Zgjerimi i rrjetit tuaj në fillim të karrierës

15 Shtator '20

Zgjerimi i rrjetit tuaj në fillim të karrierës
	 	 

Kur shumë njerëz mendojnë për krijimin e rrjeteve, ata mendojnë për biseda të vogla apo fusha të shitjeve. Në vend të kësaj, ju mund të riformuloni krijimin e rrjeteve dhe të krijoni lidhje personale si dhe profesionale. Kjo qasje padyshim se do t'ju ndihmojë në karrierën tuaj pasi ju mund të takoni një shef, klient, mentor ose mik të ardhshëm.

Nëse ende jeni në studime, mund edhe të jeni të preokupuar me teste, detyra dhe aktivitete të ndryshme, por sidomos viti i fundit i studimeve është një kohë e shkëlqyeshme për të filluar rritjen e rrjetit tuaj të njerëzve.

Gjasat janë të mëdha që të merrni punën tuaj të parë jashtë kolegjit për shkak të dikujt në rrjetin tuaj të ri.

Çka është rrjetëzimi?

Mendoni për rrjetëzimin si një mjet për ndërtimin e marrëdhënieve dhe mjet udhëzues në lidhje me rrugën tuaj të karrierës. Fillimisht, ju mund të mos e dini se ku doni të punoni, llojin e kulturës së kompanisë që do të funksionojë për ju, ose këshillat që ju nevojiten për hyrjen në tregun e punës. Është e vlefshme të mësosh nga përvojat dhe këshillat për karrierë nga njerëz të tjerë.

Sipas psikiatrit Daniel Siegel, rrjetëzimi do të thotë të flasësh me njerëzit, sa më shumë që të kesh mundësi, për karriera specifike, industri, kompani, organizata dhe punë që janë me interes për ju. Qëllimi i rrjetëzimit është i thjeshtë: t'ju ndihmojë të përparoni në objektivat e karrierës tuaj.

Si mund ta zgjeroni rrjetin tuaj?

Shfrytëzoni burimet që i keni në dispozicion gjatë studimeve. Caktoni takime me profesorë, këshilltarë, udhëhës të ndonjë klubi jashtëshkollor, ose ndonjë profesionist tjetër. Bisedoni me ta, përmendni se çfarë dëshironi të bëni me karrierën tuaj dhe më pas parashtroni pyetje të tilla si: Me kë mendoni se duhet të takohem? Dhe kur ju japin ndonjë emër, kërkoni nëse ata mund t’ju njoftojnë me atë person.

 

Si ta forconi rrjetin tuaj?

Rrjetëzimi nuk ka të bëjë vetëm me takimin e dikujt një herë dhe t’i parashtroni disa pyetje. Qëllimi është të krijoni një marrëdhënie të mirëfilltë duke qëndruar në kontakt dhe duke vazhduar t'i jepni këshilla njëri-tjetrit gjatë gjithë karrierës suaj.

Derisa rrjeti juaj vazhdon të rritet, mund të jetë e vështirë të mbani kontakt të shpeshtë me secilin prej tyre. Prandaj, preferohet ta keni një listë, ku mund të përfshini emrin e personit, mënyrën se si jeni takuar, kur jeni parë për herë të fundit dhe arsyen për të cilën i keni kontaktuar.

Kjo e bën marrëdhënien tuaj të jetë më e mirëfilltë, sepse ju jepni shenja që nuk po kontaktoni me ta vetëm kur keni nevojë për diçka, por që me të vërtet doni të mbani kontakt të vazhdueshëm miqësor./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC