com/most-valuable-tech-companies

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC