5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur

3 Korrik '20

5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur
	 	 

Gjetja e punës së duhur nuk është një proces i thjeshtë. Kërkon shumë hulumtim, përkushtim dhe përgatitje. Ky proces shkon e bëhet më i vështirë në rastet kur nuk e dini se çfarë pune dëshironi të bëni.

Ka shumë njerëz që për vite të tëra e kanë bërë një punë që nuk e kanë dashur, kjo ngase nuk kanë arritur të gjejnë karrierën e duhur për vete. Shumica e tyre e kanë ndërruar karrierën e tyre të paktën një herë dhe shumë prej tyre mund ta mendojnë një ndryshim të tillë.

Këtu gjeni 5 hapa për të gjetur karrierën e duhur.

1. Bëni teste rreth karrierës

Ndonëse testet rreth personalitetit dhe karrierës mund të duken sikur të pasakta dhe të pakuptimta, janë një formë e mirë e vlerësimit. Duke bërë teste të tilla, sadopak mund ta kuptoni se cilën rrugë duhet të merrni. Keni parasysh se testi duhet të jetë i besueshëm dhe të japë rezultate përafërsisht të njëjta disa herë rresht.

2. Identifikoni pikat e juaja të forta

E dyta që mund të bëni është t'i identifikoni pikat juaja të forta dhe t’i shkruani në një letër. Efektive është nëse analizoni dhe shkruani se çka po arrini të bëni kur jeni të lumtur, në të njejtën kohë edhe kur ndjeheni të stresuar dhe në ankth. Kjo mund t’ju ndihmojë të identifikoni karrierën potenciale dhe karrierën të cilës duhet t’i qëndroni larg.

3. Bëni një listë me opsione

Edhe nëse e dini saktësisht se çka dëshironi të bëni, prapë se prapë arritja deri aty mund të jetë stresuese. Për të mos gabuar në karrierën e ëndrrave, një tjetër hap që mund ta merrni është të shkruani disa opsione.

Pasi të keni shkruar gjithçka, renditni opsionet nga ato që ju përshtaten më shumë deri të ato më pak si dhe kombinoni ato profesione që kanë ngjashmëri. Analizoni se çka nuk duhet të jetë aty dhe gjeni qëllimin tuaj. Mundohuni të shkruani sa më shumë opsione në mënyrë që të keni hapësirë për të krahasuar dhe bërë zgjedhjen e duhur.

4. Krijoni rreth

Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një karrierë të re apo nuk jeni të kënaqur me atë që bëni dhe dëshironi të merrni një hap më ndryshe, rrjetëzimi është një formë shumë e mirë për ta realizuar këtë. Sa më shumë njerëz të takoni, aq më shumë do ta kuptoni se si duket ambienti i punës ku dëshironi të jeni, i kuptoni më shumë karakteret e njerëzve dhe llojet e punëve. Sondazhet tregojnë se rreth 85% e punëve plotësohen përmes rrjetëzimit.

5. Pyesni një mentor

Rreth 80% e CEO-ve ia dedikojnë suksesin e tyre punës me mentorë. Një mentor i mirë ka një vlerë shumë të madhe. Prandaj, për ta bërë zgjedhjen e duhur është mirë të mësoni dhe punoni me mentorë. Mentori i duhur, pa marrë parasysh fushën, do t'ju japë udhëzime për t’u rritur në karrierë. 

KosovaJob is the largest local network certified by Bureao Veritas with ISO 9001:2015 for Quality Management
Copyright © 2022 - KosovaJob LLC