Pse vetë-disiplina është e rëndësishme për sukses në punë?

17 Jun, 2020

Pse vetë-disiplina është e rëndësishme për sukses në punë?
	 	 

Vetë diciplina në punë është një faktor shumë i rëndësishëm për të arritur sukses. Pa pasur vetë-disiplinë, nuk ka as sukses.

Ndër këshillat e para që njerëzit e suksesshëm e thonë, është të keni disiplinë. Por pse vetë-disiplina është e rëndësishme për sukses në jetë?

AkademiPune ju sjellë disa nga arsyet se pse vetë-disiplina është shumë e nevojshme në karrierë dhe në jetë në përgjithësi.

Krijoni shprehi të mirë

Shumica e njerëzve nuk kanë vetë-disiplinë sepse janë shumë dembelë. Edhe dembelizmi kthehet në shprehi. Duke u vetë-displinuar ju e fitoni një shprehi të mirë dhe arrini të jeni më të suksesshëm në punë dhe në çdo sferë tjetër të jetës.

Ju ndihmon t’i përfundoni gjërat në kohë

Vetë-disiplina është e rëndësishme për t'i përfunduar gjërat në kohë. Mund të jetë çdo lloj gjëje. Kur disiplinoni veten për ta përfunduar çdo gjë në afat, kjo ju bëhet pjesë e personalitetit. Kjo shprehi ndër tjera, ju bën të arrini suksese të mëdha në jetë. 

Ju ndihmon në fokusim

Kur keni vetë-disiplinë, keni edhe më shumë fokus. Ndërkaq, duke qenë të fokusuar, mund t’i arrini qëllimet më shpejt. Kur fokusoheni në qëllime, ju do ta përfundoni çdo detyrë në kohë. Kjo ndihmon për të arritur nivele të larta të suksesit.

Rritë vetëbesimin dhe etikën e punës

Vetë-disiplina ndikon shumë në rritjen e besimit dhe në etikë të punës dhe njerëzit  që kane vetë-besim janë edhe shumë të suksesshëm. Përpos kësaj, vetë-disiplina bën që ta respektoni edhe etikën e punës dhe t’i përmbaheni rregullave të vendit të punës. Si rrjedhojë, ju arrini qëllimet e juaja në punë.

Ju ndihmon të bëheni version më i mirë i vetes

Ndër gjërat kryesore në jetë është të bëhëmi versioni më i mirë i vetes çdo ditë e më shumë. Duke e pasur një personalitet të mirë, mund të arrini edhe suksesin që dëshironi. Kjo është arsyeja pse vetë-disiplina është shumë me rëndësi. Vetë-disiplina ndihmon ta përmirësoni veten çdo ditë, kur bëni diçka vazhdimisht, ju filloni të bëheni më të mirë dita e ditës.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Termi "prodhim" në ekonomi i referohet:
    A
    Sektorit primar
    B
    Sektorit të prodhimtarisë
    C
    Sektorit të shërbimeve
    D
    Sektorit sekondar
  • Si ndahet paraja?
    A
    E letrës dhe metalike
    B
    E drurit dhe metalit
    C
    E letrës dhe drurit
    D
    Asnjëra nga këto
  • Në Indi, viti fiskal fillon me:
    A
    1 prill
    B
    28 shkurt
    C
    30 prill
    D
    20 mars
  • Shpikja e parave ndodhi për:
    A
    Të lehtësuar këmbimin
    B
    Për shkak të kërkesës së njerëzve për para
    C
    Për shkak të vështirësive në sistemin Barter
    D
    Asnjëra nga të sipërmet
  • Çka nënkupton inflacioni?
    A
    Ngritje të vlerës së parasë dhe rënie të çmimeve
    B
    Ngritje të çmimeve dhe rënie të vlerës së parasë
    C
    Ngritje të vlerës së parasë dhe ngritje të kursimit
    D
    Rënie të çmimeve dhe rënie të vlerës së parasë
  • Pasqyrat e të ardhurave dhe bilanci i gjendjes janë pjesë e:
    A
    Kontabilitetit
    B
    Marketingut
    C
    Mikroekonomisë
    D
    Makroekonomisë
  • Cila nga këto periudha njihet si “Plan Holiday"?
    A
    1955 -1960
    B
    1966 -1969
    C
    1972 -1977
    D
    1980 -1984
  • Kush tha se "ligjet e ekonomisë janë si rryma"?
    A
    Adam Smith
    B
    David Ricardo
    C
    L. Walras
    D
    Alfred Marshall
  • Pjesë e kujt është teoria e çmimeve?
    A
    Mikroekonomisë
    B
    Financave publike
    C
    Makroekonomisë
    D
    Teorisë së punësimit
  • Koncepti i financës funksionale u prezentua për herë të parë nga:
    A
    J.M. Keynes
    B
    Prof.Hansen
    C
    A.P.Lerner
    D
    L.G.Reynold
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta refuzoni një ofertë pune?
Jo gjithmonë do të dëshironi ta pranoni një ofertë pune. Ndonjëherë mund të jeni në një periudhë kur nuk dëshironi ta pranoni një ofertë për arsye të ndryshme - mbase mund të mos ju përshtatet më, ose mund t’ju ofrohen dy mundësi pune në të njejtën kohë. Refuzimi i një oferte pune nuk është diçka e lehtë, përkundrazi mund të jetë shumë e vështirë. Kërkon kurajo, maturi dhe njohuri.  Ju duhet të dini se si ta refuzoni një ofertë pune, në mënyrë që të shmangni çdo vështirësi në të ardhmen dhe të mbani një raport të mirë me punëdhënësin. Ne ju sjellim disa këshilla.   Informoni punëdhënësin sa më shpejt Nëse e keni kuptuar që oferta që ju është bërë nuk është e duhur për ju, refuzojeni menjëherë. Tregoni menaxherit apo punëdhënësit sa më herët që të mos e humbni kohën tuaj dhe të tyre. Shpjegoni shkurtimisht pse nuk po e merrni punën Mundohuni të jeni sa më të qartë në letrën tuaj. Mos e mbushni letrën me gjëra të parëndësishme. Qëndroni drejt e në pikë të asaj që dëshironi t’i thoni punëdhënësit dhe bashkëpunëtorëve tuaj. Shprehni mirënjohje  Duke shprehur mirënjohje, ju tregoni që e keni vlerësuar kohën dhe mundësinë që ua ka dhënë kompania përkatëse. Kjo mund t‘i ndikojë pozitivisht mbajtjes së një raporti të mirë në të ardhmen. Shprehni gatishmërinë për të mbajtur kontakt Nëse vërtetë jeni të interesuar të punoni për atë kompani, mirëpo roli që ofrohet nuk është i duhuri për ju, atëherë mundohuni të mbeteni në kontakt me kompaninë për ndonjë rol tjetër në të ardhmen. Në vazhdim, ju sjellim dy shembuj të e-mails që mund t’i dërgoni kur dëshironi ta refuzoni një ofertë pune dhe në të njejtën kohë të mbani një marrëdhënie të mirë me punëdhënësin. Subject: Ofertë pune – (Emri dhe mbiemri juaj) I/e nderuar (cekni emrin e personit që po i drejtoheni në letër) Fillimisht, ju falënderoj shumë që më keni ofruar pozitën e punës (shëno emrin e rolit që ju është ofruar) në kompaninë tuaj (shkruaj emrin e kompanisë). Dua t’ju informoj që nuk mund ta pranoj ofertën e punës ngase (shkruani shkurtimisht arsyen pse nuk mund ta merrni ofertën)  si p.sh : Unë jam person që e preferoj më shumë punën ekipore, ndërkaq kjo pozitë pune kërkon më shumë punë individuale. Prandaj, nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua. Më vjen shumë keq. Faleminderit shumë për kohën dhe mundësinë e dhënë. Uroj shumë suksese për kompaninë tuaj dhe shpresoj që në të ardhmen të mund t'i bashkohem kompanisë në ndonjë rol tjetër. Përzemërsisht, (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj) Ju mund të mos preferoni të jepni ndonjë shpjegim pse nuk do ta pranoni një ofertë pune. Më poshtë, ju sjellim një shembull të dytë të një e-maili që mund t’ju ndihmojë ta refuzoni ofertën e punës me edukatë dhe pa dhënë shumë detaje. I/e nderuar (shkruani emrin e personit që po i drejtoheni) Dua t’ju falënderoj shumë që më keni ofruar rolin e (shkruani emrin e pozitës së punës) në kompaninë tuaj (shkruani emrin e kompanisë). Më vjen shumë keq por nuk mendoj që ky rol më përshtatet mua në këtë periudhë. Pavarësisht kësaj, une jam shumë i/e interesuar të bëhem pjesë e kompanisë suaj dhe do të isha i/e lumtur të dëgjoja për ndonjë rol tjetër nga ju.  Faleminderit shumë për vlerësimin dhe kohën tuaj. Gjitha të mirat, (Shkruani emrin dhe mbiemrin tuaj).
Lexo më shumë
Katër pyetje që duhet t’ia bëni vetes para një interviste pune
Secila intervistë pune dallon nga tjetra dhe për çdo intervistë që keni duhet përgatitje e veçantë. Para se të shkoni në një intervistë pune ku jeni ftuar, bëni një rishikim të arritjeve tuaja deri më tani, aftësitë dhe mangësitë që keni, si dhe ku keni nevojë për përmirësime. Janë disa pyetje që mund t’ia parashtroni vetes para çdo interviste pune, pyetje këto që do t’iu ndihmonin të keni një vetë-reflektim dhe një paraqitje sa më të mirë në momentin kur intervistoheni. Akademi Pune, ju njofton me këto pyetje. Me cilat arritje personale jeni krenar? Cilat arritje tuaja i veçoni nga tjerat? Selektoni disa që janë më të përshtatshme dhe që kanë ngjashmëri me vendin e punës ku aplikoni dhe që ndiheni rehat kur flisni për ato arritje. Vlerësoni se si ato momente kanë ndikuar tek personaliteti juaj. A ju kujtohet ndonjë rast kur keni bërë një zgjedhje që ka pasur rezultate pozitive në karrierën tuaj? Apo ndonjë aftësi për të cilën nuk keni qenë në dijeni se e posedoni, por me praktikë keni arritur ta përvetësoni mjaft mirë? Gjithashtu, reflektoni edhe në gabimet që mund t’i keni bërë dhe mësimet që keni marrë nga ato gabime. Cilat janë fushat kyçe ku doni të përmirësoheni? Filloni me gjërat që kanë lidhshmëri me punën tuaj, por kushtoni rëndësi edhe fushave të tjera në jetën tuaj. Fokusi në këtë pyetje, ju ndihmon të jeni realist për punën që jeni të gatshëm ta bëni, si dhe të shfaqni vullnet në fushat ku doni përmirësim. Cilat shkathtësi që posedoni ju veçojnë nga të tjerët? Pa dyshim se ka diçka që ju veçon nga të tjerët. Kujtoni ndonjë rast me shoqëri ose në vend pune ku ju jeni sjellur ndryshe nga të tjerët dhe keni marrë situatën nën kontrollë. Përgjigja që do jepni kur intervistuesit ju pyesin për shkathtësitë luan rol të madh, kjo pasi që ata shohin vetëbesimin që ju keni dhe potencialin që shfaqni për atë vend pune. Ku e shihni veten pas 3 apo 5 vitesh? Kjo mund të jetë pyetje pak e ndërlikuar, por është shumë e rëndësishme se ku e shihni veten tuaj në të ardhmen dhe vizionin që keni. Bëni një vlerësim të viteve paraprake dhe pyesni veten se cilat janë ndryshimet që kanë ndodhur në jetën tuaj gjatë këtyre viteve, si dhe a i keni parashikuar këto ndryshime? Ka shumë pyetje në intervista pune që lidhen me të ardhmen tuaj, si p.sh ku e shihni veten dhe cilat janë objektivat tuaja. Intervistuesit kur e bëjnë ketë pyetje, nuk kërkojnë një plan specifik, por më shumë një ide të përgjithshme të aspiratave që ju keni. 
Lexo më shumë
Pse duhet të zgjedhni një karrierë në shitje?
Shumica e njerëzve mendojnë se “shitje” nënkupton vetëm të “flasësh”. Mirëpo, ata që punojnë në shitje e dinë se të dëgjuarit është pjesa më e rëndësishme e punës së tyre - Roy Bartell   Puna në shitje nënkupton shitjen e një produkti ose një shërbimi tek dikush tjetër. Sektori i shitjes në një kompani apo biznes ka rëndësi shumë të madhe - shumica e kompanive e kanë të nevojshëm këtë sektor sepse shitja çon në rritjen e profitit apo të ardhurave të asaj kompanie. Valon Thaçi, menaxher i shitjes në Cacttus - kompani në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit, në një intervistë për KosovaJob tha se karriera në shitje më së miri zhvillohet nëpërmjet trajnimeve apo shkollimit adekuat, ani pse ka edhe prej atyre njerëzve të cilët fokusohen vetvetiu në shitje apo edhe e kanë më të lindur. Ai përmend një teori të cilën e konsideron esenciale për një karrierë të suksesshme në shitje. “Çdo shitës është mirë të duket mirë, ta njohë produktin të cilin e shet, të dijë kërkesën, nevojën e tregut si dhe të klientëve”.  Sipas tij, klienti nuk duhet parë si mundësi e përfitimit material dhe pas atij përfitimi të harrohet për një periudhë kohore, mirëpo duhet vazhdimisht të kontrollohet nëse ai është i kënaqur ose jo me shërbimin. Nga një trajnim që pati me Bruno Augustonin, një folës me eksperiencë në komunikim dhe shitje, Thaçi përcjellë edhe një mesazh “Bruno thotë se për çdo klient është mirë të dihet se çka ka brenda në zemër, cila është dëshira e tij dhe pse ai dëshiron ta blejë produktin që po i ofrohet dhe nëse ai klient e blen atë produkt, atëherë përgjegjësia është e madhe për ta ruajtur atë klient”. Thaçi përmend dy lloje të shitjes, shitje profesionale dhe shitje guerrile. Shitje profesionale konsiderohet atëherë kur personi shkon me kohë në punë, paraqitja është adekuate në punë dhe paraqitja para klientit nënkupton shumë për atë person, klientin dhe kompaninë mbi të gjitha. I dyti lloj i shitjes është shitja guerrile, e cila ndodhë në raste spontane, në një restaurant, në rrugë apo kudo. Rastësisht takohet një klient dhe shitet produkti aty për aty, pastaj nuk ekziston mundësia për të marrë një mendim nga klienti rreth atij produkti. Në profesionin e shitjes, rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet edhe paraqitjes dhe kjo lidhet me shitjen profesionale. Ai thotë se shitjen profesionale e konsideron si lloj shkolle sepse është diçka që duhet mësohet. Tek ky lloj i shitjes luan shumë rol komunikimi, paraqitja dhe mënyra se si ruhet marrëdhënia me klientin duke ofruar shërbime. “Shitja nuk është shitje, veç po dal dikund dhe po shes, është dhunti që ta ka falë zoti, është komunikimi, paraqitja, mënyra se si ti shet dhe se si e mban relacionin me klientin duke ofruar shërbim, jo relacionin me klientin duke shkuar në kafe. Si këshillë e imja është që njerëzit ta praktikojnë zhvillimin e biznesit me takime nëpër zyre. P.sh, nëse unë dua ta blej një produkt nga një kompani e caktuar, atëherë ajo kompani mua me fton fillimisht në zyret e tyre që ta shoh produktin dhe vendin ku zhvillohet ai produkt, në këtë mënyrë doza e besimit për ta blerë një produkt të caktuar rritet. E kundërta ndodhë në rast se kompania me fton në një kafe për të biseduar rreth produkteve, kjo për mua është jo serioze”, ka thënë Thaçi. Cilat janë përfitimet që vijnë me karrierën në shitje? Jo vetëm kompania është ajo që përfiton nga ky profesion sepse edhe individët që punojnë në shitje kanë përfitime shumë të mëdha. Të punuarit në shitje e bën një person: Më të pavarur E ndihmon në krijimin e kontakteve me njerëz I krijon aftësitë e zgjidhjes së problemeve I mundëson të njihet në treg për rezultatet e punës Përfitimet e nënvizuara më lart janë vetëm disa nga shumë të tjera që sjellë karriera në shitje. Edhe Valon Thaçi, sa i përket përfitimeve që vijnë nga shitja, thotë se janë të shumta. “Përfitimi numër një është që njofton shumë njerëz, karaktere të ndryshme të njerëzve, të bën të kuptosh mënyrën se si ata veprojnë sepse edhe ai i cili blen, edhe ai shet dikund tjetër dhe kjo do të thotë se është njëfarë zingjiri dhe domosdoshmërisht mëson edhe prej blerësve. Mua personalisht, shitja më ka ndihmuar shumë sepse kam krijuar edhe shumë shoqëri dhe mbase në ndonjë profesion tjetër nuk do arrija këtë. Në Kosovë, kemi mungesë të shitësve profesional por njëkohësisht edhe të pronarëve të kompanive të cilët i motivojnë shitësit dhe motivimi nuk nënkupton vetëm mjetet financiare por trajnim adekuat të shitësve në korporata, kompani, në shitje me pakicë, etj”, tha Thaçi. Kur flet për motivimin e punëtorëve, ai përfshin edhe mirënjohjet që duhet t’iu bëhen punëtorëve sa i përket performancës. Ai thotë se është mirë që menaxherët bashkë me përgjegjësit e burimeve njerëzore të praktikojnë përzgjedhjen e punëtorëve më të suksesshëm përgjatë një viti. Cilat janë aftësitë për sukses në shitje?   Pos komunikimit që është element kyç, si çelës për të arritur sukses në shitje por edhe në jetë në përgjithësi, Thaçi i përmend edhe disa aftësi. Durimin Menaxhimin e kohës Fokusin Njohjen e produktit  “Numër një është durimi. Po spate durim në shitje, mos vazhdo me këtë punë. Unë e kam prioritet menaxhimin e kohës, si me e menaxhu kohën me klientin sepse edhe klienti e dëshiron kohën e vet, prandaj duhet të gjeni mënyrën se si ta menaxhoni atë. Nëse nuk dimë ta menaxhojmë kohën si biznese nuk mendoj që është diçka e mirë. Numër tre është fokusi. Duhet të jeni shumë të fokusuar në punën që e bëni, në një letër të cilën ia dërgoni klientit, një pikë ose presje, lë të kuptosh shumë. Pastaj vjen njohja e produktit, nëse nuk arrini ta njihni, ta studioni produktin që e shitni, atëherë do ta keni shumë të vështirë të vazhdoni me këtë profesion. Pra, duhet ta njihni produktin në thelb sepse pyetjet qe klientët mund t’i bëjnë, ndonjëherë janë të paparashikueshme”. Një këshillë tjetër të cilën ai e jep për të gjithë të interesuarit për të pasur një karrierë të suksesshme në shitje, është që gjithmonë t’i bëjnë një analizë klientit, të mësojnë se çfarë promovimesh ka bërë ai klient së fundmi, për çka ka nevojë, etj. A ka perspektivë për shitësit e rinjë në Kosovë? Sa i përket perspektivës për shitësit e rinjë, Thaçi thotë se ka perspektivë, mjafton që të jenë të përkushtuar dhe ta duan profesionin. Ai këshillon të rinjtë që punën të mos e shohin si mundësi për të pushuar, sepse një gjë e tillë ua humbet kohën të dy palëve, edhe punonjësve, edhe punëdhënësve. "Nëse punën e shihni si mundësi me u ulë edhe me pushu, atëherë jeni duke i marrë kohën vetes e edhe atij që iu ka punësuar dhe dëmi është i dyanshëm. Mirëpo, ai që iu ka punësuar, nuk ua ka borxh këtë. Prandaj, nëse nuk dini diçka, është më mirë të pyesni apo informoheni. Ka perspektivë dhe ka punë kush dëshiron të punojë, kush nuk dëshiron, nuk ka perspektivë. Hulumtoni se çka dëshironi të punoni, ku dëshironi të punoni, si dëshironi të punoni, pra cilat janë format më të përshtatshme për juve.  Nëse ka raste kur jeni të lirë me punët, lexoni, shfrytëzojeni kohën për të lexuar sepse edhe ju rriteni profesionalisht. Ka mijëra e mijëra teori, mijëra shkarkime online ku mund të informoheni rreth shitjes”. Le t'i kushtojmë më shumë rëndësi kohës dhe t'i përkushtohemi më shumë punës". A ofrohen mjaftueshëm vende pune në Kosovë në sektorin e shitjes? Pothuajse çdo kompani, në çdo industri, ka nevojë për shitje. Në lidhje me mundësitë e punësimit në fushën e shitjes në Kosovë, Thaçi tha se gjithmonë ka kërkesë për shitës të mirë. Ai nënvizoi se në kompaninë Cacttus, ofrohen shumë mundësi për t’u zhvilluar nëpërmjet trajnimeve. “Çdo kompani që prodhon, ka nevojë gjithmonë për shitje, sepse ne gjithmonë blejmë, shitësi edhe blerësi janë vëlla dhe motër dhe nuk ka institucion përveç atyre publike natyrisht që nuk kanë nevojë për shitës, institucionet private të gjitha thuajse kanë nevojë për shitës. Aq ka nevojë për shitje, sa është e paimagjinueshme. A kemi shitës të mirë? Kemi nevojë për më shumë. Në kompaninë ku unë punoj janë mundësi të jashtëzakonshme për cilindo që është i interesuar të punojë në sektorin e shitjes dhe ka shumë përfitime. Tek ne ka mundësi për t’u zhvilluar nëpërmjet trajnimeve”, përfundoi Thaçi. Valon Thaçi, është menaxher me përvojë në fushën e shitjes. Ai ka mbi 10 vite përvojë punë në kompaninë Cacttus, kompani e cila operon në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të telekomunikimit.
Lexo më shumë
Pesë këshilla për t'u përgatitur për një intervistë pune me video
Intervista e punës shpesh mund të jetë edhe faza përfundimtare në krijimin e marrëdhënies së punës. Përpos vlerësimit të kandidatit bazuar në paraqitjen dhe përgjigjet e tij, intervista e punës është edhe përparësi për kandidatin për shkak se shumica e kompanive në intervista të punës ftojnë vetëm kandidatët që përfshihen në rrethin e ngushtë. Intervistat e punës përmes videove, dita e ditës po bëhën të zakonshme në procesin e marrjes së një vendi të punës. Një numër i madh i intervistave të punës sot kryhen nëpërmjet aplikacioneve apo platformave që mundësojnë komunikim me video. Prandaj, gjasat që këto ditë të merrni pjesë në një intervistim online, nuk janë të vogla. Google Hangouts, Zoom, Skype, janë vetëm disa prej aplikacioneve që po përdorën kryesisht për intervistim online. Gjithsesi, intervistat e punës me video nuk duhet të jenë stresuese, mjafton të bëni disa praktika para intervistës dhe të jeni psikologjikisht të përgatitur. Për të mësuar se si të paraqiteni më së miri në një intervistë pune me video, AkademiPune ju sjellë disa këshilla të dobishme: Kontrolloni teknologjinë Ndër gjërat e para që duhet të bëni kur prisni të intervistoheni online, është të kontrolloni dhe rregulloni nëse ka nevojë teknologjinë. Sigurohuni që pajisjet janë duke punuar, kontrolloni kamerën dhe audion, kompjuterin, tabletin, telefonin, apo cilëndo pajisje që do ta përdorni për komunikim. Kujdesuni gjjithashtu që të shmangni ndërprerjen e baterisë duke i mbajtur pajisjet në prizë. Kontrolloni shpejtësinë e internetit  Sigurohuni që intervistimin ta realizoni në një mjedis ku keni internet mirë. Për ta kuptuar se sa të shpejtë e keni rrjetin, vizitoni webfaqet në internet që mundësojnë kontrollimin e shpejtësisë së internetit.    Gjeni hapësirën e duhur Zgjedhja e një mjedisi të duhur për ta mbajtur intervistën është shumë e rëndësishme. Mundohuni të gjeni një vend të qetë, të ndriçuar mirë dhe pa rrëmujë. Vishuni mirë për intervistë Ndonëse nuk do të jeni në takim ballë për ballë më intervistuesin, përsëri duhet t’i kushtoni rëndësi veshjes për një intervistë ,qoftë edhe me video. Konsideroni një veshëmbathje të thjeshtë dhe profesionale. Keni parasysh gjuhën e trupit Një ndër gjërat thelbësore gjatë një interviste për punë është ruajtja e kontaktit me sy, e kjo është po njësoj e rëndësishme edhe gjatë intervistimit nëpërmjet videos. /AkademiPune.
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.