5 mënyra rrjetëzimi për një introvert

16 Jun, 2020

5 mënyra rrjetëzimi për një introvert
	 	 

Rrjetëzimi është gjithçka kur bëhet fjalë për fitimin e një vendi pune dhe ngritjen në karrierën tuaj. Së pari, le të sqarojmë disa ide të gabuara në lidhje me introvertët. Introvertët nuk janë në të vërtetë të pasigurtë ose anti-social siç mendohet nga disa njerëz. Në fakt, shumë introvertë janë mjaft tipa social. Çdo njeri ka nevojë për një sasi të caktuar kohe për të fituar energjinë e duhur.

Mirëpo të qenit introvert i vështirëson disa gjëra. Bisedat e vogla nuk vijnë lehtë, dhe shpesh duket e vështirë të krijosh raporte me njerëz të rinj. E për të zgjeruar rrjetin tuaj të njerëzve ju duhet të merrni pjesë në ngjarje dhe evente ku keni mundësi të takoheni me njerëz të rinj.

Akademi Pune disa këshilla dhe zakone që mund të ju ndihmojnë  të depërtoni në anën sociale të karrierës suaj:

Bëhu vetvetja

Kjo mund të tingëlloj si klishe, por është shumë e rëndësishme ta pranoni veten ashtu si jeni dhe të keni besim në atë që bëni. Nëse ndiheni më të qetë në grupe të vogla, nuk ka asgjë të keqe me këtë. Çelësi është të kuptoni përparësitë tuaja. Për shembull, si një introvert mund të jeni në gjendje të krijoni marrëdhënie më të gjata. Ju mund të përqendroheni në ato që kanë vërtet rëndësi.

Përgatituni

Para se të shkoni në një ngjarje shoqërore, kaloni disa minuta duke menduar për atë që dëshironi të mësoni nga të tjerët. Keni disa pyetje të gatshme për të pyetur njerëz të rinj, të tilla si "Si filluat karrierën tuaj?" ose "Cili është pasioni juaj? Nëse nuk jeni të sigurtë kur bisedoni sy më sy, nuk ka asgjë të keqe të shkruani pyetje dhe t'i praktikoni ato para kohe. Gjithashtu, mendoni për përvojat personale që dëshironi të shpalosni me të tjerët.

Filloni me hapa të vegjël

Mos ngurroni të filloni një bisedë me dikë tjetër edhe nëse ndiheni të pasigurtë fillimisht. Sipas psikologut Mihaly Csikszentmihalyi, njerëzit janë më të lumtur kur bëjnë diçka që është jashtë zonës së tyre të rehatisë. Për shembull, në një event ecni tek një person i panjohur me mikun tuaj së bashku. Filloni bisedën dhe lëreni shokun tuaj të udhëheq  bisedën. Pasi ta keni bërë këtë disa herë, vazdoni bisedën më tej.

Përqendrohuni në ndërtimin e marrëdhënieve          

Pavarësisht stilit tuaj të rrjetëzimit, është mirë të përqendroheni në ndërtimin e marrëdhënieve. Normalisht se nuk pritet që të merrni një vend pune brenda një nate. Rrjetëzimi është një art. Përqendrohuni të ndihmoni të tjerët, të dëgjoni dhe të ndërtoni thjesht një miqësi. Kjo formë e rrjetëzimit duke krijuar miqësi të shëndosha, padyshim që do të ketë rezultate pozitive për ju.

Sfidojeni veten

Mendoni se si mund ta sfidoni veten për të dalë sadopak jashtë zonës suaj të rehatisë. Këtë mund ta bëni duke marrë pjesë në trajnime dhe evente të ndryshme ku mundësitë për të zhvilluar aftësitë tuaja sociale janë të shumta. Me krijimin e lidhjeve të reja shoqërore dhe profesionale, ju arrini të krijoni një urë lidhëse për karrierën tuaj./AkademiPune

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Në cilen gjuhë programuese është e shkruar Google Search Engine?
    A
    C#, JavaScript, Ruby
    B
    Java, Xhp, JavaScript
    C
    Java, PHP, Python, PHP
    D
    PHP, Scala, Perl, JavaScript
  • Kur shtoni të dhëna të reja në një tabelë SQL, çfarë formulimi përdorni?
    A
    Injection
    B
    Insert into
    C
    Add
    D
    Modify
  • Gjuha programuese PHP, kryesisht përdoret për
    A
    Game Development
    B
    Web Development
    C
    Software Development
    D
    Data Development
  • Si do ta shkruanit "KosovaJob" në PHP?
    A
    "KosovaJob
    B
    "Document.Write("KosovaJob");
    C
    echo "KosovaJob";
    D
    add text "KosovaJob" echo
  • Cili është emri i fjalisë që përdoret për rikthimin e numrit të të dhënave?
    A
    Order by
    B
    When
    C
    Query
    D
    Select top
  • Cilin lloj të databazes e përdor WordPress?
    A
    PostgreSQL
    B
    Notes
    C
    MySQL
    D
    Oracle
  • Cila nga këto nuk është gjuhë programuese?
    A
    Java
    B
    Python
    C
    C++
    D
    PHH
  • Cilat nga format e mëposhtme përdoret për të vendosur koment në Python?
    A
    /*This is a comment*/
    B
    #This is a comment
    C
    //This is a comment
    D
    $This is a comment$
  • Çka nënkupton shkurtesa “HTML”?
    A
    Hyper Trainer Marking Language
    B
    Hyper Text Marketing Language
    C
    Hyper Text Markup Language
    D
    Hyper Text Markup Leveler
  • Një iframe përdorët për të vendosur një webfaqe brenda një webfaqes?
    A
    E saktë
    B
    E pasaktë
    C
    iframe nuk ekziston
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta shkruani një email lamtumirës për stafin e punës (me shembuj)
Pasi të keni dhënë njoftimin zyrtar se do ta lini punën dhe t’i keni dërguar një letër dorëheqje punëdhënësit, ju mund ta dërgoni edhe një email të fundit për t'u përshendetur me pjesën tjetër të ekipit. Fillimisht, një email lamtumirës është i rëndësishëm për t’u dërguar sepse nënkupton sjellje të mirë dhe mirënjohje. Kur punoni për një kohë të gjatë në një kompani, ju mund ta keni krijuar një rreth të ngushtë të kolegëve. Si rrjedhojë, kur vendosni të largoheni nga një vend pune, ju mbase do të dëshironi t’i mbani kontaktet me njerëzit me të cilët keni punuar, e të cilët në të ardhmen mund të jenë edhe referenca të mira për ju.  Një email i tillë është po ashtu një mundësi për t’i falënderuar kolegët dhe menaxherët për kohën që keni kaluar bashkë me ta si dhe për të ofruar mundësi për të mbetur në kontakt. Ne vazhdim, ju sjellim disa këshilla se si ta përpiloni një email të mirë për t’ju thënë mirupafshim kolegëve. Tregoni mirënjohje. Një email lamtumirës fillimisht duhet të përçojë mirënjohje për ata me të cilët keni punuar. Në email, mundohuni të jeni sa më pozitiv dhe profesional. Shmangni mendimet negative që mund t’i keni dhe krijoni një përshtypje të mirë para se të bëni hapin tjetër në karrierë. Mos e dërgoni ditën tuaj të fundit. Të paktën një ose dy ditë para se të largoheni nga një vend pune, do të ishte mirë ta dërgoni emailin. Kjo do t’ju linte kohë kolegëve tuaj të reagojnë dhe të bëjnë pyetjet apo komentet që mund të kenë. Emaili le të jetë përmbledhës. Një email lamtumirës nuk rekomandohet të jetë shumë i gjatë. Mundohuni ta përmbledhni atë në dy ose tre paragrafe kryesore, duke i falënderuar bashkëpunëtorët, duke cekur numrin ku mund t’ju arrijnë në të ardhmen dhe shumë shkurt nënvizoni arsyen për rrugëtimin tuaj të ri. Kujt duhet t’i dërgoni emailin lamtumirës? Emailin lamtumirës këshillohet ta dërgoni tek të gjithë ata me të cilët keni pasur bashkëpunim gjatë kohës sa keni punuar në një organizatë, kompani apo institucion të caktuar. Mirëpo, nëse punoni për një organizatë shumë të madhe, ku numri i punonjësve është i lartë, atëherë emailin ku përshëndeteni me ekipin mund t’ia dërgoni vetëm kolegëve që janë pjesë e departamentit ku keni punuar. Nëse me ndonjërin prej kolegëve keni pasur një lidhje më të ngushtë, mund ta dërgoni një email të veçantë vetëm për atë. Ne ju sjellim dy shembuj të emaileve të tillë: Të dashur kolegë, Me lejoni që nëpërmjet këtij emaili, t'ju njoftoj që unë nuk do të jem më pjesë e kompanise (shkruani emrin e kompanisë ku jeni duke punuar). Arsyeja është se kam pranuar një mundësi tjetër e cila mendoj që do të ishte e duhura për karrierën që unë dua të ndjekë. Dita ime e fundit në kompani do të jetë pasnesër, me datën (shkruani datën e fundit që do të jeni akoma ne kompani).  Dua t'ju falënderoj të gjithëve për kohën që kemi kaluar bashkë dhe për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur gjatë gjithë këtyre muajve. Jam shumë mirënjohës/e që kam takuar secilin prej jush.  Shpresoj që rrugët tona të lidhen përsëri në të ardhmen. Do të doja shumë të mbajmë kontakte. Mua mund të më arrini në këtë email (shkruani emailin tuaj personal) dhe në numrn tim të telefonit ( shkruani numrin e telefonit). Përzemërsisht, (Shkruani Emrin dhe Mbiemrin tuaj) Një shembull i një emaili që mund ta dërgoni tek një koleg/e me të cilin/cilën keni qenë pak më i/e afërt: Tung (shkruani emrin e kolegut/kolegës që po ia drejtoni emailin) Me lejo të të njoftoj që kam marrë një ofertë tjetër të punës dhe dita ime e fundit në kompani (cekni emrin e kompanisë) do të jetë (shkruani ditën e fundit). Të jam shumë falëndëruese për kohën që kemi kaluar bashkë, për mbikqyrjen dhe mbështetjen tënde të vazhdueshme. Kam mësuar shumë gjëra të reja gjatë punës tonë bashkë. Nëse është e konvenueshme edhe për ty, para largimit tim, do të kisha dëshirë të takohemi për kafe. Do të doja gjithashtu të mbetemi në kontakt. Emaili dhe numri im personal janë ( shkruani të dhënat). Përsëri, faleminderit për gjithçka! Gjitha të mirat (Shkruani emrin tuaj)
Lexo më shumë
6 shenja që tregojnë se jeni në punën e gabuar
Të gjithë kanë synim të punojnë në një vend që premton për të ardhmen. Prandaj, duhet t'i kushtohet shumë rëndësi ofertës së punës sepse jo gjithmonë mund ta merrni vendimin e duhur. Ndër shenjat e para që jeni në një vend të gabuar të punës, është nëse nuk ndjeheni të lumtur në atë vend pune, pra e urreni punën që keni. Mendimi që duhet ta lini një vend pune apo edhe që mund të jeni në prag të pushimit nga puna, shkakton stres dhe mund të jetë shumë i dëmshëm për shëndetin tuaj. Përpos palumturisë dhe stresit në punë, tregues tjerë mund të jenë edhe pagjumësia, dhimbjet, lodhjet dhe depresioni. Por, ndonjëherë treguesit që keni nevojë ta ndërroni vendin e punës nuk janë po kaq të dukshëm sa pagjumësia ose lodhja. AkademiPune, ju sjellë disa shenja që mund të jenë duke treguar se e keni pranuar ofertën e gabuar të punës. 1. Ndjeheni të mërzitur dhe dëmtohen aftësitë krijuese Një vend i mirë i punës është ai vend ku ndjeheni të sfiduar, të motivuar dhe ku ju inkurajojnë për t’u zhvilluar në karrierë. Zakonisht, mërzitja është njëra ndër shenjat e para që shfaqet kur filloni të ngecni në rolin tuaj në një vend pune. Duke u ndjerë keq në vendin e punës dëmtohen edhe aftësitë krijuese. 2. Roli juaj dallon nga përshkrimi i punës Një tjetër shenjë që keni pranuar ofertën e gabuar të punës është nëse detyrat tuaja të punës nuk janë ato për të cilat jeni dakorduar me punëdhënësin. Gjatë intervistës së punës keni besuar që do të përfshiheni në projekte sfiduese ndërsa pas disa ditësh punë, detyrat që ju jepen nuk përputhen fare me rolin tuaj, atëherë është koha ta rimendoni se a jeni në punën e duhur apo jo. 3. Vlerat tuaja nuk përputhen me misionin e kompanisë Shumë profesionistë, gabojnë shpesh kur pranojnë një ofertë pune – pranojnë të punojnë për një punëdhënës që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat e tyre. Është shumë e rëndësishme të bëhet një vlerësim i kompanisë dhe të njihet kultura e kompanisë për ta ditur nëse duhet të vazhdoni me tutje ose jo. 4. Kompania nuk ju jep rol Të gjithë duan të kenë ndikimin e tyre në kompani. Kjo i motivon ata për të dhënë ide, për të marrë iniciativa dhe për të kontribuar sa më shumë në kompani. Nëse ndjeheni sikur nuk keni një rol brenda kompanisë dhe askush nuk e thekson asnjëherë rëndësinë që keni për kompaninë, duhet ta konsideroni nëse ai vend është vendi i duhur i punës. 5. Nuk ka vend për përparim Për të pasur një karrierë të suksesshme, nevojitet edhe ndikimi i kompanisë në zhvillimin tuaj të mëtutjeshëm. Nëse e keni vërejtur që kompania për të cilën punoni nuk lë hapësirë që ju të zhvilloheni dhe nuk shihni ndonjë ngritje në të ardhmen, mos prisni gjatë. Gjeni një vend ku ju mundësohet zhvillim. 6. Jeni të vetmuar në punë Studimet tregojnë se miqtë në punë përmirësojnë dëshirën për të punuar dhe rrisin performancen e punës. Kësisoj, të keni një shok/shoqe në vendin e punës është thelbësorë sepse aty kaloni pjesën më të madhe të ditës. Ju ndodheni në punën e gabuar në rast se nuk arrini të kaloni kohë me askënd në zyrë, kjo është shenjë se nuk jeni përshtatur brenda organizatës apo kompanisë.
Lexo më shumë
8 profesionet më të rrezikshme për vitin 2019
Shpeshherë hasim në situata të cilat mund të na e rrezikojnë jetën, e kjo veçanërisht lidhet me punën e përditshme të cilën e bëjmë. Pothuajse çdo profesion e ka rrezikshmërinë e vet. Disa punë më shumë, e disa më pak. Mirëpo, cilat janë profesionet që vlerësohen si me të rrezikshmet për vitin 2019, kjo përcaktohet nëpërmjet shkallës së vdekshmërisë. Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë, industritë me rrezikun më të madh të lëndimve janë transporti, prodhimi, ndërtimi, policët dhe zjarrfikësit. Së fundmi,  Zyra Amerikane e Statistikave të Punës, ka bërë llogaritjet e shkallës së vdekshmërisë së disa profesioneve, me numrin e vdekjeve për 100,000 punëtorë. Bazuar në këto statistika, 8 punët më të rrezikshme të vitit 2019 janë: Dru prerësit. Puna e prerjes së drunjve konsiderohet si profesioni me i rrezikshëm për vitin 2019. Shkalla e vdekshmërisë është 135.9 lëndime fatale në punë për 100,000 punëtorë, që është e barabartë me 91 vdekje totale gjatë një viti. Peshkatarët. Si profesioni i dytë më i rrezikshëm i vitit 2019, peshkatarët kanë shkallën e vdekshmërisë 86 vdekje për 100,000 punëtorë. Shkak i vdekjeve të tyre zakonisht janë moti i keq, aksidentet e transportit ose makineritë e këqija. Pilotët e avionëve dhe inxhinierët e fluturimit. Profesioni i pilotit mesatarisht arrinë 55.5 shkallën e lëndimeve, 75 viktima në një vit dhe pothuajse të gjitha vdekjet shkaktohen nga përplasjet e avionëve. Çati punuesit. Puna e çatisë konsiderohet puna e katërt më e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë për këtë profesion është 48.6, më shumë se 100 vdekje çdo vit. Thuhet se shumica e çati punuesve vdesin ngase biejnë nga pullazet. Mbledhësit e plehrave. Mbledhja e plehrave dhe riciklimeve është një punë e nevojshme, por në të njejtën kohë edhe shumë e rrezikshme. Shkalla e vdekshmërisë shkon në 34.1. Drejtuesit e kamionëve dhe shoferët e tjerë. Puna në timon është gjithmonë e rrezikshme edhe nëse shkojme diku qoftë për një orë. Ky rrezik shkon e rritet kur vozisim gjatë gjithë ditës për punë. 918 vdekje alarmante çdo vit e bëjnë këtë profesion të ketë numrin më të madh të vdekjeve në çdo vend pune. Fermerët. Pavarësisht zhvillimit teknologjik, fermerët akoma duhet të punojnë me pajisje dhe makineri të rënda. Ata gjithashtu punojnë me një shumëllojshmëri automjetesh, siç janë traktorët dhe kositësit e lëndinave. Mirëmbajtësit e tokës. Mirëmbajtësit e tokës janë vazhdimisht të ekspozuar ndaj elementeve dhe pajisjeve të mprehta, çka rezulton me një shkallë vdekshmërie prej 17.4.
Lexo më shumë
Cilat profesione mund t’i ushtroni në Kosovë nëse keni diplomë në juridik?
Siç edhe jemi të njoftuar nga statistikat, interesimi për të studiuar drejtimin e juridikut në Kosovë është mjaft i madh. Kjo ndodhë si rrjedhojë e fushës së gjerë që ka ky drejtim, pasi që pas perfundimit të këtij drejtimi mund të keni punë të ndryshme. AkademiPune, ju njofton me disa prej këtyre profesioneve dhe detyrat që kanë personat që ushtrojnë këto profesione.  1. Avokat Profesioni si avokat ka funksione të ndryshme. Avokati, luan rolin e këshilltarit -kur e këshillon klientin e tij për të drejtat dhe obligimet që i takojnë me ligj. Ndërsa, në një rol tjetër si vlerësues, avokati ekzaminon çështjet ligjore dhe i raporton ato tek klienti që përfaqëson apo të pala tjetër.  2. Noter Noteri është person fizik i licencuar nga Ministri i Drejtësisë për kryerjen e veprimtarisë notariale brenda territorit të një komune të caktuar, në përputhje me dispozitat e ligjit të caktuar. Një noter ka po ashtu për detyrë të kërkojë nga personat fizikë e juridikë, dokumente që janë të domosdoshme për kryerjen e akteve, veprimeve noteriale në paanësi, gjithnjë sipas ligjit në fuqi. 3. Zyrtar ligjor Në detyrën si zyrtar ligjor, ju mund të keni detyra dhe të jeni përgjegjës për monitorimin e të gjitha çështjeve ligjore të brendshme si dhe të jashtme brenda organizatës apo kompanisë në të cilën jeni të angazhuar. 4. Zyrtar i prokurimit Zyrtari i Prokurimit është person i autorizuar nga ZKA (Zyra Kombëtare e Auditimit), që ka për detyrë udhëheqjen e të gjitha aktiviteteve të prokurimit të autoritetit përkatës. Po ashtu, kanë rol vëzhgues dhe i caktojnë detyra anëtarëve të tjerë si dhe bëjnë rishqyrtimin e punës. Përpos profesioneve të nënvizuara më lart, duke pasur një diplomë në juridik ju mund të ushtroni edhe profesione të tjera, qoftë në gjykata, polici, ministri e institucione të tjera. /AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.