7 shprehitë e njerëzve produktivë

8 Korrik '20

7 shprehitë e njerëzve produktivë
	 	 

Disa persona ja dalin të jenë produktivë edhe pse një gjë e tillë është mjaft e vështirë në epokën digjitale, pasi që shumicën e kohës jemi të shpërqendruar nga ekrane të telefonave, kompjuterëve dhe pajisjeve tjera elektronike. Pavarësisht profesionit, nëse jeni pronar i ndonjë biznesi, menaxher apo punonjës, secili person kalon nëpër procese të ndryshme deri sa të përfitojë një shprehi të caktuar në të cilën mund të mbështetet dhe ta ndërtojë. Prandaj, nuk ka rëndësi se çfarë bëni ose ku punoni, pasi që të gjithë kërkojnë mënyra për të qenë më produktivë në punë.

AkademiPune ju sjell disa nga shprehitë e njerëzve produktivë:

1. Bëjnë plane paraprakisht

Njerëzit produktivë planifikojnë duke u bazuar në objektivat që kanë. Ata së pari e kuptojnë se kanë një zgjedhje në krijimin e llojit të së ardhmes që ata dëshirojnë dhe dalin me synime dhe hapa veprimi për ta shndërruar atë vizion në realitet. Ata e kuptojnë se pa një qëllim dhe plan konkret është e vështirë t’ia dalin.

2. Parashikojnë pengesat dhe gjejnë zgjidhje

Njerëzit produktivë e dinë që të hasësh pengesa është e pashmangshme. Ajo që i veçon ata nga njerëzit joproduktivë është iniciativa e tyre për të parashikuar pengesa të mundshme dhe aftësinë e tyre për gjetjen e mënyrave se si t'i tejkalojnë dhe menaxhojnë ato pengesa.

3. Listojnë detyrat e tyre

Mendja e një personi është më funksionale kur nuk është e mbingarkuar. Ajo është më e dobishme kur është e qartë dhe e përqendruar. Prandaj, njerëzit produktivë preferojnë t’i shkruajnë detyrat të cilat planifikojnë t'i përfundojnë. Në vend që të mbajnë gjithçka në kokën e tyre, ata e vendosin atë në letër në mënyrë që të organizojnë mendimet e tyre dhe të marrin hapin e radhës.

4. Zhvillojnë shprehi kyçe

Pyesni ndonjë person të suksesshëm në profesionin e tij/saj dhe ju garantoj që ata e dinë rëndësinë e shprehive. Pavarësisht profesionit që keni, nuk ka të bëjë me atë që bëni vetëm një herë në një ditë të hënë. Mirëpo, ajo që ju veçon është rutina dhe shprehitë që aplikoni në mënyrë të vazhdueshme dhe progresive.

Për sa i përket produktivitetit personal, kjo nënkupton zhvillimin e shprehive themelore si leximi, ushtrimi, planifikimi, rishikimi, etj, në mënyrë që të keni një vazhdimësi të efekteve pozitive në më shumë se vetëm një fushë të jetës tuaj.

5. Janë të përkushtuar

Dallimi i rëndësishëm në mes njerëzve shumë produktivë dhe joproduktivë është aftësia e të parit për të vazhduar përmirësimin dhe ecjen përpara. Ata vazhdimisht ndjejnë nevojën për të mësuar aftësi të reja që mund t'i aplikojnë në punën dhe jetën e tyre. Prandaj, kushdo që dëshiron të bëhet më i zgjuar, më i shpejtë dhe më efektiv, do të duhet të vlerësojë vazhdimisht veten, të lexojë libra, të marrë pjesë në seminare dhe të ndjekë aktivitete të tjera që ju ndihmojnë për tu bërë më të mirë dhe më produktivë.

6. Nuk kanë zili të tjerët

Njerëzit e suksesshëm nuk kanë kohë të shqetësohen për sukseset ose dështimet e të tjerëve, sepse ata janë shumë të përqendruar në atë që duan. Ata zhdukin zilinë dhe emocionet e tjera negative, pasi besojnë se kësisoj do të çlirojnë mendjen për gjëra më të mëdha. (Këshillë: bisedoni dhe promovoni lirshëm të tjerët që i admironi, edhe nëse nuk jua kthejnë favorin.

7. Reflektojnë mbi gabimet dhe mësojnë nga to

Fokusi i personave produktivë kur përballen me një sfidë është tejkalimi i frikës. Këtu ka të bëj edhe mendësia që ka personi, e këta persona zakonisht kanë mendësi të rritjes (growth mindset) që fokus ka zhvillimin. Edhe nëse dështojnë, ata nuk demotivohen lehtë, pasi që janë më shumë të përqendruar në rritjen e tyre personale e profesionale sesa ta ngarkojnë veten me mendime negative.

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2020 - KosovaJob LLC