Aftësitë kyçe që duhet t’i zhvilloni për progres në karrierë

9 Shtator '20

Aftësitë kyçe që duhet t’i zhvilloni për progres në karrierë
	 	 

Aftësitë tuaja më të vlefshme përfaqësojnë pikat tuaja kryesore më të mëdha. Përfshirja e pikave kryesore të rëndësishme në CV- në tuaj demonstron përvojën tuaj në një fushë të veçantë. Aftësitë tuaja kryesore u tregojnë punëdhënësve që ju i keni kushtuar kohë dhe praktikë ndërtimit të një aftësie apo mendësie specifike. Akademi Pune ju njofton për rëndësinë e aftësive kryesore, si dhe si t’i përmirësoni ato dhe t'i theksoni për një punëdhënës.

Aftësitë kyçe përfshijnë aftësitë e bazuara në njohuri, aftësitë e transferueshme dhe tiparet personale. Aftësitë e bazuara në njohuri janë aftësi teknike që ju i mësoni nga edukimi dhe përvoja. Aftësitë e transferueshme janë aftësi të buta që janë të zbatueshme në shumicën e situatave, të tilla si komunikimi dhe zgjidhja e problemeve. Karakteristikat personale janë cilësitë tuaja unike, siç janë përgjegjësia dhe përpikmëria.

Aftësitë kompjuterike

Aftësia për tu mësuar dhe përshtatur me teknologji të ndryshme si dhe për të zhvilluar ekspertizë me aplikacione softuerësh është një aftësi e domosdoshme. Kjo tregon që ju nuk jeni të frikësuar nga teknologjia dhe mund të mësoni dhe të shfrytëzoni teknologjinë që nga dita juaj e parë. Njohuritë tuaja për aplikacionet sofuerike ju lejojnë të grumbulloni dhe analizoni lloje të ndryshme të të dhënave në kontekste të reja.

Komunikimi

Aftësia për të artikuluar qartë mendimet dhe idetë tuaja, me gojë dhe shkrim, si dhe të dëgjoni në mënyrë aktive janë pikat e forta që demonstrojnë se sa mirë punoni me të tjerët. Komunikimi efektiv kërkon punë ekipore për të arritur mirëkuptimin e ndërsjellë. Komunikimi kërkon aftësi të bazuara në njohuri të tilla si fjalori dhe gramatika, si dhe aftësi të transferueshme siç është të kuptuarit. Gjithashtu, kërkon tipare të personalitetit të tilla si empatia, durimi dhe respekti për të tjerët.

Durimi

Durimi është një tipar i personalitetit që përfaqëson një pikë kryesore. Ai është i dobishëm kur punoni në punë të orientuara drejt shërbimit ku mund t'ju duhet të tregoni durim me klientët. Durimi është gjithashtu një forcë kur punoni në projekte afatgjata që mund të mos kenë rezultate të menjëhershme.

Këmbëngulja

Këmbëngulja është aftësia për të tejkaluar vështirësitë dhe për të kryer detyrat e caktuara. Ky tipar i personalitetit përfaqëson gatishmërinë tuaj në përfundimin e punës tuaj pavarësisht nga sfidat që mund të hasni.

Zgjidhja e problemeve

Zgjidhja e problemeve/konflikteve është aftësi që ju lejon të identifikoni çështjet dhe më pas të merrni ide, të provoni dhe zbatoni zgjidhje. Zgjidhja e problemeve kërkon mendim kritik dhe kreativitet për të analizuar një problem dhe për të ndërmarrë veprime. Gjithashtu, këtu përfshihet aftësia për të identifikuar dhe testuar në mënyrë kreative.

Kur i njihni dhe shfrytëzoni aftësitë tuaja kyçe, ju do të keni përfitime në disa aspekte të punës, duke përfshirë:

  • Ngritet produktiviteti;
  • Puna ekipore është më efektive;
  • Delegoni detyrat me përgjegjësi;
  • Rritet dëshira për punë e stafit.
KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC