Si t’i përgjigjeni pyetjes “Cila është pika juaj e dobët?”

12 Jun, 2020

Si t’i përgjigjeni pyetjes “Cila është pika juaj e dobët?”
	 	 

Kur një intervistues ju pyet, "Cila është pika juaj e dobët?", Përveq përgjigjeve të zakonshme si, "Unë kam prirje të punoj shumë", ose "Jam shumë perfeksionist” mund të gjeni opsione tjera për tu përgjigjur që janë më të besueshme dhe bindëse për personat që ju intervistojnë.

Ju nuk do të dëshironit të përgjigjeni me dobësi që do t'ju pengojnë të keni sukses në rolin që do ta keni nëse e fitoni atë vend pune. Për shembull, nëse po aplikoni për të qenë menaxher i ndonjë projekti, nuk preferohet të përgjigjeni, "Unë nuk jam shumë i mirë me menaxhimin e kohës."

Për fat të mirë, ka mënyra të ndryshme për t'ju përgjigjur kësaj pyetjeje që do t'ju ndihmojnë të shfaqni vlerën tuaj si kandidat. AkademiPune ju sjellë disa këshilla.

Kur intervistuesit ju pyesin "Cila është pika juaj e dobët", ata duan të zbulojnë:

  • Nëse keni një nivel të lartë të vetëdijes;
  • Nëse jeni të hapur dhe sinqertë, veçanërisht për mangësitë;
  • Nëse punoni në drejtim të vetë-përmirësimit dhe mundësive të rritjes për të luftuar këto çështje, në vend se t'i lejoni ato dobësi të jenë pengesë në zhvillimin tuaj.

Mos harroni se ju duhet ta shfrytëzoni këtë pyetje për të treguar se si keni përdorur një dobësi si motiv për të mësuar një aftësi të re ose për tu rritur profesionalisht. Të gjithë kanë dobësi, intervistuesi juaj nuk pret që të jeni i/e përsosur.

Sidoqoftë, është e rëndësishme që të shmangni theksimin e dobësive që do t'ju pengojnë të performoni më mirë në pozitën që keni aplikuar. Për shembull, nëse po aplikoni për një pozitë si analistit i të dhënave, nuk do të duhej të thoni: "Unë nuk jam shumë i mirë në matematikë dhe kam vështirësi me numra."

Që të ndiheni të sigurt kur bisedoni për një dobësi para intervistuesve, lexoni shembujt në vijim:

1. "Unë nuk kam shumë durim kur punoj me një ekip – më pëlqen puna në mënyrë të pavarur, kështu që është e vështirë kur duhet të mbështetem te të tjerët për të përfunduar punën time. Kjo është arsyeja pse kam ndjekur role ku është kërkuar puna në mënyrë të pavarur. Sidoqoftë, kam punuar gjithashtu për të përmirësuar këtë dobësi duke marrë pjesë në punëtori ku janë aplikuar aftësitë ekipore. Përderisa zakonisht punoj në mënyrë të pavarur, megjithatë jam i prirur të mësoj dhe t'i besoj bashkëpunëtorëve të mi dhe të kërkoj ndihmë nga ta kur e shoh të arsyeshme.
Kjo përgjigje funksionon sepse vetë dobësia - pamundësia për të qenë i durueshëm kur punoni me një ekip, nuk ju pengon aftësinë tuaj për të performuar mirë në rol, i cili nuk mbështetet në punën ekipore për të pasur sukses. Për më tepër, ju shfaqni një dëshirë të fortë për të zhvilluar strategji në luftimin e dobësisë tuaj, që është një aftësi kyçe në vendin e punës.


2. "Kam vështirësi me organizim. Ndonëse kjo nuk ka ndikuar ndonjëherë në performancën time, disa herë kam vërejtur tavolinën time të çrregullt, megjithatë kjo nuk ka ndikuar negativisht në efikasitetin tim. Me kalimin e kohës, kam mësuar se me menaxhim të kohës mund të arrij të organizoj hapësirën time fizike dhe atë dixhitale, pastaj kjo gjë ka rezultuar në ngritje të efikasitetit në detyra të radhës.
Shumë njerëz kanë tavolina të çrregullta, por kjo nuk do të thotë se ata nuk janë jo produktiv. Për të siguruar që po performoni në maksimumin tuaj, ju përmendni hapat personal që keni ndërmarrë për të përmirësuar aftësitë tuaja organizative, gjë që tregon një nivel të pjekurisë.

3. "Jam tepër i vetë-motivuar, dhe ndonjëherë e kam të vështirë të delegoj përgjegjësi kur ndjej se mund ta përfundoj me sukses detyrën vetë. Megjithatë, kur u bëra menaxher në punën time paraprake, nevoja për të deleguar detyra te të tjerët u bë e domosdoshme. Për të ruajtur një sens kontrolli gjatë delegimit të detyrave, unë zbatova një sistem për menaxhim të projektit për të mbikëqyrur përparimin e një projekti. Ky sistem më mundësoi të përmirësoja aftësinë time për të deleguar në mënyrë efektive".

Kjo përgjigje ju mundëson të ndjekni një aftësi të re, si dhe të jeni më fleksibil që është thelbësore për rritjen afatgjate profesionale. Për më tepër, ju jeni në gjendje të shfaqni një nivel të iniciativës dhe udhëheqjes kur përmendni zbatimin e suksesshëm të një procesi të ri që ju mundësoi të keni sukses në rolin tuaj, pavarësisht dobësisë tuaj.


Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Pse është i rëndësishëm menaxhimi efektiv i klasës?
    A
    Që nxënësit të bëhen më komunikativë
    B
    Që të krijohet një lidhje midis nxënësve dhe mësuesve
    C
    Që nxënësit të jenë të organizuar, përqëndruar dhe produktiv
  • Çka janë planet mësimore?
    A
    Metodë për të ditur kur fillon dhe përfundon një orë mësimore
    B
    Përshkrim i detajuar i mësuesit për lënden dhe orët mësimore
    C
    Mënyrë për të organizuar aktivitete të ndryshme në shkollë
  • Cila nga këto është mënyra më e mirë për t'i përgatitur nxënësit për provime?
    A
    Duke ju mbajtur një kurs intensiv 3 ditë para provimit
    B
    Duke ju dhënë kohë për të studiuar dhe praktikuar provimet e vjetra
    C
    Duke ju dhënë shumë detyra shtëpie një javë para provimit
  • Një mësues duhet të ketë aftësi të mira komunikimi në mënyrë që të mund të punojë përkrah të tjerëve dhe ____________________.
    A
    të socializohet me kolegët pas punës
    B
    të krijojë qëllim të përbashkët mes mësuesit, nxënësve dhe prindërve
    C
    të flasë me drejtuesit e shkollës në mënyrë profesionale
  • Pse është e rëndësishme të vëzhgohet dhe vlerësohet performanca akademike, progresi, sjellja dhe zhvillimi shoqëror i secilit student?
    A
    Sepse identifikohen nxënësit e mirë
    B
    Që studentët e mirë të përfitojnë nga trajnimet
    C
    Ndikohet në rezultatet përfundimtare dhe arritjet akademike
  • Jeni duke dhënë mësim dhe disa nga studentët nuk e kuptojnë metodën e mësimit që po përdorni për t'ua mësuar një lëndë komplekse. Çfarë duhet të bëni ju?
    A
    Merreni vetëm me ata që po e kuptojnë formën e mësimit
    B
    U jepni më shumë detyra shtëpie
    C
    Flisni me ta, zbuloni se çka nuk kuptojnë që t'ua lehtësoni lënden
  • Dy studentë kanë një konflikt dhe bëhen edhe abuzivë verbalisht ndaj njëri-tjetrit, çfarë duhet të bëni?
    A
    Ndërprisni mësimin, i largoni studentët nga klasa
    B
    U thoni se po pengojnë qetësinë në klasë
    C
    Ndëprisni mësimin dhe flisni veç e veç me secilin për t'i qetësuar
  • Një mësues/e NUK duhet të sigurohet nëse të gjitha pajisjet në klasë janë të sigurta për t'u përdorur si dhe nëse janë ruajtur në fund të një ore. Roli i tyre është vetëm të mësojnë.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
  • Cila nga këto është e rëndësishme që mësuesit e rinj duhet të kenë parasysh?
    A
    Të dinë historinë e shkollës
    B
    Të dinë emrat e mësuesve të vjetër
    C
    Të jenë të informuar me politikat, etikën dhe procedurat e shkollës
  • Pjesë e punës së mësuesit është t'ju tregojë dhe këshillojë prindërit ose kujdestarët rreth progresit të nxënësve.
    T
    E saktë
    F
    E pasaktë
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Sa vlerësohen aftësitë ndërpersonale në punë?
Aftësitë ndërpersonale ndryshe njihen edhe si aftësi të buta, apo aftësi të inteligjencës emocionale. Këto aftësi lidhen me mënyrën se si komunikoni dhe bashëveproni me të tjerët. Aftësitë ndërpersonale janë një nga kriteret kryesore që përdoren për të vlerësuar kandidatët para se të punësohen. Pavarësisht nga lloji i punës që keni, është e rëndësishme të jeni i shoqërueshëm me bashkëpunëtorët dhe kolegët tjerë. Aftësitë ndërpersonale po ashtu njihen edhe si aftësi punësimi. Fjala "punësim" ka lidhje të ngushtë me rëndësinë e aftësive ndërpersonale. Ato janë aq thelbësore, pasi që punëdhënësit kanë pak gjasa të punësojnë kandidatët që nuk i posedojnë këto aftësi. Shumë punë, pavarësisht nga natyra e tyre, kërkojnë të paktën ndërveprim të qëndrueshëm me njerëzit e tjerë. Akademi Pune ju ofron disa nga aftësitë themelore ndërpersonale që ju ndihmojnë para dhe pas punësimit: Menaxhimi i konfliktit Pavarësisht nëse jeni menaxher ose punonjës, ndodh të ballafaqoheni me situata ku keni nevojë të zgjidhni konflikte në një moment të punës tuaj. Kjo mund të përfshijë zgjidhjen e ndonjë mosmarrëveshje ndërmjet dy anëtarëve të stafit, një klienti dhe kompanisë suaj apo edhe ndonjë mosmarrëveshje personale që mund të keni me ndonjë koleg. Te manaxhimi i konfliktit bëjnë pjesë aftësitë si: Zgjidhja e konfliktit Kritika konstruktive Këshillimi Ndërmjetësimi Udhëheqja Edhe nëse nuk jeni menaxher, është e rëndësishme të keni përvojë dhe aftësi udhëheqëse. Udhëheqja kërkon të jeni në gjendje të motivoni dhe inkurajoni të tjerët, si dhe të ndihmoni ekipin tuaj në arritjen e sukseseve. Në kuadër të udhëheqjes hyjnë aftësi si: Inkurajimi Motivimi Menaxhimi Empatia Pjesë e rëndësishme e të qenurit menaxher, punonjës dhe koleg i mirë është aftësia e kuptimit dhe shfaqjes së empatisë për të tjerët. Në empati bëjnë pjesë:   Mirësjellja Durimi Respekti Ndjeshmëria Komunikimi Një nga aftësitë më të rëndësishme ndërpersonale në çdo vend pune është komunikimi. Pavarësisht nëse punoni në IT, shërbim ndaj klientit apo ndonjë industri tjetër, do të duhet të jeni në gjendje të komunikoni qartë dhe në mënyrë efektive me të tjerët përmes komunikimeve me gojë dhe me shkrim. Te aftësitë komunikuese bëjnë pjesë: Komunikimi verbal Të folurit publik Komunikimi jo-verbal Puna në grup Edhe nëse puna juaj përfshin më shumë punë të pavarur, prap se prap duhet të jeni në gjendje të bashkëpunoni me të tjerët. Si pjesë e punës në grup hyjnë: Bashkëpunimi Ndërtimi i ekipit Shkëmbimi i ideve
Lexo më shumë
Njihuni me Fjolla Rracin, “zërin” e personave me nevoja të veçanta
“Kam dëshirë të punoj fort, ta tejkaloj veten e tanishme e të arrij të bëhem versioni më i mirë i vetes në të ardhmen, duke i shërbyer shoqërisë, e sidomos atyre që kanë zë e nuk dëgjohen” - Fjolla Rraci Gjërat e vogla, shpeshherë na bëjnë të ndihemi të mëdhenj, aq më tepër kur të njëjtat dhurohen me kujdes dhe dashuri. Tash e sa vite, është personi më i dashur për njerëzit me nevoja të veçanta. Puna e saj në pranimin dhe avancimin e këtyre personave në shoqëri kudo në botë, është ajo që e ndërton dhe plotëson çdo ditë. Për të gjithë ata që e njohin, Fjolla Rraci shihet gati gjithmonë në shoqërinë e njerëzve me nevoja të veçanta. Në përditshmëri e në rrjete sociale, ajo nuk rresht së ngrituri çështje me rëndësi për ta. Ajo është përherë aty, për ta, me ta. Puna dhe angazhimi i saj kanë rritur shpresën për një pranim dinjitoz të personave me nevoja të veçanta në shoqërinë kosovare dhe më gjerë. Roli i saj në inkuadrimin e këtyre personave në shoqëri është vërtetë i madh. Ky angazhim madje ka arritur edhe të depërtojë përtej oqeanit atlantik, në vendin ku mundësitë janë shumëfish më të mëdha se tek ne. Ndonëse përfaqëson një natyrë të butë, ajo nuk ndalon së treguari edhe anën e saj luftarake kur vjen puna tek integrimi i njerëzve me nevoja të veçanta. Por si nisi i gjithë ky rrugëtim i Fjollës? Në një intervistë për AkademiPune, ajo foli më shumë rreth angazhimit të saj disa vjeçar për personat me nevoja të veçanta. “Nuk kam një datë të saktë se kur kam filluar të merrem me punë vullnetare por e di që ka qenë periudha e adoleshencës, atëherë kur fillon edhe i sheh më shumë paragjykimet e të tjerëve, pastaj sheh që nuk dëshiron të bëhësh pjesë e tyre. E duke mos u bërë pjesë e tyre, bëhesh pjesë e grupit që paragjykohet dhe në mënyre vullnetare ndihmon ata”, tregon fillimisht Fjolla. Për Fjollën, çdo moment, çdo rrethanë është e vlefshme për të rritur sadopak vetëdijën mbi integrimin në shoqëri të personave me nevoja të veçanta.   “Është shumë e vështirë për ta vlerësuar veten dhe rolin tim në shoqëri, por e di që me mendje e zemër jam munduar që çdokush që më është afruar e me këdo që kam shkëmbyer të paktën dy - tri fjalë të jenë fjalë për vetëdijësimin dhe gjithëpërfshirjen e personave me nevoja të veçanta në shoqëri. Jam munduar që në shkollat që kam punuar të mirë-informoj nxënësit dhe mësimdhënësit e të krijoj një ambient gjithëpërfshirës për nxënësit me nevoja të veçanta që asistoja atë kohë” Të jetuarit me personat me nevoja të veçanta, Fjolla thotë se e ka bërë të përjetojë dy emocione shumë të ndryshme; se sa e dashur dhe e vrazhdë është bota. E dashur nga ajo që njeriu merr prej personave me nevoja të veçanta dhe e vrazhdë nga ajo që rrethi ofron. “Është përtej të pashpjegueshmes sa paragjykuese, diskriminuese dhe jo njerëzore mund të jetë bota dhe njerëzit pa nevoja te veçanta”, thotë Fjolla. Një ndër dëshirat e saj është krijimi i programeve për punë vullnetare në shkollat në Kosovë, në mënyrë që të gjithë të informohen njësoj rreth të gjitha shtresave shoqërore, çka sipas saj mungon shumë. “Nëse mësohemi ta duam tjetrin për atë që është e duke mos e përqeshur ose gjykuar për atë që është e ashtu siç është, bota do të ishte vend akoma më i jetueshëm” Në punën e saj të përditshme, Fjolla punon kryesisht me personat me Sindromën Down dhe ata me autizëm. Së fundmi, në Times Square u shfaq fotografia e pesëvjeçarit Beni Godeni bashkë me Fjollën e cila më herët kishte qenë kujdestarja e tij. Fotografia u përzgjodh në mesin e 100 fotografive më të mira në konkursin e përvjetshëm të Shoqatës Ndërkombëtare të Sindromes Down. “Në momentin kur është përzgjedhur fotoja e Benit, e jona e përbashkët, të shfaqet në Times Square ka qenë një ndjesi shumë e mirë ama jo arritja ime më e madhe, ka qenë shumë e rëndësishme sepse është diskutuar shumë e në momentin që diskutohet Beni flitet edhe për sindomen Down, e sa më shumë që flitet aq më e zëshme bëhet kjo pjesë e shoqërisë e aq më shumë informohen të tjerët.” Fjolla Rraci momentalisht jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo vazhdon edhe atje angazhimin e saj për personat me nevojat e veçanta. 
Lexo më shumë
Si duhet të visheni në një intervistë pune?
Ndonëse për shumë njerëz veshëmbathja në një intervistë pune nuk përbën diçka të një rëndësie të veçantë, ndër përshtypjet e para të një punëdhënësi është edhe stili i veshjes.  Kësisoj, krahas aftësive profesionale, veshja luan një rol të rëndësishëm po ashtu. Ka shumë opsione të cilat mund t'i konsideroni për t’i veshur në një intervistë pune, varësisht prej kompanisë ku keni aplikuar. Në vazhdim, ne ju sjellim disa sugjerime se çka mund të vishni në një intervistë pune: Veshje profesionale. Për burrat, kjo mund të nënkuptojë kostum - setër dhe pantallona, një këmishë dhe kravatë. Për gratë, një bluzë dhe pantallona më zyrtare apo ndonjë fustan. Pavarësisht gjinisë, do të duhej t’i kushtoni rëndësi edhe ngjyrave që përzgjedhni për veshjen në intervistë. Shmangni gjithçka që mund të jetë shumë e ndritshme. Veshje e thjeshtë. Nëse keni aplikuar në një mjedis jo shumë zyrtar, atëherë ju mund të përzgjedhni veshje të cilat janë më pak zyrtare, krahasuar me kostumet por patjetër që duhet të jenë më profesionale se sa një maicë apo sandale. Është mirë që të dini pak edhe për kodin e veshjes. Nëse nuk jeni të sigurtë, lexojeni edhe njëherë profilin e kompanisë në të cilën keni aplikuar. Kështu, ju do të orientoheshit më saktë rreth asaj se çfarë duhet veshur.  Për burrat: Kostum me ngjyra të mbyllta si e zezë apo e hirtë Këmishë me mëngë të gjata, me ngjyrë të bardhë ose e kombinuar me kostumin Rrip lëkure Kravatë Çorape të errëta dhe këpucë lëkure Per gratë: Veshje me ngjyrë të zezë ose gri  Kostume nën gjunjë Bluzë të kombinuar me kostumin Këpucë më zyrtare Grim të lehtë (nëse përdorni) Jo shumë bizhuteri Si ndikon ana e jashtme në një intervistë pune? Me anën e jashtme nënkuptohet ndikimi që veshëmbathja e kandidatit ka tek intervistuesit në mënyrë direkte. Veshëmbathja e duhur për një intervistë pune kryesisht varet nga pozita dhe kompania në të cilën keni aplikuar, mirëpo ajo mund të varet edhe nga faktorë tjerë si stina apo edhe preferencat tuaja. Nëse keni aplikuar në ndonjë kompani që merret me fushat si: kontabiliteti, drejtësia, punët qeveritare, banka, etj, veshëmbathja juaj në intervistë duhet të jetë serioze. Mirëpo, nëse p.sh jeni artist , atëherë nuk është e nevojshme të shkoni me një kostum.  Si ndikon ana e brendshme në një intervistë pune? Rrobat që ju përzgjedhni për t’i veshur në një intervistë pune tregojnë po ashtu edhe:  Profesionalizëm. Kur i kushtohet rëndësi veshjes në detaje, kandidati arrin të përçojë tek punëdhënësi mesazhin se i njeh normat dhe është i gatshëm t’i pranojë rregullat e punës. Vetëbesim. Veshëmbathja ka ndikim të madh në mendjen dhe në nivelin e rehatisë tuaj gjatë intervistës. Kur ndjeheni rehat në veshje, vetëbesimi mund të jetë më i lartë. Nëse ju keni vetëbesim dhe ndjeheni rehat me veshjen tuaj, zgjedhja e veshjes nuk do të ketë shumë rëndësi, për shkak se ju do transmetoni energji dhe pozitivitet dhe karakteri juaj do të jetë ai i cili do të tërheqë vëmendjen e intervistuesve. Respekt. Veshja e duhur në një intervistë pune tregon që kandidati përpos aftësive profesionale, i njeh rregullat dhe standardet e kompanisë dhe do ta respektojë kompaninë si edhe klientët. Gjithsesi, rehatia juaj me veshjen ka më shumë rëndësi se veshja specifike të cilën mund ta përzgjedhni. 
Lexo më shumë
Çka janë shkathtësitë e transferueshme?
Shkathtësi të transferueshme konsiderohen të gjitha ato aftësi të cilat janë të rëndësishme dhe iu ndihmojnë në fusha të ndryshme të jetës, qoftë sociale, qoftë profesionale. Ato ndryshe quhen edhe “aftësi të lëvizshme”. Kur aplikohet për punë, shumica e njerëzve në aplikim flasin kryesisht për aftësitë e tyre të transferueshme sepse edhe punëdhënësit kërkojnë punëtorë që posedojnë aftësi. Të gjithë njerëzit kanë përvoja të ndryshme në jetë dhe secili në rrugëtimin e vet ka zhvilluar aftësi nga më të ndryshmet. Prandaj, është e rëndësishme të dini se cilat aftësi i posedoni dhe si mund t’i përdorni në karrierë, pra cilat aftësi mund t’i transferoni tek punëdhënësit tuaj të ardhshëm. Shkathtësitë e transferueshme mund të aplikohen në çdo profesion dhe çdo kompani. Cilat janë aftësitë e transferueshme? Disa prej shkathtësive të transferueshme të cilat i kërkojnë punëdhënësit tek punonjësit potencialë janë si vijojnë: Komunikimi Organizimi Puna grupore Përshtatshmëria Udhëheqja Kreativiteti Mendimi kritik Duhet nënvizuar se të gjitha shkathtësitë lidhen ngushtë me njëra tjetra. P.sh, udhëheqja e mirë vjen me komunikimin dhe organizimin e mirë, ose një lidhje të ngushtë kanë mendimi kritik me kreativitetin. Komunikimi Një ndër aftësitë më të kërkuara nga punëdhënësit në ditët e sotme është komunikimi. Aftësitë e komunikimit ju ndihmojnë të përçoni mesazhin adekuat, të dini se si ta bëni pyetjen e saktë dhe të shmangni keqkuptimet me të tjerët. Te pjesa e komunikimit hyjnë edhe disa aftësi të tjera, siç janë: Komunikimi verbal. Duhet të tentoni të jeni të qartë dhe të sakte, si dhe të dini se kur duhet thënë diçka dhe kur jo. Komunikimi i shkruar. Një ndër mënyrat për të pasur sukses në karrierë pavarësisht profesionit, janë aftësitë për të shkruar saktë, qartë dhe konciz. Dëgjueshmëria. Aftësitë e dëgjimit janë po ashtu shumë të rëndësishme për të pasur një karrierë të suksesshme. Duke dëgjuar me kujdes, merret mesazhi i qartë, shmangen keqkuptimet dhe arrini ta kuptoni këndvështrimin e secilit. Organizimi Një person i organizuar mirë, do të ketë gjithmonë më shumë gjasa të mbërrijë t’i përfundojë në kohë detyrat që i caktohen, duke i ndjekur udhëzimet e dhëna dhe duke mos krijuar stres. Aftësitë e organizimit lidhen ngushtë edhe me menaxhimin e kohës. Nëse jeni të aftë ta menaxhoni kohën si duhet dhe të organizoheni mirë, pra nëse i zhvilloni të dyja këto aftësi, atëherë gjasat që të keni një karrierë të suksesshme janë shumë të mëdha. Puna grupore Këtu hyjnë aftësitë për të punuar në grup në arritjen e një qëllimi të caktuar. Puna grupore kërkon respekt, dëgjim të kujdesshëm dhe pranim të të gjitha këndvështrimeve. Përshtatshmëria Tek kjo pjesë hyjnë aftësitë të cilat njerëzit mund t’i përdorin për të punuar pavarësisht nëse ndërrohet ekipi, nëse ndërrohen projektet apo menaxhmenti. Punëdhënësit duan të punësojnë kandidatë të cilët janë fleksibil pavarësisht ndryshimeve që mund të bëhen brenda kompanisë. Udhëheqja Aftësitë e udhëheqjes mund të transferohen në shumë industri, shumica e punëdhënësve duan njerëz që mund t’i organizojnë ekipet, në mënyrë që të arrihen qëllimet e përbashkëta. Kreativiteti Kreativiteti përfshin aftësinë e një personi që idetë që vijnë në jetë t'i zhvillojë në mënyrë strategjike. Kreativiteti lidhet me mendimin kritik, aftësinë për të bërë disa punë në të njejtën kohë, punën grupore dhe aftësitë e udhëheqjes. Mendimi kritik Mendimi kritik iu ndihmon që të mendoni logjikisht dhe në një mënyrë më të qartë të vini tek zgjidhja. Është aftësia për të analizuar në mënyrë objektive informacionet që të vini deri tek një gjykim i arsyeshëm. Pse janë të rëndësishme shkathtësitë e transferueshme? Pavarësisht përvojave, shkathtësitë e transferueshme mund t’iu ndihmojnë të merrni një vend pune. Nëpërmjet këtyre shkathtësive, ju do të mund të tregoni se pse jeni të përshtatshëm për atë pozitë. Këto shkathtësi janë shumë të vlefshme për punëtorët. Meqënëse janë shkathësi të transferueshme, përmes tyre ju mund të tregoni se çka mund të sillni në një vend të ri të punës apo çka keni fituar nga përvojat e mëparshme. 
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.