Si ta dëshmoni veten në muajt e parë të punës së re?

22 Shtator '20

Si ta dëshmoni veten në muajt e parë të punës së re?
	 	 

Fillimi i një pune të re mund të jetë i vështirë. Ju jeni ende duke kuptuar jo vetëm përgjegjësitë tuaja, por edhe mënyrën se si të përcjellni politikën e zyrës dhe të komunikoni më mirë me kolegët tuaj.

Një pjesë të madhe të ditës ju do ta kaloni në një ambient të njëjtë me kolegët e punës, kështu që shfrytëzoni këtë kohë ta njihni më mirë njëri-tjetrin. Mësoni për prejardhjet dhe interesat e kolegëve tuaj, pasi kësisoj do të ndiheni më rehat në mjedisin e ri. Ju shpejt do të filloni të kuptoni perspektivat e tyre, të cilat do t'ju ndihmojnë të lidheni më mirë dhe të shtoni bashkëpunimin tuaj.

Mësoni për formën e komunikimit

Ka mbikëqyrës që e duan komunikimin përmes emailit dhe të tjerët që nuk e preferojnë këtë formë komunikimi. Disa tjerë preferojnë të mbajnë mbledhje pune më shpesh. Ju nuk jeni një lexues mendjesh, prandaj në vend që të mësoni preferencën e mbikëqyrësit tuaj me anë të provës dhe gabimit, thjesht pyesni. Përcaktimi i mënyrës se si ju të dy pëlqeni të komunikoni do ta bëjë procesin e punës shumë më efikas dhe produktiv.

Mësoni politikat e punës

Disa politika të zyrës mund të jenë të shkruara në një manual zyrtar dhe që i ofrohet stafit të kompanisë. Mos hezitoni ta pyesni mbikëqyrësin tuaj ose një përfaqësues të burimeve njerëzore për gjëra të tilla si:

Zhvillimi profesional. Cilat janë trajnimet që ofron kompania? Cilat janë mundësitë për tu promovuar?

Kodi i veshjes. Cila konsiderohet veshja e përshtatshme apo e papërshtatshme?

Koha e pushimit. Cilat janë politikat zyrtare me shkrim për pushime dhe/ose pushime mjekësore që ofron kompania?

Puna në distancë. A mund të punoni nga shtëpia? A pritet që ju ta bëni ndonjëherë këtë edhe pas orarit të punës?

Pauza e drekës. Ku hanë shumica e njerëzve? A është orari pauzës fleksibil apo i caktuar?

Jeni të vetëdijshëm për kohën tuaj dhe mënyrën se si pyesni për disa nga këto politika. Ju nuk do të donit të dilni si lakmitar ose insistues, kështu që tregoni se thjesht po përpiqeni të kuptoni më mirë për qëllimet tuaja të planifikimit kohor.

Ofroni ndihmë

Si një i porsaardhur, ju sillni një perspektivë të re në organizatë. Prandaj, ofroni ndihmë aty ku ka nevojë duke u bazuar nga përvojat tuaja paraprake. Është me rëndësi ta dini se tranzicioni kërkon kohë, dhe ju nuk do të përmbushni gjithçka menjëherë. Prandaj, listoni disa qëllime të qarta dhe jepni maksimumin tuaj drejt realizimit të atyre qëllimeve./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC