Si t'i paraqitni referencat kur jeni duke kërkuar punë?

22 Jun, 2020

Si t'i paraqitni referencat kur jeni duke kërkuar punë?
	 	 

Letrat referuese u japin mundësi punëdhënësve të ardhshëm të marrin njohuri mbi sfondin dhe aftësitë e një kandidati. Një letër referuese e shkruar mirë i jep një punëdhënësi potencial më shumë informata sesa që zakonisht do të merrnin duke thirrur thjesht departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë.

Përderisa jeni duke aplikuar për punë, mund të jeni duke kërkuar për mënyrën më të mirë se si të paraqitni referencat tuaja. A duhet t'i vendosni ato në materialet fillestare të aplikimit? Dhe si do t'i rendisnit referencat në një CV?

Renditja e referencave tuaja në një CV që duhet të jetë një faqe (ose ndoshta dy faqe) është një humbje e hapësirës së vlefshme. Një menaxher ose rekrutues punësimi e ka pothuajse të pamundur të kontaktojë lëshuesit e referencave (ish bashkëpuntorët tuaj) për të gjithë ata që aplikojnë për një pozitë të hapur pune, si dhe për ata kandidat që kualifikohen për në fazën e intervistës. Kështu që, kurseni atë vend të CV-së për detajimin e aftësive, arritjeve dhe kualifikimeve tuaja.

Nuk keni nevojë të deklaroni diçka në lidhje me referencat në CV-në tuaj. Sipas Leto Papadopoulos, trajnere për zhvillim të karrierës, informacionet preferohet t'i ndani vetëm kur ato kërkohen nga ju.

Kur keni nevojë për referenca?

"Punëdhënësit zakonisht do të kontrollojnë referencat tuaja përpara se t’ju bëjnë një ofertë," thotë Papadopoulos. Kjo është arsyeja pse ju nuk keni nevojë t'i siguroni ato kur aplikoni për një vend pune. Por, është mirë t'i përgatisni përpara fazës së intervistës.

Nëse një kompani është e gatshme t'ju punësojë dhe janë duke pritur që t'ja dërgoni referencat tuaja, gjëja e fundit që dëshironi është të kërkoni njerëzit që të jenë referencë ose të mbledhni informatat e tyre kontaktuese. Në vend të kësaj, ju duhet të keni referencat tuaja të gatshme dhe t'i mbani ato të azhurnuara gjatë kërkimit tuaj për punë.

Nga kush duhet të kërkoni referencë?

Shumica e kompanive kërkojnë nga 2-3 referenca prej një kandidati, prandaj është mirë të keni 3 referenca të gatshme. Disa punëdhënës të ardhshëm mund të kërkojnë një përzierje të referencave, por përgjithësisht ju dëshironi të rendisni ish menaxherët (ose menaxherin tuaj aktual) dhe kolegët e mëparshëm ose aktual.

Nëse nuk keni shumë ish menaxherë, mund të rendisni referenca për punët vullnetare si dhe punët praktike që keni përfunduar. Nëse pozita ku aplikoni kërkon takime me klientë, si përfaqësues i shitjes, kompanitë mund të dëshirojnë të dëgjojnë nga një klient i mëparshëm, prandaj sigurohuni që të lexoni në normat për industrinë tuaj.

Mënyra e duhur për të ofruar referencat tuaja për një punëdhënës  

Pasi ta dini se kush do të jenë referencat tuaja, dëshironi ta bëni më të lehtë dorëzimin e tyre tek punëdhënësit kur të kërkohen. Ju duhet të përpiloni gjithçka që ju nevojitet në një fletë referencë, ose një dokument të mirë formatuar që mund të përshpejtojë procesin e pranimit në punë në fazat përfundimtare. Kur të vijë koha, ju mund të bashkëngjitni fletën tuaj të referencës në një email si një dokument Word ose PDF.

Cilat informata duhet të përfshihen në një fletë reference?

Në fletën tuaj të referencës, preferohet të listohen informatat si në vijim:

*Emri dhe mbiemri
*Puna aktuale/pozita(nëse jeni në marrëdhënie pune)
*Kompania
*Numri i telefonit
*Email adresa

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Teknologjia ushqimore kryesisht i referohet:
    A
    Menyve të restauranteve
    B
    Proceseve të prodhimit të ushqimit
    C
    Prezantimit të ushqimit
  • Çka realizon fortifikimi i ushqimit?
    A
    Mbron ushqimin nga prishja
    B
    Shton aromat e ushqimeve
    C
    Shton vitamina në ushqime
  • Në çka u fokusuan disa nga teknologjitë e para të ushqimit?
    A
    Infuzion
    B
    Sintetizim
    C
    Konservim
  • Cili është një proces parësor në krijimin e substancave artificiale aromatizuese?
    A
    Proces enzimatik
    B
    Distilimi i pjesshëm
    C
    Fermentimi
  • Cili është një disavantazh i ushqimeve të përpunuara kundrejt ushqimeve të freskëta?
    A
    Mungesa e shumëllojshmërisë
    B
    Prishja
    C
    Ushqyesit e reduktuar
  • Kur u prodhuan për herë të parë kafja dhe çaji pa kafeinë?
    A
    1900
    B
    1830
    C
    1780
  • Me cilin aspekt të përpunimit të ushqimit lidhet Standardi ISO 22000?
    A
    Prodhimin e mishit artificial
    B
    Biogjenerimin e ushqimit
    C
    Sigurinë e ushqimit
  • Si quhet procesi që shkatërron bakteret e dëmshme në ushqimet e lëngshme?
    A
    Parboil
    B
    Pasterizim
    C
    Sterilizim
  • Për cilat ushqime përdoret termi "ushqim i përpunuar"?
    A
    Çdo ushqim që përfshin konservues
    B
    Çdo ushqim i bërë me procese automatike
    C
    Ushqimi që kalon përmes pastrimit ose proceseve të tjera themelore
  • Cila shkurtesë përdoret për të përshkruar ushqimet që kanë më shumë gjasa të jenë të pasigurta nëse nuk trajtohen apo gatuhen siç duhet?
    A
    Ushqim UNS
    B
    Ushqim TCS
    C
    Ushqim PCP
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
8 profesione në të cilat mund të jeni të suksesshëm nëse njihni gjuhë të huaja
Sot, pothuajse të gjithë punëdhënësit duan të punësojnë njerëz që flasin më shumë se një gjuhë. Njohja e disa gjuhëve mund t'iu sjellë përfitime të shumta në karrierë. Duke e njohur gjuhë të tjera, ju rrisni mundësitë për të gjetur një vend të mirë të punës e gjithashtu të siguroni edhe të ardhura të mira. Shumë organizata, institucione, biznese, kanë nevojë për sa më shumë njerëz që njohin gjuhë të huaja. Individët që njohin më shumë se një gjuhë të huaj, mund të ushtrojnë shumë profesione, mirëpo disa prej tyre mund të sjellin suksesin më pranë.  Përfaqësues të shërbimit me klientë Në fushën e shërbimit me klientë do të keni goxha sukses në rast se e njihni edhe një gjuhë të huaj. Duke qenë se puna ju obligon të takoheni me njerëz dhe biznese të ndryshme, është shumë mirë nëse njihni gjuhë të huaja sepse mund të keni punë edhe me klientë ndërkombëtarë. Në këtë profesion, punëdhënësit duan njerëz që mund të kapërcejnë pengesat gjuhësore dhe të zgjerojnë bazën e tyre të klientëve. Përkthyes/ Interpretues Në ditët e sotme, profesioni i përkthyesit është shumë i kërkuar. Shumica e institucioneve apo bizneseve kanë nevojë të kenë të punësuar dikë që mund t’iu përkthejë materiale nga gjuhë të ndryshme. Kur njihni gjuhë të huaja, gjithmonë mund ta keni një vend të sigurt të punës si përkthyes. Thuhet se punësimi i përkthyesve dhe interpretuesve do të rritet shumë gjatë viteve në vijim. Specialistë në burime njerëzore Pjesa e burimeve njerëzore gjithashtu kërkon njohuri në gjuhë të huaja. Ata që kanë karrierë në burime njerëzore dhe njohin më shumë se një gjuhë, ndihmojnë ndërmarrjet shumë më shumë kur vjen puna tek punësimi i kandidatëve. Jo të gjithë kandidatët që intervistohen mund të njohin një gjuhë të caktuar sepse ata mund të vijnë nga kultura të ndryshme. Mësimdhënës Nëse dëshironi të keni një karrierë të suksesshme si mësimdhënës, është mirë të mësoni edhe një gjuhë të huaj. Mësimdhënësit që flasin më shumë se një gjuhë kanë shumë mundësi të jenë të suksesshëm në këtë profesion, sidomos në zonat ku ka popullësi multikulturore. Vlen të theksohet se shkollat tashmë kanë programe të ndryshme gjuhësore. Shkrimtarë / Gazetarë Njohuritë e një gjuhe tjetër ndihmojnë gazetarët dhe shkrimtarët të jenë të suksesshëm në hulumtime, kryerjen e intervistave apo shkrimin e artikujve  për media të huaja. Si shkrimtarë, mund të përktheni vepra në disa gjuhë dhe të arrini audiencë më të gjerë. Profesionistë të kujdesit shëndetësor Individët që punojnë në spitale apo klinika, çdo ditë duhet të takojnë një numër të madh të njerëzve. Në raste urgjente, njohuritë e gjuhëve të huaja hyjnë shumë në punë. P.sh, nëse ndonjë pacient nuk e njeh gjuhën e parë të një vendi, do të shmangej stresi i komunikimit. Kësisoj, mjekët që njohin dy gjuhë, infermierët, apo në përgjithësi stafi në spitale, do të kontribuonin shumë më shumë. Menaxherë të marketingut Në tregun e ditëve të sotme, kompanitë kanë shumë nevojë që të përcjellin mesazh të saktë. Pra, kanë nevojë për njerëz të cilët flasin rrjedhshëm gjuhët e klientëve të tyre që të përcjellin me sukses mesazhe të brendit. Punëtorët social Pjesë shumë e rëndësishme e shoqërisë janë punëtorët social. Puna e tyre lidhet me njerëzit. Karriera në punë sociale po aq sa është sfiduese është edhe e dobishme. Edhe në këtë fushë, shumë më shumë sukses mund të arrini nëse njihni gjuhë të huaja. Ju do të jeni në gjendje të komunikoni me njerëz dhe të kuptoheni më mirë por edhe ata do të ndjehen më mirë nëse flasin në gjuhën e tyre amtare. Kësisoj, gjuhët e huaja janë shumë vlefshme në këtë karrierë. 
Lexo më shumë
Çka nuk duhet të bëni në intervista të punës?
Në intervista të punës, qëllimi kryesor i të gjithë kandidatëve është të lënë një përshtypje të mirë që të ngelin në mendjen e rekruterit ose punëdhënësit, dhe si rrjedhojë ta marrin atë vend pune. Po aq sa është e rëndësishme të përgatiteni se si t’i përgjigjeni disa pyetjeve të mundshme, ju duhet të keni parasysh edhe se çka duhet të shmangni në intervistë, pra cilat veprime nuk duhet t’i bëni apo çka nuk duhet të thoni. Bashkëthemeluesi i kompanisë së rekrutimit, Mercurius Consulting, Shkumbin Ibraimi, njëkohësisht rekruter me përvojë, në një intervistë për KosovaJob, foli rreth disa shprehive të cilat kandidatët duhet t’i shmangin në intervista të punës. Vonesa në intervista të punës. Në një intervistë pune duhet të respektohet orari që iu është caktuar. Kandidatët që vonohen do të japin sinjalin se mund të mos jenë profesional dhe nuk kanë diciplinë. Ibraimi këshillon kandidatët që të jenë aty 5 ose 10 minuta më herët.“Menaxherëve të burimeve njerëzore nuk u pëlqen nëse vonoheni për intervistë. Unë rekomandoj të shkoni aty 5 ose 10 minuta më herët. As më shumë se 10 jo, sepse nëse shkoni shumë herët mund ta vëni kompaninë në vështirësi apo të pengoni intervistën paraprake. E them këtë ngase ka kompani që nuk duan t’i takojnë kandidatët njëri me tjetrin”. Mos gënjeni në intervista të punës. Një tjetër shprehi negative të cilën Shkumbini e përmend është gënjeshtra në intervista të punës. Ai thotë se kandidatët shpeshherë shtojnë në CV-të e tyre përvoja që nuk i kanë pasur realisht më herët, vetëm që ta kalojnë fazën e parë të intervistës. Sipas Ibraimit, kjo është e patolerueshme dhe lehtë mund të kuptohet. Shumica e punëdhënësve kërkojnë nga kandidatët ta elaborojnë një përvojë pune dhe nëse i njejti nuk arrinë të jetë bindës, ai do ta humb mundësinë qysh në fazën fillestare. Mos i jepni intervistës frymë negative. Duke u bazuar në përvojën e tij shumëvjeçare në rekrutim, Shkumbin Ibraimi thotë se ka shumë kandidatë të cilët i japin intervistës një frymë negative, e shohin nevojën të arsyetohen, të mbrohen vazhdimisht. “Ne, kur i marrim në intervista, tentojmë që ta ruajmë pozitivitetin, mundohemi të fokusohemi vetëm në gjërat qe janë pozitive tek një kandidat. Edhe kandidatët duhet të kenë kujdes që të mos e shpiejnë bisedën kah negativiteti sepse këto gjëra nuk u pëlqejnë as intervistuesve. Arsyetimet në intervista nuk janë të mira, nuk i rekomandoj, duhet ta ruajmë neutralen dhe pozitiven”, theksoi ai. Mos tingëlloni sikur e doni atë vend pune me çdo kusht. Ka shumë kandidatë të cilët gjatë gjithë intervistës e potencojnë se sa e duan atë vend pune, çka nuk rekomandohet të bëhet. Shkumbini thotë se punëdhënësve duhet t’iu bëni pyetje në intervista, të interesoheni edhe ju pak rreth tyre dhe jo vetëm ata rreth jush. Kjo konsiderohet si diçka që e balancon intervistën. Mos shkoni të papërgatitur. Ndër gjërat tjera që intervistuesit nuk rekomandojnë është edhe shkuarja të papërgatitur në intervista të punës, dmth, pa lexuar pak rreth kompanisë, kulturës së tyre, produkteve, etj. Mirëpo, rol të rëndësishëm luan edhe paraqitja. “Unë jam dëshmitar i shumë intervistave dhe kandidatët nuk i pyes nëse kanë njohuri për kompaninë ose jo sepse ne nuk e përmendim klientin, mirëpo në rastin tonë, pas intervistave të para kandidatët veç informohen për klientin dhe unë pres prej tyre që në fazat tjera të vijnë të informuar rreth kompanisë” . Ai nënvizoi se edhe  paraqitja duhet po ashtu të jetë në nivel. Kur flet për paraqitjen, ai thotë se duhet të jetë profesionale. Edhe pse kompanitë kërkojnë talentin, ka edhe kompani që i kushtojnë goxha rëndësi paraqitjes, ndaj është mirë të keni një prezantim të duhur. Mos flisni keq për punëdhënësin e kaluar. Ka edhe raste kur kandidatët fajësojnë kompaninë ose kolegët apo i tregojnë vetëm anët negative të kompanisë ku kanë punuar në të kaluarën. Kjo nuk do t’i pëlqejë punëdhënësit potencial. Ibraimi këtu thekson se të gjithë punëdhënësit në raste të tilla mund të mendojnë se si do të flisni ju në të ardhmen për ta, në rast se bëheni pjesë e kompanisë. “Kur ju pyesin se pse dëshironi të bëheni pjesë e kompanisë, më e mira që mund të thoni është se jeni të interesuar për një përvojë të re, në një industri të re por assesi të flisni keq për kompaninë ku keni punuar” . Mos u ndjeni të rezervuar në pyetje të vështira. Një ndër pyetjet më të zakonshme në intervista të punës por njëkohësisht edhe më e vështira për kandidatët, është : “Cilat janë dobësitë tuaja?”. “Mos jepni përgjigje klishe, p.sh unë jam punëtor shumë i madh, në asnjë mënyrë mos e shndërroni dobësinë tuaj në aftësi,më mirë do të ishte nëse e tregoni një përvojë kur keni dështuar në një rast dhe pastaj e tregoni se si keni arritur ta menaxhoni apo çka keni mësuar prej asaj përvoje”. Mos lini përshtypje se do të punoni për një kohë të shkurtë. Diçka që punëdhënësit nuk e pëlqejnë është nëse ua krijoni përshtypjen se do të qëndroni vetëm afatshkurtë në një ambient të punës.  Kjo mund të jetë edhe më e dukshme në Kosovë, pasi që emigrimi është akoma i shpeshtë. “Një prej pyetjeve që zakonisht mund të shtrohet në intervista të punës është edhe ku e sheh veten kandidati në 3 apo 5 vitet e ardhshme, e ka edhe prej atyre që thonë se duan të largohen nga shteti, të studiojnë jashtë, të hapin ndonjë dyqan online, etj. Në bazë të përvojës time, një punëdhënës kur e merr dikënd në punë, pret që ai person nuk do të largohet nga puna të paktën 3 deri në 5 vite”. Mos pyesni për pagën. Si e fundit por jo më pak e rëndësishme është edhe kureshtja për pagën. Sipas Shkumbin Ibraimit, intervistat ndahen në disa faza, prandaj kandidatët duhet të kenë durim të presin fazën kur shtrohet në tavolinë edhe çështja e pagës. Krejt në fund, ai theksoi se një intervistë e mirë konsiderohet të jetë ajo intervistë që zgjatë 30 deri në 40 minuta ani pse varet edhe nga pozita e punës për të cilën intervistohet personi. Pas 45 minutave, ai thotë se intervista mund të kalojë në monotoni.
Lexo më shumë
SI E NDIKOJNË RRJETET SOCIALE PUNËSIMIN?
Teknologjia moderne e ditëve të sotme konsiderohet njëra ndër arritjet më të mëdha të shekullit. Rrjetet sociale mund të cilësohen si një bosht rreth të cilit rrotullohen informacionet e ndryshme anëmbanë botës. Me përparimin e teknologjisë dhe ardhjen e rrjeteve sociale janë lehtësuar shumë gjëra në jetën e njeriut. Ato kanë arritur të kenë ndikim të madh në lehtësimin e shumë procedurave në aspekte të ndryshme të jetës sonë. Rrjetet sociale mund të na ndikojnë në mënyrë pozitive por edhe negative, edhe kur vjen puna tek punësimi - që nga aplikimi online e deri tek përzgjedhja e kandidatëve. Sot, përmes rrjeteve sociale, punëdhënësit dhe punëkërkuesit mund të zbulojnë shumë informacione për njeri tjetrin. Prandaj, duhet të kemi shumë kujdes se si i përdorim dhe çfarë mesazhi përçojmë nëpërmjet tyre. Një studim i realizuar nga CareerBuilder, gjeti se 60% e punëdhënësve i kishin përdorur rrjetet sociale për të vlerësuar nëse kandidatët i plotësonin të gjitha kriteret për punë. CareerBuilder i ka anketuar më shumë se 2,000 menaxherë dhe profesionistë të burimeve njerëzore. Studimi gjeti se 51% e punëdhënësve të cilët i përdoren rrjetet sociale për hulumtim të kandidatëve nuk është se i punësuan ata, kjo për shkak të përmbajtjeve që kishin publikuar. Arsyet ishin si vijojnë: Kandidatët kishin publikuar foto / përmbajtje provokative ose të papërshtashme (46%). Kishin gjetur dëshmi të përdorimit të drogës ose alkoolit (41%). Postime diskriminuese (28%). Emra të papërshtashëm (21%). I njejti studim zbuloi se 33% e punëdhënesve gjithashtu gjeten edhe informacione që i shtynë ata t’i punësojnë kandidatët. Në një intervistë për KosovaJob, Marigona Beqiri, Menaxhere e Burimeve Njerëzore në kompaninë Kosbit, ka thënë se nëse rrjetet sociale përdoren në mënyrën e duhur, atëherë ndikimi do jetë shumë pozitiv dhe rezultatet që merren në fund do të jenë shumë fitimprurëse për të gjitha palët. Ajo tha se rrjetet sociale po ashtu u ndihmojnë punëdhënesve të ndërtojnë një spektër më të gjerë të kandidatëve potencialë dhe t’i shqyrtojnë ata për pozita të ndryshme të punës. “Në krahasim me metodat tradicionale të punësimit, e kam kuptuar që rrjetet sociale po na ndihmojnë në identifikimin e shumë kandidatëve me cilësi të mirë që poashtu mund të jenë edhe pasivë (duke mos kërkuar punë). Megjithëse Facebook është globalisht plaftorma më e madhe e mediave sociale, për ne nuk është platforma më e popullarizuar ose efektive për rekrutim. Mund të them se kur bëhet fjalë për rekrutim, unë jam e fokusuar më shumë në Linkedin sepse mendoj që përmes kësaj platforme zbulojmë më shumë kandidatë sesa në Facebook, Twitter apo ndonjë platformë tjetër”, ka thënë ajo. Beqiri shtoi se Kosbit si kompani është shumë aktive në rrjete sociale dhe Linkedin-in e përdorin ekskluzivisht për ndërtimin e marrëdhënieve profesionale dhe rekrutimin e personave të kualifikuar në pozita të menaxhmentit të lartë, të mesëm dhe poashtu pozita fillestare. Sipas saj, nëpërmjet rrjeteve sociale edhe kandidatët por edhe punëdhënësit mësojnë shumë detaje profesionale e personale përmes profileve të ndryshme. Beqiri nënvizoi se ndonjëherë kandidatët bëjnë gabime trashanike në rrjete sociale, çka edhe mund t’i  diskualifikojë ata për ta marrë vendin e punës. “Në 100% të rasteve të kontrollimit të profileve të kandidatëve, nuk lejoj që informacione lidhur me moshën, gjininë, racën, etnicitetin, preferencen seksuale, aftësinë e kufizuar ose fenë të ndikojnë në vendimin tonë për marrje në punë të kandidatëve.  Sipas meje, janë disa gabime që mund ta diskualifikojne një kandidat që përfshijnë postimin e fotografive komprometuese ose të shkrimeve/përmbajteve provokative dhe të papërshtatshme, postime dhe sjellje diskriminuese, deklarimi i pavërtetë mbi eksperiencën e punës, certifikimeve dhe/ose edukimit formal” Ajo theksoi se që të gjithë duhet të jenë të sinqertë me veten duke e pranuar se fakti që kemi profile online nuk na lejon të jemi shumë privat për jetën tonë e duhet edhe të presim që profilet tona mund të kontrollohen për arsye të ndryshme. Ndonëse ajo thotë se nuk preferon të monitorojë aktivitetet e përditshme të stafit të kompanisë meqenëse secili respekton vendin ku punon, ajo gjithashtu konsideron se monitorimi i stafit online nuk ka të bëjë me mosbesim por me ‘mbrojtjen’, për të shmangur ndonjë situatë të pakëndshme (sociale ose ligjore). Sipas studimeve, thuhet se nëntë nga dhjetë rekrutues ose persona të angazhuar në Burime Njerëzore tani kontrollojnë profilet e kandidatëve potencialë në rrjete sociale përpara se t’i punësojnë ose edhe para se të vazhdojnë me proceset e intervistimit/rekrutimit.
Lexo më shumë
Sa janë të nevojshme mbledhjet në punë?
Mbledhjet në punë janë shumë të nevojshme, madje shpesh herë edhe të domosdoshme. Kjo pasi që u shërbejnë punonjësve dhe stafit në përgjithësi si mundësi për shkëmbim të ideve, caktim të objektivave për të ardhmen si dhe si mundësi e vlerësimit të punës. Sipas një studimi të bërë nga Shoqata Amerikane për Menaxhment, mbledhjet efektive përmbushin shumë objektiva në të mirë të kompanisë. Disa punëtorë mund të mendojnë se mbledhjet e punës janë të panevojshme, mirëpo nëse mbledhjet mbahen me rregull dhe janë efektive, atëherë shumë më lehtë mund të përmbushën objektivat ditore, javore apo dhe mujore. Është shumë e rëndësishme nëse mbledhja është gjithëpërfshirëse, ku merr pjesë i gjithë stafi dhe të gjithë mund ta marrin fjalën. Mbajtja e mbledhjeve, sjellë rezultate të ndryshme, siç janë:1. Zgjidhen mosmarrëveshjet Nganjëherë ndodh të ketë edhe mosmarrëveshje ndërmjet kolegëve në punë, gjë që ndikon negativisht në performancën/produktivitetin e stafit. Mosmarrëveshjet mund të zgjidhen vetëm përmes komunikimit dhe mbledhjet transparente në punë ndikojnë pozitivisht në këtë drejtim. Kur mbledhjet menaxhohen mirë dhe secili anëtar i ekipit e ka mundësinë që të shprehet lirshëm, mund të arrihet tek një marrëveshje finale e suksesshme.2. Merren vendime përfundimtare Një lider i mirë, e di se punonjësit duhet të përfshihen në procesin e vendim-marrjes. Është vështirë të konstatohet nëse një vendim është i domosdoshëm apo duhet të jetë përfundimtar, në rast se nuk konsultohen të gjithë anëtarët e ekipit, sidomos ata që janë pjesë e projektit përkatës.3. Theksohet rëndësia e secilit punonjës Objektivat dhe synimet e kompanisë gjithmonë duhet të diskutohen në mbledhje. Liderët e ekipeve duhet t'ua shpjegojnë anëtarëve të tjerë se si puna e tyre ka kontribuar në përmbushjen e objektivave të caktuara. Kur detyrat dhe objektivat janë të qarta, punonjësit janë më të motivuar për punë sepse tashmë e dinë rëndësinë që ata kanë për kompaninë. 4. Krijohen raporte më të mira ndërmjet stafit Nëse nuk njiheni mirë me tërë stafin, atëherë mbledhjet janë mundësi shumë e mirë që t’i shkëmbeni idetë dhe përvojat me kolegët tuaj, kësisoj ju do të mund të krijoni raporte sa më të mira, si dhe bashkëpunimi juaj në të ardhmen do të jetë më i lehtë. 5. Ngritet cilësia në punë Mbledhjet ngrisin kreativitetin dhe cilësinë e ekipit.  Pa marrë parasysh arsyen pse mbahen ato, mbledhjet duhet të jenë koha kur punonjësit shprehën lirshëm, japin ide të ndryshme dhe ndihen mirë që janë pjesë e ekipit. Duke bashkëpunuar, anëtarët e ekipit mund të arrijnë finalizimin e ideve të reja, gjë që është vështirë e arritshme nëse nuk ka bashkëpunim të mirëfilltë dhe nuk përfshihet secili prej tyre.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.