8 aftësi që çdo rekruter i kërkon

4 Shtator '20

8 aftësi që çdo rekruter i kërkon
	 	 

Ekzistojnë disa aftësi që punëdhënësit dhe rekruterët i kërkojnë tek kandidatët për punë, pa marrë parasysh natyrës së pozitës së hapur. Posedimi i këtyre aftësive padyshim se ju mundëson të integroheni më lehtë në tregun e punës.

Këto aftësi përfshijnë komunikimin, zgjidhjen e problemeve dhe punën në ekip.

Akademi Pune përmes këtij artikulli ju sjell aftësitë kryesore që punëdhënësit kërkojnë tek aplikantët, si dhe mënyrën se si ju mund t'i theksoni këto aftësi dhe këshilla për ta bërë veten kandidat më të pëlqyeshëm nga personat që ju intervistojnë.

1. Të menduarit kritik

Të menduarit kritik është aftësia për të marrë vendime të mira dhe për të ndërmarrë veprime të përshtatshme për të zgjidhur problemet. Të gjithë punëdhënësit pa marrë parasysh industrisë ku punojnë, vlerësojnë këtë aftësi, e cila gjithashtu përfshin aftësi analitike si mbledhja dhe vlerësimi i informacionit.

2. Bashkëpunimi

Bashkëpunimi është aftësia për të punuar në mënyrë efektive me të tjerët, pavarësisht nga ndryshimet dhe pikëpamjet e kundërta. Ekipet sot mund të jenë shumë të ndryshme - të ndara nga politika, stilet e punës dhe personalitetet. Kështu që aftësia për të punuar së bashku drejt një qëllimi të përbashkët është një aftësi thelbësore.

3. Kreativiteti

Kreativiteti i përket botës së punës, që do të thotë të kesh aftësi për të gjetur mënyra imagjinare dhe origjinale për të zgjidhur problemet ose për të krijuar një vlerë të re. Kjo ka të bëjë më shumë sesa vetëm inovacioni.

4. Udhëheqja

Aftësitë e udhëheqjes janë një nga aftësitë e buta që shumë punëdhënës kërkojnë te kandidatët dhe që mund të jenë të dobishme për të gjitha etapat e karrierës suaj. Aftësitë për udhëheqje janë thelbësore kur bëhet fjalë për menaxhimin e një ekipi, kontribuimin në një projekt. Ato ju ndihmojnë të motivoni të tjerët dhe të siguroni që detyrat janë përfunduar në kohën e duhur.

5. Aftësitë ndërpersonale

Aftësitë ndërpersonale ju lejojnë të ndërveproni dhe të punoni mirë me të tjerët. Edhe nëse nuk jeni në një pozicion ku kërkohet të punoni drejtpërdrejt me klientët, përsëri aftësitë ndërpersonale ju hynë në funksion të punoni me kolegë dhe menaxherë.

Këto aftësi ju mundësojnë të krijoni marrëdhënie, të komunikoni në mënyrë efektive dhe të trajtoni situatat në mënyrë të përshtatshme. Shkathtësitë ndërpersonale që kërkojnë punëdhënësit përfshijnë motivimin, fleksibilitetin dhe ndjeshmërinë.

6. Aftësitë për tu përshtatur/mësuar

Aftësitë e të mësuarit janë aftësi që ju mundësojnë të mësoni gjëra të reja dhe të përshtateni me situatat e reja brenda vendit të punës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh vendin e punës që ndryshon gjithnjë dhe nevojën që punëdhënësit të qëndrojnë konkurrues duke zbatuar iniciativa të reja. Të keni aftësi të mira për mësim dhe përshtatshmëri ju veçon nga kandidatët e tjerë dhe u tregon punëdhënësve dhe rekrutuesve gatishmërinë tuaj për të mësuar dhe ndryshuar kur është e nevojshme.

7. Aftësitë organizative

Aftësitë organizative janë thelbësore për produktivitetin, menaxhimin e kohës dhe arritjen e qëllimit të një punonjësi. Ato janë të dobishme në çdo pozicion profesional. Aftësitë organizative që janë veçanërisht të rëndësishme përfshijnë planifikimin, vëmendjen ndaj detajeve dhe menaxhimin e konflikteve.

8. Aftësitë kompjuterike

Pothuajse çdo profesion që ka natyrën e punës në zyrë kërkon aftësi në përdorimin e një kompjuteri. Shumë punë kërkojnë njohuri më të thelluara të kompjuterike, kështu që përfshirja e kësaj aftësie në CV është e nevojshme për të treguar se keni njohuri në lidhje me minimumin e bazave të kompjuterit. Aftësitë kompjuterike për të nxjerrë në pah përfshijnë të qenit në gjendje të përdorni programet e Microsoft (word, excel, power point), rrjetet sociale, vizualizimin e të dhënave dhe komunikimin me email./AkademiPune

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2023 - KosovaJob LLC