6 hapat që duhet ndjekur në zgjedhjen e profesionit

11 Shtator '20

6 hapat që duhet ndjekur në zgjedhjen e profesionit
	 	 

Është e domosdoshme që ju të njihni dhe kuptoni veten para se të zgjidhni karrierën e duhur. Kjo demonstron vlerat, interesat dhe aftësitë tuaja personale për të bërë që disa profesione t'ju përshtaten.

Ju mund të filloni duke bërë hulumtime për karrierën që i përshtatet interesave tuaja. Gjithashtu, ndjekja e trajnimeve të natyrës si zhvillim në karrierë dhe përpunim të CV-së ju ndihmon shumë ta keni një orientim të caktuar. Interneti është një burim i pashterrshëm, pasi ju tani keni mundësi të shumta që trajnime të tilla të ndjekni edhe online.

  1. Vlerësoni veten

Zbuloni interesat, aftësitë dhe tiparet tuaja për të treguar se cilat opsione të karrierës mund të jenë një përshtatje e shkëlqyeshme. Mendoni se çfarë dëshironi të bëni dhe çfarë mund të dëshironi të bëni profesionalisht në drejtim të grupeve dhe përgjegjësive specifike të aftësive. Plotësoni teste të ndryshme online për karrierë (mund të gjeni teste të tilla sidomos në gjuhë angleze) për të zbuluar aftësitë dhe dëshirat tuaja.

  1. Përpiloni një listë

Në këtë pikë, filloni të ngushtoni listën tuaj më shumë. Bazuar në atë që keni mësuar nga hulumtimi që keni bërë deri më tani, filloni të nënvizoni profesionet për të cilat nuk doni të interesoheni më. Largoni profesionet që nuk ju tërheqin. Gjithashtu, mund të ketë profesione për të cilat e keni të vështirë të përmbushni trajnime ose kërkesa të tjera. Në këtë mënyrë lista juaj do të shkurtohet lehtë.

  1. Shqyrtoni mundësitë tuaja

Në këtë fazë kërkohet të shpenzohet pjesa më e madhe e energjisë tuaj. Për çdo karrierë që keni renditur, ju doni të bëni hulumtime dhe të shikoni përshkrimet e punës, arsimin dhe kërkesat e tjera, perspektivën e punës, mundësitë e avancimit dhe përfitimet e mundshme.

  1. Takoni njerëz të fushave të ndryshme

Pasi t'i keni kryer disa pika nga lista juaj, filloni të gërmoni më thellë. Mundohuni të arrini tek njerëzit që punojnë në profesione për të cilat ju interesojnë. Këta individë mund të japin informata të vyeshme varësisht fushës që ata i takojnë.

  1. Ndjekni trajnime

Ndjekja e trajnimit të kërkuar në karrierë ndoshta do të konsumojë shumicën e kohës dhe përpjekjeve tuaja ndërsa ndiqni një karrierë. Në varësi të profesionit, mund t'ju kërkohet të fitoni një diplomë kolegji, trajnim të plotë profesional, të mësoni aftësi të reja ose të përfundoni një punë praktike.

  1. Filloni një plan veprimi

Pasi të keni shqyrtuar të gjitha mundësitë, jo tashmë do ta keni ngushtuar kërkimin tuaj në një eventualisht dy profesione. Ndani planin tuaj në qëllime afatshkurtra dhe afatgjata. Mbani në mend se qëllimet afatshkurtra duhet të jenë gjërat që mund të arrini në një vit, ndërsa qëllimet afatgjata mund të arrihen në një deri në pesë vjet.

Pasi të keni bërë të gjithë hulumtimin, me siguri do të jeni gati të bëni zgjedhjen tuaj. Bazuar në të gjitha informacionet që keni mbledhur, zgjedhni profesionin që mendoni se do t'ju japë më shumë kënaqësi/AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC