7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm

30 Jun, 2020

7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm
	 	 

Liderët kanë tipare të ndryshme si organizimi, përkrahja e ekipit, delegimi i detyrave, përkushtimi si dhe qëndrimi pozitiv. Të gjitha këto e forcojnë karakterin e një lideri të sukseshëm. Përveç këtyre ka edhe shenja tjera që tregojnë se mund të jeni të përshtatshëm për udhëheqje, ndër to janë:

1. Ju me të vërtetë dëshironi që biznesi të ketë sukses

Për ju, mundësia për të udhëhequr nuk ka të bëj vetëm ta keni një pagë më të madhe. Ju vërtet interesoheni për vizionin e kompanisë dhe dëshironi të kontribuoni në suksesin e saj. Ju madje mund të keni ide se si të drejtoni rrjedhën e punës ose të bëni përmirësime në proceset ekzistuese.

2. Ju përshtateni mirë në situata të reja

Përshtatshmëria është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të posedoj një person, e sidomos nëse ai person është ose pretendon të jetë një lider në të ardhmen. Liderët duhet të jenë në gjendje të ecin me kohën dhe të provojnë gjëra të reja për të përmirësuar biznesin. Ata duhet të dinë se si të reagojnë ndaj të papriturave me qetësi dhe profesionalizëm, si p.sh kur ka një ndryshim të madh në vëllimin e punës, ose një anëtar i ekipit të tyre jep dorëheqje papritmas.

3. Përkrahja e anëtarëve të ekipit

A keni vërejtur ndonjëher një standard të dyfishtë? A keni qenë dëshmitar i një padrejtësie? Udhëheqësit e mirë nuk hezitojnë të reagojnë kur ka padrejtësi dhe janë të vendosur për atë që mendojnë se është e drejtë dhe nuk bazohen në thashetheme. Përkrahja e anëtarëve të stafit është një karakteristikë e rëndësishme e një udhëheqësi.

4. Nuk e keni problem të pranoni kritika konstruktive

Edhe pse drejtuesit dhe menaxherët shpesh shoqërohen nga njerëz me "personalitete të forta" të cilët mund të jenë kokëfortë në pikëpamjet e tyre, një udhëheqës i mirë duhet të ketë një perspektivë objektive mbi atë që po ndodh brenda vendit të punës. Kjo mund të jetë një nga pjesët më të vështira të punës sepse ne shpesh mendojmë se jemi objektiv kur nuk jemi nganjëherë të tillë. Një lider i matur pas pranimit të kritikave ndërmerr veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjërat në përputhje me rrethanat.

5. I besoni intuitës tuaj

Gjatë udhëheqjes së një ekipi në territor të paeksploruar, liderët me përvojë besojnë në vete për të marrë vendime të shëndosha. Ata bazohen në përvojat e kaluara ose kërkojnë ndihmë nga mentorë dhe anëtarë me përvojë të fushës së tyre. Frika nga e panjohura nuk i mban ata larg sepse besojnë në veten e tyre dhe ekipin e tyre. Kësisoj, nëse ju keni një tipar të tillë do t’i arrini më lehtë qëllimet që keni dhe të korrni sukses në fushën e udhëheqjes.

6. Jeni të përgjegjshëm

Të gjithë bëjnë gabime, poashtu edhe udhëheqësit ka raste kur gabojnë. Dështimet më shumë se sukseset e ndajnë të mirën nga e keqja, duke pasur parasysh që kjo e fundit kërkon që dikush të fajësohet në vend që të marrë përgjegjësi. Drejtuesit e mëdhenj japin përgjegjësi për ekipin e tyre në rast të dështimit të ndonjë projekti. Ata nuk zhgënjehen nga periudhat e dështimeve pasi që nuk rreshtin së besuari dhe përkrahuri ekipin e tyre për ta tejkaluar periudhat kritike.

7. Ju inspironi të tjerët

Udhëheqësit e mirë e dinë ndryshimin midis urdhërave dhe udhëheqjes. Udhëheqja përfshin frymëzimin e njerëzve për të dhënë më të mirën nga vetja për të arritur e rezultateve që ata synojnë. Udhëheqësit e mirë frymëzojnë anëtarët e ekipit të tyre që të bëhen versioni më i mirë i vetvetes që mund të jenë.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cili është qëllimi i identifikimit të pikave gjatë një projekti?
    A
    Për të ndjekur financat tuaja
    B
    Për t'ju ndihmuar të mbani shënime për secilën fazë kyçe të projektit
    C
    Për t’i deleguar detyrat tuaja te të tjerët
  • Cila nga këto njihet si faza e dytë e një projekti?
    A
    Planifikimi
    B
    Kontrollimi
    C
    Ekzekutimi
    D
    Monitorimi
  • Sa shpesh preferohet të mbahen takime për të vlerësuar progresin e ekipit?
    A
    Një herë në javë
    B
    Çdo ditë
    C
    Një herë në muaj
    D
    2 herë në vit
  • Kush janë palët e interesuara(akterët) në një projekt?
    A
    Ekspertë që ofrojnë këshilla
    B
    Personat që kryejnë detyrat tuaja të deleguara
    C
    Ata që preken nga rezultati i projektit dhe përfshihen në faza specifike
  • Nevoja për _______ është një nga pikat më të rëndësishme në një projekt.
    A
    Vëzhgim
    B
    Integrim
    C
    Ndryshueshmëri
  • Një aktivitet kryesor në mbylljen e një projekti është:
    A
    Shpërndarja e informacionit për të zyrtarizuar përfundimin e projektit
    B
    Transferimi i regjistrimeve të projektit tek pronarët e projektit
    C
    Monitorimi i rezultateve nëse përputhen me standardet e cilësisë
  • Për shkak të shkurtimeve në financim, projekti juaj ka përfunduar. Procesi i kontrollit dhe verifikimit të fushës duhet të:
    A
    Përcaktojë saktësinë e rezultateve të punës
    B
    Të shtyhet derisa projekti të përfundojë
    C
    Përcaktojë dhe dokumentojë nivelin dhe shtrirjen e projektit
  • Një kontratë është:
    A
    Një alternativë pë menaxhim
    B
    Nuk nevojitet për projekte të vogla
    C
    Një dokument i përdorur për të përshkruar planin e projektit
    D
    Një marrëdhënie juridike që i nënshtrohet mjeteve juridike në gjykata
  • Ju sapo jeni caktuar të merrni përsipër një projekt në një kompani. Menaxheri i mëparshëm i projektit ju thotë se projekti është në planifikim, sepse ai ka shtyrë vazhdimisht ekipin për të performuar. Cila është gjëja e parë që duhet të bëni si menaxher i ri i projektit?
    A
    Kontrolloni statusin e rrezikut
    B
    Kontrolloni ecurinë e kostos
    C
    Përcaktoni një strategji të menaxhimit
  • Projektet konsiderohen të suksesshme nëse:
    A
    Përfundojnë në kohë
    B
    Nuk e tejkalojnë koston e paraparë
    C
    Sjellin përfitime për komunitetin lokal
    D
    Të gjitha këto
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
8 profesione në të cilat mund të jeni të suksesshëm nëse njihni gjuhë të huaja
Sot, pothuajse të gjithë punëdhënësit duan të punësojnë njerëz që flasin më shumë se një gjuhë. Njohja e disa gjuhëve mund t'iu sjellë përfitime të shumta në karrierë. Duke e njohur gjuhë të tjera, ju rrisni mundësitë për të gjetur një vend të mirë të punës e gjithashtu të siguroni edhe të ardhura të mira. Shumë organizata, institucione, biznese, kanë nevojë për sa më shumë njerëz që njohin gjuhë të huaja. Individët që njohin më shumë se një gjuhë të huaj, mund të ushtrojnë shumë profesione, mirëpo disa prej tyre mund të sjellin suksesin më pranë.  Përfaqësues të shërbimit me klientë Në fushën e shërbimit me klientë do të keni goxha sukses në rast se e njihni edhe një gjuhë të huaj. Duke qenë se puna ju obligon të takoheni me njerëz dhe biznese të ndryshme, është shumë mirë nëse njihni gjuhë të huaja sepse mund të keni punë edhe me klientë ndërkombëtarë. Në këtë profesion, punëdhënësit duan njerëz që mund të kapërcejnë pengesat gjuhësore dhe të zgjerojnë bazën e tyre të klientëve. Përkthyes/ Interpretues Në ditët e sotme, profesioni i përkthyesit është shumë i kërkuar. Shumica e institucioneve apo bizneseve kanë nevojë të kenë të punësuar dikë që mund t’iu përkthejë materiale nga gjuhë të ndryshme. Kur njihni gjuhë të huaja, gjithmonë mund ta keni një vend të sigurt të punës si përkthyes. Thuhet se punësimi i përkthyesve dhe interpretuesve do të rritet shumë gjatë viteve në vijim. Specialistë në burime njerëzore Pjesa e burimeve njerëzore gjithashtu kërkon njohuri në gjuhë të huaja. Ata që kanë karrierë në burime njerëzore dhe njohin më shumë se një gjuhë, ndihmojnë ndërmarrjet shumë më shumë kur vjen puna tek punësimi i kandidatëve. Jo të gjithë kandidatët që intervistohen mund të njohin një gjuhë të caktuar sepse ata mund të vijnë nga kultura të ndryshme. Mësimdhënës Nëse dëshironi të keni një karrierë të suksesshme si mësimdhënës, është mirë të mësoni edhe një gjuhë të huaj. Mësimdhënësit që flasin më shumë se një gjuhë kanë shumë mundësi të jenë të suksesshëm në këtë profesion, sidomos në zonat ku ka popullësi multikulturore. Vlen të theksohet se shkollat tashmë kanë programe të ndryshme gjuhësore. Shkrimtarë / Gazetarë Njohuritë e një gjuhe tjetër ndihmojnë gazetarët dhe shkrimtarët të jenë të suksesshëm në hulumtime, kryerjen e intervistave apo shkrimin e artikujve  për media të huaja. Si shkrimtarë, mund të përktheni vepra në disa gjuhë dhe të arrini audiencë më të gjerë. Profesionistë të kujdesit shëndetësor Individët që punojnë në spitale apo klinika, çdo ditë duhet të takojnë një numër të madh të njerëzve. Në raste urgjente, njohuritë e gjuhëve të huaja hyjnë shumë në punë. P.sh, nëse ndonjë pacient nuk e njeh gjuhën e parë të një vendi, do të shmangej stresi i komunikimit. Kësisoj, mjekët që njohin dy gjuhë, infermierët, apo në përgjithësi stafi në spitale, do të kontribuonin shumë më shumë. Menaxherë të marketingut Në tregun e ditëve të sotme, kompanitë kanë shumë nevojë që të përcjellin mesazh të saktë. Pra, kanë nevojë për njerëz të cilët flasin rrjedhshëm gjuhët e klientëve të tyre që të përcjellin me sukses mesazhe të brendit. Punëtorët social Pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë janë punëtorët social. Puna e tyre lidhet me njerëzit. Karriera në punë sociale po aq sa është sfiduese është edhe e dobishme. Edhe në këtë fushë, shumë më shumë sukses mund të arrini nëse njihni gjuhë të huaja. Ju do të jeni në gjendje të komunikoni me njerëz dhe të kuptoheni më mirë por edhe ata do të ndjehen më mirë nëse flasin në gjuhën e tyre amtare. Kësisoj, gjuhët e huaja janë shumë vlefshme në këtë karrierë. 
Lexo më shumë
Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh. Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas perfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme. AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione.  1. Avokat Profesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër.  2. Noter Noteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi. 3. Zyrtar ligjor Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar. 4. Zyrtar i prokurimit Zyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës. Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera. /AkademiPune
Lexo më shumë
CILËSITË E NJË LIDERI TË SUKSESSHËM
"Liderët bëhen të mëdhenj, jo për shkak të fuqisë së tyre por për shkak të aftësisë së tyre për t’i fuqizuar të tjerët" - John Maxwell Lidershipi ose udhëheqja është proces i ndikimit të një individi mbi një grup të caktuar njerëzish, në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Me këtë nënkuptohet krijimi i raporteve reciproke mes liderit dhe grupit duke ndikuar realizimin e synimeve të një organizate nëpërmjet veprimeve të përbashkëta. Për një organizatë, lidershipi është shumë i rëndësishëm kur vjen puna tek procesi i organizimit dhe menaxhimit të situatave, zhvillimit apo mbarëvajtjes së punës në atë organizatë. Një lider duhet të jetë vizionar, të ketë për vizion arritjen e qëllimeve të përbashkëta por edhe të jetë i hapur ndaj grupit (pasuesve të tij) dhe të pranojë edhe pikëpamjet e pjesëtarëve të grupit. Procesi i lidershipit nuk duhet të përjashtojë as edhe një anëtar të grupit për të shfaqur vizionet dhe mënyren e tij të realizimit të qëllimeve. Christian Francis, Drejtor i Teleperformance Prishtina, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se lidershipi është shumë i rëndësishëm për t’i përqëndruar njerëzit në atë që duhet bërë, prandaj sipas tij gjithmonë nevojitet një njeri që ta orientojë një grup njerëzish. “Në një punë ideale, lidershipi është i nevojshëm thjesht sepse njerëzit e dinë saktësisht se çfarë duhet të bëjnë dhe të bëjnë gjithçka mirë për të parën herë. Lidershipi dhe hierarkia janë të nevojshme për t’ i përqëndruar njerëzit në atë që duhet bërë dhe prandaj ata kanë nevojë për një person ose disa persona në kompani, që në fakt mund t’ua tregojnë të tjerëve rrugën apo t’iu japin direktiva se ku t’i fokusojnë përpjekjet e tyre, çka të përmirësojnë”, ka thënë ai. Sipas tij, secili njeri do të mund të punonte individualisht dhe mbase gjërat do të shkonin mirë mirëpo lidershipi shërben edhe për t’i motivuar të tjerët dhe sidomos nëse është duke u punuar në diçka që është shumë më e ndërlikuar, më e madhe, të cilën nuk mund ta menaxhojë një person i vetëm. Prandaj, nevojitet dikush që shpjegon se pse njerëzit duhet të kryejnë një punë të caktuar dhe pse ajo punë është e rëndësishme. Francis tha se shumë njerëz kur shkojnë në punë, nuk ia kanë idenë se pse janë duke e bërë atë punë, kësisoj duhet dikush t’ua rikujtojë atyre pse puna që po bëjnë është në të vërtetë e rëndësishme për të arritur objektivin e përgjithshëm të kompanisë. Cilat janë top karakteristikat e një lideri të mirë? Ndër cilësitë e një lideri të mirë në punë konsiderohen komunikimi i ideve, dëshira për të punuar me njerëz dhe të qenurit i besueshëm. Këtë pohim e mbështet edhe Francis. Ai tha se janë njerëzit ata që zgjedhin një lider dhe si i tillë ai duhet të jetë në gjendje të komunikojë me ta, të jetë gjithmonë i besueshëm dhe i hapur ndaj tyre. "Ndër cilësitë e para është të punohet shumë. Unë besoj se kjo është diçka që njerëzit thjesht e presin nga ju. Duhet të punoni shumë, edhe më shumë se njerëzit që ju rrethojnë.  Cilësi e dytë është të jeni në gjendje të komunikoni idetë, e treta është të pëlqeni të punoni me njerëz. Ju gjithnjë do të jeni në kontakt me njerëz, duhet t’i bindni se ju jeni personi i duhur për t’i udhëhequr sepse janë vetë njerëzit ata që e zgjedhin liderin e tyre.  Lideri nuk emërohet, njerëzit e zgjedhin atë. E që ata t’ju zgjedhin për lider të tyre, ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni me ta dhe më e rëndësishmja është të jeni të besueshëm. Duhet t’i mbani të gjitha premtimet e juaja por gjithashtu t’u tregoni njerëzve rregulla të qarta dhe atë që prisni prej tyre”.Liderët kanë edhe shumë përgjegjësi sepse marrin vendime edhe për të ardhmen e njerëzve. Francis për KosovaJob sqaroi se një lider i mirë duhet të jetë edhe i drejtë. Patjetër që interesi i kompanisë duhet të merret parasysh por edhe i njerëzve gjithashtu. Jo të gjitha vendimet janë të mirëpritura nga njerëzit që punojnë për një kompani të caktuar prandaj ai theksoi se atyre duhet t’iu krijohet bindja se kompania ka edhe interesat e tyre në mendje dhe jo vetëm interesat e veta. Liderët duhet të jenë të gatshëm të kontribuojnë në çdo rrethanë në punën e tyre. “Liderët e mëdhënj në histori gjithnjë kanë qenë njerëz të cilët e kanë sakrifikuar tërë jetën e tyre për një kauzë, pa marrë parasysh sigurinë e tyre personale apo gjëra të tjera ”, tha Francis. Problemi tek liderët e rinj është bindja se janë të përsosur Të rinjtë kryesisht mendojnë se nuk bëjnë gabime. Këshillat që jep Francis për të gjithë të rinjtë është të kenë dëshirë të përmirësohen vazhdimisht dhe të mos hezitojnë të kërkojnë komente lidhur me punën të cilën e kryejnë. “Gjëja më e rëndësishme për të rinjtë është që të vazhdojnë të përmirësohen dhe të marrin komente rregullisht se si po e bëjnë një punë, është shumë e rëndësishme që të rinjtë të kenë parasysh se nuk janë të përsosur kur janë të rinj. Kur unë isha i ri, dikund 30 ose 35 vjeç, besoja se gjithçka ishte e përkryer dhe mendimi im ishte i duhuri. Mendoj që problemi më i madh që liderët e rinj kanë është se ata nuk dëgjojnë dhe hyjnë në dhomë me një ide të qartë rreth problemit dhe si ta zgjidhin atë, derisa kurrë nuk mund të dihet se cili është saktësisht problemi dhe si të zgjidhet”. Si rol kryesor të liderëve, Francis përmendi lehtësimin e komunikimit rreth problemit dhe daljen me një sërë zgjidhjesh, ku të gjithë mund të japin një kontribut dhe jo thjesht të hyjnë në dhomë duke menduar se veç e kanë planin në duar. Shumica e njerëzve mendojnë që lidershipi është të qëndrosh i pari, duke u treguar të tjerëve se cili është plani por një udhëheqje e mirë sipas tij është kur diskutohet edhe me njerëz të tjerë që dinë më mirë dhe më pas zbatohet zgjidhja e gjetur së bashku me ekipin. “Problemi i dytë që kanë udhëheqësit e rinj është se ata janë tepër optimistë, mendojnë se kurrë nuk do të bjerë shi, se asgjë nuk do të shkojë keq dhe pastaj zhgënjehen nëse dicka nuk shkon siç duhet. Kjo është diçka, në të cilën udhëheqësit e rinj kanë nevojë të punojnë, jo të gjithë por shumica e tyre. Këshilla e fundit është investimi në karrierë, liderët e rinj duhet të përpiqen të përmirësojnë rezultatet dhe të kërkojnë koment mbi punën e tyre. Shumica e njerëzve nuk duan të dëgjojnë komente sepse mund të jenë negative, të gjithë kanë frikë nga refuzimi dhe kjo është një nga disavantazhet që kanë udhëheqësit e rinj”, përfundoi ai.
Lexo më shumë
Profesionet që mund t’i ushtroni me diplomë në komunikim masiv
Nëse keni interesim se si mund të ndikoni, informoni të tjerët duke krijuar materiale mediatike për një audiencë të caktuar, atëherë një diplomë në komunikim masiv do të ishte më se e dobishme për ju. Fusha e komunikimit mbulon shumë diciplina, përfshirë reklamimin, marrëdhëniet me publikun, gazetarinë, transmetimin, mediet dhe filmin. Aftësitë që përfitojnë personat që kanë studiuar komunikim masiv Personat që kanë studiuar në komunikim masiv përfitojnë aftësi se si të vlerësojnë nevojat dhe preferencat e lexuesve, shikuesve dhe dëgjuesve. Ata po ashtu kanë kreativitetin për të hartuar strategji inovative për përcjelljen e mesazheve në drejtim të audiencës. Ndër të tjera, ata mësojnë të shkruajnë në mënyra të ndryshme efektive, përfshirë stilet krijuese, bindëse, përshkruese dhe gazetareske. Këto aftësi që përfitohen gjatë studimeve në fushën e komunikimit, ndihmojnë që pas diplomimit të keni opsione të ndryshme në karrierën tuaj. Ja disa nga mundësitë më të mira të punës për personat që kanë diplomë në komunikim masiv. Specialist i marrëdhënieve me publikun Organizatat e shumta i kushtojnë rëndësi shumë përceptimit që kanë nga publiku. Personat me këtë profesion njohin mjaft mirë metodat strategjike se si të ndikojnë në perceptimin e publikut përmes mediave. Specialistët e marrëdhënieve me publikun shkruajnë njoftime për shtyp, organizojnë konferenca për shtyp dhe ngjarje të tjera. Rolet tjera që mund të ushtroni me këtë profesion janë marketingu, puna nëpër organizata qeveritare dhe jo qeveritare, si dhe departamente të ndryshme komunikimi. Planifikues i eventeve Planifikuesit e eventeve mund të përdorin aftësitë e të folurit publik të zhvilluara gjatë studimeve të tyre, për të bërë njoftime dhe prezantuar folësit gjatë eventeve të nrdyshme. Shkathtësitë e tyre të shkrimit i ndihmojnë ata të hartojnë njoftime për shtyp, të bëjnë përshkrime dhe biografi për eventet që i planifikojnë dhe të krijojnë përmbajtje në internet në lidhje me takimet. Menaxher i rrjeteve sociale Tashmë është e njohur rëndësia e rrjeteve sociale si rrjedhojë e përdoruesve të shumtë. Tregu bashkëkohor i punës kërkon persona me profesion të tillë pasi si menaxher i rrjeteve sociale ju keni aftësi të promovoni organizatat e ndryshme sa më mirë nëpër rrjetet sociale si Facebook, Instagram, Twitter. Specialist i burimeve njerëzore Specialistët e burimeve njerëzore janë përgjegjës për funksionet intenzive të komunikimit brenda organizatave përfshirë stafin e rekrutimit, orientimi i punonjësve të rinj, zhvillimin e programeve të trajnimit, përcjelljen e politikave për stafin si dhe edukimin e punonjësve. Gazetar Në kuadër të profesioneve që mund t'i ushtroni me diplomë në komunikim masiv padyshim nuk ka se si të mungojë edhe profesioni i gazetarit. Profesioni në fjalë ka detyra të ndryshme si mbledhja, shkrimi, ose shpërndarja e lajmeve dhe informacioneve aktuale për publikun. Si gazetar mund të punoni në televizione te ndryshme, radio, portale dhe gazeta të shkruara. /Akademi Pune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.