Aftësitë që duhet t’i përfshini në letrën e motivimit

18 Shtator '20

Aftësitë që duhet t’i përfshini në letrën e motivimit
	 	 

Letra e motivimit ju jep një shans të shkëlqyeshëm për të ndarë aftësitë tuaja dhe si mund t'i transferoni këto aftësi në një punë të potenciale. Theksimi i këtyre aftësive të transferueshme në letrën tuaj të motivimit i jep punëdhënësit mundësinë për të mësuar më shumë rreth asaj se kush jeni dhe çfarë mund të kontribuoni.

Të kuptuarit se çfarë aftësish zotëroni dhe si ato lidhen me pozicionin e hapur mund t'ju japë një avantazh kur përpiloni letrën tuaj të motivimit. Disa nga aftësitë e transferueshme që mund të përfshini në letrën tuaj të motivimit janë:

Komunikimi

Shkathtësitë e komunikimit si dëgjimi aktiv dhe komunikimi me shkrim janë aftësi që kërkohen shumë nga punëdhënësit. Të qenit në gjendje të komunikoni në mënyrë efektive ju bën një zgjedhje më të favorizuar për punëdhënësit sepse këto aftësi transferohen në çdo industri.

Ju mund të përfshini aftësitë tuaja të komunikimit në letrën tuaj të motivimit duke theksuar punët e mëparshme ku i keni përdorur ato aftësi për bisada me shumë njerëz çdo ditë. Shkrimi i një letre motivuese të shkëlqyeshme gjithashtu jep një përfaqësim të qartë të aftësive tuaja të komunikimit me shkrim.

Shërbimi ndaj klientëve

Aftësitë e shërbimit ndaj klientit përfshijnë një larmi aftësish të buta si dëgjimi aktiv, ndjeshmëria dhe zgjidhja e problemeve. Të kesh një histori të shërbimit të klientëve mund t’i tregojë punëdhënësit tuaj të ri se keni pasur përvojë në shërbimin ndaj klientit dhe mund t’i transferoni ato aftësi në pozicionin tuaj të ri.

Kur shkruani një letër motivuese për një pozitë që kërkon shërbim ndaj klientëve ose ndonjë pozitë që do të përfshijë komunikimin me klientin, përpiloni një historik të shkurtër të përvojave tuaja më të mira të shërbimit ndaj klientit dhe mënyrën se si mund t'i përdorni ato në punën tuaj të re.

Puna në ekip

Të jesh në gjendje të punosh me njerëz të tjerë është një aftësi e fortë që shumë punëdhënës e vlerësojnë. Po ashtu, edhe në rolet drejtuese dhe menaxheriale, puna në ekip është thelbësore për të promovuar progresin dhe për të përfunduar detyrat. Kur aplikoni për një punë që do t'ju kërkojë të punoni si pjesë e një ekipi, merrni parasysh të përshkruani një përvojë kur keni punuar me kolegë për të kryer një projekt të përbashkët.

Udhëheqja

Aftësitë udhëheqëse janë thelbësore në çdo industri, pavarësisht nëse jeni menaxher ose jo. Udhëheqja është më shumë sesa menaxhim, përfshinë të qenit në gjendje të menaxhoni kohën dhe veprimet tuaja kur punoni me të tjerët.

Etika e punës

Etika e punës është një aftësi dhe një vlerë që punëdhënësit e vlerësojnë. Aftësia juaj për të ndjekur detyrat tuaja ju ndihmon të mbani marrëdhënie pozitive me bashkëpunëtorët dhe menaxhmentin tuaj. Shpjegimi shkurtimisht i etikës suaj të fortë të punës në letrën tuaj të motivimit mund t'ju japë një avantazh kur aplikoni për një vend pune.

Këto janë vetë disa aftësi që mund t’i përfshini në letrën tuaj të motivimit. Aftësi tjera që mund të shtoni janë si:

*Menaxhimi i kohës;
*Aftësia për zgjidhjen e problemeve;
*Përshtatshmëria;
*Aftësitë kompjuterike;
*Pranimi i përgjegjësisë;
*Marrja e iniciativave.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC