Rëndësia e ndërtimit të ekipeve në vend pune

7 Shtator '20

Rëndësia e ndërtimit të ekipeve në vend pune
	 	 

Në çdo lloj mjedisi pune, ekipet që e njohin njëri-tjetrin nga afër, kanë tendencë të kenë marrëdhënie pune më efektive dhe produktive. Ndërtimi i ekipit bashkon njerëzit duke inkurajuar bashkëpunimin dhe punën ekipore. Ndërtimi i ekipit në vendin e punës është procesi i krijimit të një ekipi që punon në mënyrë kohezive drejt një qëllimi të përbashkët. Për të krijuar këtë ekip koheziv, secili anëtar duhet të krijojë lidhje me njëri-tjetrin.

Një nga arsyet më të fuqishme për ndërtimin e ekipit është marrja e rezultateve. Përmes një serie aktivitetesh të planifikuara për ndërtimin e ekipit që janë argëtuese dhe motivuese, ekipet ndërtojnë aftësi si komunikimi, planifikimi, zgjidhja e problemeve dhe konflikteve. Këto ide/aktivitete për ndërtimin e ekipit ndihmojnë në lehtësimin e ndërtimit afatgjatë të ekipit përmes nxitjes së lidhjeve të mirëfillta dhe diskutimeve më të thella.

Çka janë aktivitetet për ndërtim të ekipit?

Aktivitetet e ndërtimit të ekipit janë lojëra ose ndërveprime të tjera që rrisin lidhjen personale midis punonjësve në një vend pune. Ekzistojnë një larmi aktivitetesh, por shumica përfshijnë një nivel të lartë të ndërveprimit personal ku anëtarët e ekipit i tregojnë njëri-tjetrit detaje personale, punojnë së bashku për të përfunduar një detyrë argëtuese ose të garojnë kundër njëri-tjetrit në një garë miqësore.

ARSYET PSE NDËRTIMI I EKIPIT ËSHTË I DOMOSDOSHËM

- Rrjetëzimi, shoqërimi dhe njohja më mirë e njëri-tjetrit

Shoqërimi dhe krijimi i miqve në vendin e punës është një nga mënyrat më të mira për të rritur produktivitetin në zyrë. Jo vetëm që rrit moralin në zyrë, por gjithashtu lejon që zyra të punojë më mirë në zgjidhjen e çështjeve të përditshme të vendit të punës. Duke mbajtur një ngjarje të improvizuar ose spontane për të treguar vlerësimin tuaj, kjo ndihmon në motivimin e individëve dhe ndërtimin e ekipit në tërësi.

Puna në ekip dhe rritja e performancës së ekipit

Pas përfundimit të aktiviteteve të ndërtimit të ekipit së bashku, punonjësit i kuptojnë më mirë pikat e forta, dobësitë dhe interesat e njëri-tjetrit. Kjo pastaj ndikon që ata të punojnë edhe më mirë së bashku në progresin e ardhshëm jetësor për kompaninë. Kur të gjithë kontribuojnë, kjo vendos tonin për një kulturë pozitive pune. Çdo ekip është i ndryshëm dhe çdo individ ka diçka unike për të kontribuar.

Zhvillohet shpirti konkurrues

Konkurrenca padyshim se ngrit produktivitetin dhe cilësinë e punës. Nëpërmjet produktivitetit të shtuar në një aktivitet argëtues, përfshirës të ndërtimit të ekipit, ekipet mund të lidhen në një mënyrë më efektive sesa me metoda të tjera. Që ekipet të mësohen mirë të punojnë së bashku mund të marrë ca kohë, por do të habiteni se sa shpejt skuadrat mund të bashkohen kur ka një nxitje për të fituar.

Ngritet shpirti ekipor, argëtimi dhe motivimi

Sikurse në rastet kur një ekip sportiv fiton një kampionat të madh, ata festojnë dhe argëtohen, gjë që i motivon të dëshirojnë të fitojnë edhe më shumë. Ky shembull tregon se festa, brohoritjet dhe argëtimet që vijnë me çdo ngjarje, mund t'i motivojnë punonjësit të sjellin punën e tyre në nivelin tjetër./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC