Njihuni me Fjolla Rracin, “zërin” e personave me nevoja të veçanta

19 Jun, 2020

Njihuni me Fjolla Rracin, “zërin” e personave me nevoja të veçanta
	 	 

“Kam dëshirë të punoj fort, ta tejkaloj veten e tanishme e të arrij të bëhem versioni më i mirë i vetes në të ardhmen, duke i shërbyer shoqërisë, e sidomos atyre që kanë zë e nuk dëgjohen” - Fjolla Rraci

Gjërat e vogla, shpeshherë na bëjnë të ndihemi të mëdhenj, aq më tepër kur të njëjtat dhurohen me kujdes dhe dashuri. Tash e sa vite, është personi më i dashur për njerëzit me nevoja të veçanta. Puna e saj në pranimin dhe avancimin e këtyre personave në shoqëri kudo në botë, është ajo që e ndërton dhe plotëson çdo ditë. Për të gjithë ata që e njohin, Fjolla Rraci shihet gati gjithmonë në shoqërinë e njerëzve me nevoja të veçanta. Në përditshmëri e në rrjete sociale, ajo nuk rresht së ngrituri çështje me rëndësi për ta. Ajo është përherë aty, për ta, me ta.

Fjolla Rraci

Puna dhe angazhimi i saj kanë rritur shpresën për një pranim dinjitoz të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Roli i saj në inkuadrimin e këtyre personave në shoqëri është vërtetë i madh. Ky angazhim madje ka arritur edhe të depërtojë përtej oqeanit atlantik, në vendin ku mundësitë janë shumëfish më të mëdha se tek ne.

Ndonëse përfaqëson një natyrë të butë, ajo nuk ndalon së treguari edhe anën e saj luftarake kur vjen puna tek integrimi i njerëzve me nevoja të veçanta. Por si nisi i gjithë ky rrugëtim i Fjollës?

Në një intervistë për AkademiPune, ajo foli më shumë rreth angazhimit të saj disa vjeçar për personat me nevoja të veçanta.

“Nuk kam një datë të saktë se kur kam filluar të merrem me punë vullnetare por e di që ka qenë periudha e adoleshencës, atëherë kur fillon edhe i sheh më shumë paragjykimet e të tjerëve, pastaj sheh që nuk dëshiron të bëhësh pjesë e tyre. E duke mos u bërë pjesë e tyre, bëhesh pjesë e grupit që paragjykohet dhe në mënyre vullnetare ndihmon ata”, tregon fillimisht Fjolla.

Rraci Fjolla

Për Fjollën, çdo moment, çdo rrethanë është e vlefshme për të rritur sadopak vetëdijën mbi integrimin në shoqëri të personave me nevoja të veçanta.  

“Është shumë e vështirë për ta vlerësuar veten dhe rolin tim në shoqëri, por e di që me mendje e zemër jam munduar që çdokush që më është afruar e me këdo që kam shkëmbyer të paktën dy - tri fjalë të jenë fjalë për vetëdijësimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në shoqëri. Jam munduar që në shkollat që kam punuar të mirë-informoj nxënësit dhe mësimdhënësit e të krijoj një ambient gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta që asistoja atë kohë”

Të jetuarit me personat me nevoja të veçanta, Fjolla thotë se e ka bërë të përjetojë dy emocione shumë të ndryshme; se sa e dashur dhe e vrazhdë është bota. E dashur nga ajo që njeriu merr prej personave me nevoja të veçanta dhe e vrazhdë nga ajo që rrethi ofron. “Është përtej të pashpjegueshmes sa paragjykuese, diskriminuese dhe jo njerëzore mund të jetë bota dhe njerëzit pa nevoja te veçanta”, thotë Fjolla.

Fjolla

Një ndër dëshirat e saj është krijimi i programeve për punë vullnetare në shkollat në Kosovë, në mënyrë që të gjithë të informohen njësoj rreth të gjitha shtresave shoqërore, çka sipas saj mungon shumë. “Nëse mësohemi ta duam tjetrin për atë që është e duke mos e përqeshur ose gjykuar për atë që është e ashtu siç është, bota do të ishte vend akoma më i jetueshëm”

Në punën e saj të përditshme, Fjolla punon kryesisht me personat me Sindromën Down dhe ata me autizëm. Së fundmi, në Times Square u shfaq fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni bashkë me Fjollën e cila më herët kishte qenë kujdestarja e tij. Fotografia u përzgjodh në mesin e 100 fotografive më të mira në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromes Down.

“Në momentin kur është përzgjedhur fotoja e Benit, e jona e përbashkët, të shfaqet në Times Square ka qenë një ndjesi shumë e mirë ama jo arritja ime më e madhe, ka qenë shumë e rëndësishme sepse është diskutuar shumë e në momentin që diskutohet Beni flitet edhe për sindomen Down, e sa më shumë që flitet aq më e zëshme bëhet kjo pjesë e shoqërisë e aq më shumë informohen të tjerët.”

Fjolla rraci aktiviste

Fjolla Rraci momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo vazhdon edhe atje angazhimin e saj për personat me nevojat e veçanta. 

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Si quhet procesi i përzgjedhjes së aplikantëve më të përshtatshëm?
    A
    Intervistë
    B
    Referencë
    C
    Selektimi i rrethit të ngushtë
  • Cilën nga këto nuk duhet ta aplikojnë rekruterët kur përgatiten për intervistimin e një kandidati?
    A
    Të lexojnë CV-në e kandidatit paraprakisht
    B
    Të kenë pyetje të gatshme për kandidatin
    C
    Të bëjnë vlerësim vetëm sipas CV-së
  • Trajnimi dhe zhvillimi i burimeve njerëzore nuk është produktiv në organizatat e biznesit të vogël.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Si quhet procesi kur një vend i lirë pune plotësohet nga brenda fuqisë punëtore ekzistuese?
    A
    Rekrutim i brendshëm
    B
    Rekrutim i jashtëm
    C
    Rekrutim online
  • Cilat nga këto preferohet t’i zbatoni para se të hyni në një intervistë pune?
    A
    Të bëni hulumtime për kompaninë ku keni aplikuar
    B
    Të arrini në vendin ku mbahet intervista në kohë
    C
    Të dyja këto
    D
    Asnjëra nga këto
  • Një letër oferte për punë nuk preferohet të ketë:
    A
    Vendndodhjen e menaxherit të punësimit
    B
    Rrogën
    C
    Emrin e punës ku aplikoni
    D
    Të gjitha këto
  • Qëllimi i stafit për rekrutim është të tërheqë kandidatët e duhur me aftësi dhe sjellje të duhura që i përshtaten kërkesave të punës.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Cilat nga këto bëjnë pjesë në dispozitat e përgjithshme të kodit të sjelljes dhe etikës në vendin e punës?
    A
    Krijimi i një ambienti të shëndoshë për punë
    B
    Ndalimi i dukurive që dëmtojnë procesin e punës
    C
    Mbrojtja e integritetit të personelit punonjës
    D
    Të gjitha këto
  • Menaxhimi i burimeve njerëzore nuk është i rëndësishëm për organizatat e biznesit të vogël.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Një sistem për menaxhimin e performancës përfshinë një proces të vazhdueshëm të:
    A
    Komunikimit
    B
    Trajnimit
    C
    Përkrahjes dhe motivimit
    D
    Të gjitha të lartpërmendurat
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
SI TA SHKRUAJMË NJË CV PROFESIONALE?
CV është term latin - curriculum vitae, që në shqip do të thotë shtegu i jetës sime apo rrjedha e jetës sime. Ky term përdoret për dokumentin ku shkruhen të dhënat personale dhe profesionale të një individi. CV-ja është dokument shumë i rëndësishëm që përdoret kur duam të aplikojmë për ndonjë vend pune. Si i tillë, duhet të shkruhet në mënyrë sa më profesionale. Para se të shkruhet një CV, është mirë që të hulumtohet se çka po kërkon kompania ku ju dëshironi të aplikoni për punë. Pastaj ju mund ta dini saktë se cilat kualifikime apo aftësi që ju i posedoni, i përshtaten edhe kompanisë. Çka duhet të ketë një CV e mirë? Cilësia e CV-së varet nga përmbajtja, drejtshkrimi, estetika dhe kronologjia. E një CV cilësore rritë shancat për punësim.  Një CV e mirë duhet të përmbajë: Të dhënat personale. Këtu hyjnë emri dhe mbiemri,  data e lindjes, numri i telefonit, e-maili dhe adresa e vendbanimit. Të dhënat profesionale. Këtu hyjnë përvoja e punës, edukimi, kualifikimet si dhe çdo lloj reference të cilën ju e posedoni. Shkruani të gjitha punët që keni pasur. Tek pjesa e të dhënave profesionale duhet të shënohen saktësisht të gjitha punët të cilat ju i keni bërë që nga fillimi i karrierës suaj deri në momentin kur aplikoni për një punë tjetër. Punët të cilat i përshtatën fushës në të cilën po aplikoni duhet t’i vendosni sa më lartë në CV. Ato që nuk lidhen me fushën apo pozitën e punës në të cilën aplikoni, nuk është se iu interesojnë shumë punëdhënësve tuaj potencialë. Shkruani edukimin tuaj. Edukimi luan një rol kyç kur shqyrtohet një CV. Në fillim, shkruani nivelin e shkollimit që keni kryer si: shkolla fillore, e mesme apo universiteti. Të gjitha nivelet duhet të shkruhen në mënyrë kronologjike. Pas shkollimit, cekni kurset apo trajnimet që keni kryer, gjithmonë duke i shoqëruar edhe me të dhëna tjera si emrin e kursit apo trajnimit, kohën kur e keni mbajtur trajnimin si dhe emrin e institucionit që e ka organizuar atë. Nënvizoni aftësitë apo shkathtësitë tuaja. Aftësitë është e preferueshme t'i përshtaten pozitës për të cilën po aplikoni. Varësisht nga formati i CV-së, tek aftësitë mund të cekni edhe gjuhët e huaja të cilat i flisni ani pse gjuhët mund të jenë edhe si rubrikë e veçantë. Përmendni çertifikatat që keni pranuar gjatë karrierës suaj. Cekni se çfarë lloj çertifikate keni marrë, emrin e institucionit nga i cili e keni marrë atë çertifikatë si edhe kohën kur e keni pranuar atë. Interesimet apo hobitë tuaj poashtu mund të kenë rëndësi për një kompani. Kësisoj, varësisht nga kërkesat e kompanisë, ju mund t'i shënoni interesimet apo edhe anët tuaja të forta - gjë që mund të ndikojë për mirë në punësimin tuaj. Edhe kandidatët më të mirë mund të diskualifikohen nëse aplikojnë për një vend pune me një CV të shkruar me gabime. Prandaj, kur shkruhet një CV duhet të analizohet me detaje. KosovaJob ju sjell disa sygjerime, të cilave nëse u përmbaheni mund të shmangni diskualifikimin tuaj. Mos e përdorni të njejtën CV për secilën pozitë që aplikoni. Mos e shkruani CV-në duke përdorur një gjuhë jo të duhur. Kushtoni rëndësi email-it personal nëpërmjet të cilit ju e kryeni aplikimin - mos e dërgoni CV-në tek punëdhënësi nga ndonjë email që mund të jetë i papërshtatshëm. CV-ja mos të jetë e gjatë më shumë se dy faqe. Në një CV mos përfshini: Përvojat e punës të cilat janë të parëndësishme. Arritjet të cilat mund të mos konsiderohen saktësisht arritje Informacione shumë private (orientimin seksual apo bindjet fetare). Për të krijuar një CV profesionale, kliko: https://kosovajob.com/krijo-cv
Lexo më shumë
7 shenja që tregojnë se do të jeni lider i suksesshëm
Liderët kanë tipare të ndryshme si organizimi, përkrahja e ekipit, delegimi i detyrave, përkushtimi si dhe qëndrimi pozitiv. Të gjitha këto e forcojnë karakterin e një lideri të sukseshëm. Përveç këtyre ka edhe shenja tjera që tregojnë se mund të jeni të përshtatshëm për udhëheqje, ndër to janë: 1. Ju me të vërtetë dëshironi që biznesi të ketë sukses Për ju, mundësia për të udhëhequr nuk ka të bëj vetëm ta keni një pagë më të madhe. Ju vërtet interesoheni për vizionin e kompanisë dhe dëshironi të kontribuoni në suksesin e saj. Ju madje mund të keni ide se si të drejtoni rrjedhën e punës ose të bëni përmirësime në proceset ekzistuese. 2. Ju përshtateni mirë në situata të reja Përshtatshmëria është një nga aftësitë më të rëndësishme që mund të posedoj një person, e sidomos nëse ai person është ose pretendon të jetë një lider në të ardhmen. Liderët duhet të jenë në gjendje të ecin me kohën dhe të provojnë gjëra të reja për të përmirësuar biznesin. Ata duhet të dinë se si të reagojnë ndaj të papriturave me qetësi dhe profesionalizëm, si p.sh kur ka një ndryshim të madh në vëllimin e punës, ose një anëtar i ekipit të tyre jep dorëheqje papritmas. 3. Përkrahja e anëtarëve të ekipit A keni vërejtur ndonjëher një standard të dyfishtë? A keni qenë dëshmitar i një padrejtësie? Udhëheqësit e mirë nuk hezitojnë të reagojnë kur ka padrejtësi dhe janë të vendosur për atë që mendojnë se është e drejtë dhe nuk bazohen në thashetheme. Përkrahja e anëtarëve të stafit është një karakteristikë e rëndësishme e një udhëheqësi. 4. Nuk e keni problem të pranoni kritika konstruktive Edhe pse drejtuesit dhe menaxherët shpesh shoqërohen nga njerëz me "personalitete të forta" të cilët mund të jenë kokëfortë në pikëpamjet e tyre, një udhëheqës i mirë duhet të ketë një perspektivë objektive mbi atë që po ndodh brenda vendit të punës. Kjo mund të jetë një nga pjesët më të vështira të punës sepse ne shpesh mendojmë se jemi objektiv kur nuk jemi nganjëherë të tillë. Një lider i matur pas pranimit të kritikave ndërmerr veprimet e nevojshme për të përmirësuar gjërat në përputhje me rrethanat. 5. I besoni intuitës tuaj Gjatë udhëheqjes së një ekipi në territor të paeksploruar, liderët me përvojë besojnë në vete për të marrë vendime të shëndosha. Ata bazohen në përvojat e kaluara ose kërkojnë ndihmë nga mentorë dhe anëtarë me përvojë të fushës së tyre. Frika nga e panjohura nuk i mban ata larg sepse besojnë në veten e tyre dhe ekipin e tyre. Kësisoj, nëse ju keni një tipar të tillë do t’i arrini më lehtë qëllimet që keni dhe të korrni sukses në fushën e udhëheqjes. 6. Jeni të përgjegjshëm Të gjithë bëjnë gabime, poashtu edhe udhëheqësit ka raste kur gabojnë. Dështimet më shumë se sukseset e ndajnë të mirën nga e keqja, duke pasur parasysh që kjo e fundit kërkon që dikush të fajësohet në vend që të marrë përgjegjësi. Drejtuesit e mëdhenj japin përgjegjësi për ekipin e tyre në rast të dështimit të ndonjë projekti. Ata nuk zhgënjehen nga periudhat e dështimeve pasi që nuk rreshtin së besuari dhe përkrahuri ekipin e tyre për ta tejkaluar periudhat kritike. 7. Ju inspironi të tjerët Udhëheqësit e mirë e dinë ndryshimin midis urdhërave dhe udhëheqjes. Udhëheqja përfshin frymëzimin e njerëzve për të dhënë më të mirën nga vetja për të arritur e rezultateve që ata synojnë. Udhëheqësit e mirë frymëzojnë anëtarët e ekipit të tyre që të bëhen versioni më i mirë i vetvetes që mund të jenë.
Lexo më shumë
8 gabime që mund ta dëmtojnë karrierën tuaj
Pavarësisht nëse keni përvojë pune apo jeni vetëm në fillim të karrierës, gabimet janë të paevitueshme shpeshherë. Gabimet të cilat ndonjëherë mund të duken të vogla, mund të sjellin pasoja të mëdha. Një studim i realizuar nga VitalSmarts tregoi se 83 përqind e njerëzve njihnin dikë që kishte bërë gabime që kanë pasur pastaj rezultate negative në karrierën, reputacionin ose biznesin e tyre, ndërkaq 69 përqind pranuan se ata vetë kishin bërë diçka që kishte dëmtuar karrierën e tyre. AkademiPune ju sjell 8 gabime që mund ta dëmtojnë karrierën tuaj: Mungesa e qëllimeve në karrierë Pavarësisht nëse keni një punë ose jo, qëllimet e së ardhmes janë shumë të rëndësishme. Nëse ju mungon vizioni i së ardhmes, pra nuk keni ide se nga do të drejtohet karriera juaj, do të vini në një pikë ku do të ndiheni sikur nuk po arrini ta orientoni veten. Kur ndodheni në një situatë të tillë, analizoni rrethanat, krijoni një vizion për të ardhmen dhe një strategji të qartë për karrierë. Qëndrimi në zonën e rehatisë Zona e rehatisë është ndër shkatërruesit kryesor në karrierë. Duke mos pasur një vizion më të qartë në karrierë, ju mund të hyni në një zonë rehatie. Gjithçka mund të jetë në rregull me punën tuaj por thjesht nuk ndjeheni të angazhuar dhe nuk e keni të njejten energji. Hapi i parë që duhet të ndërmerrni për të parandaluar këtë është të identifikoni pakënaqësinë tuaj dhe të keni një plan me zgjidhje, kësisoj mund të kuptoni nëse dëshironi të qëndroni në punën tuaj të tanishme apo të shkoni dikund tjetër. Mos krijimi i një ekipi mbështetes Një tjetër gabim që mund të dëmtojë karrierën tuaj është edhe mendimi që ju duhet të bëni çdo gjë vetë. Të gjithë kanë nevojë për njerëz të besueshëm që mund të japin këshilla dhe sugjerime nga përvojat e tyre, në mënyrë që secili të rritet në karrierë. Mungesa e investimit në vetvete Shumë njerëz, kur janë për disa vite në një pozitë pune, fillojnë dhe e ndjejnë një lloj lirie e rehatie, ani pse kjo nuk është një gjë negative. Mirëpo, nëse ndaloni së nxituri veten tuaj për të mësuar dhe avancuar më shumë, atëherë do të filloni të ndjeheni shumë të parëndësishëm edhe për kompaninë. Qëndroni të informuar rreth asaj se çka po ndodhë në fushën tuaj dhe sigurohuni që të krijoni aftësi që pastaj të arrini të përshtateni me të gjitha ndryshimet e mundshme. Prishja e urave Reputacioni është shumë i rëndësishëm në ditët e sotme sepse pothuajse të gjitha bizneset janë të lidhura me njëra tjetrën. Nëse në pozicionin aktual të punës nuk jeni të kënaqur dhe mendoni që është koha për të ecur tutje, tentoni t’i menaxhoni emocionet dhe mos flisni gjëra për të cilat mund të pendoheni me vonë. Egoja Është mirë të tregoheni të suksesshëm në të gjitha detyrat që ju jepen, mirëpo problemi shfaqet atëherë kur mendoni që vetëm ju duhet të keni sukses dhe që suksesi juaj duhet të zgjasë përgjithmonë. Ky mentalitet mund t'ju sjellë dështime shumë të mëdha. Premtimet e shumta dhe rezultatet e pakta Asnjëherë mos premtoni se do ta realizoni një detyrë në afat shumë të shpejtë sado që mund të jeni të sigurtë se mund ta bëni atë. Përceptimi është i rëndësishëm, prandaj asnjëherë mos dilni nga vetja, jeni të sinqertë në lidhje me rezultatet që mund të jepni. Kësisoj nuk krijoni pritshmëri të larta tek të tjerët. Kalimi nga një punë në tjetrën Një tjetër gabim që mund t’ju dëmtojë shumë në karrierë është kalimi nga një punë në tjetrën, nga një pozitë në tjetrën, pa pasur ndonjë arsye. Kjo mund të shkaktojë probleme në gjetjen e një vendi të duhur dhe të qëndrueshëm të punës. Gabimet janë të pashmangshme në karrierë por është shumë e rëndësishme të jeni të vetëdijshëm për ato gabime që mund të dëmtojnë karrierën si dhe të gjeni zgjidhjet për t’i mos përsëritur në të ardhmen.
Lexo më shumë
Si ta organizoni më mirë tavolinën tuaj në punë?
Tavolina juaj e zyrës është një pasqyrim i personalitetit dhe zakoneve tuaja. Disa hapësira pune mund të jenë të thjeshta dhe të rregullta, disa tjera shumëngjyrëshe dhe të personalizuara. Ka edhe nga ato që janë shumë të rrëmujshme. Po ju, si e organizoni tavolinën tuaj të punës? Një tavolinë e organizuar jo vetëm që do të duket më tërheqëse, por do t'ju motivojë të shkoni në punë sepse nuk do të keni nevojë të pastroni grumbuj letrash dhe hedhurina. Pavarësisht nga preferencat ose prirjet tuaja, vendi juaj i punës duhet të jetë i organizuar, në mënyrë që menaxhimi i kohës të jetë sa më i lehtë, si dhe të shtohet produktiviteti. Ju kaloni një kohë bukur të madhe në zyrën tuaj, pradaj ja vlen t'i kushtoni rëndësi organizimit të tavolinës suaj të punës. Nëse jeni të mbingarkuar shpesh nga skedarët çrregullues, grumbujt e dokumenteve dhe çrregullimet e përgjithshme, tani është momenti i duhur të veproni në lidhje me menaxhimin e kohës dhe hapësirës në punë. Krijoni hapësirën personaleKa gjëra që i merrni në punë çdo ditë, e që duhet t'i vendosni diku. Sidoqoftë, në vend që të hedhni kudo çantën, portofolin, telefonin ose çelësat në tavolinën tuaj, caktoni një zonë specifike për ato që të mos sjellin rrëmujë. Gjithashtu, kurdo që të jetë e mundur, mbajeni telefonin tuaj diku ku nuk e shihni dhe kësisoj nuk do të keni shpërqendrime që pengojnë punën tuaj. Përdorni pajisjet dixhitale Letra është akoma fajtori më i madh i hapësirave të punës së rrëmujshme. Nëse nuk e keni bër këtë akoma, listoni detyrat që keni në kompjuterin tuaj dhe sinkronizoni ato me telefonin tuaj për qasje më të lehtë. Përmes pajisjeve dixhitale ju mund të vendosni njoftime për takime dhe detyra që keni përgjatë ditës apo javës. Ruani hapësirën Kur keni nevojë për të nënshkruar ose dërguar shkresa, por nuk keni hapësirë të mjaftueshme, kjo situatë mund të shkaktoj stres. Caktoni një pjesë të tavolinës suaj si zonë të lirë dhe mos e ngarkoni atë me gjëra shtesë. Nëse hapësira e ruajtjes është e kufizuar, bëhuni kreativ! Një dollap apo raft, ju mundëson të ruani pajisjet shtesë pa zënë shumë hapësirë. Ndani detyrat tuaja Shpesh kemi dëgjuar për shprehjen “multitasking” që do të thotë kryerja e dy ose më shumë obligimeve në të njëjtën kohë, mirëpo për menaxhim më të mirë të kohës preferohet që të ndani detyrat sipas rëndësisë së tyre. Përfundoni detyrat para se ato të grumbullohen Një rregull për të shmangur zvarritjen është t'i kryeni detyrat që keni në afat të caktuar. Përfundoni projektin/detyrën sa më shpejt që të jetë e mundur, kësisoj nuk do ta ngarkoni veten me stres që nuk e keni përfunduar ende atë detyrë ose projekt. Duke vepruar kësisoj, do të keni kohë të mjaftueshme për obligimet që keni në vijim. Renditini gjërat sipas rëndësisë Mënyra më e mirë për të renditur gjërat është nga rëndësia e tyre. Pyesni veten sa shpesh e përdorni ose keni nevojë për një pajisje të caktuar para se ta zhvendosni atë diku tjetër. Nëse keni ndonjë pajisje afër jush që nuk e shfrytëzoni, vendoseni atë në një hapësirë më pak të qasshme. Pse është e nevojshme ta organizoni tavolinën e punës? Një hapësirë pune e organizuar nuk është një kursimtar magjik i kohës, por ju ndihmon të bëheni më efikas në punë, sepse e dini se ku është gjithçka. Gjithashtu, një tavolinë e organizuar mirë ndihmon në krijimin e energjisë pozitive që mund të përhapet në entuziazmin tuaj për detyrat e përditshme./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.