“Gjithmonë trajtoni punëtorët tuaj pikërisht ashtu siç dëshironi që ata të trajtojnë klientët tuaj më të mirë!” Stephen R. Covey
Në ambientin e punës mund të hasim shpesh në situata të cilat na shpiejnë drejt demotivimit dhe humbjes së dëshirës për të punuar dhe krijuar. Kur punëtorët janë të demotivuar, performanca e tyre bie, e si rrjedhojë edhe e kompanisë në përgjithësi. Ka shumë arsye pse punëtoret mund të demotivohen në periudha të caktuara. Demotivimi shpesh mund të vijë si rezultat i ambientit të papërshtatshëm të punës, kryerjes së detyrave jashtë profesionit, detyrave jashtë marrëveshjes apo kontratës së punës, hierarkisë jo profesionale në institucionin konkret, pagës shumë të vogël në raport me punën që duhet të kryhet etj. Kësisoj, ndër përgjegjësitë kryesore të një punëdhënësi duhet të jetë motivimi i punëtorëve.
Drejtori Menaxhues në kompaninë Quipu, Ardian Behluli, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se shkaqet e ndikimit negativ në motivimin e punëtorit apo ekipit në përgjithësi, mund të dihen shumë lehtë.
“Një ndër faktorët kyç të demotivimit të punëtorit, është vetë relacioni në mes tij dhe punëdhënësit. Kolegët duhet të trajtohen si njerëz, e jo vetëm si fuqi punëtore”, ka thënë ai.
Tutje, Behluli shpjegon disa nga llojet e problemeve që çojnë në demotivimin e një punëtori.
Efektet negative të demotivimit të punëtorëve mund të jenë të shumta. Ambienti i punës në përgjithësi mund të ndikohet nga një gjendje e tillë.
“Një punëtor i demotivuar mund të shkaktojë efekte të shumta negative benda kompanisë. Pra, është rrezik i madh që përveç performancës së dobët dhe faktit që do të ulet produktiviteti dhe efikasiteti në punë, i njejti mund të ndikojë keq edhe tek punëtorët tjerë duke demotivuar ata dhe ulur moralin dhe performancën e përditshme”, ka thënë Behluli.
Sipas tij, si pasojë e kësaj mund të bie reputacioni dhe kultura e punës në kompani, si dhe mund të rritet lëvizja apo qarkullimi i personelit.
Motivimi ndikon në rritjen e vetëbesimit sa i përket aftësive profesionale të një punëtori, e poashtu luan edhe një rol të posaçëm në kryerjen e suksesshme të detyrave të punës.
Ndonëse motivimi i punëtorëve nuk është një proces i lehtë, Behluli thotë se nuk është ndonjë mister i pazgjidhur.Prandaj, nëse arrihet të krijohet një atmosferë miqësore dhe e rehatshme, punëtorët do të jenë më të motivuar të shkojnë në punë çdo ditë. Disa këshilla se si të motivohen punëtorët:
Ambienti i punës në Quipu
“Pjesa dhe roli vendimtar është i menaxherit, i cili duhet të jetë person i cili dëgjon me kujdes çdo kërkesë, brengë apo problem të punëtorëve. Ai duhet të jetë një lider i vërtetë, me 'derë të hapur' të zyrës së tij dhe i gatshëm për t’i dhënë vëmendjen dhe kohën e duhur secilit punëtor”, përfundoi Behluli.