Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?

25 Jun, 2020

Si ta lini një punë në mënyrë profesionale?
	 	 

Lënia e një vendi pune mund të jetë diçka që veçse jeni përballur me të, e nëse jo mund të përballeni në të ardhmen. Largimi nga puna në çfarëdo rrethane krijon stres. Sidomos, nëse keni ndërtuar një raport të mirë me kolegët dhe udhëheqësit e kompanisë.

Pavarësisht mendimeve negative dhe stresit që mund t’ju krijohet, mbani mend që nuk jeni as personi i parë e as i fundit që e keni lënë apo po e lini një vend pune. Mirëpo, para se të vendosni ta lini një vend pune, duhet t’i keni parasysh disa gjëra.

  • Mos u tregoni kolegëve për planet tuaja para se të flisni me menaxherin/shefin
  • Njoftoni të paktën dy javë më herët
  • Ofroni mundësinë për të ndihmuar zëvendësimin tuaj
  • Shkruani një email lamtumire kolegëve
  • Shprehni mirënjohjen ndaj ekipit dhe kompanisë

Sigurohuni që vërtetë dëshironi të largoheni. Ka shumë arsye se pse dikush  mund të dëshirojë të largohet nga një vend pune. Këtu mund të hyj çështja e produktivitetit, ankesave fizike, punës jashtë orarit, ambienteve negative, problemet me kolegë, arsye personale apo çështje te ndryshme. Mirëpo, pavarësisht nëse ekziston arsyeja që ju shtyn për ta lënë një vend pune, asnjëherë mos e lini vendin e punës në moment. Sigurohuni që arsyeja të jetë vërtetë diçka që ja vlen. Pra, një vend i punës nuk duhet të lihet vetëm nëse keni pasur një ditë apo një javë të keqe.

Rishikoni të tjera opsione. Në momentin që jeni të sigurtë se dëshironi ta lini vendin e punës, sigurohuni të keni opsione të tjera. Asnjëherë nuk është mirë ta lini një punë pa pasur një tjetër që mund të filloni. Pauzat e gjata mund t’ju fusin në një zonë të rehatisë.

Lajmëroni në kohë. Nëse jeni në një vend pune me kontratë të rregullt, keni parasysh se gjithmonë duhet të lajmëroni disa ditë më herët, duke respektuar kontratën. Mund të ketë raste kur jo gjithmonë mund të rrini në një vend edhe për dy javë të tjera. Prandaj njoftimi në kohë shmang anët negative në momentet kur dëshironi të largoheni.

Largohuni me mirënjohje. Forma më profesionale për ta lënë një vend pune është të shkruani një letër dorëheqjeje dhe të kërkoni takim me menagjerin apo punëdhënësin tuaj për të biseduar. Varësisht prej rrethanave në të cilat ndodheni, një letër dorëheqjeje është e duhur, një gjë e tillë mund të ndikojë në ruajtjen e një raporti të mirë me punëdhënësin dhe në të njejten kohë të hapen rrugët e reja.

Flisni me punëdhënësin tuaj. Në takimin me punëdhënësin tuaj mundohuni t’i shmangni anët negative. Fokusohuni tek ato nga të cilat keni përfituar gjatë kohës sa keni qenë duke punuar në atë kompani/vend pune. Pjesën e arsyeve mund ta cekni në letrën e dorëheqjes.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Çka nënkuptojmë me termin “Leukocitozë”?
    A
    Rritja e qelizave të bardha të gjakut
    B
    Ulja e qelizave të bardha të gjakut
    C
    Rritja e numrit të qelizave të bardha të papjekura të gjakut
  • Si quhet zëvendësimi i indeve të dëmtuara nga qelizat e ngjashme?
    A
    Fibrozë
    B
    Rigjenerim
    C
    Rihapje
  • Si quhet deficiti i të gjitha llojeve të qelizave të gjakut?
    A
    Lukopenia
    B
    Nutropenia
    C
    Pancitopenia
    D
    Eritrocitoza
  • Individët me gjak të tipit 0 mund të dhurojnë gjak për të gjitha grupet tjera sepse:
    A
    Përmbjanë antitrupa A dhe B
    B
    Përmbajnë antigjene A dhe B
    C
    Kanë mungesë të antitrupave A dhe B
    D
    Kanë mungesë të antigjeneve A dhe B
  • Sa është proporcioni i saktë i gjakut (në peshën e trupit) në trupin e një mashkulli të rritur?
    A
    30%
    B
    20%
    C
    4%
    D
    10%
  • Cila është një shenjë tipike e dehidrimit?
    A
    Hematokrit i ulët
    B
    Mukoza e çrregulluar orale
    C
    Rrahjet e shpejta të zemrës
  • Cila është një nga shkaqet e zakonshme të hiponatremisë?
    A
    Djersitja e tepruar
    B
    Sekretimi i tepërt i aldosteronit
    C
    Humbja e mekanizmit të etjes
  • Si quhet neoplazma jo aq e rrezikshme që buron nga indi dhjamor?
    A
    Adenoma
    B
    Lipoma
    C
    Fibrosarcoma
    D
    Adenocarcinoma
  • Çka ndodh si rezultat i zvogëlimit të numrit të eritrociteve?
    A
    Rritet hemoglobina në gjak
    B
    Ulet vlera e hematokritit
    C
    Rrezik i shtuar i hemostazës
    D
    Ulja e prestionit të gjakut
  • Vitamina K kërkohet nga mëlçia për të sintetizuar:
    A
    Heparinin
    B
    Prothrombinin
    C
    Aminoacidet
    D
    Bilurbinin
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Rëndësia e profesionit të mësuesit
Profesioni i mësuesit ka një rëndësi të veçantë në shoqëri. Pothuajse të gjithë fëmijet, mësuesin e tyre e marrin si shembull ngase ai ka rol të rëndësishëm në jetën tyre dhe ata e shohin jo vetëm si mësues por edhe si prind të dytë. Mësimdhënia nuk është vetëm një profesion, është gjithashtu edhe një mundësi për t'iu shërbyer të tjerëve duke ndikuar në formësimin e një shoqërie të terë. Mirëpo, një profesion nëpërmjet të cilit ndikoni në formësimin e mendjeve të tjera, duhet ta dini se është një profesion me shumë përgjegjësi. Mësimdhënia ofron mundësinë për të ndryshuar jetën e njerëzve të tjerë për mirë. Si mësues mund të ndihmoni në zhvillimin e njohurive të dikujt, ndoshta edhe të ndikoni në mendjen dhe personalitetin e tyre. Mësimdhënia është një gjë tepër e dobishme për ta bërë, si dhe mësuesit e mirë janë të nevojshëm në çdo vend. Sidoqoftë, mësimi i të tjerëve mund të jetë i lodhshëm, stresues dhe kërkues, prandaj profesioni i mësuesit ka edhe përgjegjësi të mëdha. Mendja dhe motivimi i njerëzve ndryshojnë shumë, prandaj një mësues i mirë duhet të gjejë mënyra apo metoda të ndryshme inovative për t'u lidhur me nxënësit e tij. Një mësues i mirë i njeh nevojat e secilit prej nxënësve të tij, si dhe përdor qasje të ndryshme me secilin prej tyre. Nëse ju pëlqen puna me fëmijë dhe besoni se edukimi ka fuqinë për të ndryshuar jetën, atëherë karriera si mësues mund të jetë e duhura për ju. Cilat janë përparësitë e profesionit të mësuesit? Ndonëse profesioni i mësuesit është një profesion me shumë përgjegjësi dhe ndonjëherë i lodhshëm, ka gjithashtu edhe shumë përparësi. Mësuesi frymëzon të tjerët Duke u bërë mësues, ju mund të ndikoni në frymëzimin e të tjerëve. Kur ndani njohuritë me nxënësit tuaj, ju do të mund të ndikoni në ndërtimin e tyre, jo vetëm në rrafshin profesional, por edhe në atë personal. E ndani pasionin tuaj Mësimdhënia do t'ju japë mundësinë për të ndarë pasionin me të tjerët më shumë se profesionet e tjera. Duke u bërë mësues do të keni edhe mundësi për t’u avancuar në jetë vazhdimisht. Mësuesit e bëjnë ndryshimin Mësuesit kanë një ndikim tejet të madh në jetët e të tjerëve. Për nxënësit, mësuesi është ai i cili mund t’i stimulojë që të japin më të mirën e tyre në jetë. Kësisoj, një mësues arrin të bëjë diferencën në shoqëri. Mësuesi ndryshon të ardhmen në edukim Si mësues, ju mund të ndikoni në të ardhmen e arsimit në një vend të caktuar. Profesioni i mësuesit ua imponon që shumë shpesh të merrni pjesë edhe në trajnime. Duke punuar me të tjerë mësimdhënës, duke shkëmbyer njohuri, ju arrini të ndikoni pozitivisht tek të gjithë nxënësit tuaj dhe të krijoni gjenerata gjithmonë e më të përgatitura. Disa nga aftësitë që nevojiten në mësimdhënie Përveq njohurive profesionale, ka edhe disa cilësi të tjera, të përgjithshme të cilat duhen në mësimëdhënie. AkademiPune, ju sjellë disa prej tyre. Vetëbesimi Kreativiteti Sensi i humorit Përkushtimi Aftësi të shkëlqyeshme organizative Motivimi i studentëve ta bëjnë maksimumin Kuptimi i kërkesave të studentëve
Lexo më shumë
Profesionet për të cilat nuk iu duhet diplomë universiteti
Jo gjithmonë nevojitet një diplomë universiteti për të pasur një punë të mirë. Ka shumë mundësi punësimi, në fusha të ndryshme ku nuk kërkohet ndonjë edukim zyrtar apo një diplomë. Për disa profesione, nevojiten vetëm njohuritë apo përvojat e fituara ndër vite. Në vijim, iu sjellim disa profesione të cilat mund t'i ushtroni edhe pa një diplomë: 1. Menaxherët e transportit, ruajtjes dhe shpërndarjes Ky profesion kërkon njohuri në kordinimin e aktiviteteve të transportit, ruajtjes, shpërndarjes, në përputhje me politikat e organizatës apo rregullat në fuqi.  2.  Peshkatarët dhe gjuetarët Punëtorët e peshkimit dhe gjuetisë nuk kanë nevojë për edukim formal sepse mund të mësojnë gjatë kohës sa janë duke punuar. Këta punëtorë janë përgjegjës për gjurmimin dhe kapjen e llojeve të ndryshme të kafshëve, të cilat më pas përdoren për ushqim, dekorime apo qëllime të tjera.    3. Instaluesit dhe riparuesit e ashensorëve Instaluesit dhe riparuesit e ashensorëve merren me instalimin, rregullimin dhe mirëmbajtjen e ashensorëve, shkallëve lëvizëse, etj. Këto njohuri mund të fitohen edhe pa pasur ndonjë diplomë.  4. Detektivët dhe hetuesit penalë Ushtruesit e këtij profesioni kryejnë hetime në lidhje me shkeljet e dyshuara të ligjeve për të parandaluar ose zgjidhur krimet.  5. Fermerët apo punëtorët e tjerë të bujqësisë Shumica e punëtorëve bujqësorë nuk kanë nevojë as për një diplomë të shkollës së mesme sepse trajnohen në vendin e punës. Këtu përfshihen tituj pune si punëtorë të fermave të kafshëve, operatorë të pajisjeve bujqësore, punëtorë që punojnë në serra, etj. 6. Operatorët e termocentralit  Në këtë profesion, duhet të merreni me kontrollimin e sistemeve që gjenerojnë dhe shpërndajnë energji elektrike.   7. Instaluesit dhe riparuesit e linjës elektrike  Edhe për instaluesit dhe riparuesit e linjave elektrike, nuk kërkohet diplomë universiteti. Punëtorët merren me instalimin ose riparimin e sistemeve të energjisë elektrike, kabllot e telekomunikacionit, etj. 8. Arkëtarët Një tjetër punë për të cilën po ashtu nuk nevojitet një diplomë universiteti, është puna si arkëtar/e. Për arkëtarët nuk duhet një arsimim zyrtar sepse edhe ata janë po ashtu të trajnuar në vendin e punës. Arkëtarët duhet të ofrojnë shërbim cilësor për klientin duke përshëndetur ata, duke iu përgjigjur pyetjeve që mund të kenë dhe duke përpunuar çdo shkëmbim ose kthim të nevojshëm.
Lexo më shumë
Pse duhet t’ju kushtojmë rëndësi përshkrimeve të punës?
Përshkrimet e punës përdoren për një sërë arsyesh. Janë mjet për rekrutim, po ashtu kanë rol informues për pozita të reja pune që hapen nga kompani të ndryshme. Përshkrimet e punës janë mjete ndihmëse si praktike ashtu edhe ligjore. Ato mund të jenë mjete të dobishme komunikuese për t’i treguar punëkërkuesve se çka saktësisht pritet nga ta në vendin e punës. Përshkrimet e punës gjithashtu mund të adresojnë cilësinë dhe sasinë e standardeve të performancës, apo edhe rregullat e punës që vlejnë për një punë përkatëse. Përpilimi i duhur i përshkrimeve të punës Në rast se përshkrimet e punës nuk përpilohen mirë, punonjësit mund të mos i përmbushin pritjet e punëdhënësve. Përshkrimet e punës duhet të paraqesin përmbajtjen e vendit përkatës të punës, ambientin si dhe kushtet e punësimit. Një format i zakonshëm i përshkrimit të punës përfshin: Titullin e pozitës Detyrat që duhet t’i kryej kandidati/ja Kualifikimet që kërkohen për atë pozitë Çka ofron kompania Duhet ta keni parasysh se ambienti i punës pëson ndryshime si rezultat i kërkesave të tregut, përparimit të teknologjisë së prodhimit, interesave të klientëve dhe strategjive të konkurrentëve. Prandaj, përshkrimet e punës duhet të rishqyrtohen dhe përditësohen. Drejtuesit e burimeve njerëzore duhet t’i parashikojnë dhe vlerësojnë ndryshimet që mund të ndodhin me kalimin e kohës. Rëndësia e përshkrimeve të punës Përshkrimet e punës janë zakonisht thelbësore për menaxhimin e njerëzve në organizata. Ato përdorën për rekrutim në mënyrë që menaxherët dhe aplikantët të mund të kuptojnë rolin e punës. Një përshkrim pune përcakton rolin dhe përgjegjësinë e një personi. Përshkrimet e punës përmirësojnë aftësinë e një organizate për të menaxhuar njerëzit pasi ofrojnë detaje të rëndësishme si në vijim: Sqarojnë pritjet e punëdhënësit për punonjësin Sigurojnë bazën e matjes së performancës së punës Ofrojnë një përshkrim të qartë të rolit të kandidatit për punë Sigurojnë mjete referimi për çështjet e mosmarrëveshjes së punonjësve/punëdhënësve Sa i kushtojnë rëndësi aplikantët përshkrimeve të punës? Kur duam të aplikojmë për një vend pune, është shumë e rëndësishme t’i kushtojmë rëndësi leximit të përshkrimit të punës. Varësisht se për cilën pozitë aplikoni ju duhet ta lexoni me kujdes shpalljen që një kompani e caktuar e ka publikuar, në mënyrë që të informoheni mirë nëse plotësoni të gjitha kriteret e kërkuara. Nuk duhet të nxitoni që ta përfundoni aplikimin sa më parë dhe dërgoni CV-në tuaj sa më shpejt, pasiqë rrezikoni të mos ftoheni fare për fazën e intervistës. Në fazën e intervistës nuk ftohet kandidati i parë që ka aplikuar, por kandidati që i ka kushtuar vëmendje shpalljes, kritereve të kërkuara, si dhe ka dërguar CV-në në formatin e duhur. Disa gabime që aplikantët bëjnë gjatë aplikimit për vend pune: Nuk e lexojnë me kujdes shpalljen Bëjnë gabime gramatikore kur dërgojnë email Nuk e kanë CV-në e përditësuar Në mënyrë që aplikimi juaj të jetë i suksesshëm dhe të vlerësohet nga punëdhënësi, ju duhet t'i evitoni gabimet e lartcekura. /AkademiPune
Lexo më shumë
Hapat që duhet ndjekur për zhvillim në karrierë
Aftësitë që posedoni janë kapitali juaj i karrierës. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të investoni kohë dhe energji në zhvillimin tuaj profesional. Duke u zhvilluar profesionalisht, ju do të kaloni më me maturi sfidat me të cilat përballeni, do të bëheni më të mirë në punën që keni tani si dhe do të jeni të gatshëm ta ndërmerrni hapin tjetër në karrierën tuaj. Zhvillimi profesional duhet të jetë ndër prioritetet kryesore që duhet t’ia caktoni vetes. Ju nuk duhet të prisni që kompania juaj të sigurojë trajnime në vendin e punës për ju. Pasi që mund të merrni vetë iniciativë për të caktuar qëllimet tuaja të zhvillimit profesional dhe të ndërtoni një strategji për t'i arritur ato. Për të kuptuar se si të përcaktoni dhe arrini qëllimet tuaja, ju nevojitet kohë, analizë e detajuar si dhe angazhim. Caktoni qëllimet që keni Së pari, parashikoni të ardhmen tuaj. Ku dëshironi të jeni? Cili do të jetë titulli juaj? Për cilën kompani do dëshironit të punoni? Çfarë aftësish të reja doni të përfitoni? Pastaj, përgjigjuni me sinqeritet në secilën prej këtyre pyetjeve. Shikoni se çfarë do të duhet për të arritur atje ku aspironi të jeni, aftësitë dhe përvojën e kërkuar dhe çfarëdo trajnimi ose çertifikimi që ju nevojitet. Merrni pjesë në trajnime të ndryshme Trajnimet janë të domosdoshme dhe janë shtytje e madhe në zhvillimin tuaj profesional. Kompani dhe organizata të ndryshme mbajnë trajnime si: zhvillim në karrierë, zhvillimi i aftësive të komunikimit (aftësive të buta), poashtu trajnime të ndryshme në fushën e teknologjisë si programim, kodim, zhvillim të web faqeve. Shumica e kompanive përmes rrjeteve sociale njoftojnë rreth trajnimeve të tyre, prandaj e keni mjaft të lehtë të keni qasje dhe të informoheni rreth trajnimeve që i përshtaten kërkesave tuaja. Objektivat të jenë mirë të menduara Nëse objektivat tuaja janë të paqarta, si rezultat as rruga juaj e zhvillimit profesional nuk mund të jetë e qartë. Për tu siguruar se qëllimet tuaja janë të lehta për t'u kuptuar dhe të qarta, ato duhet të jenë si në vijim: Specifike: Sigurohuni që e dini se çfarë doni të arrini, pse është e rëndësishme fusha në të cilën keni interesim, ku duhet të jeni për të përmbushur detyrën, si dhe burimet që ju nevojiten për t'i arritur objektivat që keni. Të matura: Kjo ju ndihmon të gjurmoni përparimin tuaj drejt përmbushjes së detyrës. Të rëndësishme: Qëllimet tuaja duhet të kenë rëndësi për ju, si dhe duhet të përputhen me qëllimet tuaja të tjera dhe planet afatgjata. Me afat kohor: Të gjitha qëllimet që keni duhet t’i planifikoni me radhë për një afat kohor në të cilin planifikoni t’i përmbushni. Teknikat e përcaktimit të qëllimeve përdoren nga njerëz të suksesshëm në të gjitha fushat. Me vendosjen e qëllime të mprehta, të përcaktuara qartë, ju mund të matni përparimin tuaj dhe të motivoni vazhdimisht veten për të përparuar drejt vizionit që keni për jetën tuaj ideale të punës. Duke vendosur dhe ndërmarrë veprime drejt qëllimeve tuaja, gjithashtu do të rrisni edhe vetëbesimin tuaj./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.