Si ta menaxhoni stresin e një pune të re?

11 Jun, 2020

Si ta menaxhoni stresin e një pune të re?
	 	 

Një punë e re kryesisht shoqërohet edhe me shumë stres. Kjo ngase ka shumë detyra të reja për t'i mësuar, ndodheni në një ambient të ri ku do ta kaloni të shumtën e ditës, takoni njerëz të ri, etj. 

Një punë e re vjen edhe me shumë sfida dhe është e natyrshme të keni stres. Mirëpo, ka disa mënyra për ta menaxhuar atë stres. Ne ju sjellim disa mënyra efektive për të përballuar stresin në një punë të re ose në ndonjë situatë tjetër që kërkon ndryshim dhe rregullim.

Gjeni mbështetje

Nëse arrini të gjeni mbështetje tek kolegët, familja apo edhe shoqëria e ngushtë, do të arrini ta tejkaloni stresin e çdo situate. Mundohuni që të flisni rreth stresit të punës sepse kjo mund t’ju ndihmojë dhe lehtësojë shumë.

Mos hezitoni të kërkoni ndihmë

Disa persona hezitojnë të kërkojnë ndihmë në punë me mendimin që nuk duhet t'i shqetësojnë apo t’ju bëjnë shumë pyetje kolegëve ose shefit. Mirëpo është gjithmonë më mirë nëse bëni pyetje dhe kërkoni ndihmë. Në këtë mënyrë, ju i lejoni të tjerët të kuptojnë se dëshironi të punoni shumë dhe të kuptoni se si rrjedhin gjërat në një vend pune, e jo të bëni diçka duke qenë të pasigurtë, çka pastaj mund ta dëmtojë kompaninë. Një përfitim i të bërit pyetje është se ju filloni gjithashtu të krijoni një raport me kolegët apo punëdhënësin tuaj.

Pranoni sfidat

Secila punë, në fillim i ka vështirësitë apo sfidat e veta derisa të kuptoni se çka presin të tjerët prej jush, cilat janë prioritet e juaja dhe si t’i realizoni me sukses detyrat që ju jepen. Mirëpo, nuk duhet të harroni se gjithçka sa vjen e lehtësohet me kohën. Në momentin që krijoni një rutinë, do të ndjeheni të sigurtë në punën që bëni.

Bëni ndonjë aktivitet

Kur ndjeheni të mbingarkuar ose shumë të stresuar, provoni të bëni ndonjë shëtitje që mund t’ju qetësojë apo ndonjë aktivitet tjetër që zakonisht e bëni në kohë të lirë.

Kujdesuni për vete

Nëse hani siç duhet, bëni gjumë të mjaftueshëm dhe merrni vitamina të përditshme, do të lodheni më pak fizikisht, kështu do të keni më pak stres. Kujdesi për vete gjithashtu ndikon në zhvillimin e aftësive njohëse.

Fillo Kuizin
Testojeni veten, mësoni më shumë dhe argëtohuni në të njejtën kohë nëpërmjet kuizeve që ofrojmë ne për ju.
  • Cila nga këto shtete nuk ka monarki?
    A
    Lihtenshtajni
    B
    Belgjika
    C
    Finlanda
    D
    Norvegjia
  • Cili vend është shtëpia e Malit Etna, një nga vullkanet më aktive në botë?
    A
    Kroacia
    B
    Italia
    C
    Greqia
    D
    Letonia
  • Cila nga këto gjuhë është gjuha më e shpeshtë që flitet në Evropë?
    A
    Gjuha frënge
    B
    Gjuha gjermane
    C
    Gjuha angleze
    D
    Gjuha italiane
  • Cili nga këto vende është në Zonën Ekonomike Evropiane, por jo në Bashkimin Evropian?
    A
    Sllovenia
    B
    Islanda
    C
    Lituania
    D
    Malta
  • Cili nga këto shtete u bë pjesë e Bashkimit Evropian së fundmi?
    A
    Rumania
    B
    Bullgaria
    C
    Kroacia
    D
    Sllovenia
  • Cili vend evropian ka vijën bregdetare më të gjatë?
    A
    Britania e Madhe
    B
    Norvegjia
    C
    Greqia
    D
    Italia
  • Kryeqyteti i cilit shtet evropian është Riga?
    A
    Estonisë
    B
    Letonisë
    C
    Lituanisë
  • Cilat janë gjuhët zyrtare kombëtare të Zvicrës?
    A
    frëngjishtja, anglishtja, gjermanishtja dhe holandishtja
    B
    gjermanishtja, italishtja, frëngjishtja dhe rumanishtja
    C
    gjermanishtja, frëngjishtja, anglisht, shqipja
  • Vendosni këto tri traktate kryesore evropiane - të cilat hynë në fuqi në vitin 1958, 1993 dhe 2009 - në rendin e duhur kronologjik:
    A
    Traktati i Lisbonës, traktati i Romës, traktati i Mastrihtit
    B
    Traktati i Mastrihtit, traktati i Romës, traktati i Lisbonës
    C
    Traktati i Romës, traktati i Mastrihtit, traktati i Lisbonës
    D
    Traktati i Romës, traktati i Lisbonës, traktati i Mastrihtit
  • Në kufirin mes cilave shtete është qyteti i Shengenit, pas së cilit emërtohet zona e udhëtimit pa kontroll kufitar?
    A
    Austri, Sllovaki, Hungari
    B
    Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi
    C
    Lihtenshtajn, Zvicër, Gjermani
    D
    Luksemburg, Francë, Gjermani
1
/
10
ARTIKUJ TË NGJASHËM
Çka duhet të dini para se ta filloni një biznes?
Ne shpesh mund t’i kthejmë pasionet tona në një biznes, por kërkon shumë punë paraprakisht për ta realizuar idenë që kemi. Marrja e masave të duhura para se ta transferoni idenë tuaj në biznes, do t'ju vendosë në pozicionin më të mirë të mundshëm për ta realizuar atë. Me pak fjalë, të vërtetoni idenë, do të thotë të bëni punën për të siguruar që të keni tregun e duhur, çmimin e duhur dhe modelin e duhur për të ofruar produktin/shërbimin në mënyrë efikase dhe fitimprurëse. Pa një ide dhe plan të qartë ju rrezikoni të përballeni me situata të ndryshme si: Mund të mos shisni asgjë Shpenzimet të dalin më të mëdha se sa parashikonit Pritshmëritë të mos përputhen me rezultatet Pa përgatitje dhe strategji të menduar mirë, do ta keni vështirë ta filloni biznesin tuaj. Idetë më të mëdha mund të dështojnë shumë lehtë pa qasjen e duhur, dhe dështimi mund të bëjë që të hiqni dorë nga një ide që mund të jetë e mahnitshme me vetëm disa ndryshime. Ju duhet të merrni parasysh rrethanat në të cilat ndodheni, kur vendosni nëse ideja juaj do të arrijë të bëhet një biznes i zbatueshëm. Hulumtimi i industrisë, cilat janë trendet e fundit? A keni pasur ndonjë ide të mahnitshme dhe pas disa kërkimeve në Google keni vërejtur se ajo ide tashmë është realizuar nga dikush tjetër? Është vërtet dëshpëruese në fillim, por kur e shikoni nga një këndvështrim tjetër, kjo nënkupton që ideja që kishit do të funksiononte. Mirëpo , ju nuk duhet të hezitoni të përballeni me konkurrencën. Vetëm sepse dikush tashmë po bën atë që dëshironi të bëni, kjo nuk do të thotë se nuk do të funksionojë. Kjo thjesht do të thotë që ju duhet të gjeni mënyrën tuaj unike për ta bër atë. Përdorni hulumtimin rreth konkurrencës dhe industrisë për të kuptuar propozimin tuaj unik të shitjes. Çka ju dallon nga të tjerët? Cilat janë nevojat e paplotësuara në treg? Opsionet e çmimeve që ju ofroni? Cila është mënyra më e mirë për të nxjerrë produktin ose shërbimin tim në treg? Si dhe ku do ta shpërndani produktin ose shërbimin tuaj është një vendim i rëndësishëm për të marrë. A do të shisni online? Vetëm në nivel lokal apo edhe më gjerë? A do të shisni me shumicë apo do të keni bashkëpunëtorë/partnerë? Ju mund të keni një ide të shkëlqyeshme për një produkt ose shërbim, por nëse nuk e gjeni mënyrën më fitimprurëse dhe më të përshtatshme do ta keni vështirë të krijoni urë lidhëse ndërmjet produktit/shërbimit dhe klientit. Kërkoni këshilla nga ekspertë Nisja dhe rritja e një biznesi është e vështirë, dhe sipas statistikave më shumë se gjysma kanë gjasa të dështojnë brenda 5 viteve. Askush nuk mund të ketë të gjitha njohuritë, përvojën, apo edhe perspektivën për të trajtuar çdo situatë biznesi. Prandaj kontaktoni njerëz me përvojë në fushën e biznesit dhe përfitoni nga aftësitë dhe përvojat e tyre./AkademiPune
Lexo më shumë
Si të përgjigjeni në 10 pyetjet më të zakonshme në intervista të punës
Nuk ka ndonjë mënyrë se si ta dimë se cilat pyetje mund të parashtrohen saktësisht gjatë një interviste pune. Duke qenë se intervistat e punës dallojnë nga kompania në kompani, edhe pyetjet mund të ndryshojnë. Mirëpo, disa pyetje lehtë mund të prisni që do t’iu bëhen sepse ato tashmë janë bërë të zakonshme në intervista të punës. Nëse i përgatisni përgjigjet në këto pyetje, do të keni mundësinë të lini një përshtypje të veçantë tek intervistuesi. Nëse jeni shumë të përgatitur dhe jepni përgjigje të duhura, do të jetë shumë më e lehtë ta merrni vendin e punës. KosovaJob, ju sjellë disa nga pyetjet më të zakonshme që bëhen në intervista të punës si dhe përgjigjet që mund të sjellin më afër përzgjedhjen për atë vend pune. Ka kompani të cilat mund të mos e bëjnë ndonjërën nga pyetjet e mëposhtme mirëpo këto konsiderohen si pyetjet më të shpeshta.  A mund të na tregoni pak për veten? Kur i përgjigjeni kësaj pyetjeje, tentoni të mos flisni në detaje për veten. Mundohuni t’i tregoni vetëm pikat tuaja kryesore. Fokusohuni në ato pika që lidhen me pozitën e punës për të cilën po intervistoheni. Tregoni se pse ju jeni personi i duhur për atë punë dhe flisni për gjërat kryesore që mendoni se duhet t’i dijë intervistuesi.  Ku e keni parë shpalljen e punës? Duke u përgjigjur në këtë pyetje, do të keni mundësinë t’i tregoni kompanisë se jeni në rrjedha me të rejat nga kompania. Tregoni sinqerisht se ku e keni parë konkursin, qoftë nëse ua ka treguar një shok, nëse e keni parë në platforma punësimi, rrjete sociale etj. Çka dini për kompaninë tonë. Kjo pyetje cilësohet si pyetja me e zakonshme në intervista të punës dhe është thuajse e pamundur të mos bëhet. Pothuajse çdo kompani, çfarëdo industrie, do t’ua bëj kandidatëve këtë pyetje. Të gjithë kandidatët inkurajohen të lexojnë paraprakisht rreth kompanisë, të mësojnë më shumë për qëllimet dhe misionin e kompanisë që këto pastaj t’i nënvizojnë në intervistën e punës. Ideale do të ishte nëse një kandidat arrinë t’i lidhë mendimet personale me misionin e kompanisë, kësisoj intervistuesi do të kuptojë se çka e lidhë një kandidat me kompaninë. Si e kuptoni pozitën e punës? Në këtë pyetje do të keni mundësinë të tregoni se me sa precizitet e njihni rolin i cili do të mund t’iu ofrohet. Definojeni mirë pozitën e punës, flisni për aftësitë që kërkohen për atë pozitë dhe tregoni nëse mendoni që ju i posedoni ato. Pse e dëshironi këtë punë? Kompanitë duan të punësojnë gjithmonë njerëz të cilët janë të apasionuar pas punës, tregoni se pse personaliteti juaj lidhet shumë mirë me këtë punë, jepni lëvdata kompanisë për punën të cilën e kryejnë. Nëse pozita e punës p.sh lidhet me marrëdhënie me publikun, ju mund të thoni se keni shumë dëshirë të jeni në kontakt me njerëzit. Pse po e lë punën e tanishme ose pse e keni lënë punën e mëparshme? Edhe kjo pyetje ka shumë gjasa që mund të bëhet. Mundohuni ta ruani anën pozitive dhe kurrë të mos flisni keq për punëdhënësit e kaluar. Këtu mund të tregoni se jeni në kërkim të një pune më sfiduese ose sepse mendoni që në atë pozitë dhe atë kompani do ta gjeni veten më mirë. Cilat janë dobësitë tuaja? Punëdhënësit duan të dinë edhe për dobësitë e kandidatëve. Mos u ndjeni keq të flisni mirëpo tregoni edhe për masat që keni ndërmarrë ose po ndërmerrni për t'u përmirësuar. Cilat janë pikat tuaja të forta? Gjithçka që konsideroni si pikë tuajen të fortë, mos ngurroni ta thoni, vetëm mos e teproni sepse mund të dukeni sikur po mburreni. Në pika të shkurtra flisni për disa nga aftësitë e juaja - mundohuni t’i lidhni me rolin për të cilin keni aplikuar. Cilat janë pritshmëritë e juaja për rrogën? Gjithmonë cekni një shumë, qëndroni në një mes dhe patjetër lini hapësirën për diskutim.  A keni ndonjë pyetje? Pavarësisht nëse shumicën e gjërave i keni të qarta, mos dilni nga zyra pa e bërë ndonjë pyetje. Kështu kuptohet se ju jeni të interesuar për kompaninë dhe rolin që po ofrohet.
Lexo më shumë
Profesionet që po luajnë rol kyç në përballjen me COVID-19
Siç edhe jemi të informuar numri i njerëzve të infektuar me koronavirus po vazhdon të rritet si në vendin tonë ashtu edhe nëpër shtete tjera të cilat janë prekur me këtë virus. Ky virus tanimë ka prekur më shumë se 170 shtete të botës. Për ballafaqim ndaj këtij virusi shtetet kanë marrë masa të ndryshme si kufizimi i lëvizjes së qytetarëve, mbyllja e kufijve si dhe masa të tjera parandaluese. Mirëpo, vlen të përmendet edhe për njerëzit që po angazhohen vazhdimisht në profesionet e tyre përkatëse edhe gjatë kësaj periudhe kritike në ballafaqimin ndaj këtij virusi.  Disa nga ato profesione janë si në vijim: Punonjësit e shëndetësisë Punonjësit e shëndetësisë janë ata që ballafaqohen drejtpërdrejt me koronavirusin, pasi që njerëzit me simptoma të këtij virusi i drejtohen qendrave të shëndetësisë për të kërkuar ndihmë mjekësore. Një nga profesionet e listuara të kujdesit shëndetësor që organizatat mjekësore shpresojnë të punësojnë janë infermierë që mund të ndihmojnë në ekzaminimin e koronavirusit, pasi që ky virus po vazhdon të përhapet globalisht. Punonjësit e kujdesit shëndetësor si mjekët ashtu edhe infermierët, janë një nga industritë e punës më të rrezikuara nga koronavirusi për shkak të kontaktit të ngushtë me personat e infektuar nga COVID-19. Nëpër shtete të shumta, mjekë tashmë të pensionuar i janë rikthyer profesionit të tyre, vetëm që t’ju dalin në ndihmë njerëzve të prekur me COVID-19. Studiuesit dhe shkencëtarët Sipas informacioneve nga mediet botërore shkencëtarët janë të nevojshëm për testimin dhe rishikimin e të dhënave laboratorike në lidhje me koronavirusin. Studiuesit janë duke luajtur një rol jetësor në zbulimin e informacionit në lidhje me shpërthimin e këtij virusi. Sipas revistës së famshme "Science Magazine" komunikimi intensiv ka katalizuar një nivel bashkëpunimi midis shkencëtarëve, si dhe ka mundësuar që kërkimi të lëvizë më shpejt sesa gjatë ndonjë pandemie të mëparshme që ka përjetuar njerëzimi. Gazetarët/mediet Në informimin e duhur të njerëzve rreth COVID-19, rol të rëndësishëm po luajnë edhe gazetarët së bashku me mediet. Ata vazhdimisht po informojnë qytetarët me lajme në lidhje me COVID-19 në forma të ndryshme, si permes televizionit, komunikatave të drejtpërdrejta dhe permes postimeve në rrjete sociale. Zyrtarët policorë Nuk mund t’i lëmë pa përmendur edhe zyrtarët policorë që po bëjnë të pamundurën në vetëdijësimin e qytetarëve rreth gjendjes së krijuar. Ata po angazhohen maksimalisht që qytetarët t’i respektojnë rregullat e caktuara siç është qëndrimi në shtëpi, në mënyrë që të evitojnë rrezikun e prekjes nga ky virus. Specialistët e të dhënave Përveç nevojës që kemi për punonjësit e shëndetësisë që ndihmojnë pacientët e diagnostifikuar me koronavirus, ekziston gjithashtu nevoja për njerëzit që shikojnë të dhënat që lidhen me sëmundjen. Të dhënat dhe informacionet po luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kritike, pasi ndihmojnë për të kuptuar nivelin e ashpërsisë së virusit, duke ekzaminuar numrin e vlerësuar të rasteve në vendet e raportuara. Përpos profesioneve të lartcekura, rol të rëndësishëm gjatë kësaj periudhe kanë edhe profesionet si zjarrëfikësit, farmacistët, punonjësit e marketeve, bukëpjekësit, si dhe punonjësit e kompanive dezinfektuese. /AkademiPune
Lexo më shumë
Çka duhet të mësoni nga puna juaj e parë?
Njerëzit kanë përvoja të ndryshme nga puna e tyre e parë. Në punën tuaj të parë, ju mësoni se në karrierën tuaj profesionale pikërisht ju jeni akteri kryesor për të marrë përgjegjësi që ju takojnë. Ky konsiderohet fillimi, ku ju mund të mësoni një mori gjërash që ju ndihmojnë të arrini atje ku synoni. Akademi Pune ju sjell disa këshilla se çka duhet të mësoni nga puna juaj e parë. Komunikimi efektiv me të tjerët Puna juaj e parë mund t'ju mësojë shumë gjëra, por gjëja më e rëndësishme që ju mëson është komunikimi me të tjerët. Ju mësoni mënyrën se si duhet të flasni me kolegët e punës, menaxherët dhe shefat. Komunikimi efektiv në një mjedis me hapa të shpejtë është diçka që një punonjës mëson. Menaxhim më të mirë të kohës Ju mësoni se menaxhimi i kohës ka shumë rëndësi, pasi do të keni detyra të caktuara nga menaxheri juaj për t’i përfunduar në orare të afatizuara. Prandaj ju duhet të mësoni metoda të ndryshme edhe nga kolegët tuaj se si ta menaxhoni kohën më mirë, në mënyrë që punët tuaja të mos grumbullohen. Afateve duhet t'ju jepet prioritet maksimal dhe duhet të mësoni të ndiqni dhe dorëzoni punën deri në afatin kohor. Mësoni t’i kushtoni vëmendje detajeve të punës Puna e parë mund ta mësojë një punonjës të përqëndrohet në gjëra të vogla. Si punonjës i ri duhet ta dini se puna juaj vlerësohet nga dikush, prandaj çdo detaj i vogël ka shumë rëndësi. Kur jeni të vëmendshëm ndaj detajeve, patjetër që do të shpërbleheni. Mbikqyrësit me siguri se do t'ju vlerësojnë për hapat e thjeshtë që ndërmerrni dhe e bëni punën më të lehtë. Bëni më shumë se sa kërkohet Puna e parë është një vend ku një punonjës mëson gjëra të reja dhe e dëshmon veten si një punonjës efikas. Për këtë arsye, pasi t'i kryeni detyrat tuaja në kohë, mos hezitoni të kërkoni punë shtesë. Në këtë mënyrë, ju e prezantoni veten se jeni efikas në punën që bëni, dhe hapni rrugë për të marrë më shumë përgjegjësi. Mos keni frikë nga gabimet Është e vërtetë që një person mund të mësojë nga gabimet. Në punën tuaj të parë mund të ketë raste kur bëni gabime. Gabimet janë të pashmangshme dhe askush nuk duhet të trembet për të bërë gabime. Gabimet janë iniciatorët që ju ndihmojnë të mësoni shumë gjëra. Përvec këtyre që i përmendëm, ka shumë gjëra të tjera që ju mësoni nga puna e parë. Pasi ju mësoni edhe për shprehitë, disiplinën, sjelljet dhe shumë më tepër. Prandaj, ju duhet të përqendroheni të thithni sa më shumë njohuri në punën tuaj të pare. Të gjitha këto gjëra që ju mësoni  janë bazë e fortë që ju ndihmon në ndërtimin e karrierës./AkademiPune
Lexo më shumë
KosovaJob është rrjeti më i madh i punësimit në Kosovë, i çertifikuar nga Bureao Veritas me ISO 9001: 2015 për Menaxhimin e Cilësisë.