8 gabime që mund ta dëmtojnë karrierën tuaj

23 Jun, 2020

8 gabime që mund ta dëmtojnë karrierën tuaj
	 	 

Pavarësisht nëse keni përvojë pune apo jeni vetëm në fillim të karrierës, gabimet janë të paevitueshme shpeshherë. Gabimet të cilat ndonjëherë mund të duken të vogla, mund të sjellin pasoja të mëdha.

Një studim i realizuar nga VitalSmarts tregoi se 83 përqind e njerëzve njihnin dikë që kishte bërë gabime që kanë pasur pastaj rezultate negative në karrierën, reputacionin ose biznesin e tyre, ndërkaq 69 përqind pranuan se ata vetë kishin bërë diçka që kishte dëmtuar karrierën e tyre.

AkademiPune ju sjell 8 gabime që mund ta dëmtojnë karrierën tuaj:

Mungesa e qëllimeve në karrierë

Pavarësisht nëse keni një punë ose jo, qëllimet e së ardhmes janë shumë të rëndësishme. Nëse ju mungon vizioni i së ardhmes, pra nuk keni ide se nga do të drejtohet karriera juaj, do të vini në një pikë ku do të ndiheni sikur nuk po arrini ta orientoni veten. Kur ndodheni në një situatë të tillë, analizoni rrethanat, krijoni një vizion për të ardhmen dhe një strategji të qartë për karrierë.

Qëndrimi në zonën e rehatisë

Zona e rehatisë është ndër shkatërruesit kryesor në karrierë. Duke mos pasur një vizion më të qartë në karrierë, ju mund të hyni në një zonë rehatie. Gjithçka mund të jetë në rregull me punën tuaj por thjesht nuk ndjeheni të angazhuar dhe nuk e keni të njejten energji. Hapi i parë që duhet të ndërmerrni për të parandaluar këtë është të identifikoni pakënaqësinë tuaj dhe të keni një plan me zgjidhje, kësisoj mund të kuptoni nëse dëshironi të qëndroni në punën tuaj të tanishme apo të shkoni dikund tjetër.

Mos krijimi i një ekipi mbështetes

Një tjetër gabim që mund të dëmtojë karrierën tuaj është edhe mendimi që ju duhet të bëni çdo gjë vetë. Të gjithë kanë nevojë për njerëz të besueshëm që mund të japin këshilla dhe sugjerime nga përvojat e tyre, në mënyrë që secili të rritet në karrierë.

Mungesa e investimit në vetvete

Shumë njerëz, kur janë për disa vite në një pozitë pune, fillojnë dhe e ndjejnë një lloj lirie e rehatie, ani pse kjo nuk është një gjë negative. Mirëpo, nëse ndaloni së nxituri veten tuaj për të mësuar dhe avancuar më shumë, atëherë do të filloni të ndjeheni shumë të parëndësishëm edhe për kompaninë. Qëndroni të informuar rreth asaj se çka po ndodhë në fushën tuaj dhe sigurohuni që të krijoni aftësi që pastaj të arrini të përshtateni me të gjitha ndryshimet e mundshme.

Prishja e urave

Reputacioni është shumë i rëndësishëm në ditët e sotme sepse pothuajse të gjitha bizneset janë të lidhura me njëra tjetrën. Nëse në pozicionin aktual të punës nuk jeni të kënaqur dhe mendoni që është koha për të ecur tutje, tentoni t’i menaxhoni emocionet dhe mos flisni gjëra për të cilat mund të pendoheni me vonë.

Egoja

Është mirë të tregoheni të suksesshëm në të gjitha detyrat që ju jepen, mirëpo problemi shfaqet atëherë kur mendoni që vetëm ju duhet të keni sukses dhe që suksesi juaj duhet të zgjasë përgjithmonë. Ky mentalitet mund t'ju sjellë dështime shumë të mëdha.

Premtimet e shumta dhe rezultatet e pakta

Asnjëherë mos premtoni se do ta realizoni një detyrë në afat shumë të shpejtë sado që mund të jeni të sigurtë se mund ta bëni atë. Përceptimi është i rëndësishëm, prandaj asnjëherë mos dilni nga vetja, jeni të sinqertë në lidhje me rezultatet që mund të jepni. Kësisoj nuk krijoni pritshmëri të larta tek të tjerët.

Kalimi nga një punë në tjetrën

Një tjetër gabim që mund t’ju dëmtojë shumë në karrierë është kalimi nga një punë në tjetrën, nga një pozitë në tjetrën, pa pasur ndonjë arsye. Kjo mund të shkaktojë probleme në gjetjen e një vendi të duhur dhe të qëndrueshëm të punës.

Gabimet janë të pashmangshme në karrierë por është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ato gabime që mund të dëmtojnë karrierën si dhe të gjeni zgjidhjet për t’i mos përsëritur në të ardhmen.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Të zgjidhet: 50 : 5 (3+2) +1 x 0 = ?
    A
    2
    B
    50
    C
    32
    D
    0
  • Cila nga të mëposhtmet është e saktë?
    A
    5 +2 x 4 = 28
    B
    3 x 3 : 3 x 3 = 1
    C
    12 - 10 : 5 = 10
    D
    16 - 4 : 2 + 8 = 14
  • Zgjidh ekuacionin: 12 (x-3) = 8 x + 4
    A
    x =10
    B
    x = 7/4
    C
    x = 1/4
    D
    x= -10
  • Sa është numri π?
    A
    31.4
    B
    4.13
    C
    3.14
    D
    0.314
  • Cila formulë është e saktë (për tangjentin)?
    A
    tanα=1/sinα
    B
    tanα=cosα/sinα
    C
    tanα=1/cosα
    D
    tanα=sinα/cosα
  • Cila është formula e teoremës së Pitagorës nëse c është hipotenuza, ndërsa a dhe b janë katete?
    A
    a² = b² + c²
    B
    b² = c² - a²
    C
    c² = a² - b²
    D
    c² = b² - a²
  • Sa është vlera e x-it në ekuacionin: (2x+1)⁰ +3 x = 10
    A
    x = 2
    B
    x = 10/3
    C
    x = 3
    D
    x = - 3
  • Sa është shuma e këndeve të brendshme të një trekëndëshi?
    A
    360 ᵒ
    B
    180 ᵒ
    C
    270 ᵒ
    D
    90 ᵒ
  • Sa është 25% e dyqindëshit (200)?
    A
    50
    B
    20
    C
    25
    D
    100
  • Si numër decimal, 35% është:
    A
    3,50
    B
    35
    C
    0,35
    D
    0,035
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Një mjedis i keq pune mund të shkaktojë probleme në shëndet
Njerëzit kalojnë më shumë se 40 orë në javë në ambientet e tyre të punës. Kësisoj, kur puna nuk bëhet me qejf, mund të ketë pasoja të mëdha në shëndet, sidomos nëse ndjeheni të obliguar të rrini aty. Hulumtimet kanë treguar se personat të cilët janë ndjerë të obliguar të rrinë në një ambient pune kanë përjetuar shumë më shumë stres, lodhje apo edhe depresion. Probleme mund të hasim në çdo mjedis pune, mirëpo duhet t’i kushtohet vëmendje nëse një punë e caktuar po shkakton aq shumë stres, sa që po fillon të ndikojë negativisht në shëndetin tonë. Sipas një studimi të Universitetit të Mançesterit, një punë  "me cilësi të dobët" - një punë që nuk bëhet me qejf - është më e keqe për shëndetin mendor të njeriut sesa të mos kesh punë fare. Nëse keni të bëni me një punëdhënës të pasjellshëm, me klientë të këqinj, me shumë ngarkesa në detyra të punës, etj, gjasat që të filloni të mos e duani punën janë shumë të mëdha. ”Ekzistojnë shumë faktorë rreziku për shëndetin mendor që mund të jenë të pranishëm në mjedisin e punës. Shumica e rreziqeve kanë të bëjnë me ndërveprimet midis llojit të punës, mjedisit organizativ dhe menaxherial, aftësive dhe kompetencave të punonjësve dhe mbështetjes në dispozicion të punonjësve për të kryer punën e tyre”, shpjegon psikologia Lirije Cakaj. Rreziqet për shëndetin mendor përfshijnë: Politika jo adekuate të shëndetit dhe sigurisë Praktikat e dobëta të komunikimit dhe menaxhimit Pjesëmarrje e kufizuar në vendimmarrje ose kontroll i ulët mbi fushën e punës së një personi Nivele të ulëta të mbështetjes për punonjësit Orar pune jo fleksibil Detyra të paqarta Rreziku për ndikim negativ në shëndetin mendor po ashtu mund të lidhet me llojin e punës e cila kryhet, ngase disa punë kanë ngarkesa edhe më të larta apo edhe mungesë sigurie krahasuar me tjerat. Disa prej këtyre punëve mund të kenë aq shumë ndikim në shëndetin mendor sa që  të bëhen edhe shkak i çrregullimeve mendore – çka mund të çojë edhe në përdorim të alkoolit ose ilaçeve psikoaktive. ”Trupi i njeriut mund ta dijë kur një punë nuk është e mirë dhe po shkakton stres sepse dërgon sinjalet që diçka nuk është në rregull”, ka thënë psikologia Cakaj. Kur një punë nuk është e mirë për shëndet mund ta kuptoni nëpërmjet shumë simptomave të cilat mund të shfaqen gjatë asaj periudhe. Probleme me gjumin. Nëse problemet me gjumin bëhen të shpeshta, kjo mund të jetë një shenjë se ambienti juaj i punës është i dëmshëm dhe ka filluar të ndikojë shumë negativisht tek ju.   Shtim i peshës. Shumica e njerëzve kur kanë shumë stres në punë, shtojnë edhe peshë ngase ka gjasa të hanë më shumë se zakonisht. Mirëpo, ka edhe prej atyre që humbin peshë nëse përjetojnë stres të tepërt. Dhimbje koke. Muskujt tensionohen për të mbrojtur trupin nga dëmtimi. Kur vendi i punës paraqitet si zonë rreziku, muskujt rrijnë të tensionuar. Tensioni kronik në qafë, shpatulla dhe kokë mund të shoqërohet me migrenë dhe dhimbje koke. Ulet sistemi imunitar. Lodhja e vazhdueshme, qoftë në punë, qoftë jashtë saj, është po ashtu një tjetër simptomë se puna ka filluar të jetë e dëmshme. Thuhet se stresi në vendin e punës shkaktohet duke qenë shumë i ngarkuar por studiuesit tani kanë një tjetër teori. Ata thonë se stresi në vendin e punës vjen nga një gjendje e vazhdueshme negative, dmth duke u ndier keq në zyrë në shumicën e kohës. Sëmureni më shpesh. Një tjetër simptomë se puna juaj mund të jetë e dëmshme është nëse sëmureni shpesh gjatë vitit, pra nëse keni nevojë shumë shpesh për pushime mjekësore. ”Analizojeni ambientin tuaj të punës edhe njëherë nëse ndjeheni të sëmurë apo jeni me grip gjatë gjithë kohës” , theksoi psikologia Cakaj. Probleme me stomak. Nëse keni probleme me kapsllëk, dhimbje stomaku apo fryerje, mendojeni edhe njëherë nëse puna është duke iu shkaktuar stres, sepse të gjitha këto janë simptoma të stresit. Ndryshim oreksi. Kur stresi në punë është i vazhdueshëm, ju mund të çrregulloheni edhe me ushqimin, gjëndrat mbiveshkore të trupit lëshojnë dhe krijojnë kortizol, një hormon që mund të rrisë urinë. P.sh kur puna shkakton shqetësime emocionale afatgjata, njerëzit mund të shtojnë ngrënien e ushqimit si ngushëllim. Çfarë masave duhet ndërmarrë në rast se një punë krijon probleme në shëndet? Shumë prej njerëzve ngecin në punë të cilat nuk janë të mira për shëndetin e tyre në përgjithësi dhe kjo duhet të merret shumë më seriozisht. ”Nëse e urreni punën tuaj, patjetër që duhet të ndërmerrni diçka. Qëndrimi në një punë e cila po iu bën dëm nuk duhet assesi të zgjatet. Ju ose duhet të mësoni se si të përmirësoni situatën tuaj aktuale të punës ose duhet të gjeni një punë tjetër, ku mund të jeni të lumtur”, ka thënë Cakaj. Disa prej hapave që duhet ndërmarrë janë: Bëni pushim. Dëmet më afatgjate shkaktohen nëse nuk i keni dhënë vetes një mundësi për t’u çlodhur. Gjeni pak kohë për të pushuar dhe analizuar më mirë se çka dëshironi të bëni. Riformoni të menduarit negativ. Jo të gjithë mund ta ndërrojnë lehtësisht vendin e punës. E mira do të ishte nëse arrijmë të përqendrohemi në situatën të cilën mund ta kontrollojmë. Mund te menaxhohet p.sh injorimi i thashethemeve apo mendimet e të tjerëve. ”Një nga parimet e terapisë njohëse të sjelljes është se mënyra si mendoni, mund të ndryshojë mënyrën se si ndiheni”. Gjeni arsyet e pakënaqësisë. Mundohuni t’i gjeni rrënjet e pakënaqësisë. Shumica e problemeve kanë zgjidhje. Gjeni ato pakënaqësi, shkruani nga një zgjidhje për secilen prej tyre dhe zhvilloni një plan veprimi. Ruani anën pozitive. Nëse ka gjëra të mira që keni marrë nga një vend pune, fokusohuni aty. Analizojeni çështjen e orarit, pagës, pushimeve, etj. Ndërrojeni punën. Nëse stresi që iu shkaktohet në punë ka filluar të jetë i pakontrollueshëm, shqyrtojeni mundësinë për ta ndërruar atë vend pune.
Lexo më shumë
Njihuni me platformën Akademia, sistemi i parë anti-plagjiaturë në rajon
I diplomuar në “University of Sheffield” Selanik, në drejtimin Kontabilitet dhe Financa, Besart Kunushevci, është ndër personat e parë që solli një platformë anti-plagjiaturë në Kosovë. Në një intervistë për Akademi Pune, ai tregoi se çka e shtyri të krijonte platformën Akademia, platformë kjo që do të njihej si e para për anti-plagjiaturë në rajon. Gjatë intervistës, ai rrëfeu më shumë rreth krijimit të kompanisë si dhe për sfidat me të cilat u ndesh gjatë rrugës. “Praktikisht Akademia është themeluar gjatë kohës që kam studiuar në Selanik. Gjëja e parë që isha i ekspozuar ka qenë një platformë anti-plagjiaturë në universitet dhe gjatë kohës që më është dashtë të dorëzoj punime isha i preokupuar se çka ishte plagjiatura në të vërtet. Si ide filloi në vitin 2015, ndërsa zyrtarisht kemi filluar në gusht të vitit 2016 kur jemi regjistruar si biznes dhe kemi filluar me prototipin e parë duke marrë komente nga profesorë, universitete, si dhe duke kontaktuar ministri të ndryshme për ta kuptuar se si funksionon tregu” rrëfen fillimisht Besarti. Edhe pse studionte jashtë vendit, Besarti ishte në kontakt të vazhdueshëm me shokët dhe shoqet në Kosovë duke shkëmbyer ide dhe përvoja të ndryshme me ta. Gjatë këtyre bisedave, ai e kuptoi se ekzistonte një tendencë që studentët t’i dorëzonin punimet sa më shpejt në fakultetet përkatëse ku studionin dhe këtë gjë e bënin duke i shkëmbyer punimet ndërmjet vete. Nëpërmjet hulumtimeve që realizoi, doli në përfundim se edhe me punimet e diplomave kishte parregullësi, këtu përmendi disa dukuri negative në vendin tonë; se si disa studentë bashkoheshin dhe paguanin dikë që t’ua punonte temen për ta, e pastaj atë temë e shpërndanin nëpër universitete të ndryshme. “Duke parë shumë parregullësi në tregun e Kosovës, gjegjësisht në sektorin e arsimit të mesëm dhe të lartë, pashë nevojën që të krijoj diçka për tregun shqipfolës që do ta zgjidhte problemin e plagjiaturës. Kur fillova ta analizoj tregun, pashë që kishte shumë skandale të plagjiaturës të cilat nuk ishin trajtuar si rrjedhojë e mungesës së një sistemi të mirëfilltë anti-plagjiaturë. Ka gjithsej 20 platforma të tilla në botë, mirëpo asnjëra nga ato nuk ofrojnë mbështetje për gjuhën shqipe dhe momentin që e kemi hasur këtë zbrazëti brenda tregut, ne filluam të mendonim për një zgjidhje të këtij problemi dhe ta ofrojmë këtë shërbim”. Një sukses tejet i madh i platformës Akademia ishte kur arritën të pranohen në programin Microsoft for Startups. Besarti tregoi se sa e rëndësishme ishte kjo për kompaninë e tij ndërsa tani bashkëpunimi me Microsoft vetëm se është duke u rritur. “Fillimisht dua të jem i sinqertë se në dy tentimet e para kur kemi aplikuar jemi refuzuar, por ajo që bëri diferencën herën e fundit kur u pranuam ka qenë sistemi i quajtur Crossplag që ne e kemi emëruar dhe e kemi bërë trademark. Ky sistem ka për qëllim të ofrojë shërbime ndërgjuhësore. Kjo nënkupton nëse ju e ngarkoni një dokument në gjuhën shqipe automatikisht e përkthen në njërën nga 30 e më shumë gjuhë të cilat ne i kemi në sistemin tonë. Madje, nëse doni ta përktheni dhe analizoni një dokument në gjuhën angleze, sistemi ju mundëson që ai dokument të kontrollohet me të gjithë literaturën që është e gatshme në gjuhën angleze”. Besarti foli edhe rreth krijimit të versionit të parë të sistemit Crossplag në vitin 2018. Atë ia ofruan një gupi të hulumtuesve në Bashkim Evropian që janë pjesë e “European Network for Academic Integrity”, rrjet ky që përbëhej prej 10 ekspertëve të cilët ishin të vetmit në botë në aspektin e vlerësimit anti-plagjiaturë. “Ne ishim në garë së bashku me 15 kompanitë më të mëdha në botë që kanë fokus anti-plagjiaturën, por asnjëra nga to nuk ka arritur të kalojë asnjë prag minimal për të ofruar shërbime cilësore cross lingual (ndër-gjuhësore). Pra, ne kemi qenë të vetmit që kemi tejkaluar pragun. Në vitin 2020, me ndihmën e hulumtuesve kemi realizuar një rivlerësim të gjendjes se ku jemi dhe sipas rezultateve jemi ndër top 3 platformat më cilësore në botë në aspektin e gjuhëve dhe jemi të pakontestueshëm sa i përket sistemit cross lingual”. Puna dhe përkushtimi i Besartit së bashku me ekipin e tij mori vëmendjen e kompanisë gjigante Microsoft. Kësisoj, ata ja dolën të bëhen pjesë e rrjetit të Microsoft for startups, rrjet ky që ofron shumë përfitime për bizneset e reja. Sipas Besartit kjo nënkupton se tash e tutje ata do të kenë mundësi t’i ofrojnë shërbimet e tyre partnerëve të Microsoft apo rrjetit të tyre. “Ende jemi në fazën fillestare të bashkëpunimit, mirëpo gradualisht deri në fund të verës jemi duke planifikuar që së bashku me analistët e biznesit dhe “sellers” që janë brenda Microsoft të krijojmë një profil të duhur brenda Microsoft Network, si dhe të fillojmë me shitje edhe në tregun ndërkombëtar”. Platforma "Akademia" me shërbimet që ofron ka ndihmuar në masë të madhe sistemin e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë. Besarti tha se kompania e tij ka marrëveshje përmes Ministrisë së Rrjetit Akademik Shqiptar që ta ofrojnë sistemin anti-plagjiaturë për të gjitha universitetet publike në Republikën e Shqipërisë. “Shqipëria është tejet përpara në aspektin e trajtimit të këtyre temave që janë pak më të nxehta në arsim siç janë plagjiatuara, vetingu i profesorëve, pedagogëve etj. Kjo poashtu ka ardhë si nevojë e protestës që ka ndodhur atje në vitin 2019, ku aty praktikisht studentët kanë kërkuar që të verifikohen punimet e diplomës. Kjo kërkesë ka ardhur nga studentët, gjë që është mjaft premtuese pasi ata kanë kërkuar arsim më cilësorë”.  "Akademia" bashkëpunon me kompani të ndryshme, vendore dhe ndërkombëtare Sa i përket bashkëpunimeve me kompani vendore dhe të huaja, Besarti theksoi se janë kompani mjaft fleksibile si në ofrimin ashtu edhe në pranimin e këshillave. Akademia ka bashkëpunim të ngushtë me ICK, Gjirafa si dhe Shkollën Finlandeze. Me këtë të fundit madje kanë krijuar një lojë tërheqëse të quajtur “KOONTA”. Sipas Besartit kjo lojë iu mundëson fëmijëve simulimin e jetës reale brenda shkollës, pasiqë ata mësojnë se çka është TVSH, tatimi në qera, kompanitë teknologjike, funksionimi i bankave si dhe aktivitete tjera. Kjo lojë zgjeron kreativitetin e fëmijëve dhe i përgatitë ata për jetën e përditshme se si t’i menaxhojnë këto obligime në të ardhmen. “Ne jemi të pozicionuar si kompani teknologjike me fokus në edukim, do të thotë nuk bëjm “outsourcing” apo produkte jashtë domainit tonë. Kryesisht ne ofrojmë produkte dhe shërbime në fushën e edukimit dhe teknologjisë”. "Plagjiatura në Kosovë është mjaft e pranishme" Në bazë të një hulumtimi të kryer në Kosovë në lidhje me përhapjen e plagjiaturës, Akademia ka dalë në përfundim se plagjiatura fatëkeqësisht është mjaft e përhapur. Ata fillimisht morën një mostër të vogël prej 322 punimeve të diplomave, shumica prej të cilave ishin diploma të nivelit bachelor, gjithashtu edhe të nivelit Master dhe PHD. Pasi kontrolluan këto punime të diplomave ata erdhën në përfundim se prej 322 punimeve diku rreth 70% e tyre nuk do të duhej të aprovohen si punime origjinale pasi që plagjiatura ishte më se e pranishme në ato punime. Sipas Besartit, ky ishte një numër mjaft alarmant, madje as ata nuk kishin besuar që do të kishte një përqindje kaq të lartë prej 70%. “Plagjiatura është kryesisht e përhapur në aspekte akademike sidomos në avancimin e profesorëve. Arsyeja është se janë shumë rregulla dhe burokraci në Kosovë për ta marrë titullin si profesor i asocuar apo i rregullt dhe secili prej tyre ka kushte që të bëjë publikime shkencore, të ketë doktoraturë etj. Po ashtu. kur profesorët mundohen të avancohen shumë shpejt duke publikuar publikime shkencore nëpër revista të ndryshme, ata huzaojnë punime prej vendeve të ndryshme”. Ndër tjera, ai përmendi edhe se plagjiatura është e pranishme edhe nëpër kompani që tentojnë të kopjojnë ndonjë plan biznesor nga dikush tjetër, e pastaj hasin në probleme kur vjen koha e zbatimit të atij plani pasi nuk është plani i tyre origjinal. “Njerëzit shpesh nuk e konsiderojnë plagjiaturën edhe aq të dëmshme, mirëpo plagjiatura dëmton shumë zhvillimin e shoqërisë. Nëse nuk ka gjëra të reja që shkruajnë njerëzit kjo nënkupton se nuk ka kontribut për shoqërinë që të njihen me gjëra të reja dhe me teknologji të re” shtoi Besarti. Për fund, Besarti kishte një këshillë për të rinjtë që synojnë ta themelojnë kompanitë e tyre në të ardhmen. “Do t’ju thoja të kthehen dhe të analizojnë një koncept bazë të njerëzimit: Risk-Reward-Ratio. Secili i ri duhet të jetë në gjendje ta kuptojë këtë. Personalisht mendoj që këshilla më e saktë në bazë të përvojës sime për çdo të ri që ka ndërmend të filloj një biznes është se duhet të jenë të gatshëm për sakrificë dhe mos ta nënvlerësojnë se çka është sakrifica. Biznesi është gjëja më e vështirë që ndoshta do ta bëjmë në jetë që kërkon përkushtim dhe vendosshmëri që të dalloheni nga të tjerët. Sipas statistikave, 1 në 5 startups mund ta kalojë 5 vjeçarin e operimit, që do të thotë se “you are working against the odds” dhe varet nga ju se çka do të bëni për t’i tejkaluar këto pengesa” përfundoi Besarti.
Lexo më shumë
Sjelljet që mund t'ju çojnë drejt humbjes së vendit të punës
Menaxhimi i emocioneve është një gjë e vështirë për t’u bërë. Si shkak i kësaj, shumë njerëz mund të kalojnë edhe në sjellje negative. Sjelljet negative në vendin e punës mund të krijojnë përshtypjen se jeni një person negativ apo i vrazhdtë dhe mund të çojnë drejt ndërprerjes së marrëdhënies së punës. Vonesat. Ky zakon mund t’ju dëmtojë shumë në vendin tuaj të punës. Vonesat për në punë apo vonesat në dorëzimin e detyrave të punës mund të ndikojnë në shtyerjen e projekteve dhe si rrjedhojë kompania mund t'ju largojë nga roli juaj. Thashethemet.  Të gjithë ndjehemi keq kur dëgjojmë se dikush ka thënë fjalë të pakëndshme prapa shpinës sonë. Thashethemet për bashkëpunëtorët tuaj mund t’ju ndikojnë negativisht në qëndrimin tuaj në një vend pune. Deklaratat paragjykuese. Ndonëse jemi të lirë të flasim, duhet të kemi kujdes se çka themi. Deklaratat raciste apo paragjykuese, që tregojnë jotolerancë ndaj të tjerëve, janë shumë të dëmshme. Një gjë e tillë mund të ndikojë negativisht tek pjesa tjetër e stafit dhe në raportin tuaj me punëdhënësin. Ngacmimi.  Kjo jo vetëm që ndikon në performancen e punës por mund edhe të ndikojë që punëtorët të ndjehen të rrezikuar.  Shumica e njerëzve i ngacmojnë të tjerët duke abuzuar me fuqinë që mund të kenë. Personat që ngacmojnë të tjerët jo gjithmonë kanë një rrugëtim të gjatë në një kompani. Gënjeshtrat.  Një tjetër gjë cila mund të çojë drejt humbjes së vendit të punës, janë gënjeshtrat. Abuzimi me të ardhurat e kompanisë, vjedhja e punëdhënësve, kolegëve, keqpërdorimet e ndryshme, mund të nxisin edhe gënjeshtrën dhe të çojnë në humbjen e vendin të punës. Komunikimi i dobët me email. Komunikimi me e-mail mund të përfshijë shumë gjëra, ndër to është injorimi i emaileve. Nëse jeni prej atyre personave që nuk i ktheni emailet, i ktheni shumë me vonesë apo harroni të përgjigjeni, mund të jeni duke tingëlluar si joprofesionistë dhe ta rrezikoni punën tuaj.   Joefikasiteti.  Zakonet e këqija si mungesa e organizimit apo të qenit shumë llafazan, mund t’ju bëjnë një koleg jo shumë efikas dhe të padëshiruar në kompani. Kështu që, mos e shpenzoni kohën në mënyrë jo të duhur dhe me gjëra që nuk lidhen me punën. Mungesa e vëmendjes. Një zakon shumë i keq e që mund ta kenë shumë punonjës është edhe mungesa e vëmendjes. Një gjë e tillë, mund të jetë shumë e dëmshme për karrierën tuaj sepse asnjëherë nuk do të arrini ta vlerësoni siç duhet kulturën e vendit të punës. Njohuritë e dobëta rreth vendit të punës, mund t’ju bëjnë një person më pak të dëshiruar për një kompani.
Lexo më shumë
6 shenja që tregojnë se jeni në punën e gabuar
Të gjithë kanë synim të punojnë në një vend që premton për të ardhmen. Prandaj, duhet t'i kushtohet shumë rëndësi ofertës së punës sepse jo gjithmonë mund ta merrni vendimin e duhur. Ndër shenjat e para që jeni në një vend të gabuar të punës, është nëse nuk ndjeheni të lumtur në atë vend pune, pra e urreni punën që keni. Mendimi që duhet ta lini një vend pune apo edhe që mund të jeni në prag të pushimit nga puna, shkakton stres dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Përpos palumturisë dhe stresit në punë, tregues tjerë mund të jenë edhe pagjumësia, dhimbjet, lodhjet dhe depresioni. Por, ndonjëherë treguesit që keni nevojë ta ndërroni vendin e punës nuk janë po kaq të dukshëm sa pagjumësia ose lodhja. AkademiPune, ju sjellë disa shenja që mund të jenë duke treguar se e keni pranuar ofertën e gabuar të punës. 1. Ndjeheni të mërzitur dhe dëmtohen aftësitë krijuese Një vend i mirë i punës është ai vend ku ndjeheni të sfiduar, të motivuar dhe ku ju inkurajojnë për t’u zhvilluar në karrierë. Zakonisht, mërzitja është njëra ndër shenjat e para që shfaqet kur filloni të ngecni në rolin tuaj në një vend pune. Duke u ndjerë keq në vendin e punës dëmtohen edhe aftësitë krijuese. 2. Roli juaj dallon nga përshkrimi i punës Një tjetër shenjë që keni pranuar ofertën e gabuar të punës është nëse detyrat tuaja të punës nuk janë ato për të cilat jeni dakorduar me punëdhënësin. Gjatë intervistës së punës keni besuar që do të përfshiheni në projekte sfiduese ndërsa pas disa ditësh punë, detyrat që ju jepen nuk përputhen fare me rolin tuaj, atëherë është koha ta rimendoni se a jeni në punën e duhur apo jo. 3. Vlerat tuaja nuk përputhen me misionin e kompanisë Shumë profesionistë, gabojnë shpesh kur pranojnë një ofertë pune – pranojnë të punojnë për një punëdhënës që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e tyre. Është shumë e rëndësishme të bëhet një vlerësim i kompanisë dhe të njihet kultura e kompanisë për ta ditur nëse duhet të vazhdoni me tutje ose jo. 4. Kompania nuk ju jep rol Të gjithë duan të kenë ndikimin e tyre në kompani. Kjo i motivon ata për të dhënë ide, për të marrë iniciativa dhe për të kontribuar sa më shumë në kompani. Nëse ndjeheni sikur nuk keni një rol brenda kompanisë dhe askush nuk e thekson asnjëherë rëndësinë që keni për kompaninë, duhet ta konsideroni nëse ai vend është vendi i duhur i punës. 5. Nuk ka vend për përparim Për të pasur një karrierë të suksesshme, nevojitet edhe ndikimi i kompanisë në zhvillimin tuaj të mëtutjeshëm. Nëse e keni vërejtur që kompania për të cilën punoni nuk lë hapësirë që ju të zhvilloheni dhe nuk shihni ndonjë ngritje në të ardhmen, mos prisni gjatë. Gjeni një vend ku ju mundësohet zhvillim. 6. Jeni të vetmuar në punë Studimet tregojnë se miqtë në punë përmirësojnë dëshirën për të punuar dhe rrisin performancen e punës. Kësisoj, të keni një shok/shoqe në vendin e punës është thelbësorë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës. Ju ndodheni në punën e gabuar në rast se nuk arrini të kaloni kohë me askënd në zyrë, kjo është shenjë se nuk jeni përshtatur brenda organizatës apo kompanisë.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.