5 mënyra për të marrë më shumë përgjegjësi në punë

27 Korrik '20

5 mënyra për të marrë më shumë përgjegjësi në punë
	 	 

Pavarësisht nëse jeni duke e bërë punën tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme, gjithmonë ka më shumë mundësi për t’u rritur profesionalisht dhe personalisht.

Mos lejoni të futeni në zonën e rehatisë sepse një gjë e tillë do t’ju dëmtojë shumë në karrierë. Sado sfiduese që mund të jetë, marrja e përgjegjësive të reja ju ndihmon të bëni progres brenda vendit ku punoni.

Këtu mund të gjeni pesë këshilla se si mund të merrni më shumë përgjegjësi në vendin e punës:

Flisni me punëdhënësin tuaj

Hapi i parë që duhet të ndërmerrni është të takoheni me punëdhënësin apo menaxherin tuaj dhe të shihni se në çfarë projektesh shtesë mund të përfshiheni. Cekni qëllimet e juaja në karrierë dhe tregoni se ku e shihni veten brenda kompanisë. Do te ishte mirë nëse keni disa ide në mendje, se ku mund të merrni më shumë përgjegjësi dhe t’ia sugjeroni punëdhënësit tuaj. Nëse e dini që ka mundësi ku mund të ndihmoni brenda kompanisë, paraqituni si vullnetar për të ndihmuar.

Ndihmoni kolegët që janë më të zënë / kanë më shumë angazhim

Një tjetër formë për të marrë më shumë përgjegjësi në punë është t'i ndihmoni kolegët të cilët kanë më shumë punë. Ofroni ndihmë qoftë në departmentin ku punoni apo në departamentet e tjera. Sidoqoftë, mos rrezikoni të merrni përgjegjësi të reja, pra të ndihmoni në punë të tjera, duke lënë anash punët e juaja primare.

Bëhuni profesionistë

Merrni pjesë nëpër trajnime, kurse, seminare të cilat mund t’ju ndihmojnë të perfeksiononi njohuritë në fushën tuaj. Përvetësoni njohuri të reja vazhdimisht dhe informohuni rreth zhvillimeve të reja në fushën tuaj. Kur bëheni ekspert në fushën tuaj, gjasat janë më të larta që të keni mundësi për të marrë më shumë përgjegjësi dhe për tu përfshirë në projekte të reja.

Identifikoni mundësitë që i shërbejnë klientit dhe biznesit tuaj

Kërkoni mundësi aty ku ajo që dëshironi të bëni përputhet edhe me prioritetet e biznesit. Mos harroni se para se të kërkoni të merrni përgjegjësi, duhet të mendoni edhe se si këto përgjegjësi mund të japin rezultate pozitive për kompaninë ku punoni.

Demonstroni aftësitë e juaja

Ndonëse jo shpeshherë e mendojmë, ne paguhemi kur jemi të mirë në punën që e bëjmë. Nuk mund të kërkoni përgjegjësi të reja nëse nuk jeni të mirë në punën aktuale. Personat që ju japin përgjegjësi të reja do të duan të jenë të sigurtë se ju do të jepni rezultate pozitive. Kur jeni të mirë në punën e parë që bëni, punëdhënësi apo menaxheri nuk do të kenë dyshime për t’ju kaluar edhe përgjegjësi të reja.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC