Ngritja e kreativitetit në vendin e punës

1 Shtator '20

Ngritja e kreativitetit në vendin e punës
	 	 

Pa marrë parasysh se çfarë punoni, kreativiteti është gjithmonë i rëndësishëm në vend pune. Pavarësisht nëse jeni të angazhuar në sektorin e shitjeve ose jeni pjesë e një kompanie fillestare, ka një numër përparësish që vijnë nga të qenit kreativ.

Edhe nëse nuk jeni pjesë e një industrie krijuese tradicionale si artet, përmirësimi i krijimtarisë suaj në punë mund të ofrojë përsëri një numër përfitimesh të tilla si inkurajimi i mënyrave të reja të të menduarit ose zbulimi i zgjidhjeve inovative për problemet.

Çka nënkupton kreativiteti në vendin e punës?

Kreativiteti është aftësia për të dalë me ide ose për të njohur ide të reja që mund të ndihmojnë në zgjidhjen e një problemi, komunikimin me të tjerët. Në vendin e punës, krijimtaria zakonisht konsiderohet aftësia e dikujt për të gjeneruar ide origjinale që mund të ofrojnë zgjidhje ose të përmirësojnë një aspekt të biznesit.

Pse është i rëndësishëm kreativiteti në vendin e punës?

Një biznes që inkurajon të menduarit kreativ, cilësohet si biznes transparent që përkrah idetë e gjithë stafit. Kreativiteti brenda vendit të punës mund të inkurajojë ide të reja dhe inovative, të sfidojë mënyrat e vjetra të të menduarit dhe madje të nxisë mundësi dhe marrëdhënie të reja biznesi.

Të menduarit kreativ gjithashtu krijon një këndvështrim të gjerë të biznesit që kontribuon në një mënyrë pozitive për të ardhmen ndërmarrjes. Një kompani që promovon kreativitetin kësisoj promovon qasje të reja që mund të çojnë në rezultate fitimprurëse.

Lojet e kreativitetit në punë

Ekzistojnë disa lloje të kreativitetit që mund të zbatoni në punë. Disa prej tyre mund të jenë më të lehta për ju ose mund të jenë më të përshtatshme në varësi të pozicionit tuaj, por ju shpesh mund të përdorni një ose të gjitha këto lloje për t'iu qasur punës suaj me risi të ndryshme.

Disa lloje të kreativitetit që shpesh aplikohen në vendin e punës:

Artistik. Kreativiteti artistik në punë është kur përdorni imagjinatën tuaj për të kryer detyra të ndryshme ose përgjegjësi të tjera të punës. Për shembull, një dizajner grafik mund të përdorë kreativitetin e tij artistik duke dizajnuar pamje inovative dhe tërheqëse që tërheqin vëmendjen e përdoruesit.

Zgjidhja e problemeve. Natyrisht se edhe kjo aftësi kërkon të keni kreativitet ku ju mund të mendoni në një mënyrë inovative për deshifrimin dhe zgjidhjen e çështjeve. Për shembull, ju mund të përdorni kreativitetin për zgjidhjen e problemeve për të zhvilluar ide për të ulur kostot në zyrë.

Aftësitë analitike. Të jesh kreativ nga ana analitike do të thotë të kuptosh situatat përmes të dhënave dhe tekstit. Si një punonjës analitik, ju mund të kërkoni zgjidhje duke përdorur shifra ose numra në vendin e punës ose për klientët tuaj.

Ka mënyra të shumta për të demonstruar kreativitetin në vendin e punës, dhe shpesh mund të përdorni lloje të shumta të kreativitetit për të njëjtën detyrë. Ja disa këshilla me shembuj se si të filloni kreativitetin dhe inovacionin në punën tuaj:
*Parashtroni pyetje;
*Krijoni një hapësirë ku promovohet kreativiteti;
*Ndërmerrni rreziqe;
*Mendoni për qëllimet afatgjata.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC