Qëllimet që çdo udhëheqës ekipi duhet t’i ketë

8 Shtator '20

Qëllimet që çdo udhëheqës ekipi duhet t’i ketë
	 	 

Si udhëheqës, është mirë t'i tregoni ekipit tuaj rëndësinë e vendosjes së qëllimeve. Kur ata kanë qëllime, mund të bëhen më efikas, produktiv, të motivuar, si dhe të tejkalojnë pritshmëritë e kompanisë. Për ta realizuar këtë, së pari jepni një shembull të mirë duke krijuar qëllime personale. 

Rëndësia e vendosjes së qëllimeve

Qëllimet e udhëheqjes janë të rëndësishme sepse ato i ndihmojnë udhëheqësit të vendosin se cilat duhet të jenë prioritetet e tyre. Kur krijoni qëllime me ekipin tuaj, ju mund të punoni për të qenë një udhëheqës më efikas. Qëllimet mund t'ju ndihmojnë të përmbushni pritjet e kompanisë dhe t'ju japin aftësi ta ndihmoni ekipin të rritet. Udhëheqësit të cilët janë të orientuar drejt vendosjes së qëllimeve kanë tendencë të kenë një drejtim më të mirë se ku po shkon ekipi i tyre, si dhe të reflektojnë më shumë në performancën e tyre.

Vendosni qëllime afatshkurtra dhe afatgjata në mënyrë që të mund të vazhdoni të jeni të përqendruar në qëllimet e përditshme dhe ato të ardhshme. Zgjidhni qëllime që ju ndihmojnë të zhvilloni aftësitë tuaja drejtuese dhe të jepni një shembull të mirë për ekipin tuaj.

Disa qëllime mjaft të rëndësishme të udhëheqjes që duhet t’i aplikoni:

Ndërtoni lidhje më të forta

Bëni synimin tuaj të krijoni lidhje më të forta me të gjithë njerëzit që punoni. Mësoni të bashkëpunoni me njerëzit në çfarëdo situatate. Duke ndërtuar më shumë lidhje ndërpersonale në punë, padyshim se do të keni më shumë mbështetje gjatë situatave sfiduese. Ju gjithashtu mund të inkurajoni ekipin tuaj të lidhet me njëri-tjetrin duke lehtësuar aktivitetet e ndërtimit të ekipit. Kur të gjithë njihen më mirë me njëri-tjetrin, ata mund të ndjehen më të kënaqur, produktiv dhe të motivuar në punë.

Zhvilloni aftësi aktive të dëgjimit

Një udhëheqës efektiv mund të drejtojë ekipin e tyre dhe të dëgjojë kontributin e tyre. Kur dëgjoni ekipin tuaj, mund të zbuloni se ata kanë ide që duhet t'i kushtoni vëmendje. Njerëzit vlerësojnë kur idetë e tyre dëgjohen, prandaj bëjeni përparësi dëgjimin aktiv. Për të qenë një dëgjues më i mirë, jepjani të gjithëve një shans për të folur, përdorni shenja joverbale për të treguar se jeni duke dëgjuar.

Merrni vendime të matura

Gjeni metoda inovative që ju ndihmojnë të merrni vendime më të mençura dhe më të shpejta. Në këtë mënyrë ekipi juaj mund të fillojë më shpejt me projektet e tyre dhe së bashku t'i arrini objaktivat që i keni planifikuar. Kur merrni vendimet tuaja, mendoni për to nga këndvështrime të ndryshme si dhe konsultohuni me ekipin tuaj para vendimit final.

Shfaqni vetëbesim

Udhëheqësit që shfaqin më shumë vetëbesim kanë tendencë të marrin më shumë respekt nga të tjerët. Merrni një moment për të reflektuar mbi përvojat dhe aftësitë drejtuese që i posedoni. Shfaqni këto aftësi gjatë mbledhjeve dhe bashkëbisedimeve që keni me ekipin tuaj. Gjithashtu, mendoni se cilat aftësi mund të zhvilloni më shumë. Kësisoj, do të ndiheni të sigurtë dhe më të përgatitur në rolin tuaj si udhëheqës./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2021 - KosovaJob LLC