Gabimet që duhet t’i shmangni nëse largoheni nga puna

23 Shtator '20

Gabimet që duhet t’i shmangni nëse largoheni nga puna
	 	 

Kur e humbni punën tuaj, shumë mendime ju kalojnë në kokë. Kësisoj mund të keni emocione të përziera që ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore. Ndonjëherë ne veprojmë bazuar në emocionet tona.

Janë disa gabime që duhet t'i shmangni për ta kaluar sa më lehtë këta fazë kritike dhe ta rimerrni veten sa më shpejtë.

Të flisni keq për ish-punëdhënësin tuaj

Është e natyrshme të ndihesh i hidhuruar kur largoheni nga një kompani pa dëshirën tuaj. Sido që të jetë, mos bëni gabim duke komunikuar me të tjerët për ish punëdhënësin tuaj, qoftë në rrjete sociale ose gjatë intervistave të ardhshme pune. Nëse veproni kësisoj, nuk do të dukeni profesionist aspak. 

Në vend të kësaj, mbani qetësinë tuaj dhe kur pyeteni në intervista pse gjërat dolën ashtu si ndodhën, jepni një përgjigje të shkurtë ku mund të thoni se rrugët tuaja janë ndarë me marrëveshje të përbashkët dhe miqësisht.

Mos zgjerimi i rrjetit tuaj

Humbja e një pune mund të dëmtojë egon tuaj, kështu që ju nuk mund të keni dëshirë të kontaktoni me njerëzit menjëherë dhe t'i informoni ata për situatën tuaj. Por nëse nuk dilni dhe nuk njihni sa më shumë njerëz të rinj, mund të përfundoni duke e dënuar veten me një periudhë më të gjatë se sa duhet si i/e papunë.

Humbja e vetëbesimit

Humbja e vendit të punës vërtet mund të ndikojë në disponimin tuaj negativisht. Mirëpo, ndjenja e keqardhjes për veten nuk ju ndihmon aspak. Sa më shumë kohë të kaloni duke u ankuar për gjendjen në të cilën jeni, aq më shumë jeni të prirur të mbeteni të papunë, dhe kjo mund t'ju dëmtojë psiqikisht dhe financiarisht. Prandaj, përditësoni CV-në tuaj, filloni të lexoni shpallje të punës dhe kontaktoni me ish kolegët dhe bashkëpunëtorët tuaj.

Nëse angazhoheni në gjetjen e një pune të re, do të arrini t'i lini mënjanë ato ndjenja negative dhe të ndiheni më mirë për veten tuaj në tërësi.

Të humbasësh një punë është e vështirë, pavarësisht se si e shikon atë. Megjithatë, duhet ta kuptoni se ju personalisht keni fuqinë për ta kthyer një situatë jo të favorshme në një gjendje produktive. Dhe nuk i dihet fare, nëse ndërmerrni hapat e duhur, puna tjetër që do të përfundoni mund të jetë shumë më e mirë se ajo nga e cila u larguat./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC