Përgatitja për tregun e punës në fund të studimeve

16 Shtator '20

Përgatitja për tregun e punës në fund të studimeve
	 	 

Nëse jeni në vitin e fundit të studimeve, atëherë është koha të filloni përgatitjet për planifikimin e karrierës tuaj. Përveç kurseve të nevojshme që duhet të mbaroni ju duhet t'i keni parasysh edhe shumë aspekte tjera. Për t'u përgatitur për perspektiva më të mira pune, duhet të krijoni një plan për sukses gjatë studimeve, e sidomos kur jeni afër mbarimit të studimeve.

Nëse e shihni se shumica e të diplomuarve  që ju njhni po flasin për mënyrën se si ata janë pa punë ose të papunësuar, kjo duhet të jetë një alarm për ju që ta filloni sa më parë planifikimin e karrierës tuaj.

Rregulloni profilet tuaja të rrjeteve sociale

Sipas një studimi të Shoqatës për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore (studim i realizuar në SHBA), 84% e kompanive përdorin rrejtet sociale për të gjetur kandidatë.

Sigurimi se nuk keni ndonjë gjë të disponueshme publikisht që mund të dëmtojë gjasat tuaja për të siguruar një punë është një hap i mirë i parë. Këshilltarë të shumtë për karrierë sugjerojnë se është mirë të vendosen në privat çdo post publik i juaj që mund të ndikoj negativisht në karrierën tuaj.

Mësoni aftësi të reja

Fokusohuni në zhvillimin e aftësitë të cilat tashmë i posedoni, si dhe në mësimin e aftësive të reja. Aftësitë sociale si komunikimi, zgjidhja e problemeve, empatia, udhëheqja, po ashtu edhe aftësitë kompjuterike si programimi apo dizajni grafik janë ndër aftësitë që kërkohen nga rekruter dhe punëdhënës të shumtë.

Njoftoni njerëz

Rrjetëzimi është formë tejet efektive për të ardhmen e karrierës tuaj. Prandaj, takoni sa më shumë njerëz të profileve të ndryshme si dhe të fushave ku ju keni më shumë interes. Këtë mund ta bëni duke marrë pjesë në trajnime dhe evente të ndryshme.

Rrjetin tuaj të njerëzve mund ta zgjeroni edhe përmes rrjeteve sociale, sidomos në LinkedIn. Ju mund të përdorni LinkedIn për të gjetur punën ose praktikën e duhur, për të lidhur dhe forcuar marrëdhëniet profesionale dhe për të mësuar aftësitë që ju duhen për të pasur sukses në karrierën tuaj.

Përfundoni të paktën një punë praktikë

Puna praktike është forma më e mirë për ta ditur nëse një rrugë e caktuar karriere është e duhura për ju. Përmes saj ju mund ta kuptoni industrinë për të cilën keni interesim më të madh.

Vizitoni kompani të ndryshme që aplikojnë programe atraktive për ofrimin e praktikës. Mos ngurroni të tregoni se jeni të interesuar për avancim profesional dhe të jepni kontributin tuaj për atë kompani./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC