Shenjat që tregojnë nëse jeni gati për të hapur biznesin tuaj

15 Jun, 2020

Shenjat që tregojnë nëse jeni gati për të hapur biznesin tuaj
	 	 

Drejtimi i një kompanie në një industri të caktuar mund të jetë një rrugëtim interesant dhe shumë frytdhënës. Mirëpo, nëse jeni duke e menduar krijimin e biznesit tuaj, duhet të kuptoni që sado që mund të duket diçka e mirë, është po aq sfiduese si dhe kërkon shumë punë dhe përgjegjësi.

Ka prej atyre njerëzve që ndihen gati shumë herët për ta hapur biznesin e tyre, por edhe të tjerë që frika i lë prapa para se ta bëjnë hapin e rëndësishëm.

AkademiPune ju sjellë disa shenja që mund të tregojnë nëse jeni gati ose jo për të hapur biznesin tuaj.

Keni një ide dhe besoni në të

Pasioni dhe ambiciet për të realizuar diçka është gjithmonë pikënisja. Përpos pasionit, duhet të keni edhe një ide të cilën dëshironi ta jetësoni. Pra nuk duhet ta mendoni hapjen e biznesit vetëm të jeni të zhgenjyer me punën e tanishme sepse kjo mund të jetë një shenjë që nuk jeni gati për ndërmarrjen e këtij hapi të rëndësishëm.

Ju duhet ta keni një ide dhe të besoni plotësisht në të ngase gjatë rrugës mund edhe të ndodhë që t’ju mbyllen disa dyer, por uke besuar në shërbimin që dëshironi ta sjellni në treg, te tjera dyer do të hapen.

Keni dëshirë të bëni edhe punë të tjera

Si themelues i një biznesi nuk duhet të fokusoheni vetëm në gjërat që dëshironi ju t'i bëni. Si themelues biznesi përpos që duhet të bëni edhe punë të tjera që biznesi të jetë i suksesshëm, duhet edhe të jeni të gatshëm të mbani përgjegjësi për shumë gjëra.

E keni një plan

Përpilimi i një plani për biznesin tuaj është është i domossdoshëm. Sigurohuni që pas çdo dite pune të përditshme, të ktheheni tek plani për themelimin e biznesit.

Keni një rreth që mund ta përfshini

Nësë keni një rreth të ngushtë të njerëzve ekspertë / profesionistë në disa lëmi, atëherë edhe kjo është një shenjë se mund të nisni biznesin që dëshironi.  Nëse nuk dëshironi të bëni gjithçka vetë apo edhe nuk keni njohuri se si t'i realizoni disa gjëra, duhet të keni njerëz për t'i thirrur. Kjo nënkupton edhe njerëzit që mund t'ju ndihmojnë me investimin në pajisje, aplikacione, programe, etj.

Jeni gati për të mësuar dhe avancuar

Eksperienca gjatë krijimit të biznesit mund t’ju mësojë shumë më shumë se sa çdo përvojë tjetër, qoftë për tregun e punës, qoftë për veten tuaj. Jeni të gatshëm t’i mësoni këto mësime, kjo ju ndihmon t'i tejkaloni sfidat që mund të paraqiten  gjatë rrugës në themelimin dhe stabilitetin e biznesit tuaj.

Jeni të gatshëm të përballeni me frikën e dështimit dhe suksesit

Frika nga dështimi mund t’ju lë gjithmonë mbrapa. Të gjithë njerëzit kanë frikë ndonjëherë por ju nuk jeni të gatshëm të filloni një biznes nëse ndjeni që nuk jeni të gatshëm të përballeni edhe me dështimet që mund të ndodhin.

Duket e çuditshme por njerëzit kanë frikë edhe nga suksesi ndonjëherë, sepse me suksesin vijnë edhe më shumë përgjegjësi dhe shumë punë. E këto dy të fundit janë thelbësore për krijimin dhe zhvillimin e një biznesi.

Jeni mirë në menaxhimin e kohës

Aftësia e menaxhimit të kohës është ndër aftësitë kryesore në çdo punë, e aq më shumë nëse jeni duke dashur të krijoni një biznes. Nëse e menaxhoni mirë kohën dhe keni diciplinë në punë, është po ashtu një shenjë se jeni gati për të hapur një biznes dhe të mos prisni për motivim nga të tjerët.

Keni disa mjete (para) në dispozicion

Shumë biznese krijohen me shumë pak kapital. Mirëpo, nëse arrini të gjeni ndonjë formë tjetër për t'i siguruar paratë që ju nevojiten në fillim dhe gjatë rritjes se biznesit, suksesi mund të jetë më lehtë i garantuar. 

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Ndërmarrës, investitor, inxhinier dhe zbulues, ai është themelues i Tesla, SpaceX dhe SolarCity. Kush është ky person?
    A
    Elon Musk
    B
    Jeff Bezos
    C
    Jack Ma
  • Ajo është ndërmarrëse, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe mjedisin por më së shumti njihet si themeluesja e kompanisë kozmetike "The Body Shop". Kush është gruaja në foto?
    A
    Anita Roddick
    B
    Martha Stewart
    C
    Indra Nooyi
  • Bashkëthemeluese e "The Huffington Post", themeluese dhe CEO e kompanisë "Thrive Global" si dhe autore e pesëmbëdhjetë librave, kush është ndërmarrësja në foto?
    A
    Sophia Amoruso
    B
    Ariana Huffington
    C
    Melissa Galt
  • Sipërmarrës amerikan, animator, shkrimtar, producent filmi. Ai e krijoi personazhin e dashur vizatimor "Mickey Mouse".
    A
    Wayne Allwine
    B
    Jimmy MacDonald
    C
    Walt Disney
  • Një nga figurat më inspiruese në biznes, pronare televizioni, aktore, filantropiste si dhe gruaja afro-amerikane më e pasur gjatë shekullit njëzet. Cila është ajo?
    A
    Tyra Banks
    B
    Oprah Winfrey
    C
    Wendy Williams
  • Bashkëthemeluesi i kompanisë më të madhe botërore të programeve kompjuterike "Microsoft", ai është edhe një nga sipërmarrësit më të famshëm të epokës sonë. Kush është ky person?
    A
    Bill Gates
    B
    Steve Jobs
    C
    Larry Page
  • Ai ishte një ndërmarrës dhe shpikës amerikan shumë i suksesshëm si dhe bashkë-themeluesi i kompanisë së njohur "Apple".
    A
    Steve Wozniak
    B
    Mark Zuckerberg
    C
    Steve Jobs
  • Në vitin 1977, themeloi "Mrs Fields Bakery", sot një nga shitësit më të mëdhenj të biskotave të freskëta në SH.B.A. Ajo është edhe autore e disa librave për gatim.
    A
    Mary Kay Ash
    B
    Debbi Fields
    C
    Sara Blakely
  • Cilën webfaqe edukative e krijoi Jimmy Wales?
    A
    Project Gutenberg
    B
    eHow
    C
    Wikipedia
    D
    Google
  • Në cilën industri u bë i pasur J.D.Rockfeller?
    A
    Vaj
    B
    Muzikë
    C
    Filma
    D
    Motore
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Si ta organizoni më mirë tavolinën tuaj në punë?
Tavolina juaj e zyrës është një pasqyrim i personalitetit dhe zakoneve tuaja. Disa hapësira pune mund të jenë të thjeshta dhe të rregullta, disa tjera shumëngjyrëshe dhe të personalizuara. Ka edhe nga ato që janë shumë të rrëmujshme. Po ju, si e organizoni tavolinën tuaj të punës? Një tavolinë e organizuar jo vetëm që do të duket më tërheqëse, por do t'ju motivojë të shkoni në punë sepse nuk do të keni nevojë të pastroni grumbuj letrash dhe hedhurina. Pavarësisht nga preferencat ose prirjet tuaja, vendi juaj i punës duhet të jetë i organizuar, në mënyrë që menaxhimi i kohës të jetë sa më i lehtë, si dhe të shtohet produktiviteti. Ju kaloni një kohë bukur të madhe në zyrën tuaj, pradaj ja vlen t'i kushtoni rëndësi organizimit të tavolinës suaj të punës. Nëse jeni të mbingarkuar shpesh nga skedarët çrregullues, grumbujt e dokumenteve dhe çrregullimet e përgjithshme, tani është momenti i duhur të veproni në lidhje me menaxhimin e kohës dhe hapësirës në punë. Krijoni hapësirën personaleKa gjëra që i merrni në punë çdo ditë, e që duhet t'i vendosni diku. Sidoqoftë, në vend që të hedhni kudo çantën, portofolin, telefonin ose çelësat në tavolinën tuaj, caktoni një zonë specifike për ato që të mos sjellin rrëmujë. Gjithashtu, kurdo që të jetë e mundur, mbajeni telefonin tuaj diku ku nuk e shihni dhe kësisoj nuk do të keni shpërqendrime që pengojnë punën tuaj. Përdorni pajisjet dixhitale Letra është akoma fajtori më i madh i hapësirave të punës së rrëmujshme. Nëse nuk e keni bër këtë akoma, listoni detyrat që keni në kompjuterin tuaj dhe sinkronizoni ato me telefonin tuaj për qasje më të lehtë. Përmes pajisjeve dixhitale ju mund të vendosni njoftime për takime dhe detyra që keni përgjatë ditës apo javës. Ruani hapësirën Kur keni nevojë për të nënshkruar ose dërguar shkresa, por nuk keni hapësirë të mjaftueshme, kjo situatë mund të shkaktoj stres. Caktoni një pjesë të tavolinës suaj si zonë të lirë dhe mos e ngarkoni atë me gjëra shtesë. Nëse hapësira e ruajtjes është e kufizuar, bëhuni kreativ! Një dollap apo raft, ju mundëson të ruani pajisjet shtesë pa zënë shumë hapësirë. Ndani detyrat tuaja Shpesh kemi dëgjuar për shprehjen “multitasking” që do të thotë kryerja e dy ose më shumë obligimeve në të njëjtën kohë, mirëpo për menaxhim më të mirë të kohës preferohet që të ndani detyrat sipas rëndësisë së tyre. Përfundoni detyrat para se ato të grumbullohen Një rregull për të shmangur zvarritjen është t'i kryeni detyrat që keni në afat të caktuar. Përfundoni projektin/detyrën sa më shpejt që të jetë e mundur, kësisoj nuk do ta ngarkoni veten me stres që nuk e keni përfunduar ende atë detyrë ose projekt. Duke vepruar kësisoj, do të keni kohë të mjaftueshme për obligimet që keni në vijim. Renditini gjërat sipas rëndësisë Mënyra më e mirë për të renditur gjërat është nga rëndësia e tyre. Pyesni veten sa shpesh e përdorni ose keni nevojë për një pajisje të caktuar para se ta zhvendosni atë diku tjetër. Nëse keni ndonjë pajisje afër jush që nuk e shfrytëzoni, vendoseni atë në një hapësirë më pak të qasshme. Pse është e nevojshme ta organizoni tavolinën e punës? Një hapësirë pune e organizuar nuk është një kursimtar magjik i kohës, por ju ndihmon të bëheni më efikas në punë, sepse e dini se ku është gjithçka. Gjithashtu, një tavolinë e organizuar mirë ndihmon në krijimin e energjisë pozitive që mund të përhapet në entuziazmin tuaj për detyrat e përditshme./AkademiPune
Lexo më shumë
TREGU I PUNËS NË KOSOVË: STUDENTËT E PAPËRGATITUR APO PUNËDHËNËSIT SHUMËKËRKUES?
Përgatitja për treg të punës paraqitet si sfidë në vete. Kjo nuk nënkupton vetëm përgatitje profesionale apo njohuri specifike në një fushë të caktuar por edhe shumë mund e angazhim. Përgatitja për treg të punës fillon qysh në mosha të hershme,  si nxënës  e më vonë edhe si studentë, ngase kjo është koha kur njeriu fillon të pjeket intelektualisht dhe si rrjedhojë të njohë kapacitetet e tij intelektuale në profesione të caktuara. Drejtori i Kolegjit Universum dhe njëkohësisht themeluesi i Shkollës Finlandeze në Kosovë, Alejtin Berisha, në një intervistë për KosovaJob, ka thënë se koncepti i tregut të punës ka evoluar shumë me kohën dhe do të ketë ndryshime edhe më të mëdha në pesë ose dhjetë vitet e ardhshme, prandaj sipas tij është e vështirë të thuhet nëse studentët po përgatitën për treg të punës. “Sot, studenti nuk përgatitet për treg të punës vetëm përmes studimeve formale, gjegjësisht shkollës së mesme ose universitetit. Përgatitja për treg të punës është gjatë gjithë jetës, të mësuarit gjatë gjithë jetës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se për pesë apo dhjetë vite mund të zhduken shumë industri të cilat ne sot i njohim dhe të krijohen industri të reja, prandaj nuk mund të themi që studentët tanë po përgatitën për treg të punës derisa nuk e dimë si do të duket ai treg i punës për 10 vite, 15 vite. Ndërsa, roli i universiteteve është t’i ofrojnë shkathtësitë e transferueshme, shkathtësitë e të mësuarit, të cilat pastaj i mundësojnë studentëve në Kosovë që varësisht prej ndryshimeve në treg të punës, t’i adaptohen më lehtë industrive të reja të cilat vijnë”,  ka thënë ai. Berisha vuri theksin tek një dukuri shumë e rëndësishme me të cilën kohëve të fundit po përballet Kosova, largimi i të rinjve. Ai tha se sot ekzistojnë mundësi punësimi për të rinjtë edhe jashtë Kosovës dhe pa pasur nevojë për t’u larguar nga vendi. “Të rinjtë tanë sot, mund të punojnë për kompani multinacionale që operojnë në Kosovë ose edhe jashtë Kosovës, mund të punojnë në vende të tjera prej këtu, pa shkuar fare atje mirëpo duhet kuptuar diçka, se tregu i punës nuk është veç tregu i punës së Kosovës. Ka shumë diskutime lidhur me atë se rinia po ikën, largimi i trurit është evidente që nuk është diçka e mirë për një vend por sot nuk ka më “gurbet”, sot ka mobilitet të njerëzve. Njerëzit shkojnë punojnë aty ku ofrohen më shumë mundësi për karrierë dhe mendoj që tregu i punës është secili me e pa botën, jo vetëm Kosovën”, ka thënë Berisha. Problemi qëndron tek keq-orientimi i studentëve Të rinjtë në Kosovë kyçen në drejtime të ndryshme universitare por sa janë të vetëdijshëm se çka mund të punojnë me ato drejtime për të cilat studiojnë? Lidhur me këtë çështje, Berisha tha se problemi kryesor në të gjithë sistemin arsimor të Kosovës por edhe në shoqëri qëndron tek keq-orientimi i studentëve. “Problemin kryesor që unë e shoh sot në krejt sistemin arsimor të Kosovës por edhe në përgjithësi në shoqëri është keq orientimi, unë nuk mendoj që sot universitetet ofrojnë studime të dobëta por edhe nëse ato ofrojnë studime të dobëta, hyn në kurse online, hyn në edx dhe merr kurse prej profesorëve më të mirë të botës, pa asnjë cent. Sot, nuk e ka universiteti monopolin e dijes ose monopolin e përgatitjes së studentëve për treg të punës, kështu që sot t’i fajësojmë universitetet nuk kemi të drejtë më, për çka duhet t’i fajësojmë edhe unviersitetet, edhe institucionet publike, edhe shoqërinë, është orientimi ose gjegjësisht keq-orientimi. Ne, shumë pak flasim sot për atë se çka kërkohet në treg të punës, se cilat janë ato industri që kanë potencial më të madh dhe çka duhet një i ri të bëjë me vetëvetën për t’i arritur majat e karrierës, ky është problemi kryesor dhe këtë nuk e bëjnë shumica e institucioneve”. Ai shtoi se problem tjetër është se njerëzit në Kosovë kryesisht dëshirojnë të fokusohen në sektorin publik sepse ekziston bindja që aty ka paga më të larta dhe nuk ka shumëpunë mirëpo kjo nuk është ajo çka duhet aspiruar.  Për ta pasur me të lehtë kyçjen në tregun e punës që mbizotëron sot, Berisha tha se një i sapodiplomuar duhet të zotërojë të ashtuquajturat shkathtësitë e transferueshme dhe ato profesionale. Sipas tij, nuk mund të ecet tutje në karrierë në rast se nuk ka njohuri të komunikimit, verbal dhe të shkruar. Ndër aftësitë e tjera, ai përmendi edhe kreativitetin, mendimin kritik dhe shpirtin ndërmarrës. “Kur them mendimi kritik, nuk nënkuptoj me kritiku në Facebook por me pasë qasje ndryshe ndaj gjërave. Për mua është shumë me rëndësi edhe shpirti ndërmarrës. Secili i ri mendoj që duhet të ketë shpirt ndërmarrës, nuk është e domosdosshme që ne të bëhemi të gjithë ndërmarrës sepse nuk mund të bëhemi por nëse kemi shpirt ndërmarrës, qoftë nëse punojmë në institucione publike, qoftë në private, ne do të anojmë më tepër kah zgjidhja se sa kah problemet, do ta shohim shumë më tepër gotën gjysëm të plotë, se sa gjysëm të zbazur”. IT-ja, Marketingu Digjital, Dizajni dhe Kontabiliteti janë industritë e së ardhmës Tregu i punës kërkon shumë profesione por disa prej tyre kanë potencial më të madh. Në mesin e tyre, Berisha thotë se hyjnë IT, marketingu digjital, dizajni por edhe kontabiliteti. “E para është IT normalisht, ka pashterrshëm. Sot, edhe nëse janë 100 mijë inxhinierë të kualifikuar, nesër mund të hyjnë në punë, që të gjithë. Kjo nuk do të thotë vetëm për kompanitë kosovare por edhe për kompanitë e huaja. E dyta, në përgjithësi janë industritë kreative, të lidhura me dizajn, me marketing digjital po edhe me kontabilitet. Këto janë industritë që kanë potencial të absorbojnë më mijëra vende të reja të punës, në të ardhmen”. Studentët dhe punëdhënësit kanë pritshmëri të larta në treg të punës Shkalla e papunësisë tek të rinjtë në Kosovë vazhdon të jetë e lartë. Berisha theksoi se pritshmëritë e studentëve por edhe të punëdhënësve janë shumë të mëdha në treg të punës. Sipas tij, kompanitë presin që një i ri, i sapodiplomuar, t’i sjellë miliona profit një kompanie ndërsa investimi e përkushtimi i këtyre kompanive është shumë i ulët.  Krahas kësaj, edhe të rinjtë nuk punojnë sa duhet dhe nuk po mësohen t’i marrin përgjegjësitë mbi veten. Krejt në fund, Berisha nënvizoi se në Kosovë diskutohet shumë për sigurinë në punë, për përfitimet e punëtorëve që patjetër se janë të rëndësishme por sipas tij në këtë vend akoma nuk janë plotësuar kushtet e tjera në mënyrë që të mund të diskutohen këto gjëra. “ Në një vend ku papunësia tek të rinjtë është 55%, diskutimi mbi të drejtat e njeriut e të drejtat e punëtorëve mendoj që nuk është sendi më i rëndësishëm. Për mua, shkelje më të madhe të të drejtave të njeriut se sa të mos ketë mundësi për një vend pune, nuk ka. Kështu që, nëse ne i kemi të papunë 55 perqind të të rinjve, nën moshën 34 vjeçare, ky duhet të jetë preokupimi ynë kryesor, kjo është shkelja kryesore e të drejtave të punëtorëve dhe të drejtave të njeriut, ne duhet të fokusohemi njëherë në atë se si ta ulim këtë papunësi, pastaj në momentin kur papunësia është e ulët, konkurrenca për njerëz të mirë do t’i nxisë vetë kompanitë të ofrojnë sa më shumë për punëtorët e vet, të ofrojnë kushte sa më të mira, përfitime më të mëdha mirëpo në këtë gjendje është shumë e vështirë”, theksoi Berisha. Alejtin Berisha udhëheq dy institucione arsimore të njohura në Kosovë, Shkollën Finlandeze dhe Kolegjin Universum. Shkolla Finlandeze është shkollë në Prishtinë, e cila mundëson arsimim cilësor në Kosovë duke u bazuar në sistemin e shkollimit finlandez i cili njihet si një ndër sistemet më të mira në botë sa i përket cilësisë së mësimdhënies. Ndërkaq, kolegji Universum është ofrues i arsimit të lartë për studentët kosovarë, atyre nga rajoni apo edhe studentët ndërkombëtarë. Ky i fundit, qysh nga viti 2010 ofron për studentët e vet lëndën “Orientimi në Karrierë”, e cila është e obligueshme dhe shoqërohet me punë praktike ( internship) në mënyrë që studentët të marrin përgjegjësitë për të ardhmen e tyre.
Lexo më shumë
Puna praktike, pse është e rëndësishme?
Puna praktike është një lloj programi i cili ofron përvoja për fillestarët në një pozitë apo profesion të caktuar. Puna praktike tek të rinjtë, jo vetëm që ndihmon në aftësimin profesional por njëkohësisht shërben edhe si mundësi për ta që paraprakisht të njoftohen me ambientin dhe mundësitë që ofron puna. Kryerja e një praktike para kyçjes së rregullt në punë ka shumë përfitime, meqënëse dijet teorike tashmë vendosën në praktikë. Kjo çon në rritjen personale dhe profesionale të një personi. Drejtori i Burimeve Njerëzore në Korporatën Meridian, Abdylkerim Ratkoceri, në një intervistë për KosovaJob ka thënë se puna praktike në Kosovë nënçmohet jashtëzakonisht shumë prej të rinjve ngase ata nuk po arrijnë ta kuptojnë që karriera duhet të ndërtohet hap pas hapi. “Fakulteti është teori, posaçërisht në Kosovë. Le të investohet në trajnime praktike, le të mësojnë diçka që biznesi kërkon, e këtu paraqitet një hapësirë, një boshllëk që ekziston në Kosovë mes punëmarrësve dhe punëdhënësve. Krejt aftësi tjera kanë njerëzit që e përfundojnë fakultetin ndërsa krejt aftësi tjera kërkohen prej bizneseve në Kosovë. Në Kosovë, puna praktike jashtëzakonisht shumë nënçmohet prej të rinjve, është shumë e rëndësishme të kalohet fazë - fazë për të arritur në karrierë. Duhet të fillohet dikund, nëse e ke përfunduar fakultetin e menaxhmentit nuk nënkupton që ti duhet të bëhesh menaxher menjëherë. Duhet të shkohet hap pas hapi, një praktikë njëherë, pastaj një punë”, ka thënë ai. Çka pritet prej një praktikanti të mirë?   Kur në treg të punës kyçesh në moshë të re, atëherë është shumë më e lehtë të mësohet. Praktikantët janë më të motivuar dhe më të gatshëm për t’i marrë me shumë përkushtim detyrat të cilat iu caktohen. Ratkoceri thotë se prej një praktikanti të mirë, kompanitë presin dedikim për një punësim afatgjatë. Sipas tij, për bizneset është shumë më e lehtë që praktikantët që i marrin t’i trajnojnë vetë sepse ata mund të zhvillohen më shpejt, e jo të humbasin kohë duke u marrë me mungesën e kuadrove. Kompanitë presin njerëz të rinjë, të përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe të atillë që kanë dëshirën për të ecur përpara. Sidoqoftë, ai theksoi se edhe kompanitë duhet të kuptojnë që nga praktikantët nuk duhet të pritet diçka shumë e madhe sepse ata akoma nuk i kanë njohuritë. Si rrjedhojë, këto njohuri duhet të transmetohen njëherë tek ata.  “Sa i përket praktikantit, ai poashtu duhet t’i përfillë përgjegjësitë e tij. Kur e merr një praktikant, ti i jep kontratë të punës, ajo është kontratë me ligjin e punës edhe në njëfarë forme aty janë edhe përgjegjësitë të cilat i ka personi që duhet t’i përfundojë, duhet t’i përshtatet rregullave të brendshme të kompanisë edhe pse është praktikant. Është punësim mirëpo nënkupton mësim njëkohësisht” A të vazhdoj me studimet apo ta ruaj vendin e punës? Të rinjtë shpeshherë gjenden para dilemave të tilla si: A të vazhdoj me studimet apo të ruaj vendin e punës? dhe jo çdo gjë e mirë është e lehtë për t’u realizuar. Sipas Ratkocerit, një njeri i suksesshëm i arrin të dyjat pa ndërprerje sepse një gjë e tillë është shumë e lehtë kur ekziston përkushtimi dhe gatishmëria për të sakrifikuar për një jetë më të mirë dhe një sukses më afatgjatë.  “Një i ri duhet të jetë i përkushtuar dhe i gatshëm për t’u zhvilluar edhe brenda biznesit. Duhet ta dijë se si ta kërkojë këtë zhvillim, t’i thotë biznesit ku punon - unë dua të zhvillohem, a do të më ndihmoni? Unë jam ithtar i asaj që të zhvilloheni pa shkëputje nga asnjëra.  Është shumë me rëndësi sepse je brenda një institucioni ku ti realisht po përfiton prej investimeve të këtyre trajnimeve dhe është në interes edhe të kompanisë që staf të ketë vazhdimisht njerëz të ngritur por në anën tjetër edhe në nivel akademik ngritet personi personalisht. Një njeri me vullnet i arrin të dyja. Për mua, nuk ështe arsye puna që të mos arrihet sukses” Konceptin e menaxhimit të kohës ai e sheh si diçka shumë të rëndësishme. Sipas tij, nëse ekziston objektiva dhe menaxhohet më mirë koha, njerëzit gjithmonë do të arrijnë suksesin e dëshiruar. Korporata Meridian ka punësuar shumë të rinjë nëpërmjet praktikave dhe investimit në trajnime.
Lexo më shumë
5 këshilla për të gjetur karrierën e duhur
Gjetja e punës së duhur nuk është një proces i thjeshtë. Kërkon shumë hulumtim, përkushtim dhe përgatitje. Ky proces shkon e bëhet më i vështirë në rastet kur nuk e dini se çfarë pune dëshironi të bëni. Ka shumë njerëz që për vite të tëra e kanë bërë një punë që nuk e kanë dashur, kjo ngase nuk kanë arritur të gjejnë karrierën e duhur për vete. Shumica e tyre e kanë ndërruar karrierën e tyre të paktën një herë dhe shumë prej tyre mund ta mendojnë një ndryshim të tillë. Këtu gjeni 5 hapa për të gjetur karrierën e duhur. 1. Bëni teste rreth karrierës Ndonëse testet rreth personalitetit dhe karrierës mund të duken sikur të pasakta dhe të pakuptimta, janë një formë e mirë e vlerësimit. Duke bërë teste të tilla, sadopak mund ta kuptoni se cilën rrugë duhet të merrni. Keni parasysh se testi duhet të jetë i besueshëm dhe të japë rezultate përafërsisht të njëjta disa herë rresht. 2. Identifikoni pikat e juaja të forta E dyta që mund të bëni është t'i identifikoni pikat juaja të forta dhe t’i shkruani në një letër. Efektive është nëse analizoni dhe shkruani se çka po arrini të bëni kur jeni të lumtur, në të njejtën kohë edhe kur ndjeheni të stresuar dhe në ankth. Kjo mund t’ju ndihmojë të identifikoni karrierën potenciale dhe karrierën të cilës duhet t’i qëndroni larg. 3. Bëni një listë me opsione Edhe nëse e dini saktësisht se çka dëshironi të bëni, prapë se prapë arritja deri aty mund të jetë stresuese. Për të mos gabuar në karrierën e ëndrrave, një tjetër hap që mund ta merrni është të shkruani disa opsione. Pasi të keni shkruar gjithçka, renditni opsionet nga ato që ju përshtaten më shumë deri të ato më pak si dhe kombinoni ato profesione që kanë ngjashmëri. Analizoni se çka nuk duhet të jetë aty dhe gjeni qëllimin tuaj. Mundohuni të shkruani sa më shumë opsione në mënyrë që të keni hapësirë për të krahasuar dhe bërë zgjedhjen e duhur. 4. Krijoni rreth Pavarësisht nëse jeni duke kërkuar një karrierë të re apo nuk jeni të kënaqur me atë që bëni dhe dëshironi të merrni një hap më ndryshe, rrjetëzimi është një formë shumë e mirë për ta realizuar këtë. Sa më shumë njerëz të takoni, aq më shumë do ta kuptoni se si duket ambienti i punës ku dëshironi të jeni, i kuptoni më shumë karakteret e njerëzve dhe llojet e punëve. Sondazhet tregojnë se rreth 85% e punëve plotësohen përmes rrjetëzimit. 5. Pyesni një mentor Rreth 80% e CEO-ve ia dedikojnë suksesin e tyre punës me mentorë. Një mentor i mirë ka një vlerë shumë të madhe. Prandaj, për ta bërë zgjedhjen e duhur është mirë të mësoni dhe punoni me mentorë. Mentori i duhur, pa marrë parasysh fushën, do t'ju japë udhëzime për t’u rritur në karrierë. 
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.