TREGU I PUNËS NË KOSOVË: STUDENTËT E PAPËRGATITUR APO PUNËDHËNËSIT SHUMËKËRKUES?

08 Aug, 2019

TREGU I PUNËS NË KOSOVË: STUDENTËT E PAPËRGATITUR APO PUNËDHËNËSIT SHUMËKËRKUES?
	 	 

Përgatitja për treg të punës paraqitet si sfidë në vete. Kjo nuk nënkupton vetëm përgatitje profesionale apo njohuri specifike në një fushë të caktuar por edhe shumë mund e angazhim. Përgatitja për treg të punës fillon qysh në mosha të hershme,  si nxënës  e më vonë edhe si studentë, ngase kjo është koha kur njeriu fillon të pjeket intelektualisht dhe si rrjedhojë të njohë kapacitetet e tij intelektuale në profesione të caktuara.

Drejtori i Kolegjit Universum dhe njëkohësisht themeluesi i Shkollës Finlandeze në Kosovë, Alejtin Berisha, në një intervistë për KosovaJob, ka thënë se koncepti i tregut të punës ka evoluar shumë me kohën dhe do të ketë ndryshime edhe më të mëdha në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme, prandaj sipas tij është e vështirë të thuhet nëse studentët po përgatitën për treg të punës.

“Sot, studenti nuk përgatitet për treg të punës vetëm përmes studimeve formale, gjegjësisht shkollës së mesme ose universitetit. Përgatitja për treg të punës është gjatë gjithë jetës, të mësuarit gjatë gjithë jetës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se për pesë apo dhjetë vite mund të zhduken shumë industri të cilat ne sot i njohim dhe të krijohen industri të reja, prandaj nuk mund të themi që studentët tanë po përgatitën për treg të punës derisa nuk e dimë si do të duket ai treg i punës për 10 vite, 15 vite. Ndërsa, roli i universiteteve është t’i ofrojnë shkathtësitë e transferueshme, shkathtësitë e të mësuarit, të cilat pastaj i mundësojnë studentëve në Kosovë që varësisht prej ndryshimeve në treg të punës, t’i adaptohen më lehtë industrive të reja të cilat vijnë”,  ka thënë ai.

Berisha vuri theksin tek një dukuri shumë e rëndësishme me të cilën kohëve të fundit po përballet Kosova, largimi i të rinjve. Ai tha se sot ekzistojnë mundësi punësimi për të rinjtë edhe jashtë Kosovës dhe pa pasur nevojë për t’u larguar nga vendi.

“Të rinjtë tanë sot, mund të punojnë për kompani multinacionale që operojnë në Kosovë ose edhe jashtë Kosovës, mund të punojnë në vende të tjera prej këtu, pa shkuar fare atje mirëpo duhet kuptuar diçka, se tregu i punës nuk është veç tregu i punës së Kosovës. Ka shumë diskutime lidhur me atë se rinia po ikën, largimi i trurit është evidente që nuk është diçka e mirë për një vend por sot nuk ka më “gurbet”, sot ka mobilitet të njerëzve. Njerëzit shkojnë punojnë aty ku ofrohen më shumë mundësi për karrierë dhe mendoj që tregu i punës është secili me e pa botën, jo vetëm Kosovën”, ka thënë Berisha.

Problemi qëndron tek keq-orientimi i studentëve

Të rinjtë në Kosovë kyçen në drejtime të ndryshme universitare por sa janë të vetëdijshëm se çka mund të punojnë me ato drejtime për të cilat studiojnë? Lidhur me këtë çështje, Berisha tha se problemi kryesor në të gjithë sistemin arsimor të Kosovës por edhe në shoqëri qëndron tek keq-orientimi i studentëve.

“Problemin kryesor që unë e shoh sot në krejt sistemin arsimor të Kosovës por edhe në përgjithësi në shoqëri është keq orientimi, unë nuk mendoj që sot universitetet ofrojnë studime të dobëta por edhe nëse ato ofrojnë studime të dobëta, hyn në kurse online, hyn në edx dhe merr kurse prej profesorëve më të mirë të botës, pa asnjë cent. Sot, nuk e ka universiteti monopolin e dijes ose monopolin e përgatitjes së studentëve për treg të punës, kështu që sot t’i fajësojmë universitetet nuk kemi të drejtë më, për çka duhet t’i fajësojmë edhe unviersitetet, edhe institucionet publike, edhe shoqërinë, është orientimi ose gjegjësisht keq-orientimi. Ne, shumë pak flasim sot për atë se çka kërkohet në treg të punës, se cilat janë ato industri që kanë potencial më të madh dhe çka duhet një i ri të bëjë me vetëvetën për t’i arritur majat e karrierës, ky është problemi kryesor dhe këtë nuk e bëjnë shumica e institucioneve”.

Ai shtoi se problem tjetër është se njerëzit në Kosovë kryesisht dëshirojnë të fokusohen në sektorin publik sepse ekziston bindja që aty ka paga më të larta dhe nuk ka shumëpunë mirëpo kjo nuk është ajo çka duhet aspiruar. 

Për ta pasur me të lehtë kyçjen në tregun e punës që mbizotëron sot, Berisha tha se një i sapodiplomuar duhet të zotërojë të ashtuquajturat shkathtësitë e transferueshme dhe ato profesionale. Sipas tij, nuk mund të ecet tutje në karrierë në rast se nuk ka njohuri të komunikimit, verbal dhe të shkruar. Ndër aftësitë e tjera, ai përmendi edhe kreativitetin, mendimin kritik dhe shpirtin ndërmarrës.

“Kur them mendimi kritik, nuk nënkuptoj me kritiku në Facebook por me pasë qasje ndryshe ndaj gjërave. Për mua është shumë me rëndësi edhe shpirti ndërmarrës. Secili i ri mendoj që duhet të ketë shpirt ndërmarrës, nuk është e domosdosshme që ne të bëhemi të gjithë ndërmarrës sepse nuk mund të bëhemi por nëse kemi shpirt ndërmarrës, qoftë nëse punojmë në institucione publike, qoftë në private, ne do të anojmë më tepër kah zgjidhja se sa kah problemet, do ta shohim shumë më tepër gotën gjysëm të plotë, se sa gjysëm të zbazur”.

IT-ja, Marketingu Digjital, Dizajni dhe Kontabiliteti janë industritë e së ardhmës

Tregu i punës kërkon shumë profesione por disa prej tyre kanë potencial më të madh. Në mesin e tyre, Berisha thotë se hyjnë IT, marketingu digjital, dizajni por edhe kontabiliteti.

“E para është IT normalisht, ka pashterrshëm. Sot, edhe nëse janë 100 mijë inxhinierë të kualifikuar, nesër mund të hyjnë në punë, që të gjithë. Kjo nuk do të thotë vetëm për kompanitë kosovare por edhe për kompanitë e huaja. E dyta, në përgjithësi janë industritë kreative, të lidhura me dizajn, me marketing digjital po edhe me kontabilitet. Këto janë industritë që kanë potencial të absorbojnë më mijëra vende të reja të punës, në të ardhmen”.

Studentët dhe punëdhënësit kanë pritshmëri të larta në treg të punës

Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të jetë e lartë. Berisha theksoi se pritshmëritë e studentëve por edhe të punëdhënësve janë shumë të mëdha në treg të punës. Sipas tij, kompanitë presin që një i ri, i sapodiplomuar, t’i sjellë miliona profit një kompanie ndërsa investimi e përkushtimi i këtyre kompanive është shumë i ulët.  Krahas kësaj, edhe të rinjtë nuk punojnë sa duhet dhe nuk po mësohen t’i marrin përgjegjësitë mbi veten.

Krejt në fund, Berisha nënvizoi se në Kosovë diskutohet shumë për sigurinë në punë, për përfitimet e punëtorëve që patjetër se janë të rëndësishme por sipas tij në këtë vend akoma nuk janë plotësuar kushtet e tjera në mënyrë që të mund të diskutohen këto gjëra.

“ Në një vend ku papunësia tek të rinjtë është 55%, diskutimi mbi të drejtat e njeriut e të drejtat e punëtorëve mendoj që nuk është sendi më i rëndësishëm. Për mua, shkelje më të madhe të të drejtave të njeriut se sa të mos ketë mundësi për një vend pune, nuk ka. Kështu që, nëse ne i kemi të papunë 55 perqind të të rinjve, nën moshën 34 vjeçare, ky duhet të jetë preokupimi ynë kryesor, kjo është shkelja kryesore e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të njeriut, ne duhet të fokusohemi njëherë në atë se si ta ulim këtë papunësi, pastaj në momentin kur papunësia është e ulët, konkurrenca për njerëz të mirë do t’i nxisë vetë kompanitë të ofrojnë sa më shumë për punëtorët e vet, të ofrojnë kushte sa më të mira, përfitime më të mëdha mirëpo në këtë gjendje është shumë e vështirë”, theksoi Berisha.

Alejtin Berisha udhëheq dy institucione arsimore të njohura në Kosovë, Shkollën Finlandeze dhe Kolegjin Universum. Shkolla Finlandeze është shkollë në Prishtinë, e cila mundëson arsimim cilësor në Kosovë duke u bazuar në sistemin e shkollimit finlandez i cili njihet si një ndër sistemet më të mira në botë sa i përket cilësisë së mësimdhënies. Ndërkaq, kolegji Universum është ofrues i arsimit të lartë për studentët kosovarë, atyre nga rajoni apo edhe studentët ndërkombëtarë. Ky i fundit, qysh nga viti 2010 ofron për studentët e vet lëndën “Orientimi në Karrierë”, e cila është e obligueshme dhe shoqërohet me punë praktike ( internship) në mënyrë që studentët të marrin përgjegjësitë për të ardhmen e tyre.

Shkolla Finlandeze është shkollë në Prishtinë, e cila mbështetet në sistemin finlandez të shkollimit. Kjo shkollë u mundëson nxënësve të marrin njohuritë dhe  shkathtësitë e kërkuara në treg përmes metodave dhe formave të mësimnxënies. Shkolla Finlandeze mësimin e organizon në 4 nivele: Niveli parashkollor në Shkollën Finlandeze ka për qëllim promovimin e kushteve dhe të mësuarit për fëmijët dhe e gjithë kjo arrihet falë bashkëpunimit me kujdestarët. Pjesë e këtij niveli të edukimit janë dy plane të përgatitura nga shkolla finlandeze, njëri plan shërben për t’u siguruar mbështetje nxënësve dhe tjetri për t’i përgatitur fëmijët me nevoja të veçanta.    Shkolla fillore përfshin klasat nga 1 deri në 6. Në fillim të kësaj shkolle merret parasysh mësimi nga cikli parafillor në mënyrë që të sigurohet bazë për perceptim pozitiv nga nxënësit. Ndërsa nga klasa 3 deri në 6 fëmijëve u mësohet se si t’i zhvillojnë aftësitë dhe shprehitë e tyre të të mësuarit. Shkolla e mesme e ulët përfshinë edukimin nga klasa e 7-të deri në klasën e 9-të. Nxënësit inkurajohen të kuptojnë zhvillimin e tyre, të pranojnë vetën dhe të marrin përgjegjësitë për vetën dhe mësimet e tyre, miqtë dhe mjedisin rrethues. Vlerësimi bazohet në praktikat e mësimit të vazhdueshëm të cilat janë dizajnuar dhe implementohen në mënyrë që të nxisin mësimin si dhe të inkurajojnë nxënësit të punojnë individualisht dhe në grup.    Shkolla e mesme e lartë përfshinë drejtimin e përgjithshëm dhe profesional. Nxënësit në këtë cikël mësohen të kenë mendim kritik dhe të pavarur. Në Shkollën Finlandeze fëmijët mësojnë të menduarit kompjuterik dhe programimin që nga mosha 3 vjeçare. E veçantë tjetër e kësaj shkolle është se nxit kreativitetin përmes integrimit të arteve dhe punëdorës. Fëmijët e angazhuar në këto klasa zhvillojnë aftësi motorike, të gjuhës, vendimmarrjës, mësimit vizuel, aftësi shpikëse, vetëdije kulturore dhe performancë më të mirë akademike. Shkolla Finlandeze posedon edhe laboratorin e arteve ku fëmijët bashkëpunojnë njëri me tjetrit pavarësisht niveleve të mësimit. Gjithashtu, Shkolla Finlandeze në mënyrë që fëmijëve t’u mësojë edhe shkencën përdor eksperimentet e thjeshta me përbërës të kuzhinës që fëmijët i shohin dhe përdorin çdo ditë. Gjithashtu, përpos laboratorëve të specializuar të Kimisë, Biologjisë dhe Fizikës, shkolla posedon edhe laboratorin e Realitetit Virtual dhe atij të përzier. Kjo shkollë, nxënësve të saj u mundëson edhe mësimin në natyrë, në mënyrë që të ndikojë në zhvillimin e shëndetshëm të tyre.
Informohu më shumë
Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Çfarë është pronësia e vetme?
    A
    Një biznes që është në pronësi të një individi
    B
    Një biznes ku 2 ose më shumë njerëz ndajnë pronësinë
    C
    Një biznes në pronësi të aksionarëve
  • Cila nga këto është avantazh i pronësisë së vetme?
    A
    Pronari ka kontroll të plotë
    B
    Nuk mund të rritet kapitali
    C
    A dhe B
  • Pronësia e vetme është më e lehtë dhe më pak e kushtueshme sesa fillimi i ndonjë biznesi në një tjetër formë.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Biznesi në pronësi të aksionarëve është:
    A
    Pronësi e vetme
    B
    Korporatë
    C
    Ortakëri
  • Një korporatë mund të vazhdojë të ekzistojë edhe pas vdekjes së pronarëve të saj
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Një grup njerëzish që mbikëqyrin bashkërisht aktivitetet e një korporate:
    A
    Bordi i Drejtoreve
    B
    Punonjësit
    C
    Vullnetarët
    D
    Asnjëra
  • Sa vjet mund të zgjasinmarrëveshjet franchise?
    A
    1-5
    B
    5-10
    C
    10-15
    D
    15-20
  • Për partneriteti ne biznes duhen të paktën tre persona.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Sa është përqindja e fitimeve në pronësi të vetme që i caktohet pronarit?
    A
    75%
    B
    54%
    C
    100%
    D
    0%
  • Në partneritet, marrja e vendimeve është e përbashkët.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Gabimet që bëjnë kompanitë kur kërkojnë punëtorë
Gjetja dhe punësimi i një talenti, nënkupton rekrutim të suksesshëm. Qëllimi i përgjithshëm i një ekipi rekrutimi është gjetja e kandidatëve më të mirë për t'i punësuar. Mirëpo, ka shumë raste kur rekrutuesit humbasin talentët më të mirë.  Nëse aplikantët nuk pranojnë të punojnë për kompani të caktuara, kjo mund të nënkuptojë probleme në organizatën apo një ekip të caktuar rekrutimi, shkruan Recruitee, përcjellë KosovaJob. Duhet të ekzistojë një arsye se pse punëkërkuesit nuk po e zgjedhin kompaninë tuaj. Disa nga arsyet më të zakonshme se pse rekrutuesit nuk gjejnë talentë janë: Dështimi në planifikimin e kërkesave dhe strategjive Përpjekja për të shkruar një konkurs pune pa ndonjë plan apo listë të qartë të kualifikimeve, mund të shkaktojë probleme. Nevojitet një strategji e qëllimshme dhe një serë kërkesash për t'i identifikuar, tërhequr, gjetur dhe punësuar talentët më të mirë për një pozitë pune të caktuar. Kandidatët më të mirë shqyrtojnë disa kompani gjatë kohës kur kërkojnë për punë. Një tjetër arsye pse kandidatët mund të mos aplikojnë për pozitat tuaja të punës, është marka apo firma e dobët ose edhe një mesazh i dobët se çfarë përfitimeve kanë aplikantët nga ju. Përdorimi i gabuar i kanaleve të publikimit  Shkak tjetër për të mos gjetur kandidatët e duhur është edhe nëse jeni duke kërkuar në vende të gabuara, përpos publikimit të reklamave për punë, duhet të analizoni edhe se kush janë kandidatët tuaj dhe si mund të arrini deri tek ata. Paragjykimi i kandidatëve Rekrutimi subjektiv apo gjykimi i kandidatëve bazuar në qëndrimet e tyre, mund t’i bëjë rekruterët të mos e dallojnë një kandidat të kualifikuar. E rëndësishme është që të keni një sistem që siguron se nuk po punësoni dikë bazuar në instikt por bazuar në fakte dhe veti që çojnë drejt suksesit. Intervista negative 83% e kandidatëve pajtohen se një intervistë negative mund t’ua ndërrojë shumë mendjen rreth kompanisë. Gjatë intervistës, rekrutuesit duhet të tregojnë respekt dhe të jetë një proces i drejtë. Mospërgatitja për intervistë ose përdorimi i teknikave të gabuara, mund t’iu shkaktojë humbjen e një top kandidati. Të qenurit shumë të përgjithshëm Për ta gjetur një kandidat të mirë, duhet të jeni shumë specifik se çka nevojitet nga kandidati për të qenë i suksesshëm në punë.  Duke qenë shumë të përgjithshëm nuk mund të fokusoheni në kërkimin tuaj për gjetjen e kandidatëve të mirë. Të qenurit shumë përzgjedhës. Është shumë problematike edhe nëse jeni shumë kërkues. Nuk mund ta gjeni asnjëherë kandidatin perfekt, prandaj duhet të keni kujdes me kërkesat tuaja.
Lexo më shumë
Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh. Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas perfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme. AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione.  1. Avokat Profesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër.  2. Noter Noteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi. 3. Zyrtar ligjor Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar. 4. Zyrtar i prokurimit Zyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës. Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera. /AkademiPune
Lexo më shumë
Kthimi në punë përderisa pandemia ende nuk ka përfunduar
Pandemia dhe pasojat e saj do të jenë një nga sfidat më të mëdha të biznesit të kohës sonë. Për të vazhduar operacionet duke minimizuar rrezikun për punonjësit, shumica e kompanive kanë përshtatur mënyra të reja të punës nga shtëpia varësisht nga natyra e punës.Askush prej nesh me të vërtetë nuk e di se si do të duket jeta jonë kur gjërat fillojnë të kthehen në "normalitet". Një gjë duket e sigurt, puna do të duket ndryshe për një kohë.Punëdhënësit dhe menaxherët mbajnë përgjegjësinë kryesore për të drejtuar kompanitë e tyre përmes kësaj kohe. Varet nga ata që të përcaktojnë se si dhe kur të fillojnë detyrën komplekse të kthimit në vendin e punës pasi të jenë larguar në tërësi kufizimet e qeverisë.A do të praktikohet distanca sociale? Shëndeti dhe siguria e punonjësve duhet të jetë prioritet i kompanive. Kjo natyrisht se është një shqetësim moral, etik dhe ligjor për të gjitha kompanitë. Nga këndvështrimi i biznesit, mbrojtja e mirëqenies së punonjësve është thelbësore sepse asnjë plan për të rifilluar operimet normale nuk mund të ketë sukses pa ta. Punonjësit padyshim se llogarisin në kompanitë e tyre për t'i ndihmuar të rikthehen në punë pa rrezikuar shëndetin e tyre. Përderisa kufizimet e lëvizjes po zbuten, kompanitë do të duhet të kuptojnë dhe zbatojnë pajtueshmërinë me urdhrat e pushtetit lokal si dhe atij qendror. Meqenëse këto rregulla ndryshojnë sipas vendndodhjes dhe ndoshta nuk do të jenë të aplikueshme njëzëri, drejtuesit e kompanive duhet të planifikojnë një varg metodash bazuar në natyrën e punës dhe vendin ku zhvillohet puna. Tranzicioni nga puna prej shtëpisë në atë nga zyrja Si punëdhënësit ashtu edhe punonjësit nuk do ta kenë të lehtë deri sa të stabilizohen dhe t’i kthehen punës siç ka qenë para përhapjes së pandemisë. Ja disa këshilla se si menaxherët mund të përballen me këtë ndryshim: Keni durim dhe fleksibilitet. Ka gjasa që ekipi juaj të ndihet i stresuar, qoftë për t'u rikthyer në zyrë ose për sfida më të përgjithshme, të shkaktuara nga pandemia. Ndihmoni dhe inkurajoni ekipin tuaj që ta ketë sa më të lehtë ta rifillojë punën. Krijoni një plan të detajuar. Punonjësit tuaj duan të dinë se çfarë të presin në të ardhmen. Krijoni një plan që përshkruan në detaje se si do të vazhdojnë detyrat në terma afatshkurtër dhe afatgjatë. Bëni këtë plan të disponueshëm për ekipin tuaj dhe përgjigjuni pyetjeve që mund të kenë ndaj jush. Vendosni pritshmëri të qarta për udhëzime dhe rregullore të reja. Sigurohuni që ekipi juaj të jetë i vetëdijshëm dhe t'i përmbahet masave të sigurisë dhe rregullave të reja. Ato duhet të komunikohen qartë dhe rregullisht në mënyrë që të gjithë të jenë të përditësuar me informatat e fundit. Si duhet të përballen punonjësit me situatën e re?Mos nxitoni nëse nuk jeni gati fizikisht ose emocionalisht. Siç diskutuam më lart, ekzistojnë arsye të ndryshme që mund t'ju bëjnë që ende mos jeni në gjendje të ktheheni në punë brenda zyrës. Komunikoni me menaxherin tuaj ose departamentin e HR për të diskutuar një plan veprimi të përshtatshëm. Qëndroni të kujdesshëm kur bëhet fjalë për procedurat e reja të sigurisë. Mos u shqetësoni për praktikat higjienike të sugjeruara. Ju jeni më të sigurtë përderisa vazhdoni t’i zbatoni rregullat si mbajtja e distancës dhe higjienës. Komunikoni qartë dhe shpesh. Sigurohuni që ju dhe menaxheri juaj keni komunikim të vazhdueshëm në lidhje me nevojat tuaja të punës. Nëse gjatë kësaj kohe keni nevojë për fleksibilitet mos hezitoni ta njoftoni. Thënja se ne jemi të gjithë së bashku kundër kësaj pandemie është përmendur disa herë, prandaj duhet të vazhdojmë ta përkrahim njëri tjetrin që ta tejkalojmë këtë situatë kritke. Mbështetuni në rrjetin tuaj të njerëzve dhe burimeve për t'ju ndihmuar ta keni sa më të lehtë kalimin përsëri në zyrë./AkademiPune
Lexo më shumë
5 aftësi sociale që ju bëjnë të suksesshëm në punë
Aftësitë sociale hyjnë tek aftësitë e buta, të cilat janë shumë të nevojshme për të pasur sukses në cilëndo fushë të karrierës. Njerëzit janë kudo, prandaj edhe aftësitë sociale janë shumë të rëndësishme. Procesi i përdorimit të aftësive sociale quhet socializim. Këto aftësi mësohen qysh nga një moshë të hershme por mund të mësohen dhe përmirësohen edhe me praktikë. Në vendin e punës, do të punoni me njerëz çdo ditë. Aftësitë sociale ua mundësojnë të kuptoheni dhe bashkëpunoni më mirë me të tjerët. Kjo mundëson që të krijohen marrëdhënie të forta me njerëzit me të cilët punoni dhe si rrjedhojë të keni sukses në vendin e punës. Nëse nuk mund të keni një komunikim të mirë me të tjerët, kjo mund të ndikojë negativisht që ju ta humbni edhe punën tuaj. Prandaj, filloni t'i zbatoni aftësitë sociale që të keni sukses si në punë ashtu edhe në jetën tuaj të përditshme. Këtu janë 5 aftësi sociale të nevojshme për të zhvilluar marrëdhënie të forta me njerëzit në vendin e punës: 1. Menaxhimi i marrëdhënieve me të tjerët Në vendin e punës, kalojmë shumë kohë me të tjerët, sidomos nëse punohet me orar të plotë. Prandaj, menaxhimi dhe krijimi i marrëdhënieve të mira me kolektivin, menaxherët apo udhëheqësit është shumë i rëndësishëm. Mundohuni të jeni të sjellshëm dhe profesional në punë, pavarësisht problemeve që mund t’ju paraqiten gjatë ditëve të punës. 2. Empatia Aftësia për t’u lidhur me të tjerët dhe për t’i kuptuar ata është një aftësi shumë e nevojshme në ditët e sotme, sidomos në marrëdhënie të punës. E për t’i kuptuar të tjerët duhet ta vendosni veten gjithmonë në pozitën e tjetrit, këtu ka rëndësi të posedoni aftësinë e empatisë. Mundohuni që gjithmonë t’i trajtoni të tjerët ashtu siç ju do të donit që ata t’ju trajtojnë juve. Një formë e tillë e të menduarit, nuk ka se si të sjellë rezultate negative. 3. Dëgjimi Duke i dëgjuar të tjerët pa i ndërprerë, duke bërë kontakt me sy dhe duke bërë pyetje herë pas here pas deklaratave të një personi, nënkupton se jeni dëgjues aktiv. Të dëgjuarit aktiv nënkupton se jeni plotësisht i vëmendshëm në atë se çka një person po flet. Kjo i kontribuon respektit të ndërsjellë dhe një bashkëpunimi më të mirë. 4. Pozitiviteti Kur ju jeni pozitiv, janë edhe të tjerët. Mundohuni që t’i përshendesni kolegët tuaj me një buzëqeshje. Mos hezitoni t’i përdorni shpesh fjalët magjike si “ju lutem” dhe “faleminderit”. Patjetër, gjithmonë duke pasur kujdes të mos ju keqpërdoren sjelljet e mira. 5. Bashkëpunimi Bashkëpunimi në ekip, është thelbësor për të pasur sukses në punë, si për individët ashtu edhe për kompaninë në përgjithësi. Për arritjen e qëllimeve të përbashkëta, puna në ekip është e domosdoshme. Prandaj, secili duhet t’i përfundojë detyrat që priten nga ai, dhe të mos e dëmtojë punën ekipore. Ndihma për kolegët kur është e nevojshme, është po ashtu një veti që njerëzit i çon drejt suksesit.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.